-
VIDEO
Në shtëpinë e Milaim Zekës
Gazetari Ermal Qori udhëton drejt Kosovës për të sjell një rrëfim plotësisht ndryshe nga figura e njohur mediatike në Prishtinë dhe Tiranë. Përtej ngjarjeve aktuale, Zeka tregon gjithçka në “N’kohë”
-
VIDEO
Takimi në Bruksel për luftën në Ukrainë/ Peleshi për Report Tv: Shqipëria do shtojë prezencën e saj në Kosovë! Blerja e dronëve nga Turqia, vendim i zgjuar
Në një intervistë nga Brukseli, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka dhënë detaje lidhur me takimin e gjashtë të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes për Ukrainën, ku tha se me qëllim rritjen e sigurisë, Shqipëria do të shtojë prezencën e saj Ushtarake në Kosovë.
-
VIDEO
Njihuni me stomatologen me shumë pasione, nga mjekësia tek dashuria për modën
Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv stomatologia Ersida Calja tregoi pasionin e saj të veçantë për modën. Ku përmes Instgramit me foto të kuruara, ajo shpesh ndan foto të veshjeve të saj, duke u pëlqyer shumë nga ndjekësit.
-
VIDEO
Jeta Katro rrëfen udhëtimin e famshëm 8 ditor me tren në Pekin në konferencën e OKB-se në 95'
Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” ishte e ftuar Jeta Katro, Presidente e Rrjetit të Grave Millenium, e cila rrëfeu arsyen se përse zgjodhi t'ia dedikoj jetën lëvizjes së gruas në politikë e shoqëri.
-
VIDEO
Patëllxhanë të mbushur me gjizë nga zonja Albana
Patëllxhanë të mbushur me gjizë
Përbërësit:
- 4 patëllxhanë
- 4 vezë
- 4 lgj miell
- 250 gr gjizë
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
- Majdanoz
Përgatitja:
Patëllxhanët i lajmë dhe i vendosim në një tenxhere që të marrin një vlim për 10-15 minuta (tek uji shtojmë pak kripë).
I lemë patëllxhanët të ftohen pak dhe më pas i presim në mes. Me një lugë largojmë pak nga pjesa e brendshme e tulit.
Në një tas trazojmë gjizën me vezët, miellin, tulin e patëllxhanëve, majdanozin e grirë, kripën dhe piperin. Me këtë masë mbushim patëllxhanët dhe i vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 35 minuta.
-
VIDEO
Supë krem kungulli nga zonja Albana
Supe krem kungulli
Përbërësit:
- 1 kungull i vogël i verdhë
- 2 copa xhinxhër
- 1 qepë
- 1 patate
- 1 litër ujë
- 100 ml kos ose qumësht
- 2 lgj vaj ulliri
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Në një tenxhere kaurdisim qepën e grirë imët me pak vaj ulliri. Më pas shtojmë patatet të prera në feta të vogla, kungullin e verdhë dhe xhinxherën e grirë. Vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta, shtojmë ujë të ngrohtë. I lemë perimet të zbuten plotësisht dhe më pas i kalojmë në blender duke shtuar pak kos ose qumësht. E vendosim supën përsëri në zjarr për 2 minuta ku rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi.
-
VIDEO
Kallamoj me presh nga zonja Albana
Pite kallamoj me presh
Përbërësit:
- 2 presh
- 3 vezë
- 250 gr miell misri
- 250 gr miell gruri
- 300 gr kos
- 100 gr djathë të bardhë
- Vaj ulliri
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Filimisht grijmë imët preshin dhe e vendosim në një tas qelqi ku shtojmë vezët, miellin e misrit, miellin e grurit, kosin, djathin e bardhë të thërrmuar, kripë dhe piper. Lyejmë një tavë me vaj ulliri dhe vendosim masën e përgatitur. E nivelojmë mirë dhe në fund bëjmë një spërkatje të lehtë të sipërfaqes me vaj ulliri. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 35 minuta.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 13 tetor 2022
Titujt e gazetave për sot, nga fjalimi i Edi Ramës që "tronditi" Këshillin e Europës te historia dhe arroganca politike e deri tek Inter spektakolar por Asllani fal Barçën në frymën e fundit.
-
VIDEO
Gjuzi: mesazhi im per Evi Kokalarin, ne jemi konservatoret e vetem, Ndoka: Rama eshte i rrezuar
Dy kryetarët e partive të vogla jopozitare Nard Ndoka dhe Kujtim Gjuzi, aleatë tashmë të deklaruar me Sali Berisha, janë të mendimit se Lulzim Basha dhe Enkelejd Aliebaj po pengojnë bashkimin e Partisë Demokratike. Kështu deklaruan të ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, aleatët e rinj tashmë të Berishës për zgjedhjet vendore në 2023
-
VIDEO
Spahiu: Raporti i Marty i vërtetuar që s'është real
-
VIDEO
Nga Finlanda në Shqipëri, e reja udhëton botën për të shpëtuar kafshët e pastreha
Tuli Matero është vajza nga Finlanda me një mision të veçantë, të shpëtojë kafshët e pastreha dhe të sëmura. Misioni i saj e solli edhe në Shqipëri, ku në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” ajo tregoi më tepër për misionin e veçantë të saj.
-
VIDEO
Nusja italiane: Traditat shqiptare m’i ka mësuar vjehrra
Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, ishte e ftuar Ilaria Paoli fotografia Italiane e cila prej 7 vitesh jeton në Shqipëri. Ajo rrëfeu historinë e bukur të dashurisë me djalin shqiptar, dashuri e cila e bëri të linte vendin e saj dhe familjen për të jetuar këtu.