• VIDEO

    'Meta spiun i Enverit, Monika merrte 500 mijë euro'/ Nallbani zbërthen skemën e tenderëve

  • VIDEO

    'Berisha shkatërruesi i kombit', ish-shoqëruesi i Fatos Nanos i bën thirrje të largohet nga PD: Ik nga politika, lëre partinë të ecë përpara!

    Nga akuzat ndaj SPAK-ut, te raporti mes Fatos Nanos e Sali Berishës pas burgut, ish-oficeri i Gardës Tori Agolli riktheu në Report TV gjithë klimën politike të viteve ’90, duke e cilësuar Sali Berishën si njeriun më shkatërrues të kombit shqiptar

  • VIDEO

    Kriminaliteti/ Nallbani: Narkoshteti ka mbirë bashkë me PD-në, u mbështet nga ata dhe sot e kemi peshqesh! Avokati Aderi: Shoqëria shqiptare i respekton personazhet e krimit

    Për ish-kandidatin për kryetar të PD-së, Bujar Nallbani, kriminaliteti i ka fillesat me qeverisjen e Partisë Demokratike. Kjo pasi sipas tij, eksponentë të lartë të PD-së mbështetën organizatat kriminale dhe përfituan prej tyre. Ndërsa avokati Aderi theksoi se shoqëria shqiptare nuk reagon ndaj fenomeneve kriminale.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|Gjendet 13-vjeçari nga Kavaja, trondit me dëshminë: Më dhanë të pija dhe të vidhja

      Një histori që tronditi opinionin publik dhe mobilizoi qytetarë, policinë dhe familjarët për gjetjen e një 13-vjeçari nga Kavaja, i cili ishte larguar prej dy javësh nga banesa. Në studion e Pa Gjurmë, gazetarja Odeta Dume Mandro sjell dëshmi, rrëfime dhe informacionet që çuan në lokalizimin e të miturit.Prindërit e divorcuar bashkuan forcat për të kërkuar djalin e tyre, ndërsa nëna ngre shqetësime për gjendjen emocionale dhe shoqërinë me të cilën ai ka qëndruar gjatë largimit nga shtëpia. Në një intervistë të drejtpërdrejtë, 13-vjeçari rrëfen arsyet që e shtynë të largohej dhe kërkesën e tij për të jetuar me nënën.Një kronikë e ndjeshme që trajton marrëdhëniet familjare, sfidat e adoleshentëve dhe rëndësinë e reagimit të shpejtë të institucioneve dhe qytetarëve në raste të tilla.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 15 Maj 2026 – Receta / Vaksina, siguria te fëmijët / Fëmijët shqiptarë në ‘Paris Fashion Week’

      Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Sultjash, ëmbëlsirë tradicionale / Gjellë tigani me qepë të njoma dhe vezë / Fileto pule me salcë kremoze limoni.

      Sot në Rreze Dielli trajtojmë një nga temat më të ndjeshme për çdo prind, një temë që ndan opinionin publik, që ngjall frikë, por edhe shumë pikëpyetje: vaksina e fruthit dhe lidhja e saj me autizmin. Nga njëra anë kemi shkencën, e cila prej vitesh këmbëngul se nuk ka asnjë lidhje mes vaksinimit dhe autizmit. Nga ana tjetër janë prindërit… ata që thonë: ‘Fëmija im ndryshoi pas vaksinës’; A është kjo rastësi, apo diçka që ende nuk është kuptuar plotësisht? Pse vazhdon të ekzistojë ky dyshim, edhe sot, në një kohë kur informacioni është më i aksesueshëm se kurrë? Ndërkohë, fruthi një sëmundje që dikur merrte jetë po rikthehet në disa vende pikërisht për shkak të uljes së vaksinimit. Atëherë, si edhe ku qëndron e vërteta? A duhet të kenë frikë prindërit nga vaksina e fruthit? Pse vazhdon të ekzistojë miti për lidhjen me autizmin, pavarësisht studimeve shkencore? Flasim me pediatren e përgjithshme Anisa Potka.

      Në studion e emisionit “Rreze Dielli” këtë mëngjes ndajmë emocionet dhe përjetimet e një eksperience të jashtëzakonshme ndërkombëtare. Tre vajza të talentuara Fjona Lleshi, Kenza Hani dhe Drita Bude, së bashku me organizatoren Mirjeta Grosha, rrëfejnë eksperiencën e tyre në “Paris Fashion Week”, një nga ngjarjet më të rëndësishme të modës në botë. Një histori suksesi, pasioni dhe përfaqësimi dinjitoz të fëmijëve shqiptarë në skenën e modës.

    • VIDEO

      Berisha s’e la të garonte në zgjedhjet e PD, Balliu publikon emailin për Report Tv: Kam informuar të gjitha ambasadat se ç’po bën lideri non grata!

      Ndryshe nga Mereme Sela që zgjodhi padinë në gjykatë, e cila ia ktheu mbrapsht për pasaktësi, Balliu u ka dërguar një email përfaqësive ndërkombëtare. Sa i përket ndjekjes së çështjes në rrugë ligjore, deri në këtë moment, Balliu e ka dorëzuar padinë në gjykatën e PD, por prej dy javësh nuk ka asnjë përgjigje.

    • VIDEO

      Fëmijët shqiptarë shkëlqejnë në ‘Paris Fashion Week’ | Emocionet e vajzave në Rreze Dielli

      Në studion e emisionit “Rreze Dielli” këtë mëngjes ndajmë emocionet dhe përjetimet e një eksperience të jashtëzakonshme ndërkombëtare. Tre vajza të talentuara Fjona Lleshi, Kenza Hani dhe Drita Bude, së bashku me organizatoren Mirjeta Grosha, rrëfejnë eksperiencën e tyre në “Paris Fashion Week”, një nga ngjarjet më të rëndësishme të modës në botë. Një histori suksesi, pasioni dhe përfaqësimi dinjitoz të fëmijëve shqiptarë në skenën e modës.

    • VIDEO

      Vaksina e fruthit ‘lidhja’ me autizmin, a duhet të kenë frikë prindërit?

      Sot në Rreze Dielli trajtojmë një nga temat më të ndjeshme për çdo prind, një temë që ndan opinionin publik, që ngjall frikë, por edhe shumë pikëpyetje: vaksina e fruthit dhe lidhja e saj me autizmin. Nga njëra anë kemi shkencën, e cila prej vitesh këmbëngul se nuk ka asnjë lidhje mes vaksinimit dhe autizmit. Nga ana tjetër janë prindërit… ata që thonë: ‘Fëmija im ndryshoi pas vaksinës’; A është kjo rastësi, apo diçka që ende nuk është kuptuar plotësisht? Pse vazhdon të ekzistojë ky dyshim, edhe sot, në një kohë kur informacioni është më i aksesueshëm se kurrë?  Ndërkohë, fruthi një sëmundje që dikur merrte jetë po rikthehet në disa vende pikërisht për shkak të uljes së vaksinimit. Atëherë, si edhe ku qëndron e vërteta? A duhet të kenë frikë prindërit nga vaksina e fruthit? Pse vazhdon të ekzistojë miti për lidhjen me autizmin, pavarësisht studimeve shkencore? Flasim me pediatren e përgjithshme Anisa Potka.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë 'Shtypi i Ditës dhe Ju' 15 Maj l Qytetari zbulon pazarin Rama-Berisha: I fali burgun dhe pronat

       

      Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.

    • VIDEO

      Fileto pule me salcë kremoze limoni nga zonja Albana

      Fileto pule me salcë kremoze limoni

      Përbërësit:

      • 2 gjokse pule
      • ½ filxhan miell
      • 3 lgj vaj ulliri
      • 4 thelpinj hudhër
      • 1 qepë e vogël
      • 1 gotë ujë / lëng pule
      • 1-2 limona (lëngu)
      • 200 ml pana
      • Erëza të freskëta
      • Kripë, piper

      Përgatitja:

      Gjoksin e pulës e presim hollë duke formuar 4 fileto. I marinojmë me kripë e piper dhe i lyejmë me miell nga të dyja anët. Vendosim një tigan në zjarr me pak vaj ulliri, sapo vaji të ngrohet vendosim filetot dhe i skuqim derisa të marrin një ngjyrë kafe të artë. I largojmë filetot e pulës nga tigani dhe në po atë yndyrë kaurdisim një qepë të grirë imët së bashku me hudhrat e prera në feta të holla. Ndihmojmë zbutjen e qepës me pak kripë dhe piper dhe më pas shtojmë 1 gotë lëng pulë dhe lëngun e limonit. E përziejmë pa nderpreje duke rritur pak nxehtësinë dhe më pas shtojmë panën. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe sapo salca të pluskojë shtojmë filetot e pulës. Fikim sobën dhe e lemë në temperaturë të saj për disa minuta.

    • VIDEO

      Gjellë tigani me qepë të njoma dhe vezë nga zonja Albana

      Gjellë tigani me qepë të njoma dhe vezë

      Përbërësit:

      • 1 kg qepë të njoma
      • 2 thelpinj hudhër
      • 3 vezë
      • 2 tufë majdanoz
      • 1 lgj nsieshte
      • 200 ml qumësht
      • Miks erëzash
      • Kripë, piper

      Përgatitja:

      Grijmë imët qepët e njoma dhe i kaurdisim me pak vaj ulliri duke i hedhur gradualisht. Pasi të bie volumi i qepëve shtojmë hudhrat të grira imët, kripë dhe erëza miks sipas dëshirës. Tek qumështi shtojmë pak niseshte dhe 3 kokrra vezë, i rrahim mirë dhe masën e hedhim në tigan mbi qepët e kaurdisura. Vendosim kapakun dhe e lemë në temperaturë të ulët derisa të mpikset kremi.

    • VIDEO

      Sultjash i pjekur, receta e orizit me qumësht që s'do ndaleni së shijuari nga Albana

      Sultjash / Oriz me qumësht

      Përbërësit:

      • 250 gr oriz
      • 500 ml ujë
      • 1 litër qumësht
      • 150 gr sheqer
      • Vanilje
      • Kanellë

      Përgatitja:

      Vendosim masën e orizit të ziejë në ujë, kur shohim që uji po shteron shtojmë qumështin bashkë me sheqerin dhe vaniljen. E lemë derisa masa të trashet dhe orizi të shkriftohet. E shpërndajmë në tasa duke e pudrosur me kanellë.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv