-
VIDEO
Makarona me salcë dhe sallam të thatë nga zonja Albana
Makarona me salcë dhe sallam të thatë
Përbërësit:
- 1 pako makarona
- 1 qepë e grirë
- 1 thelpi hudhër
- 1 spec i kuq
- 200 gr sallam i thatë (kabanos special)
- 100 gr djathë kaçkavall
- Salcë domate
- Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht kaurdisim qepën e grirë imët. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë sallamin e thatë të prerë në feta. Vazhdojmë kaurdisjen duke shtuar më pas një thelpi hudhër të shtypur dhe një spec të kuq të prerë imët. Shtojmë salcën e domates dhe makaronat të cilat i kaurdisim bashkë me përbërësit e tjerë për pak minuta. Më pas shtojmë ujë të ngrohtë në masë të përbërësve dhe i lëmë makaronat derisa të gatuhen plotësisht. E servirim me pak djathë kaçkavall të grirë.
-
VIDEO
Byrek me mish dhe qepë nga zonja Albana
Byrek me mish dhe qepë
Përbërësit:
Për brumin:
- 700 gr miell
- Kripë
- Ujë
Për mbushjen:
- 4 qepë mesatare
- 500 gr mish viçi
- 3 domate
- 2 speca
- 3 lgj vaj ulliri
- Kripë, piper
- Niseshte për hapjen e petëve
Përgatitja:
Fillimisht përgatisim brumin me miell, pak kripë dhe ujë. E ndajmë brumin në 14 kuleçë të vegjël.
Në një tigan me pak vaj ulliri kaurdisim qepët e grira imët, më pas shtojmë mishin në copëza të cilin e kemi zjerë më parë. Shtojmë specat dhe domatet në kubikë dhe vazhdojmë kaurdisjen. Në fund rregullojmë shijen me kripë dhe piper.
Marrim 7 kuleçë dhe i hapim në diametër të vogël, I vendosim njëra mbi tjetrën dhe hapim një petë të madhe. E vendosim petën në tavë, shtrojmë mbushjen dhe më pas vendosim petën tjetër të hapur në të njëjtën mënyrë si petën e parë. E vendosim byrekun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 11 tetor 2022
Titujt e gazetave për sot, nga FMN kundër amnistisë fiskale te grupi i Alibeajt refuzon Sali Berishën e deri tek Broja do një vend titullari ndaj Milanit.
-
VIDEO
Bajram Dervishaj: Qafë Bari, strofka e xhelatëve më të egër
Në vitin 1982 në Spaç, së bashku me 200 të burgosur të tjerë, ishte veçuar edhe Bajram Dervishaj. Kishte kaluar 14 vite në burgjet e diktaturës. Të 200 të burgosurit i kishin lidhur nga këmbët dhe nga duart. Ishin grumbulluar të gjithë bashkë dhe qëndronin në pritje. Askush nuk e dinte se çfarë do të bëhej me ta? Disa hamendësonin se do ti zhvendosnin në një tjetër kamp. Afër mbrëmjes i kishin hipur në makina dhe ashtu të lidhur i kishin nisur në një rrugë të vështirë. Kur mbërritën atje panë se ishin sërish në mes të maleve, njejtë si në Spaç. Ishte nje shpat i thepisur, ku dukej nje pallat tre katësh dhe disa godina te tjera, më të vogla. Ishte kampi i të burgosurve të Qafë barit. Përballë ishin galeritë si dy gojë të mëdha, të zeza. Poshtë kampit-burg shkonte një lumë i vogël. Pikerisht aty, ishin tre pallate, ku qëndronin komanda, pra xhelatët. Ishte vendi i rradhës ku do të shfrytëzoheshin si skllevër. Në këtë vend pak kohë më vonë do të ndodhte një tjetër revoltë dhe Bajrami me shokët e tij do ta gjente veten mes vorbullës së rrëmbyer të dhunës së xhelatëve të këtij kampi-burg.
-
VIDEO
Shakohoxha në Report Tv: Duhet një trajner shqiptar në krye të kombëtares jo një italian anonim! FSHF ka uzurpuar të gjitha asetet e futbollit
Ka ardhur momenti që në krye të kombëtares shqiptare të vendoset një trajner shqiptar dhe jo të udhëhiqet nga një italian anonim. Kështu shprehet gazetari sportiv Dritan Shakohoxha në një intervistë për Report Tv, teksa thekson se vetëm një trajner shqiptar do i sillte lavdinë e munguar.
-
VIDEO
Vangjeli në Report Tv: S’do ishte çudi që Berisha t'i kërkonte votën Bashës! ‘Vendoret’, përgatitje e Metës për zgjedhjet parlamentare
Analisti Lorenc Vangjeli është shprehur i bindur se në zgjedhjet vendore të 2023, synimi i Ilir Metës nuk ëhstë fitimi i një Bashkie, por e konsideron një sprovë e Partisë së Lirisë për t’u ringritur dhe për të qenë gati në zgjedhjet parlamentare te 2025.
-
VIDEO
Vrasja e dy miqve të Ervis Martinajt, prokuroria kërkon burg përjetë për Eduard Lamaj dhe 35 vite për autorin tjetër
Eduard Lamaj, njëri nga ekzekutuesit e dy miqve të Ervis Martinajt, Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në 30 Maj 2020 në Gjorm të Kurbinit, rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm. Kjo masë dënimi është kërkuar nga prokuroria e Kurbinit e cila lexoi pretencën para gjykatës.
-
VIDEO
Vendoret/ Zhupa në ‘Kontrast’: 'Primaret', mekanizmi i duhur, s’ka përplasje me Partinë e Lirisë
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa është e bindur që nga primaret do duhet të zgjidhjet kandidati për kryetar Bashkie në zgjedhjet vendore të 2023.
-
VIDEO
Hakmarrje për urën e Krimesë, 84 raketa godasin 8 rajone në Ukrainë, flet Dritan Hoti
-
VIDEO
Bardhi mandatohet për negociatat me ‘Rithemelimin’: Flasim me Palokën, për Berishën s'kemi ndryshuar mendim! Ish-Kryeministri: S'kam dhe s'pranoj kushte
Pasi Sali Berisha i shtriu dorën Enkelejd Alibeajt për bashkëpunim, grupi parlamentar i PD ka mandatuar Gazmend Bardhin që të gjejë çdo mundësi bashkëpunimi me Rithemelimin në mënyrë që opozita të shkojë në zgjedhjet vendore të 2023 me 1 kandidat të përbashkët.
-
VIDEO
Vendoret / Andoni : PD do ndalë me kandidatë të ndryshëm
-
VIDEO
Ylli Merja: Pastroni zorrën e trashë dhe rrisni bakteriet e mira me këto çajra bimorë
Në emisionin e kësaj të hëne në rubrikën “ Bima dhe shëndeti’’ në ‘’Rreze Dielli’’, mjeku popullor Ylli Merja foli për shkaktarët që na cojnë në sëmundje nervore. Sipas tij ndër kryesorët që mund të renditen janë , lodhja nga mosorganizmi i mirë i punës, lodhja nga mbingarkesa në punë dhe situatat e rënda.