• VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 4 Nëntor 2026, Receta/ Shëndeti i tiroideve / Vlerat e hurmave

    Zonja Mirela solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Romstek tradicional / Makarona me hudhër dhe spec djegës / Sallatë me lulelakër të pjekur dhe hikerr.

    Sot do të flasim për një gjëndër të vogël, por me një ndikim jashtëzakonisht të madh në shëndetin dhe mirëqenien tonë: tiroiden. Shpesh ndodh që trupi të na japë sinjale, por ne nuk arrijmë t'i lidhim ato me një problem të mundshëm të tiroides. Zgjohemi të lodhur edhe pas një gjumi të plotë, shtojmë peshë pa ndryshuar mënyrën e të ushqyerit, na bien flokët, kemi lëkurë të thatë, ndiejmë të ftohtë apo përballemi me probleme me tretjen. A mund të fshihet pas këtyre shqetësimeve një çrregullim i tiroides? Për ta kuptuar më mirë se si funksionon tiroidja, cilat janë sinjalet që nuk duhet të neglizhojmë, çfarë roli luajnë ushqyerja dhe mënyra e jetesës, si dhe çfarë duhet të dimë për hipotiroidizmin dhe Hashimoton, diskutojmë me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike. Flasim gjithashtu për ushqimet që e mbështesin shëndetin e tiroides, për ato që shpesh i konsumojmë gabimisht, për kafenë, perimet kryqëzore, suplementet dhe analizat që duhen bërë për të kuptuar nëse tiroidja po funksionon siç duhet.

    Vjeshta ka thesaret e saj, dhe një prej tyre është padyshim hurma! Me ngjyrën e saj të ndezur, shijen e ëmbël dhe përbërjen e pasur ushqyese, ky frut nuk është vetëm një kënaqësi për shijen, por edhe një aleat i mundshëm për shëndetin tonë. Hurma përmendet shpesh si një frut që mund të mbështesë funksionimin e tiroides, por çfarë përmban konkretisht që e bën kaq interesante? A është vërtet kaq e dobishme sa thuhet, apo kemi të bëjmë me një tjetër mit ushqimor? Me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, do të flasim për vlerat ushqyese të hurmës, sasinë që mund të konsumojmë çdo ditë, kohën më të përshtatshme për ta ngrënë dhe ndikimin që mund të ketë te personat me rezistencë ndaj insulinës apo probleme metabolike. Do të ndalemi gjithashtu te një pyetje interesante: cila është më e pasur me vlera ushqyese, hurma e zezë apo hurma e kuqe e pjekur?

  • VIDEO

    'Trump u kthye në një 'rosak të çalë'', Kote për zgjedhjet në SHBA: Humbi imazhin e liderit të fortë

    'Trump u kthye në një 'rosak të çalë'', Kote për zgjedhjet në SHBA: Humbi imazhin e liderit të fortë

  • VIDEO

    E PLOTË/Shtypi i Ditës dhe Ju,4 nëntor/ Ja çfarë fshihet pas dyfishimit të bonusit,Trump humb thellë

    Shtypi i Ditës dhe Ju,4 nëntor/ Ja çfarë fshihet pas dyfishimit të bonusit,Trump humb thellë

  • VIDEO

    Mos iu ndani HURMËS, ja pse kombinimi me kos dhe arra është ideal | Altin Joka

    Vjeshta ka thesaret e saj, dhe një prej tyre është padyshim hurma! Me ngjyrën e saj të ndezur, shijen e ëmbël dhe përbërjen e pasur ushqyese, ky frut nuk është vetëm një kënaqësi për shijen, por edhe një aleat i mundshëm për shëndetin tonë. Hurma përmendet shpesh si një frut që mund të mbështesë funksionimin e tiroides, por çfarë përmban konkretisht që e bën kaq interesante? A është vërtet kaq e dobishme sa thuhet, apo kemi të bëjmë me një tjetër mit ushqimor? Me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, do të flasim për vlerat ushqyese të hurmës, sasinë që mund të konsumojmë çdo ditë, kohën më të përshtatshme për ta ngrënë dhe ndikimin që mund të ketë te personat me rezistencë ndaj insulinës apo probleme metabolike. Do të ndalemi gjithashtu te një pyetje interesante: cila është më e pasur me vlera ushqyese, hurma e zezë apo hurma e kuqe e pjekur?

  • VIDEO

    A shërohet TIROIDJA? | Altin Joka: E VËRTETA që s'ju thuhet!

    Sot do të flasim për një gjëndër të vogël, por me një ndikim jashtëzakonisht të madh në shëndetin dhe mirëqenien tonë: tiroiden. Shpesh ndodh që trupi të na japë sinjale, por ne nuk arrijmë t'i lidhim ato me një problem të mundshëm të tiroides. Zgjohemi të lodhur edhe pas një gjumi të plotë, shtojmë peshë pa ndryshuar mënyrën e të ushqyerit, na bien flokët, kemi lëkurë të thatë, ndiejmë të ftohtë apo përballemi me probleme me tretjen. A mund të fshihet pas këtyre shqetësimeve një çrregullim i tiroides? Për ta kuptuar më mirë se si funksionon tiroidja, cilat janë sinjalet që nuk duhet të neglizhojmë, çfarë roli luajnë ushqyerja dhe mënyra e jetesës, si dhe çfarë duhet të dimë për hipotiroidizmin dhe Hashimoton, diskutojmë me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike. Flasim gjithashtu për ushqimet që e mbështesin shëndetin e tiroides, për ato që shpesh i konsumojmë gabimisht, për kafenë, perimet kryqëzore, suplementet dhe analizat që duhen bërë për të kuptuar nëse tiroidja po funksionon siç duhet.

  • VIDEO

    Makarona me hudhër dhe spec djegës nga zonja Mirela

    Makarona me hudhër dhe spec djegës

    Përbërësit:

    • 1 pako makarona Ola (linguine/ spaghetti)
    • 4 thelpinj hudhër
    • 1 spec djegës
    • 5-6 degë majdanoz
    • Vaj ulliri
    • Kripë dhe piper
    • Djathë për servirje

    Përgatitja:

    Ziejmë te uji i makaronave hudhrat për 2-3 minuta sa të zbuten, pastaj shtojmë kripën edhe pastat të ziejnë sipas kohës në paketim. Në tigan nxehim vajin e ullirit me spec djegës, majdanozin dhe piper te zi, shtojmë hudhrat e bluara në blender me ujë nga zierja e pastave, më pas pastat dhe i përziejmë mirë derisa të lidhet salca. I shërbejmë me djathë të grirë sipas dëshirës.

  • VIDEO

    Sallatë me lulelakër të pjekur dhe hikërr nga zonja Mirela

    Sallatë me lulelakër të pjekur dhe hikërr

    Përbërësit:

    • 1 boçe lulelakër
    • 100 g hikërr Teuta
    • 280 g argjinare (Ponti)
    • Domate të thata (Ponti)
    • Ullinj
    • Limon lëngu dhe lëkura
    • Mente e freskët

    Përgatitja:

    Në tavë vendosim boçet e lulelakrës të marinuara me kripë dhe vaj, i pjekim derisa të zbuten edhe të marrin ngjyrë. Ziejmë hikrrën në ujë me kripë derisa të zbutet. I bashkojmë në tas me argjinaret, ullinjtë dhe domatet e thata, lëkurën e limonit të grimcuar, shtojmë lëng limoni, vaj ulliri kripë dhe piper. Në fund e marinojmë me gjethe mente të freskët dhe e shijojmë sipas dëshirës të ftohtë ose të ngrohtë.

  • VIDEO

    Romstek tradicional nga zonja Mirela

    Romstek

    Përbërësit:

    • 500 gr mish
    • 2 lugë galetë ose peksimadhe
    • 1 lugë miell Ola
    • 1 qepë e grirë në rende
    • 1 hudhër e grirë
    • 1 vezë Ovvital
    • Kripë
    • Piper
    • Rigon
    • 1 lugë vaj

    Përgatitja:

    Për t’i lyer miell, vezë me ujë ose miell dhe birrë. Formoni brumin, i jepni formë edhe i kaloni në brumë, i skuqni me vaj derisa të marrin ngjyrë, shoqêrohen shumë mirë me patate.

  • VIDEO

    Çfarë shkruanin gazetat më 4 nëntor 1997/ Shqipëri-Serbi takim pas 50 vitesh,Nano shtrëngon duart me Millosheviç dhe i flet për Kosovën

    Në samitin e liderëve të Ballkanit në Kretë të Greqisë mbajtur në fillim të nëntorit 1997-të  Fatos Nano takoi kokë më kokë presidentin e Jugosllavisë Sllobodan Millosheviç. Një takim që pritej të ndodhte por që u vështirësua rrugës dhe u realizua në momentet e fundit të samitit. Jehona e këtij shtrëngimi duarsh u përhap me shpejtësi pasi Shqipëria dhe Serbia shtrëngonin duart pas gati 50 vitesh. Kryeministri Nano deklaroi se çështja e Kosovës u shtrua për diskutim ndërsa lideri serb e cilësonte minoritet. Gazeta Koha Jonë që kishte të dërguarin e saj Ben Blushi në Kretë shkruan në faqe të parë në numrin e datës 4 nëntor 1997-të: “ Nano-Sllobo,90 minuta mister duke nënvizuar se akujt mes dy vendeve nuk shkrijnë. Në Gazetën Shqiptare ky takim zë vendin më të rëndësishëm dhe titulli është ky: “ Shqipëri-Serbi shtrëngojnë duart”. Ndërsa gazeta Zëri i Populli duke iu referuar takimit të nivelit të lartë të liderëve të Ballkanit në faqe të parë shkruan : “ Shpëtimi ynë: europianizimi”. 
     

  • VIDEO

    Përplasja Rama-Veliaj, gazetarja Myslimaj: Socialistët heshtin, urdhër i kryeministrit për të mos i dhënë zë! Pritet mbledhja e Asamblesë së PS

    Socialistët kanë refuzuar të komentojnë përplasjen mes Edi Ramës e Erion Veliajt, pas letrës së këtij të fundit nga burgu i Fierit. Gazetarja e Report Tv, Raziela Myslimaj, shprehet për “Repolitix” se ky është një udhëzim i qartë për anëtarët e partisë nga kryeministri Rama, i cili nuk dëshiron diskutime të mëtejshme.

  • VIDEO

    Spahiu: Veliaj e ka 100% gabim! Balluku dhe Rama nuk e ndihmojnë dot në SPAK sepse s’kanë ndikim

    ‘Fajtorët’ e paraburgimit të Erion Veliajt nuk janë as kryeministri Edi Rama e as Belinda Balluku, thotë Kreshnik Spahiu në “Repolitix” në Report Tv. Sipas tij, akuzat për të cilat Veliaj ndodhet në burg, nuk lidhen me asnjërin prej të dyve.

  • VIDEO

    Kreshnik Spahiu zbulon përgjimet për Erion Veliajn dhe provat që e çojnë drejt ‘shkarkimit nga detyra’

    Kreshnik Spahiu deklaron se pretendimi për shkelje të rendit kushtetues nga Erion Veliaj mund të lidhet me mundësinë e shkarkimit të tij si kryetar bashkie. Sipas tij, nëse ekzistojnë prova si mesazhe apo përgjime telefonike për përfshirjen e kryebashkiakut në protesta, do t'i shërbenin këtij procesi.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv