• VIDEO

    Emisioni i plotë 'Veri Jug'| Tradita e Zall Herrit/ 100 mijë rrënjë ullinj dhe mjeshtëria e krasitjes dhe shartimeve

    100 mijë rrënjë ullinj janë në 10 fshatrat e Zallherrit, një zonë në juglindje të Tiranës. Krasitjet e ullinjve, shërbimet bujqësore në ullishtat e bujqve dhe fermerëve të vegjël dhe shartimet e drurëve frutorë që, më së shumti, bëhen nga agronomë popullorë, sipas traditave qindravjecare. Ndalesë në lagjen e Allushajve dhe më pas, në fshatin Kallmet të Tiranës. Njihuni me bujqit Zija Allushi dhe Shkëlqim Molla, në reportazhin “Zall Herr, krasitje ullinjsh dhe shartime”

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Dosja K'|Isuf Allamani, shkencëtari që i doli para plumbave dhe vdiq për besë

    Historia tragjike e mjekut veteriner Isuf Allamani, i diplomuar në Firence në fillim të viteve ’40 dhe një nga drejtorët e parë të fermës së Xhafzotajt. Si u gjend ai në një rrethanë të vështirë, një natë nëntori të vitit 1944, kur komunistët donin të pushkatonin dy miqtë e tij, Jakup dhe Kapllan Deliallisi, të cilët ishin në besën e tij? Si iu doli përpara togës së pushkatimit, për t’u vrarë ai në vend të miqve të tij? Kalvari i vështirë i bashkëshortes italiane, Leonela, dhe djalit të tyre, Allaman Allamani, sot mjek i njohur në Itali…

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Një Nga Ne'| SPATHAR/ Shahe Leka, 91-vjeçarja energjike që nuk i thotë "jo" punëve të fshatit

     

    Gazetarja Xhensila Nako sjell historinë e gruas më të moshuar të fshatit Spathar, në Librazhd. Shahe Leka, 91 vjeçe, mbart një jetë të mbushur me vuajtje dhe sakrifica, por me një forcë të rrallë për të përballuar çdo sfidë. E mbetur e ve në moshën 25-vjeçare, ajo rriti e vetme katër fëmijë, duke mos u dorëzuar përballë vështirësive. Edhe sot, në moshën 91-vjeçare, ajo gëzon shëndet të mirë, kujtesë të fortë dhe vazhdon të punojë nga mëngjesi deri në mbrëmje. Cili është sekreti i jetëgjatësisë së saj? Ndiqni materialin për ta zbuluar. Speciale Tregu i punës në Shqipëri po përjeton ndryshime të dukshme. Bizneset po orientohen gjithnjë e më shumë drejt punonjësve të huaj, për të plotësuar mungesën e fuqisë punëtore vendase, kryesisht në sektorët e shërbimeve dhe ndërtimit. Paralelisht, këtë vit po vihet re edhe një trend i ri: rritja e numrit të shtetasve të huaj që zgjedhin të investojnë dhe të hapin biznese në Shqipëri, jo vetëm nga Filipinet, India dhe Pakistani, por edhe nga Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe vendet e Bashkimit Evropian. Ky zhvillim po sjell një dinamikë të re në ekonominë vendase.

  • VIDEO

    The Best Of Report Tv | Momentet më të spikatura të javës në Report Tv, 28 Mars 2026

     

    Zbuloni më të mirën e javës në The Best Of Report TV! Intervista ekskluzive, debate që ndezën studion dhe kronika nga redaksia, të gjitha në një program të vetëm.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Klinika 24'| Virusi HPV, nervi Vagus dhe Ekzemat! Çfarë duhet të bëni menjëherë

    Këtë të shtunë, “Klinika 24” sjell në fokus çështje të rëndësishme që lidhen drejtpërdrejt me shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve. HPV (Human Papillomavirus), një virus i përhapur dhe shpesh i heshtur, trajtohet në këtë edicion për ndikimin që ka në organizëm, mënyrat e forcimit të imunitetit dhe metodat më efektive të parandalimit dhe trajtimit. Në rubrikën 'Në formë pa stres', vëmendja përqendrohet te nervi vagus, i njohur si çelësi i qetësisë së brendshme. Me këshillat e fizioterapistes, prezantohen teknika praktike për ta stimuluar dhe për të përmirësuar balancën trup–mendje. Ndërkohë, ekzema, një problem i shpeshtë i lëkurës, analizohet në aspektin e formës kronike, rikthimit të saj dhe gabimeve më të zakonshme që bëhen gjatë trajtimit.

  • VIDEO

    Një nga Ne- E ve 25 vjeç, rriti 4 fëmijë me vuajtje/ Historia e 91 vjeçares që nuk u dorëzua kurrë

    Gazetarja Xhensila Nako sjell një reportazh nga fshati Spathar, në Librazhd, ku rrëfen historinë e gruas më të moshuar të zonës. Shahe Leka, 91 vjeçe, mbart një jetë të gjatë të shënuar nga sakrifica dhe vështirësi, por edhe nga një forcë e jashtëzakonshme për të mos u dorëzuar. E mbetur e ve që në moshën 25-vjeçare, ajo përballoi e vetme rritjen e katër fëmijëve, në kushte të vështira ekonomike dhe sociale, duke u bërë shtylla e familjes. Sot, në moshën 91-vjeçare, Shahe Leka vijon të jetë aktive: gëzon shëndet të mirë, ruan një kujtesë të kthjellët dhe punon çdo ditë nga mëngjesi deri në mbrëmje. Një histori frymëzuese që ngre pyetjen: cili është sekreti i jetëgjatësisë së saj?

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Shtypi i ditës' 28 Mars | Nga revolta për largimin e Berishës nga PD te rritja e çmimve ...

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 28 mars 2026

     

    Titujt e gazetave për sot, nga jugu në veri përballja e shqiptarëve me çmimet e larta te radiografia e Non-gratës pesë vjet më pas e deri tek heshtja që nuk i shërben askujt.

  • VIDEO

    Çfarë shkruanin gazetat më 28 mars ‘92/ Ndërkombëtarët urojnë PD për fitoren në zgjedhjet e 22 marsit, PS pranon humbjen, por nis denoncimin e shkeljeve

    Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.

    Në shtypin e shkruar më 28 mars të vitit 1992 në RD(Rilindjen Demokratike) botimin e PD-së që sapo kishte fituar zgjedhjet botoheshin mesazhet e urimit nga personalitete ndërkombëtare. Titulli kryesor në RD ishte : “Shqiptarët lanë pas të kaluarën dhe nisën rrugën e demokracisë”. Ndërsa në ZP(Zërin e Popullit) botimin e Partisë Socialiste që sapo kishte kaluar në opozitë në zhvillimin kryesor pranohej humbja por fillohej edhe me denoncimin e parregullsive. Socialistët zotoheshin për një opozitë të fortë por bashkëpunuese.

     

  • VIDEO

    Lezha ‘rrëmben’ Poloninë! Interes i madh për turizmin shqiptar, batutat në studio

     

    Një pasdite intensive informative, ku për tre orë do të ndiqni direkt lajmin e fundit, aktualitetin e thelluar të ditës për ngjarje, fakte dhe histori.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Esencë'|Vajza e Spiro Kolekës zbulon sekretet e Bllokut, Mehmet Shehut dhe misteret e Kalasë së Tiranës

    Kinomekaniku Thedhor Ziu, rrëfen për herë të parë në media: Si dhe përse bëri burg me pa të drejtë për djegien e Kinema Partizanit në fund të viteve 80? Rubrika Amarcord zbarkon me të gjitha detajet në Kalanë e Tiranës brenda Shtëpisë së Libohovitëve. Esencë Arkiv, eksluzive: Rrëfimi i fizikantes dhe vajzës së Spiro Kolekës përballë Mehmet Shehut dhe fëmijëria në Bllok. Rubrika Ditar nga kaluara, 27 marsi, datë për të mos harruar në historinë e Shqipërisë mes Andon Zako Cajupit dhe Zihni Sakos.

  • VIDEO

    “O popull po ju vrasin…” Avokati Zaçe Islami kërcënohet live: Iki nga studio!

     

    Një pasdite intensive informative, ku për tre orë do të ndiqni direkt lajmin e fundit, aktualitetin e thelluar të ditës për ngjarje, fakte dhe histori.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv