-
VIDEO
Byrek me patëllxhanë me vetëm 2 petë nga zonja Albana
Patëllxhanë furre në brumë në formë byreku
Përbërësit për brumin:
- 3 vezë
- 300 ml qumësht
- 300 gr djathë i butë
- 300 gr kos
- 3 lgj vaj ulliri
- 1 lç sodë
- 150 gr miell gruri
- 150 gr miell misri
- Pak sheqer, pak kripë
Mbushja:
- 30 gr gjalpë
- 3 thelpinj hudhër
- 1 qepë
- 1 spec i kuq
- 1 domate
- 500 gr patëllxhanë
- 200 gr djathë
- 2 lgj miell misri
Përgatitja:
Patëllxhanët i lëmë në ujë me kripë për rreth 15 minuta. Ndërkohë në një tas vendosim vezët, kosin, qumështin, vajin, kripën, sheqerin dhe sodën e bukës. Pasi i përziejmë mirë shtojmë miellin e situr, vazhdojmë trazimin dhe në fund shtojmë djathin e butë. Në një tigan ngrohim pak gjalpë, vendosim thelpinjtë e hudhrës, më pas qepën e prerë në gjysmë hëne. Pasi kaurdisim qepën, shtojmë specin e kuq, domaten e prerë në kubikë dhe patëllxhanët. Vendosim kapakun dhe i lëmë perimet të gatuhen. Lyejmë një tavë me gjalpë, e pudrosim me pak miell dhe vendosim gjysmën e sasisë së brumit të përgatitur. Vendosim një shtresë me mbushjen me perime dhe sipër vendosim pjesën tjetër të brumit. E nivelojmë mirë dhe e spërkasim sipërfaqen me djathë të grirë. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 45 minuta.
-
VIDEO
Supë me trahana, kos, vezë dhe djathë nga zonja Albana
Supë me trahana, kos, vezë dhe djathë
Përbërësit:
- 100 gr trahana
- 1 litër ujë ose lëng perimesh/mishi
- 100 gr qepë e grirë imët
- 200 gr vaj ulliri
- 200 ml qumësht
- 100 gr kos
- 100 gr djathë i bardhë
- 1 vezë
- Kripë, piper i zi
- Pak hudhër pluhur (sipas dëshirës)
Përgatitja:
Në një tenxhere ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën derisa të zbutet. Shtojmë ujin ose lëngun e mishit dhe kur të marrë valë, shtojmë trahananë. E lëmë të ziejë në zjarr mesatar duke e përzier derisa të trashet (rreth 10–15 minuta). Ndërkohë përgatisim salcën, në një tas përziejmë mirë: qumështin, kosin, vezën dhe djathin e bardhë. Marrim 1–2 garuzhde nga supa e nxehtë dhe e shtojmë gradualisht te përzierja me vezë, duke e përzier shpejt që të mos mpikset veza. Hedhim përzierjen ngadalë në tenxhere, duke e trazuar vazhdimisht. Në fund rregullojmë shijen me kripë, piper dhe pak hudhër pluhur, dhe e servirim supën të ngrohtë.
-
VIDEO
Lulelakër furre me gjalpë nga zonja Albana me një shije fantastike
Lulelakër me gjalpë
Përbërësit:
- 1 lulelakër 500 gr
- 2 gota ujë
- 2 lugë kafeje gjalpë
- Kripë sipas shijes
- Bimë aromatike
- Djathë sipas dëshirës
Përgatitja:
Pastrohen boçezat e lulelakrës nga gjethet dhe ndahen në copa të vogla. Zihen me pak ujë të kripur derisa të zbuten (rreth 10–15 minuta). Kullohen dhe vendosen në një tigan. Shtohet gjalpi dhe përzihen mbi zjarr të ulët derisa të shkrijë dhe të mbulojë mirë lulelakrën (ose futen në furrë për 3–5 min. Mund të shtoni pak piper të zi ose majdanoz të freskët për aromë. Për version më të pasur, spërkatet me pak djathë të bardhë ose kaçkavall të grirë dhe futet 2–3 minuta në furrë.
-
VIDEO
Sot ndeshja historike, ëndrra e Kombëtares për Botërorin amerikan kalon nga Polonia, ish-futbollisti: Do e ndëshkojmë ekipin polak që në fillim
Sonte në orën 20:45, Kombëtarja Shqiptare do të luajë ndeshjen e parë të play-off përballë Polonisë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 26 mars 2026
Titujt e gazetave për sot, nga Shqipëri o sot ,o kurrë te nafta në vend gati dyfish më e shtrenjtë se në Maqedoni e deri tek pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 26 mars 1996/ PS në opozitë shpalos objektivat elektoralë dhe miraton listën e kandidatëve për në zgjedhjet kaotike të 26 majit, PD ironizon Kongresin socialist
Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.
Në mars të vitit 1996-të partitë politike kishin nisur intensivisht përgatitjet për zgjedhjet parlamentare që do të mbaheshin më 26 maj. Në shtypin e shkruar të datës 26 mars 1996-të pasqyrohej Kongresi i Dytë i PSSH ku u shpalosën objektivat elektoralë dhe u miratua lista me 351 kandidaturat për deputetë. Në Gazetën Shqiptare shkruhej : “Socialistët: Ja njerëzit tanë për zgjedhjet” dhe po ashtu zbulohej se Nano edhe pse ishte i burgosur ndoshta mund të ishte në krye të fushatës së PS si lider i saj. Po për Kongresin socialist Koha Jonë shkruante se : “Nuk dihen emrat e kandidatëve”. ZP botimi i Partisë Socialiste pasqyronte gjeresisht punimet e Kongresit me thirrjen : “Bashkohuni me ne” ndërsa në RD botimin e partisë Demokratike bëhej ironi që me kryeartikullin në të cilin shkruhej : “Kongresi i mohimit të plotë të demokracisë shqiptare”.
-
VIDEO
Dhuna në protestë pa ndëshkim! Shpërthen debati: Deputetët rrahin policët dhe lirohen!
-
VIDEO
PJESA 2 'Repolitix'| Pse e shkarkoi Rama-Spiropalin? Habit avokati: Zhvilloi një takim, prezentë edhe shërbimet sekrete!
Avokati Rezart Kthupi tha se kryeministri Rama vendosi për shkarkimin e Spiropalit, pasi u shqetësua nga një takim i rëndësishëm ndërkombëtar ku mori pjesë ish-ministrja, ku ishin prezentë edhe shërbimet sekrete.
-
VIDEO
PJESA 1 'Repolitix' |Deklarata e fortë LIVE për Gjokën: Dokumentin për dënimin, e solli Beleri për llogari të Berishës
Lidhur me vendimin e Gjykatës së Janinës për gjyqtaren Irena Gjoka, avokati Edmond Petraj tha se atë dokument e ka sjellë në Shqipëri eurodeputeti Fredi Beleri, për llogari të Sali Berishës.
-
VIDEO
Dokumenti për dënimin e Irena Gjokës në Greqi, juristi Kthupi: Faktet tregojnë se kemi të bëjmë me një vendim që s’ka rrjedhur nga një proces gjyqësor, por që është futur qëllimisht në arkiv
Pas kërkesës së SPAK për GJKKO, ku kërkonte pushimin e çështjes për Irena Gjokën, juristi Rezart Kthupi ka deklaruar se vendimi për dënimin e gjyqtares nga Gjykata e Janinës, nuk ka rrjedhur nga një proces i rregullt gjyqësor.
Komentet Kthupi i bëri në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, ku tha se vendimi në fjalë është i futur në mënyrë të panjohur në gjykatën greke.
Ai shtoi gjithashtu se i habitshëm është fakti se për rastin e Gjokës gjendet vetëm vendimi, por nuk gjendet asnjë akt tjetër procedural.
-
VIDEO
SPAK kërkoi pushimin e çështjes për gjyqtaren Irena Gjoka, avokati: Vendimi për dënimin e saj në Greqi është i fabrikuar, dokumentin e solli Fredi Beleri për llogari të Berishës
Lidhur me vendimin e Gjykatës së Janinës për gjyqtaren Irena Gjoka, avokati Edmond Petraj tha se atë dokument e ka sjellë në Shqipëri eurodeputeti Fredi Beleri, për llogari të Sali Berishës.
-
VIDEO
Kokalari: Berisha pagoi 10 milionë dollarë në SHBA dhe arriti gjë, mendoni se PD do fitojë me Salianjin e Alesia Balliun?
Evi Kokalari thotë se për momentin ajo është shpresa e vetme e Partisë Demokratike për të rikuperuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për të ardhur në pushtet.
Kokalari, e cila kërkon të regjistrohet në garën për kreun e PD-së, thotë dy kandidatët e tjerë, Ervin Salianji dhe Alesia Balliu, nuk kanë kapacitetet e nevojshme për të rimëkëmbur partinë më të madhe opozitare në Shqipëri, pasi "Berisha pagoi 10 milionë dollarë për të hequr ‘Non Gratën’ dhe LaCivita-n dhe nuk arriti të bëjë gjë. Kur nuk arrin Berisha imagjinoji këta të tjerët".