• VIDEO

    Rrëfimi i vajzës italiane që la vendlindjen për të jetuar me të dashurin në Bërxullë të Tiranës

    Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, ishte e ftuar Ilaria Paoli fotografia Italiane e cila prej 7 vitesh jeton në Shqipëri. Ajo rrëfeu historinë e bukur të dashurisë me djalin shqiptar, dashuri e cila e bëri të linte vendin e saj dhe familjen për të jetuar këtu.

  • VIDEO

    Supë me hithra nga zonja Albana

    Supë me hithra

    Përbërësit:

    • 500 gr hithra
    • 500 ml qumësht
    • 2 qepë të njoma
    • 2 thelpinj hudhër
    • 1 lgj gjalpë
    • 1 lgj miell
    • 1 vezë
    • Arrë moskat
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Në një tigan të thellë kaurdisim qepët e njoma të grira imët. Sipas dëshirës mund të shtojmë pak miell ose një patate të prerë në kubikë të vegjël. Pasi qepët të jenë zbutur shtojmë qumësht dhe buljon perimesh si dhe hithrat të cilat i kemi zbutur më parë në ujë të nxehtë. E lemë supën të marrë valë dhe më pas e kalojmë në blender. Rregullojmë shijen me kripë, piper, arrë moskat dhe bimë aromatike sipas preferencës.

    Ndajmë të verdhën e vezës nga e bardha. Të verdhën e rrahim me pak buljon dhe e shtojmë në supë. Të bardhën e vezës e rrahim në marengë, e trazojmë me pak ajkë kosi dhe shtojmë nga një lugë tek supa në momentin që e servirim.

  • VIDEO

    Hasude tradicionale nga zonja Albana

    Hasude tradicionale

    Përbërësit:

    • 100 gr gjalpë
    • 250 niseshte
    • 250 gr sheqer
    • 1 e verdhë veze
    • 1 lgj kos

    Përgatitja:

    Në një tenxhere vendosim 1 lç vaj ulliri dhe 100 gr gjalpë. Sapo gjalpi të fillojë të tretet shtojmë niseshten dhe e kaurdisim në zjarr të avashtë duke e trazuar pa ndërprerje derisa masa të shkëputet nga luga. E vendosim masën e hasudes në një tavë dhe e lyejmë me furçë me një të verdhe veze të rrahur me pak kos. E vendosim hasuden në furrë të piqet për pak minuta derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë.

  • VIDEO

    Tavë me kunguj dhe oriz nga zonja Albana

    Tavë me kunguj dhe oriz

    Përbërësit:

    • 1 kg kunguj
    • 1 qepë të thatë
    • 3 qepë të njoma
    • 1 fç oriz
    • 3 fç qumësht
    • 3 vezë
    • 2 lgj vaj ulliri
    • 2 lgj gjalpë
    • Kopër, majdanoz
    • Kripë, piper
    • Djathë të grirë

    Përgatitja:

    Në një tigan me gjalpë dhe vaj ulliri kaurdisim qepën e thatë dhe pas 5 minutave shtojmë qepët e njoma të grira hollë. Vazhdojmë kaurdisjen për rreth 8 minuta derisa qepët të ulin volumin, shtojmë më pas erëzat, bimët aromatike dhe kungujt të prerë në feta. Orizin pasi e kemi shpëlarë e shtojmë në tigan. Bëjmë një kaurdisje të lehtë të të gjithë përbërësve së bashku dhe më pas të gjithë masën nga tigani e kalojmë në një tavë.

    Rrahim 3 kokrra vezë dhe shtojmë 3 filxhanë qumësht ose 2 filxhanë qumësht dhe 1 ujë. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe arrë moskat dhe e shtojmë kremin në tavë. E nivelojmë mirë, e spërkasim me pak djathë kaçkavall të grirë dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë për 30-35 minuta.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 12 tetor 2022

    Titujt e gazetave për sot, nga Yuri Kim thotë se ka përpjekje për të joshur e frikësuar gjyqtarët e prokurorët te letër "non gratas" nga admiruesi "socialist" e deri tek Chelsea dhe arbitri skuqin Milanin.

  • VIDEO

    SHBA pro Shqipërisë, rezolutë për sulmet e Iranit

  • VIDEO

    Debati në Report Tv, Bushati- Telitit: Ke fut kasetën e opozitës dhe s’pranon as autokritikën

  • VIDEO

    Gogu në Report Tv: PS nuk do hyjë e vetme në garë, ka qytetarët! Veliaj do marrë mandatin e 3-të! Meta-Berisha? Familje ‘Non Grata’

    Për socialistin Toni Gogu zgjedhjet vendore do të jenë një tjetër sukses i mazhorancës kjo pasi selia rozë nuk garon kurrë e vetme, por me qytetarët. I ftuar në Studio Live me gazetarin Arbër Hitaj, deputeti  u shpreh i qartë duke thënë se pavarësisht se do të garojë vetëm, aleanca e ‘fshehtë’ e PS është me familjet shqiptare.

  • VIDEO

    Në PD të ndarë për rrugën e bashkimit, debati në Report Tv! Baçi: S'e njohin Berishën kryetar e kërkojnë unifikim, hipokrizi! Gështenja: Primaret pengojnë

    Edhe rruga e bashkimit për zgjedhjet vendore 2023 duket se do të jetë e vështirë për PD. Në intervistë për Report Tv, Baçi e cilësoi hipokrizi lëvizjen e grupit të Alibeajt për ribashkim ndërsa i kritikoi që nuk e njohin Berishën për kryetar. Ndërsa Gështenja u shpreh se nuk janë kundër primareve, por i cilësoi si pengesë.

  • VIDEO

    Përse të moshuarit shqiptarë nuk janë si të moshuarit europianë?

    Në një intervistë në emisionin”Rreze Dielli” në Report Tv folëm për sfidat e pleqërisë dhe cilat janë problematikat kryesore  në vendin tonë.

     

  • VIDEO

    Kërpudha të mbushura nga zonja Albana

    Kërpudha të mbushura 

    Përbërësit:

    • 300 gr kërpudha
    • 1 qepë e vogël
    • 1 thelpi hudhër
    • 200 gr salçiçe pule
    • 1 lgj vaj ulliri
    • 1 lç gjalpë
    • 1 vezë
    • Kripë, piper
    • Majdanoz
    • Djathë kaçkavall

    Përgatitja:

    Kaurdisim qepën me pak vaj ulliri dhe gjalpë. Më pas shtojmë hudhrën e shtypur dhe pjesët e brendshme të kërpudhave, të cilat pasi i kemi pastruar pjesën e hequr e kemi grirë imët. Në një blender grijmë salçiçet e pulës ose në mungesë i presim në kubikë sa më të vegjël. I shtojmë salçiçet e grira tek qepa e kaurdisur. Në fund shtojmë një vezë, kripë, piper dhe majdanoz. Me masën e përgatitur mbushim kërpudhat të cilat i vendosim në një tavë të lyer me gjalpë. I spërkasim në fund me djathë kaçkavall dhe i vendosim në furrë të piqen.

  • VIDEO

    Reçel kumbulle nga zonja Albana

    Reçel kumbulle 

    Përbërësit:

    • 1 kg kumbulla
    • 250 ml ujë
    • 750 gr sheqer

    Përgatitja:

    Lajmë kumbullat dhe u largojmë bërthamat. Vendosim në një tenxhere ujin me sheqerin dhe e lemë në zjarr derisa sheqeri të tretet. Më pas shtojmë kumbullat dhe i lëmë në zjarr të ulur derisa të shikojmë që në sipërfaqe krijohet një si shkumë e ndritshme dhe reçeli të ketë marrë trajtë kompakte.

     

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv