• VIDEO

    Byrek me qumësht nga zonja Mirela

    Byrek me qumësht

    Përbërësit:

    • 1 pako peta të pjekura
    • 4 vezë Ovvital
    • 500 ml qumësht Lufra
    • Kripë
    • 100 g gjalpë

    Përgatitja:

    Tretim gjalpin, rrahim vezët bashkë me qumështin dhe pak kripë. Lyejmë tavën me gjalpë dhe fillojmë shtrojmë petat e para, duke i lyer me gjalpë edhe qumësht. Petët e tjera i lyejmë direkt te qumështi edhe i vendosim në tavë, hera herës hedhim gjalpë. Në fund hedhim qumështin që mbeti edhe pak gjalpë. E lëmë të pushojë derisa të thithi qumështin gati 10 minuta dhe më pas e pjekim në furrë të parangrohur me 200 gradë për 10 minuta vetëm poshtë, pastaj në mes të furrës për 30 minuta. Pasi del nga furra e përmbysim mbi një tavë që të kullojë edhe e shijojmë të ngrohtë.

  • VIDEO

    Supë pule me perime nga zonja Mirela

    Supë pule me perime

    Përbërësit:

    • 2 copë fileto pule
    • 1 patate mesatare
    • 1-2 degë selino
    • 1 karrotë
    • 1 qepë
    • 2 thelpinj hudhër
    • Kripë dhe piper i zi
    • 1 e verdhë veze Ovvital
    • 2-3 lgj kos
    • 1 lgj miell Ola
    • Majdanoz për servirje

    Përgatitja:

    Vendosni gjithçka në një tenxhere filetot edhe perimet e copëtuara. Shtoni 1 litër ujë dhe ziejeni derisa pula të jetë gatuar. Më pas nxirrni pulën dhe copëtojeni. Bluani mirë përbërësit e mbetur në tenxhere me blender derisa të bëhen krem. Përzieni së bashku 2-3 lugë gjelle kos, 1 të verdhë veze dhe 1 lugë gjelle miell. Hidhni një lugë supë nga tenxherja, e përzieni dhe e shtoni tek supa duke e trazuar. Rregulloni shijen me kripë, piper dhe majdanoz të grirë imët. Në fund ngrohni një përzierje gjalpi dhe vaji ulliri në një tigan dhe hidheni mbi supë.

  • VIDEO

    Tërshërë me qumësht, kos, mollë dhe kanellë nga zonja Mirela

    Tërshërë me qumësht, kos, mollë dhe kanellë

    Përbërësit:

    • 100 g tërshërë
    • 300 ml qumësht Lufra
    • 200 g kos i trashë Lufra
    • 2 mollë
    • 2 lugë mjaltë
    • 2 lugë gjalpë
    • 1 lugëz kanellë
    • 5-7 kokrra arra

    Përgatitja:

    Vendosim në tenxhere qumështin dhe tërshërën që të ziejnë derisa masa të trashet. E vendosim në pjata të ftohet, ndërkohë në tigan kaurdisim mollët e prera në copa të vogla me sheqer, gjalpë dhe kanellë. Sapo mollët të zbuten e largojmë nga nxehtésia që të ftohen. Shtojmë kosin mbi pjatë ku kemi vendosur qullin e tërshërës, mbi të mollët dhe arrat e thërmuara, sipas dëshirës edhe mjaltë.

  • VIDEO

    Çfarë shkruanin gazetat më 3 nëntor 1998/ PS akuzon se Berisha po përgatit 100 terroristë në veri, SHIK-u zbulon skenarin e një tjetër 14 shtatori

    Në numrin e së martës 3 nëntor 1998-të në gazetën Zëri i Popullit botim i Partisë Socialiste në pushtet publikohej një akuzë e rëndë ndaj Sali Berishës. Në faqe të parë ZP shkruante se lideri i opozitës Berisha po përgatiste 100 terroristë në veri për një grusht shteti ndaj Kushtetutës ndërsa SHIK kishte zbuluar skenarin për një tjetër 14 shtator . ZP shkruante: “ Berisha përgatit terroristë në veri dhe vrasësit ,medalje trimërie”. Në gazetën Koha Jonë shkruhej se kryetari i PS Nano iku në Francë për t’iu shmangur konferencës së donatorëve ndërsa në Gazetën Shqiptare zbulohej një skandal i komisariateve me pasaportat e vjedhura që futeshin sërish në lojë. 
     

  • VIDEO

    Protestat, organizatori Xhemalaj: Pjesëmarrës edhe eksponentë të PS! Ka pasur edhe njerëz të Veliajt

    Ilir Xhemalaj, një prej organizatorëve të protestave, thotë se në këto të fundit ka pasur edhe njerëz të Erion Veliajt, por pa fuqi reale mbi rrjedhën e tubimeve. Sipas kryetarit të Tiranës, kryeministri Edi Rama i ka vendosur 3 kushte, një prej tyre të pranojë se është përfshirë në protesta ose e presin 100 vite burg.

  • VIDEO

    Protestat e dhunshme, avokati Petraj: Tirana u dogj, pse s’pati asnjë reagim nga Veliaj?

    Sipas Edmond Petrajt, mungesa e një reagimi për protestat e dhunshme në Tiranë, ishte fatale për Erion Veliajn. Avokati shprehet në “Repolitix” në Report Tv se protestat e gjetën kryeqytetin të papërgatitur duke e përfshirë në akte të dhunshme.

     
  • VIDEO

    Protesta drejt një lëvizjeje politike? Organizatori Xhemalaj: Ka përpjekje, por duhet të bashkohen fraksionet! Kandidati, profili i pedagogut

    Zërat që qarkullojnë se protesta po përpiqet të organizohet në një lëvizje politike, s’janë vetëm thashetheme. Një prej organizatorëve, Ilir Xhemalaj, shprehet për “Repolitix” në Report Tv se një përpjekje e tillë ekziston.

  • VIDEO

    ‘Lufta Veliaj-Rama nisi që prej arrestimit’, Duraj: Kryeministri ndërhyri në pushtetin vendor, kryetari e kuptoi lojën kur u dha vendimi i Gjykatës së Lartë

    Avokati Alban Duraj thotë në “Repolitix” në Report Tv se gjithçka nisi në shkurt, kur Veliaj u arrestua. Fillimisht ishte ndërhyrja e kryeministrit te pushteti vendor duke thirrur në takim nëpunësit e bashkisë dhe më pas, në shtator, me lënien në fuqi të masës së arrestit në burg nga Gjykata e Lartë.

    • VIDEO

      Sa do rriten pensionet? Prapaskenat e luftës Rama-Veliaj! Po Balluku? – STUDIO LIVE

    • VIDEO

      Pa Gjurme-‘Flemë të uritur, s’kemi lekë as për ilaçe’/Çifti i moshuar: Na ndihmoni të jetojmë!

      Një histori e dhimbshme varfërie, sëmundjesh dhe braktisjeje vjen në emisionin “Pa Gjurmë”, nga Berati.Abaz Tabaku, 79 vjeç, dhe bashkëshortja e tij Kozeta Tabaku, 63 vjeçe, jetojnë në kushte të mjerueshme, në një banesë të dëmtuar nga tërmeti. Të dy përballen me probleme të rënda shëndetësore dhe pamundësi ekonomike, ndërsa pensionet që marrin, gjithsej 250 mijë lekë të vjetra në muaj, nuk u mjaftojnë as për ilaçet.Abazi vuan nga problemet me zemrën, tensionin, shtyllën kurrizore dhe shikimin, ndërsa Kozeta ka kaluar një paralizë faciale dhe e ka të vështirë të kryejë edhe punët e përditshme të shtëpisë.Pamundësia për të siguruar ushqimin i ka detyruar të marrin produkte me listë në dyqanin e lagjes. Në rrëfimin e tyre tronditës, bashkëshortët tregojnë se kanë konsumuar bukë të mykur dhe ushqime të skaduara, ndërsa ka pasur net kur kanë fjetur të uritur.Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme për ndihmë, çifti pretendon se është përballur me indiferencë dhe përbuzje nga punonjësit e bashkisë. Sipas tyre, banesa është konsideruar e banueshme, ndonëse dëmtimet vazhdojnë t'u rrezikojnë kushtet e jetesës.

    • VIDEO

      ‘Vendoret 2027’, ish-deputeti Maliqi tregon për takimin me Metën: Jam kandidat i vetëm i PL për Kuçovën! Nëse humbas, faji është imi

      Ish-deputeti, i ftuar në “Studio Live” në Report Tv, thotë se ai është “kryetari de facto” i bashkisë Kuçovë. Ai shton se ka dakordësinë edhe nga Ilir Meta e Sali Berisha që të jetë kandidat në zgjedhje.

    • VIDEO

      Pse Veliaj nuk u njoh me urdhrin e transferimit? Monitoruesi i Komitetit të Helsinkit për Report Tv: Dy arsyet që më dhanë drejtuesit e burgut të Fierit

      Burgu i Fierit i ka dhënë dy arsye Komitetit Shqiptar të Helsinkit se përse Erion Veliajt nuk i është dorëzuar urdhri i transferimit nga Durrësi. Në një intervistë për Report Tv, monitoruesi i Komitetit Shqiptar të Helsinkit Zylyftar Bregu, i cili e takoi personalisht kryebashkiakun më 30 tetor, tha se drejtuesit e burgut të Fierit pretenduan se dokumenti duhej t'i jepej nga institucioni që e kishte hartuar dhe se as Veliaj dhe as avokati nuk kishin bërë kërkesë me shkrim për t'u njohur me të.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv