• VIDEO

    Ngjela: Berishën nuk e lë “dekriminalizimi”të futet në Kuvend-Qeveria e re?Ja si duhet…

    Emisioni Repolitix në pjesën e parë trajtoi bilancin 5 vjecar të reformës në drejtësi si dhe një analizë rreth sezonit politik. I ftuar në studio avokat Spartak Ngjela. Në pjesën e dytë u trajtua operacioni “Shpirti”dhe zgjerimi i hetimeve nga SPAK. Të ftuar në studio gazetarët Ylli Pata dhe Adriatik Doçi.

  • VIDEO

    Ngjela: Berisha s'mund të jetë në Kuvend në shtator, ligji i dekriminalizimit e pengon! KQZ s'i jep mandatin! Saliu po e çon PD-në drejt anti-amerikanizmit

    Ish-Kryeministri Sali Berisha nuk mund të jetë në Parlament në shtator sepse nuk e lë ligji i dekriminalizimit. Deklaratën e ka bërë një njohës shumë i mirë i ligjit siç është avokati i njohur Spartak Ngjela. Në studion e Repolitix në Report Tv Ngjela tha se neni 2 i ligjit e thotë shumë qartë këtë. Ai tha se nuk është vetëm një njeri, por bashkë me familjen, dhe kjo nuk është aspak gjë e vogël. "Kemi njërin që është “non-grata”, me gjithë familjen. E keni dëgjuar deklaratën e Blinken? E pra, është “non-grata” dhe KQZ në bazë të këtij neni të shpalljes “non-grata” nuk duhet t’i japë Berishës mandatin e deputetit. Në shtator ai nuk duhet të jetë në parlament. Vetëm nga ajo deklaratë e kap neni që nuk e lejon të hyjë në parlament", tha Ngjela.

  • VIDEO

    Turizmi patriotik, bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës flet Ruzhdi Kurtishaj

    Në lidhje skype për Report TV kreu i shoqatës së turizmit ne Kosovë, Ruzhdi Kurtishaj.

  • VIDEO

    ‘Iku pas badigardëve,dyshoj se djalin…/ Zhdukja e mistershme e Arjan Shabanaj,flet nwna nw Pa Gjurme

    50-vjeçari nga Selenica e Vlorës Arjan Shabanaj rezulton ende izhdukur që prej datës 21 prill të këtij viti. ndërsa nëna ka bërë denoncim në polici, por pa sukses deri më tani. Nëna e tij Tefta Shabaniditë më parë ndërsa foli për ’Pa Gjurmë’ në një lidhje telefonike tha se i biri u zhduk mbrëmjen e 21 prillit, ndërsa doli në shesh për të marrë pjesë në mitingun e liderit të PD-së Lulzim Basha. Për Arjanin nuk është hera e parë që largohet nga banesa pa lajmëruar familjarët. Ai është larguar 5 herë të tjera dhe raste të përësritura ku ai shpesh është strehuar tek miqtë e tij në Tiranë. Mirëpo zhdukja e tij më 21 prill pasi mori pjesë në një miting të PD në Selenicë ka sjellë denoncimin e nënës së tij, e cila frikësohet se mund t'ia kenë vrarë për arsye politike. Arjan Shabanaj u kishte thënë shokëve që do të shkonte në Vlorë, por më pas është zhdukur, ndërsa tek miqtë e tij ku rrinte kur shkonte në Tiranë, thanë se nuk dinin asgjë për 50-vjeçarin.Pak ditë më parë kur ky rast është bërë public në program mbërritën edhe informacionet e para, se ishte parë në Tiranë, ndërsa një tjetër në pyllin e Sodës pranë hekurudhave në qytetin e Vlorës.Shpresat e nënës se 50-vjeçari është gjallë janë të pakta.Tefta Shabanaj me dëshpërim ndërsa bën apel për ndihmë thotë se i biri nuk ka pasur konflikte me askënd, ndërsa ka punuar për 15 vite si shef kuzhine, por pak para se të zhdukej kishte mbetur i papunë.

  • VIDEO

    Situata në Fier/ Avokati në Report TV: Boom korrupsioni në Fier, SPAK të veprojë! Mafia e tokave është problem i madh

    Pas deklaratave të deputetit socialist Petro Koçi i cili është thirrur nga SPAK të dëshmojë për akuzat për korrupsion në Fier edhe avokati Kujtim Cakrani tha se SPAK duhet të hetojë korrupsionin me tenderat pa garë në bashkinë e Fierit si dhe pronat që vidhet nga mafia përmes falsifikimit të dokumenteve.

  • VIDEO

    Kritikat e Bejkos për votat në Gjirokastër, Tritan Shehu për Report Tv: Nuk i shërbejnë PD, të jetë më i kujdesshëm! Pranon dështimin me aleatët: Nuk funksionoi bashkëpunimi

    Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, në Gjirokastër, Tritan Shehu thotë se në këtë qytet të gjithë luftuan për votën e PD-së dhe kjo gjë solli një rezultat nga më të mirët në procesin zgjedhor. Duke ju përgjigjur, kritikave të anëtarit të Këshillit të PD-së, një ditë më parë në studion e Report Tv, Roland Bejkos, i cili tha se dega në Gjirokastër bënte fushatë për të parin e listës, Shehu tha këto kritika nuk i shërbejnë Partisë Demokratike. Madje ai e këshilloi që të jetë më i kujdesshëm në prononcime. Shehu pranoi se me aleatët nuk funksionoi bashkëpunimi, ndërkohë që shtoi se fakti që nuk ishin në një listë të përbashkët me LSI-në bëri që të humbnin shumë vota.

     
  • VIDEO

    ‘Sekretet’ e një gruaje të suksesshme dhe vizionare në biznes dhe në jetë

    Eda Bani është një nga ato shembujt e frymëzimit që I duhen më shumë shoqërisë femërore në Shqipëri, përpos një nëne dhe bashkëshorte e përkushtuar, ajo është edhe një grua në karrierë e tepër e sukseshme. Të gjithë jemi kuriozë të shohim nga afër se si ia dalin gra si Eda  që të jenë jo vetëm të suskeshme brenda përkujdesit të familjes por edhe biznesit të tyre. 

    Dita e Edës nis herët në mëngjes, ku energjitë e para i merr nga stërvitja e përditshme në palestrën e realizuar në shtëpi dhe më pas bëhet gati për në punë.

    Mirëpo përpara se të dal nga shtëpia dhe të vazhdojë ditën e ngarkuar mbushur me aktivitetet  e punës, ajo vazhdon me ritualin e kafes, të cilën prej 20 vitesh e konsumon në shtëpi bashkë me bashkëshortin e saj, si një mënyrë për ta nisur ditën me energji dhe për të kaluar castet e para të ditës me njeriun e saj të dashur.

    Paraditja gjithmonë e gjen në kopshtin për fëmijë “ Princi I lumtur” oazi I vogël që ajo e ka krijuar me një dashuri të madhe, ku fillmisht organizon punët e stafit në mbledhjen që nuk mungon cdo mëngjes.

    Profesioni i saj i parë është inxhiniere ndërtimi, të cilin nuk e ka braktisur kurrë pavarësisht pasioneve të tjera që ka përqafuar përgjatë jetës, kështu që një pjesë e mirë e ditës kalon mes inspektimit të projekteve që ajo shpesh ndërmerr..

    Si një biznesmene e zonja dhe me ambicie për Edën puna është një sfidë e përditshme për të marr gjithmonë më të mirën. NJë pjesë të mirë të ditës Eda është e fokusuar në mbarëvajtjen e bizneseve, sot ne e shoqëruam në kërkimin e saj për zyrat e reja,

    Eda Bani është një nga ato shembujt e frymëzimit që I duhen më shumë shoqërisë femërore në Shqipëri, përpos një nëne dhe bashkëshorte e përkushtuar, ajo është edhe një grua në karrierë e tepër e sukseshme. Të gjithë jemi kuriozë të shohim nga afër se si ia dalin gra si Eda  që të jenë jo vetëm të suskeshme brenda përkujdesit të familjes por edhe biznesit të tyre. 

    Dita eEdës nis herët në mëngjes, ku energjitë e para i merr nga stërvitja e përditshme në palestrën e realizuar në shtëpi dhe më pas bëhet gati për në punë.

    Mirëpo përpara se të dal nga shtëpia dhe të vazhdojë ditën e ngarkuar mbushur me aktivitetet  e punës, ajo vazhdon me ritualin e kafes, të cilën prej 20 vitesh e konsumon në shtëpi bashkë me bashkëshortin e saj, si një mënyrë për ta nisur ditën me energji dhe për të kaluar castet e para të ditës me njeriun e saj të dashur.

    Paraditja gjithmonë e gjen në kopshtin për fëmijë “ Princi I lumtur” oazi I vogël që ajo e ka krijuar me një dashuri të madhe, ku fillmisht organizon punët e stafit në mbledhjen që nuk mungon cdo mëngjes.

    Profesioni i saj i parë është inxhiniere ndërtimi, të cilin nuk e ka braktisur kurrë pavarësisht pasioneve të tjera që ka përqafuar përgjatë jetës, kështu që një pjesë e mirë e ditës kalon mes inspektimit të projekteve që ajo shpesh ndërmerr..

    Si një biznesmene e zonja dhe me ambicie për Edën puna është një sfidë e përditshme për të marr gjithmonë më të mirën. NJë pjesë të mirë të ditës Eda është e fokusuar në mbarëvajtjen e bizneseve, sot ne e shoqëruam në kërkimin e saj për zyrat e reja,

  • VIDEO

    Vijojnë përmbytjet në Kinë, shkon në 33 numri i viktimave

    Situata e përmbytjeve në Kinë vazhdon të jetë e rëndë, ku të paktën deri tani kanë humbur jetën 33 persona dhe qindra të tjerë janë shpallur të zhdukur.

  • VIDEO

    Përplasi për vdekje të riun sot në Kamëz, arrestohet efektivi i policisë dhe vëllai i tij! Tentuan të fshinin provat në vendin e ngjarjes! Dëshmitarja: Makina ishte me shpejtësi marramendëse

    Një efektiv policie është venë në pranga pasi ka përplasur vdekje një 26 vjeçar, në Kamëz. SHÇBA ka arrestuar Roxhers Milkurtin, 20 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Nr.4 Tiranë, dhe vëllain e tij shtetasin M.M., 22 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Pengimi për zbulimin e të vërtetës”.

    Arrestimi i tyre u krye pasi duke qarkulluar me mjetin tip “Benz” në rrugën “Teuta”, në drejtim të rrethrrotullimit të Frutikulturës, Kamëz, sot rreth orës 00:15 aksidentuan mjetin motoçikletë tip “Suzuki”, me drejtues një 26-vjeçar, i cili ka humbur jetën menjëherë si pasojë e përplasjes. Paraprakisht dyshohet se shpejtësia ka qenë shkaku kryesor i aksidentit.

  • VIDEO

    Sot 5 vite nga miratimi i Reformës në Drejtësi/ 155 gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar, 174 të konfirmuar në detyrë! 56 u dorëhoqën nga 'frika' e Vettingut

    22 korriku është një datë e rëndësishme për historinë e vendit, pasi me duartrokitje, pas një sërë negociatash, 140 deputetët e Kuvendit Shqiptar votuar pro Reformës në Drejtësi. Report Tv ka arritur të sigurojë të dhëna mbi punën e bërë deri më tani nga 2 organet e vettingut, KPK dhe KPA, ku shihet se ky proces ka ecur me ritme të ngadalta, ku as 50% e gjyqtarëve, prokurorëve dhe ndihmës ligjorë nuk kanë kaluar në filtër.

  • VIDEO

    Në përgjimet e operacionit 'Shpirti' dhe 1 gazetar, paguhej nga grupet kriminale për të fshehur parcelat e tyre me kanabis dhe për të denoncuar në emisione të rivalëve! E fundos i 'penduari'

    TIRANË- Hetimet e SPAK dhe Anti-Mafias janë zgjeruar në Shqipëri në kuadër të operacioni 'Shpirti'.  Burime për Report Tv bëjnë me dije se të dyshuar si pjesë e grupit edhe gazetarë shqiptarë që lobonin për llogari të aktivitet kriminal të të arrestuarve.

    Që do të thotë, gazetari paguhej nga grupet kriminale për të fshehur parcelat e tyre me kanabis dhe për të denoncuar të kundërshtarëve të tyre. Gjithçka është zbuluar nga 'i penduari' i drejtësisë i cili ka folur dhe ka rrëfyer gjithçka, mirëpo ka edhe përgjime.

  • VIDEO

    Denoncimi i qytetares: Më vuri pistoletën, ju tregoj hallin që më mundon prej 10 vitesh

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv