-
VIDEO
Kritikat për fjalimin e Ramës në KiE, Bashkurti: Kishte qëllim mbrojtjen e UÇK! Synonte reflektimin e diplomacisë europiane për raportin skandaloz të Dick Marty
Diplomati Lisen Bashkurti e cilëson inciativë me qëllim të mirë për të mbrojtur UÇK fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Europës duke shtuar se shteg për interpretime lanë komentet politike e personale. Ndërsa për Albin Kurtin thotë se është kontradiktor kur thotë se nuk e ndoqi dot fjalimin për shkak të angazhimeve.
-
VIDEO
U akuzua se mbushi Vaun e Dejës me kanabis, reagon Bardhyl Suli: Nuk qëndrojnë! Kanë ardhur kontrolle nga Tirana disa herë
Shefi i Komisariatit të Policisë së Vaut të Dejës, Bardhyl Saliu i cilësoi se jo të qëndrueshme akuzat ndaj tij drejtuar nga Mark Zhuri për lejimin e mbjelljes së kanabisit në zonë dhe kërcënimin me jetë të këtij të fundit.
Saliu u shpreh se për këto pretendime, kanë ardhur disa kontrolle nga Tirana dhe se punën e tij e bën me integritet duke dhënë vetë kontributin e ti profesional.
‘Unë zotit Zhuri i kam bërë kallëizm në prokurori që më 9 shtator të këtij viti. Ato që ai shkruan dhe akuzon nuk qëndrojnë. Për këto pretendime ka patur grupe që kanë ardhur dhe kanë kontrolluar territorin nga Tirana jo vetëm njëherë por disa herë. Unë nuk kam ndërmend të merrem me akuza e kundërpërgjigje të tilla, kam 37 vite në Policinë e Shtetit dhe jam në këto detyra me integritet pa ndihmën e askujt, por duke dhënë kontributin tim profesional.’- tha Saliu.
-
VIDEO
Pedagogët protestojnë te Universiteti i Arteve: Kemi nivelin e pagave më të ulta në rajon! Studentët nuk marrin pjesë
Pedagogët po zhvillojnë këtë të premte, dy ditë para se të nisë viti akademik një protestë për rritjen e pagave. Sipas tyre paga e pedagogëve është ndër më te ultat në rajon dhe se qeveria edhe pse ka këtë nivel page, ka shkurtuar buxhetin. Ajo që vihet re në protestë është fakti se pavarësisht se pedagogët i ftuan, studentët nuk janë paraqitur në protestë.
-
VIDEO
Lajla Pernaska ‘hap zemrën’ tregon pse u tërhoq nga politika
Znj.Lalja Përnaska, politikane dhe aktiviste ishte e ftuar sot në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv. Ajo është zgjedhur deputete në Kuvendin e Shqipërisë në dy legjislatura (2005-2013). E intervistuar nga moderatorja Androniki Kolka për angazhimin e saj politik dhe si e sheh politikën në Shqipëri, znj. Përnaska u shpreh shumë e zhgënjyer nga klasa politike në vend.
-
VIDEO
Lajla Pernaska zbulon “sekretin” e një jete pa stres
Znj.Lajla Përnaska ishte e ftuara e sotme në emisionin “Rreze Dielli’’ në Report Tv. Në një rrëfim të gjatë, ajo tregoi shumëçka nga vetja, nga rrugëtimi në politike, tek libri I fundit ‘Antistres’ si dhe disa këshilla për kujdesin ndaj vetes.
-
VIDEO
Revani me shërbet portokalli nga zonja Albana
Revani me sherbet portokalli
Përbërësit:
- 1 gotë miell misri ermik
- 10 gr pluhur pjekës
- 1 gotë sheqer
- 1 gotë kos
- 1 fç çaji vaj
- 4 vezë
- 1 portokall
- Për sherbetin:
- 1 gotë ujë
- 2 gota sheqer
- 1 shkop kanelle
- Lëng limoni
Përgatitja:
Rrahim vezët me sheqerin derisa sheqeri të tretet plotësisht dhe vezët të zbardhen. Shtojmë më pas kosin, vajin, lëngun dhe lëkurën e portokallit, pluhurin pjekës dhe miellin. E rrahim brumin me tel dore dhe e hedhim në një tavë të lyer me pak vaj. E vendosim revaninë të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë për 35 minuta.
Ndërkohë përgatisim shërbetin dhe pasi revania të piqet e sherbetosim.
-
VIDEO
Jahnia turke me mish nga znj.Albana
Jahni turke
Përbërësit:
- 1 kg mish viçi
- 2-3 lgj vaj ulliri
- 1 qepë mesatare
- 2-3 thelpinj hudhër
- 2 karrota
- 4 patate
- 1 tufë majdanoz
- Gjethe dafine
- Kripë, piper i zi, piper i kuq
Përgatitja:
Kaurdisim mishin me qepën në një tigan të thellë me vaj ulliri. Pasi mishi të këtë ndryshuar ngjyrë shtojmë ujë dhe e lemë që të ziejë derisa uji të shterojë. Më pas shtojmë karrotat dhe patatet e prera në kubikë mesatare. Shtojmë kripë, erëza dhe bimë aromatike.
-
VIDEO
Supa me pulë për të larguar gripin dhe virozat nga zonja Albana
Supë krem pule
Përbërësit:
- 1 pulë e vogël
- 1 qepë
- 1 karrotë
- 1 degë selino
- 2 lgj vaj ulliri
- 50 gr gjalpë
- 3 lgj miell
- 2 vezë
- 2 limona
- Kripë, piper i zi
- Majdanoz
Përgatitja:
Pasi e kemi larë mirë pulën e vendosim të ziejë në ujë me kripë dhe pak uthull.
Kaurdisim me pak gjalpë qepën e grirë imët së bashku me karrotën. Pasi qepa të marrë pak ngjyrë shtojmë pak miell, vazhdojmë kaurdisjen dhe më pas e shuajmë gatimin me buljonin e mishit. Mishin e pulës e ndajmë në copëza, e shtojmë së bashku me selinon dhe e lemë të marrë valë me gjithë përbërësit e tjerë. Rrahim vezët me lëng limoni dhe e shtojmë masën tek supa. Në fund e spërkasim supën me majdanoz dhe me erëza sipas dëshirës.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 14 tetor 2022
Titujt e gazetave për sot, nga testamenti i Edi Ramës te qeveria kundër BE-së për amnistinë fiskale dhe "pasaportat e arta" e deri tek si nisi historia e sherrit që solli 3 të vrarë në Klos.
-
VIDEO
Paketa fiskale, gjoba bizneseve që s’deklarojnë pagat, eksperti Gjokutaj: Duhet ulur barra fiskale mbi punën, të rritet tatimi mbi kapitalin
Për ekspertin e ekonomisë, Eduard Gjokutaj luftë më e mirë ndaj evazionit fiskal që bëjnë bizneset që nuk deklarojnë pagat për punonjësit do të ishte ulja e tatimit mbi punën, dhe rritja e për kapitalin tek biznesi. Ai tha se evazioni nuk luftohet kështu por efektshmëria më e madhe në këtë drejtim do të ishte edukimi fiskal dhe ulja e barrës së tatimit, nga puna tek kapitali.
-
VIDEO
Kandidat për Bashkinë e Tiranës? Këlliçi ‘shuan zërat’ në Kontrast: Nuk e aspiroj! Për fitoren në zgjedhje do bashkohemi me çdokënd
‘Një pakt me djallin kundër Metës’- kështu e cilësonte dikur Berisha mposhtjen e Ilir Metës, një deklaratë të cilën analisti Lorenc Vangjeli e solli si paranezë përballë deputetit të Rithemelimit, Belind Këlliçi në emisionin Kontrast
-
VIDEO
Fjalimi i Ramës në KiE, debati në ‘Konstrast’, Këlliçi: Spektakël, vetëm për propagandë! Vangjeli: Dhimbje që politika s'i tejkaloi ‘syzet’ e ideologjisë
Opozita shqiptare, edhe pse ka shprehur të njëjtin qëndrim për raportin e Dick Marty si Qeveria e ka konsideruar show dhe propagandë fjalimin e Edi Ramës dje në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Qëndrimin e ka përforcuar në ‘Kontrast’ në Report Tv deputeti Belind Këlliçi.