• VIDEO

    Zhupa për Report Tv: Shtyllat kryesore ku do fokusohet beteja e PD në shtator! Largimi i Harxhit e Ristanit? Jo vendim i Bashës, por i demokratëve

    Partia Demokratike pritet që në shtator të nisë betejën e saj në Kuvend, pas një mungese prej gati 2 vitesh, e për këtë, deputetja e zgjedhur, Ina Zhupa ka prezantuar për Report Tv disa nga shtyllat kryesore ku do të fokusohet "lufta parlamentare". Ajo për të cilën Zhupa shprehet e sigurt është se do të jenë një opozitë e fortë që nuk e lejojnë kryeministrin Edi Rama "të bëjë çfarë të dojë".  

  • VIDEO

    Çaka: Në zgjedhjet e ardhshme do ketë dyfishim të buxhetit për partitë politike! Kodi Zgjedhor ka mangësi, palët politike të mblidhen për ta përmirësuar

    Në zgjedhjet e ardhshmet buxheti për partitë politike për shpenzimin në fushatën zgjedhore do të dyfishohet. Ndarja ndërmjet buxhetit, në vitin e ardhshëm do të bëhet ndërmjet katër partive, Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Partisë Social-Demokrate si dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilat arritën që të kalonin pragun me prej 1% në zgjedhjet e 25 prillit. Për çdo votë të vlefshme të marrë nga shqiptarët, partitë politike marrin 85 lekë

  • VIDEO

    Roland Bejko bën analizën e humbjes: Kandidatët punuan për të parin në listë, ndryshe nga PS! PD ka mbajtur qëndrime të kundërta me ndërkombëtarët! 3 sfidat e Bashës

    Atë që nuk e bëri PD në Kuvendin Kombëtar, e bën Roland Bejko, anëtar i Kryesisë në studion e Report Tv. Bëhet fjalë për analizën që çoi demokratët në humbjen e zgjedhje në 25 prillit. Ai u ndal në qarkun e Gjirokastrës, ku emri i tij ishte renditur i dyti në listë. Për Bejkon, PD-ja i kishte të gjitha shanset për të marrë dy mandate, por "u luajt" gabimisht dhe gabimi nis që nga vendosja e emrin të Tritan Shehut i pari në listë  dhe më pas në mënyrën e të bërit fushatë.

  • VIDEO

    9 kandidatë në garë për vakancat në 'Kushtetuese', KED kërkesë për informacion në SHISH, hipoteka, banka dhe DSIK

    Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka dërguar një kërkesë për informacion në SHISH, hipotekë, në Banka dhe DSIK për 9 kandidatët në garë për vakancat në Gjykatën Kushtetuese. Lajmi konfirmohet nga burime për Report Tv. Pas kalimit "në filtër" të këtyre kandidatëve, hapi i radhës do të jetë intervistomi dhe më pas pikëzimi i tyre, një proces i cili pritet që të zgjasë deri nga mesi i muajit tetor.

  • VIDEO

    Organizonin trafik heroine drejt Greqisë, në pranga me urdhër të SPAK 2 trafikantët 'e dorës së parë'! Nis hetimi pasuror nga tyre

    2 fierakë, pjesë e një grupi kriminal që trafikonin heroinë nga Shqipëria në Greqi dhe më pas në BE janë arrestuar me urdhër të SPAK. Arrestimi i Irfan Sulajt dhe Dëfrim Çelajt u bë nga RENEA në Gjirokastër, teksa gazetari i Report Tv Arsen Rustra  mëson se ndaj tyre SPAK ka nisur edhe hetim pasuror.

  • VIDEO

    Një arkë me peshk, 2 mijë euro dhe një celular për një vend pune, ish-zv.ministrja e Brendshme ankimon vendimin e gjykatës: Nuk ka rrezik largimi, apo prishje provash

    Ish zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda ka ankimuar vendimin e Shkallës së Parë që e la atë në masën e sigurisë "Arrest shtëpie" nën akuzën e "Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm".

    Voda pretendon nëpërmjet avokatëve të saj se nuk ka asnjë kusht ligjor për të qenë në masë sigurie, pasi s’ka asnjë rrezik largimi, prishje të provave.

    GJKKO la në 'arrest shtëpie' në mungesë Rovena Vodën më 13 korrik, ndërsa "Report Tv' mësoi sot të tjera detaje në lidhje me dosjen e Rovena Vodës, ku rezultoi se ajo ra në 'rrjetën' e SPAK nga përgjimet që SPAK kishte nisur për prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi, i cili u arrestua në Kavajë pak ditë më parë nën akuzën e korrupsionit.  

    Nga hetimet e kryera nga SPAK, nga përgjimet rezultoi se Rovena Voda ka pranuar nga avokatja Florida Beu 2 mijë euro, një telefon dhe një arkë me peshk për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme, por që në fund procedura mbeti në mes.

    Marrja e eurove dhe të mira materiale janë filmuar, përgjuar dhe fotografuar nga SPAK, ndërsa ato janë marrë në momente të ndryshme dhe jo të gjitha njëherësh. Për ngjarjen Rovena Voda, Majlinda Hasani dhe Florida Beu janë lënë  në ‘arrest shtëpie’ pasi akuzohen për veprën penale "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".

    M.Q./Shqiptarja.com

  • VIDEO

    U arrestua nga SPAK/ Fatos Tushe kërkon lirinë: Vuaj nga zemra, diabeti, gur në tëmth dhe nga mushkëritë! Kërkoj detyrim paraqitje ose garanci pasurore, s'jam i rrezikshëm

    Vuaj nga shumë sëmundje dhe nuk jam i rrezikshëm!’. Ky është argumenti kryesor që po përdor ish-kryebashkiaku i Lushnjes për të kërkuar në gjykatën e Apelit, lirimin nga burgu, pas arrestimit nga SPAK për korrupsion pak javë më parë.

    Në kërkesën që ka siguruar gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, ish-krybashkiaku Tushe thotë se vuan prej vitesh nga sëmundje kardiake, diabet, gur në tëmth me kriza të vazhdueshme akute, nga mushkuritë si dhe është alergjik nga alergjik/intolerant ndaj disa ushqimeve. Problemet shëndetësore të tij, Tushe i ka provuar nga të dhënat e pasqyruara me analizat e publikuara.

    Po ashtu Tushe pranon edhe një masë garancie pasurore për të mos qëndruar në qeli.

    "Ne çmojnë se masa e sigurimit “Garanci pasurore” (në një shumë të arsyeshme të caktuar nga Gjykata), ose  “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”  do të ishin  masa sigurimi të përshtatshme" .’- thuhet në argumentimin e palës mbrojtëse të Fatos Tushes.

    Fatos Tushe u arrestua me 6 korrik, me 10 vartësit e tij, nga një operacion i ndërmarrë nga SPAK, për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Bëhej fjalë për një tender me vlerë rreth 23 mln lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj. Ky tender është fituar nga një kompani EuroAlb shpk, që kishte sjellë ofertën më të lartë, por më pas punimet dhe fitimet dhe punën e ka bërë një kompani tjetër, e biznesmenit Ibrahim Lami. Ky i fundit, nga sa specifikohet në dosje, ka lidhje të ngushtë shoqërore me Tushen dhe Peqinin, si edhe lidhje familjare me biznesmenin që ishte shpallur fitues i tenderit, Bujar Murati dhe në fund paratë i ndanin bashkë.

    Tushe ka dalë në përgjime edhe teksa abuzon me karburantin e shtetit, duke furnizuar makinat e të njohurve të tij, mes tyre edhe të djalit të një deputeti dhe një gazetari të njohur në Tiranë, si edhe ka ndërhyrë për një banesë që po ndërtohej pa leje, që inspektorët të mos shkonin për kontroll. 

    Tushe u shkarkua nga detyra nga kryeministri Edi Rama pas aferave korruptive në të cilat ai ishte përfshirë dhe aktualisht ndodhet në masën e sigurisë ‘Arrest në burg’. 

  • VIDEO

    Shtypi i ditës dhe ju me Elda Lamja/ Largimi i kritikëve nga PD dhe shpërblimi i të besuarve

    Largimi i kritikëve nga PD dhe shpërblimi i të besuarve, a është kjo taktika e duhur e Bashës për të forcuar opozitën?

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 21 Korrik 2021

    Titujt e gazetave për sot, nga deklarata e kryeministrit Rama ’’Universitetet synojnë njehsimin e diplomave me BE’’ e deri tek plani serb për daljen në Adriatik.

  • VIDEO

    PD,Basha përjashton kritikët e fundit,Meçaj:Morali i Kuvendit, duartrokitjet kundër Shba

    Kuvendi Kombëtar i PD dhe përjashtimet e kritikëve të fundit të Bashës ishin temë e debatit në emisionin "Repolitix". Të ftuarit Arben Meçaj ish-themelues i PD, Aulon Kalaja anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, deputeti Andi Përmeti dhe analisti Plator Nesturi debatuan edhe rreth qëndrimit të Berishës në Kuvend.

  • VIDEO

    Situata në PD pas përjashtimit të kritikëve të fundit të Bashës në Repolitix, themeluesi i PD, Meçaj: E vetmja risi e Kuvendit Kombëtar duartrokitjet kundër SHBA

    Kuvendi Kombëtar i PD dhe ngjarjet në vijim janë tema e diskutimit të mbrëmjes së sotme në emisionin "Repolitix" të gazetarit Denis Minga. Të ftuarit Arben Meçaj, themelues i PD, Aulon Kalaja anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, deputeti Andi Përmeti dhe analisti Plator Nesturi po debatojnë edhe për përjashtimet e fundit në PD.

  • VIDEO

    Ben Andoni: Basha e Berisha do të bëjnë 'divorc' në shtator

    I ftuar në Report TV analisti Ben Andoni.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv