Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.
Më 11 prill të vitit 1992 në shtypin e shkruar kryesisht në RD(Rilindjen Demokratike) pasqyrohej gjerësisht zgjedhja e Sali Berishës si President i vendit. RD që ishte botim i Partisë Demokratike sillte të plotë fjalën e Presidentit të ri dhe shkruante : “ Sali Berisha njeriu që do ta çojë Shqipërinë drejt Evropës”. Po ashtu jepej edhe lajmi që Presidenti i ri kishte emëruar Kryeministër Aleksandër Meksin. Kjo situatë vinte pasi PD kishte fituar masivisht në zgjedhjet e mbajtura pak ditë më parë më 22 mars.



















