• VIDEO

    Shtyhet me një orë muzika në lokale, Kreu i Operatorëve Turistikë në Durrës për Report Tv: Një gjë e mirë, turistë nga e gjithë bota, izraelitë dhe zviceranë

    Kreu i Operatorëve Turistikë në Durrës, Eduart Xhepa në një intervistë për Report Tv tregoi se sezoni turistikë po shkon shumë mirë dhe po frekuentohet nga qindra turistë, kryesisht zviceranë dhe izraelitë.

    “Sezoni turistik në Durrës po shkon shumë mirë, ka një fluks turistësh të huaj dhe vendas. Të gjitha strukturat akomoduese të Durrësit janë të plotësuar me një numër të konsiderueshëm turistësh, dhe ka një frekuentim të mirë, shërbimi po shkon shumë mirë, të gjitha strukturat turistike janë në standardin e duhur për të dhënë një shembim sa më të kualifikuar. Turistët vijnë nga e gjitha bota, por ajo çka bie në sy këtë vit është frekuentimi i zviceranëve dhe izraelitëve.”, tha ai.

  • VIDEO

    Drejt Lojërave Olimpike në Tokio, Luiza Gega për Report Tv: Ëndrrat janë gjithmonë aty por finalja do të ishte super sukses! Jam në formë të shkëlqyer

    Nga Stambolli, ku është tranzit për udhëtimin drejt Tokios për në Lojërat Olimpike 2020, atletja Luiza Gega foli për Report Tv për emocionet e ditëve të fundit para nisjes zyrtare të kompeticionit.  Gega shprehet se është në situatë të shkëlqyer fizike dhe se objektivi është arritja e finales, edhe pse nuk përjashton edhe ëndrrat që në sport janë gjithnjë aty, të arrish majat,

  • VIDEO

    Hakil Osmani: Më shumë orë me diell në ditët në vijim

    Në lidhje skype për Report TV meteorologu Hakil Osmani.

  • VIDEO

    ‘Merrte leje tek nëna,kur vinte në shtrat me mua’/Prek përmetarja,lë vajzën në fshat për të gjetur…

    Një 28-vjeçare nga Përmeti rrëfeu në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV dhunën nga bashkëshorti dhe konfliktet e rënda me vjehrrën, që e çuan drejt divorcit 5 vite më parë. I papunë dhe në kushte të vështira ekonomike, Nela Kobollari u martua me shkuesi me djalin nga një fshat i Përmetit në moshën 22-vjeçare. Por, sa shkeli në atë derë ish-vjehrra e priti me këmbët e para. Nuk pati një ditë të bardhë në dy vite martesë, pasi konfliktet nuse-vjehrrë u tensionuan më shumë edhe kur në jetë erdhi një fëmijë. I biri ishte nën tutelën e nënës, ndërsa kjo e fundit ndërhynte shpesh në marrëdhënien mes çiftit. 28-vjeçarja e mendoi disa herë të shkonte drejt divorcit, por ish-burri e mbante me mashtrime. Skenat që pa në atë shtëpi ia bënë jetën ferr, të shumta ishin rastet kur ish-vjehrra vinte dorë edhe mbi bashkëshortin e saj. Një marrëdhënie e pazakontë në një familje, ku ajo bënte ligjin. Mes dilemave të vazhdueshme nëse duhet ta merrte apo jo këtë hap, Nela Kobollari vendos më në fund të divorcohet, kur vajza ishte 8-muajshe. Jam martuar 22 vjeçe me shkuesi. Në fillim kishim një marrëdhënie të mire, por mentaliteti në atë familje ishte i vështirë. Vjehrra kishte probleme, ajo me mua debatonte shumë dhe shtëpia ku hyra ishte si një kasollë. Dy herë e kam shpëtuar vajzën nga rënia e tavanit. Burri ishte shumë i lidhur me nënën dhe e pyeste për gjithçka edhe kur shkonim të flinim ne dhomë. Kohët e fundit ai nisi dhe alkoolin. Vjehrra përdorte fjalë të ulëta, ajo dhunonte ish-vjehrrin, madje ka qëlluar edhe djalin e saj. Në atë familje nuk jetohej më. Me ardhjen në jetë të vajzës gjërat u përkeqësuan. Ish-vjehrra dhe ish-burri më kanë dhunuar. Ajo më derdhte gjellën dhe i thoshte djalit që nuk ka gatuar nusja. Ai nuk punonte, vetëm më dhunonte, më godiste me çfarë kishte në dorë. Që kur u martuam, ai më gënjente duke më thënë se do të punonte. Kur kërkova divorcing ish-vjehrri kërkonte të qëndroja në shtëpi. Prindërit më thonin të duroja se gjërat do të ndryshonin, por unë vendosa të ndahem, pas dy viteve martesë. Për shumë kohë jetoi tek shtëpia e prindërve po në qytetin e Përmetit, të cilët e ndihmuan të rriste vajzën, por sot e kanë të pamundur. Vogëlushja është 6 vjeçe dhe nëna kërkon t’i mundësojë një jetë më të mirë se fatin që pati vetë ajo. I dhashë shansin se nëse ai do merrte një vendim për të mbajtur familjen do të kthehesha tek ai. Më vjen shumë keq për vajzën, pse duhet të përjetojë edhe ajo çfarë kam kaluar unë. Dua që ajo të bëj një jetë normale. Prindërit me ndihmuan të rris vajzën, por nuk mundem më. E kam të vështirë të gjej një punë dhe nuk kam asnjë çati mbi kokë. Momentet e para pas divorcit, ishte shumë të vështira. Ajo nuk e pengoi kurrë babain të takohej me të bijën, por as nuk di çfarë përgjigje t’i kthej për mungesën e të atit në familje. I lutesha të vinte ta takonte, por ai shumë rrallë e ka takuar. Gjykata caktoi që ai ta takonte fundjavave, por kohët e fundit nuk ka ardhur. Ajo e kërkon shpesh, dhe më pyet pse unë nuk kam baba. Është shumë e vështirë për mua t’i përgjigjem. Prej disa ditësh 28-vjecarja ndodhet në Tiranë, në kërkim të një pune dhe vajzën e ka lënë në fshat tek prindërit për pak kohë. Ajo iu drejtua emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV për të kërkuar ndihmë.

  • VIDEO

    Ishte pjesë e Këshillit kombëtar, artisti largohet nga PD: Hapësirat në parti po ngushtohen, zëri i elitave është minimizuar

    TIRANË- Artisti Ardian Isufi, njëkohësisht edhe ish-anëtari i Këshillit Kombëtar nuk u votua përsëri në zgjedhjet e mbajtura në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. I ftuar në 'Studio Live' në Report Tv, Isufi ka konfirmuar lajmin se do të tërhiqet nga partia opozitare më e madhe në vend. Sipas Isufit hapësirat në PD po ngushtohen duke theksuar se zëri i elitave është minimizuar dhe zëri i personazheve që nuk i thënë më asgjë PD është rritur. Sipas Isufit ky është një moment për tu larguar nga PD në mënyrë që të reflektohet e kështu do jetë në kontakt të drejtpërdrejtë me publikun për tu bërë dhe një qasje e fortë përballë kësaj partie.

     
  • VIDEO

    Aksident në Rrugën e Kombit, mjeti Land Rover përplaset me një autobus! Vdes drejtuesi i mjetit, shoqërohet shoferi i autobusit

    Një aksident raportohet se ka ndodhur minutat e fundit në Rrugën e Kombit, ku raportohet se ka humbur jetën drejtuesi i mjeti.  Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Rubikut, në aksin rrugor Rubik-Rrëshen.  Një autoveturë është përplasur me një autobus.

    "Rreth orës 17:22, në aksin rrugor Rubik-Rreshen,mjeti autobus është përplasur me mjetin tip "Land Rover" me targa italiane, ku si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit ende i paidentifikuar.  Drejtuesi i mjetit autobus po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes", njofton policia. 

  • VIDEO

    Sporti dhe të rinjtë/Mundësitë që ofrohen për aktivitet sportiv

    Sporti është kthyer në një nevojë për cdo moshë sidomos me jetën sedimentare që shumica e popullsisë po bën sot. Teknologjia, qëndrimi gjatë në kompjuter, orët e gjata të punës e kanë kthyer në një domosdoshmëri. Por për të rinjtë akoma më shumë, për të qëndruar aktivë. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv Ilir Cani përfaqësues I parqeve dhe i rekreaconit tregoi më tepër për mundësitë që i ofrohen të rinjve sot që të kryejnë më tepër aktivitet fizikë.

  • VIDEO

    Gabimet që bëjmë në plazh, dermatologia ju tregon si mund t'i shmangni

    Kur përmendim verën mendja na shkon menjëherë tek plazhi. Por qëndrimi në bregdet në fakt do të thotë më shumë diell, i cili shpeshherë na drejton tek gabimet që mund të dëmtojnë rëndë lëkurën dhe madje përgjithmonë, prandaj kujdesi që duhet të tregojmë në këto raste duhet të jetë më i madh. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv dermatologia Violeta Dajçi tregoi gabimet më të shpeshta që bëjmë dhe mënyrat se si mund t’I shmangim ato.

  • VIDEO

    U kap në Kolumbi si 'koka' e grupit të trafikut të drogës, shqiptari 'Jimmy' i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në vendin tonë! Fitoi lirimin me kusht nga Gjykata e Lezhës në rrethana të paqarta

    Agim Çerma, i arrestuar në Kolumbi si baron droge, rezulton të jetë i dënuar në vendin tonë me burgim të përjetshëm për vrasje. Çerma këtë dënim e ka marrë nga Gjykata e Elbasanit në vitin 1998 për vrasjen e Gezim Liçit dhe plagosjen e efektivëve të policisë si dhe dëmtimin e makinave të tyre.

  • VIDEO

    Brenda korrikut, Basha kupolë të re me të besuarit në PD! Pritet të zgjedhë sekretarët, nënkryetarët dhe kryesinë

    Nëse për betejën në Parlament të cilën Lulzim Basha e shpalli ditën e Kuvendit të PD, nuk i ka të gjithë të besuarit e tij, për betejën jashtë, ai do të ketë njerëzit më të afërt të tij. Brenda korrikut, Këshilli Kombëtar do të zgjedhë kryesinë, sekretariatet dhe nën kryetarët e rinj të PD, emra të cilët do të propozohen nga vetë kryedemokrati Basha.

  • VIDEO

    'Dialogu' vazhdon pa dialog në Bruksel, Albin Kurti: Serbët refuzuan Deklaratën e Paqes pa e lexuar

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, zhvilloi sot takimin e dytë me presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Bruksel në kuadër të procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Ai i ka kujtuar në takim Vuçiçit gjenocidet e serbëve në vitet 1878, 1912 dhe 1999. Kjo ka acaruar delegacionin nga Beogradi.

  • VIDEO

    Festa e Kurban Bajramit, mijëra besimtarë mbushin sheshet, Imami Gurra:Dita e sakrificës

    Kjo e martë është dita më e shenjtë për besimtarët myslimanë, të cilët kremtojnë sot Kurban Bajramin. Mijëra besimtarë myslimanë kanë marrë pjesë sot në ritin e faljes së Kurban Bajramit në të gjitha qarqet e vendit.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv