-
VIDEO
Shtypi i ditës dhe ju me Elda Lamja/ Sot, 5 vite nga Reforma në Drejtësi, mendoni se janë realizuar
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju", ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 22 korrik 2021
Titujt e gazetave për sot, nga mesazhi I ambasadores Yuri Kim: Të tregohemi të zgjuar dhe të pamëshirshëm ndaj krimit, deri tek lëvizjet në PD, pas prerjes së kokave, tani është ora për servilët e kryetarit.
-
VIDEO
I vdes djali sapo mbërrin në shtëpi,shpërthen mes lotëve dhe akuzave babai i viktimës në ‘Pa Gjurmë’
Dyshimet që ngre pasi i biri ndërroi jetë sjellin në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’, në Report TV babain e tij Xhaferr Mulleti. I moshuari pretendon se një agjenci funerale në Tiranë i ka marrë atij lekët për t’i varrosur djalin sikur ai ishte me COVID, por në fakt djali i tij ka vdekur nga insuficienca respiratore. Ai e ka konsideron këtë një skandal duke e denoncuar publikisht në media. Por jo vetëm kaq, Xhaferri Mulleti shokon ndërsa shprehet se pa patur dijeni të ndjerin djalin e tij 40-vjeçar Florenc Mulleti, agjencia ia ka marrë në shtëpi, duke e tërhequr zvarrë nga kati i 6 në të parin. E ka të pamundur të largojë nga kujtesa, momentin e rëndë, kur para syve iu shfaqën shkallët u mbuluan me gjak, pasi i biri ishte dëmtuar duke e tërhequr zvarrë. Edhe pse ka bërë denoncim, sipas tij kjo dëshmi nuk është pranuar, ndërsa disponon edhe skedën e spitalit ku thuhet se djali i tij vdiq nga problemet me frymëmarrjen. I biri ndërroi jetë në 17 qershor 2020. Ai kishte qëndruar I shtruar në spital, për katër ditë, më pas ishte kthyer në shtëpi. Sipas Xhaferr Mulletit ai ka i paguar 1 milion e 140 mijë lekë agjencisë funerale “Univers”, ndërsa pretendon se është mashtruar prej saj. Në kartelën e pacientit, nga spitali, djali ka vdekur nga insuficienca respiratore, pra nuk ka patur COVID, por sipas babait agjencia funerale i ka mërrë para si për një pacient me Covid. I moshuari ndjehet i kërcënuar edhe pse tashmë i është drejtuar edhe Gjykatës.
-
VIDEO
Covid-19/ Rakacolli: Ka dyshime të forta se varianti Delta ka mbërritur, sa më parë vaksinohuni
Emisioni Repolitix në pjesën e parë trajtoi rritjen e rasteve me Covid-19 në Shqiperi, virusi qarkullon por nuk vret më prej më shumë se 20 ditësh. Europa dhe SHBA në panik nga varianti Delta po në Shqipëri cila është situata përsa i përket variantit Delta? Të ftuar në studio Prof. Mira Rakacolli, kryetare e Komitetit teknik dhe Ilir Alimehmeti, epidemiolog. Në lidhje skype nga Madridi Prof.Kita Sallabanda dhe lidhje live nga lungo-mare e Vlorës gazetari Armand Xhelili. Në pjesën e dytë Repolitix trajtoi temën “merkato e ministrave”, kush ikën dhe kush vjen. Në studio gazetari Bledi Mane.
-
VIDEO
Erion Veliaj pasardhësi i Ramës në PS?! Bledi Mane bën parashikimin në Repolitix: 2 gratë që mund të jenë surpriza, Rama pëlqen të provokojë
Pas parashikimit që bëri për të gjithë emrat e kabinetit qeveritar, gazetari i njohur Bledi Mane, i ftuar në emisionin Repolitix ka bërë një tjetër parashikim, për 'betejën' e atyre që pretendojnë të zëvendësojnë Edi Ramën në krye të PS-së.
-
VIDEO
Alimehmeti: Varianti Delta ka simptoma më ndryshe se COVID dhe njerëzit e neglizhojnë! E sigurt që vjeshta që vjen s'do jetë si e vitit të kaluar
Epidemiologu Ilir Alimehmeti tha sot në 'Repolitix' se varianti Delta i COVID neglizhohet për shkak se ka simptoma disi më ndryshe dhe kjo po ndikon në përhapjen e tij. Në 'Repolitix', Alimehmeti tha se simptomat e variantit Delta janë dhimbje koke, rrufë sekrecione hundësh, dhimbje fyti dhe për këtë nuk i kushtohet rëndësi dhe njerëzit nuk vihen në alert. Por megjithë rrezikun e variantit Delta, epidemiologu shprehet se vjeshta që vjen nuk do t'i ngjajë aspak asaj të kaluarës, ku pavarësisht se do të ketë rritje të infeksionit, por jo në forma të rënda.
-
VIDEO
Kita Sallabanda nga Spanja: Shqipëria, masa më pak kufizuese dhe situatë më pozitive! Duhet studiuar si e bëri vaksinimin
Mjeku shqiptar në Spanjë, Kita Sallabanda, në një lidhje nga Madriti për emisionin 'Repolitix', u shpreh se Shqipëria është fenomen pozitiv sa i përket vaksinimit. Sipas tij edhe pse ka marrë masa më pak kufizuese, ka një situatë më pozitive se vendet e tjera në përballjen me COVID.
-
VIDEO
Rakacolli: Shqetësuese rritja e rasteve të reja me COVID, kemi dyshime të forta për mbërritjen e variantit Delta! Qytetarët të 'vrapojnë' për t'u vaksinuar
Dyshimet se varianti Delta i COVID-19 ka mbërritur ehe në vendin tonë, janë të forta. Kjo u bë me dije nga zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila tha në 'Repolitix', se ndonëse nuk ka ende një konfirmim zyrtar për praninë e këtij virusi në Shqipëri, rritja e rasteve të reja të infeksionit, është shqetësuese.
-
VIDEO
Thaçi, Veseli, Selimi sërish para Gjykatës Speciale flet avokati Tomë Gashi
Në lidhje skype për Report TV avokati Tomë Gashi.
-
VIDEO
Kimisti Ademi për Report TV: Delta përhapet më shpejt dhe lehtë se variantet e tjera
Në lidhje skype për Report TV kimisti Egzon Ademi.
-
VIDEO
Albina Nanaj: Mbulesa nuk pengon në ushtrimin e profesionit e pasionit!
E ftuar në Report TV anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës.
-
VIDEO
PD pas Kuvendit Kombëtar, Kadilli në Report Tv: Të vendosim nëse do ndahemi nga e kaluara dhe nëse jemi me drejtësinë e re! Fjalimi i Bashës? Askush s'mban mend asgjë
Fatbardh Kadilli e konsideron Kuvendin Kombëtar të PD si një aktivitet që nuk dha asnjë përgjigje se si do të jetë opozita e re. Sipas tij nuk pati një demonstrim të qartë që do të tregonte reflektim. I pyetur se ç'shije i la fakti që kur mori fjalën në Kuvend Basha iku, Kadilli thotë se kreu i PD do të duhet ta dëgjonte fjalimin e tij dhe jo ato fjalime që i kishte lexuar më parë.