• VIDEO

    Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|Historia e fëmijës së humbur në Fier/Flet babai: Dyshoj se e kam ende gjallë!

    Më 15 janar 1986, jeta e Velo dhe Asime Memajt ndryshoi... Çifti nga Tepelena, atëherë 31 dhe 29 vjec, po prisnin me padurim ardhjen në jetë të dy djemve binjakë. Lindja u krye në maternitetin e Fierit, larg shtëpisë së tyre, por me shpresën se gjithçka do të shkonte mirë. Dy foshnjet erdhën në jetë, por që në orët e para u përballën me pak vështirësi shëndetësore. Mjekët i siguruan prindërit se ishte një gjendje e zakonshme për të porsalindurit dhe se do ta kalonin shpejt. Sipas familjes, njëri prej binjakëve ishte më i dobët dhe më i pafuqishëm, ndërsa tjetri dukej në gjendje më të mirë shëndetësore. Por, në mënyrë të papritur, pas tre ditësh, mjekët njoftuan se pikërisht foshnja që dukej më i fortë kishte ndërruar jetë. Një lajm i rëndë që familja nuk e besoi kurrë plotësisht. Cifti tregojnë se nuk u lejuan ta shihnin trupin e pajetë të djalit të tyre dhe as ta varrosnin vetë. Ata nuk morën asnjë certifikatë vdekjeje dhe asnjë shpjegim të detajuar mbi shkaqet e humbjes. Asimja u kthye në Tepelenë me një djalë në krahë dhe me një boshllëk të madh në zemër. Gëzimi për jetën që vazhdoi u përzie me hidhërimin për jetën që, sipas tyre, u shua në rrethana të paqarta. Sot, 40 vite më pas, ata janë prindër të katër vajzave dhe një djali, por hija e asaj që ndodhi në janarin e vitit 1986 vazhdon t’i ndjekë, dyshimet nuk janë shuar kurrë për ta.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 25 Mars 2026 – Receta / Sëmundja e glutenit, gjithçka që duhet të dimë

    Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me patate dhe kunguj të njomë / Makarona me piper dhe krem djathi / Kunguj të skuqur krokant.

    Sëmundja celiake është një çrregullim autoimun kompleks që prek një numër gjithnjë e më të madh njerëzish në mbarë botën, shpesh pa u diagnostikuar për një kohë të gjatë. Ajo shfaqet kur sistemi imunitar reagon në mënyrë të gabuar ndaj glutenit, një proteinë që gjendet kryesisht në grurë, elb dhe thekër duke shkaktuar inflamacion dhe dëmtim të zorrës së hollë. Ky dëmtim, nëse përsëritet vazhdimisht, mund të çojë në probleme serioze me përthithjen e lëndëve ushqyese, duke ndikuar drejtpërdrejt në shëndetin e përgjithshëm të organizmit. Megjithatë, shpesh lind konfuzioni midis sëmundjes celiake dhe një intolerance të thjeshtë ndaj glutenit. Ndërsa simptomat mund të duken të ngjashme, mekanizmat dhe pasojat në organizëm janë të ndryshme dhe kërkojnë qasje të ndryshme në diagnostikim dhe trajtim. Për më tepër, ndikimi i kësaj sëmundjeje nuk kufizohet vetëm në traktin tretës, por mund të prekë edhe organe të tjera dhe sisteme të trupit. Në këtë diskutim në “Rreze Dielli” do të trajtojmë në mënyrë të detajuar çfarë është sëmundja celiake, si dallohet ajo nga intoleranca ndaj glutenit, çfarë dëmesh shkakton në zorrën e hollë dhe si diagnostikohet saktë. Gjithashtu, do të ndalemi te burimet e “fshehura” të glutenit në ushqime, lista e produkteve që e përmbajnë atë, si dhe rëndësia e një diete të kujdesshme pa gluten. Në bashkëpunim me nutricionistin Altin Joka, do të shqyrtojmë simptomat kryesore, faktorët e rrezikut dhe mënyrat më efektive për menaxhimin e kësaj gjendjeje.

  • VIDEO

    Pse shqiptarët ankohen kur nuk shkojnë në protestë? Ekspertët: Vetëm kur vjen thika në ashtën tonë!

  • VIDEO

    SHOKUESE! Ja çfarë i ndodh trupit kur konsumon gluten / Gluteni jo vetëm në ushqime, e gjeni te…

    Në këtë diskutim në “Rreze Dielli” trajtojmë në mënyrë të detajuar çfarë është sëmundja celiake, si dallohet ajo nga intoleranca ndaj glutenit, çfarë dëmesh shkakton në zorrën e hollë dhe si diagnostikohet saktë. Gjithashtu, do të ndalemi te burimet e “fshehura” të glutenit në ushqime, lista e produkteve që e përmbajnë atë, si dhe rëndësia e një diete të kujdesshme pa gluten. Në bashkëpunim me nutricionistin Altin Joka, do të shqyrtojmë simptomat kryesore, faktorët e rrezikut dhe mënyrat më efektive për menaxhimin e kësaj gjendjeje.

  • VIDEO

    ‘Hija’ e Salianjit ‘tremb’ Berishën, Yzeiri: Mjeshtër i mashtrimit, s’ka bashkëpunim me PS! Protesta, e mërzitshme! Xhelal Mziu përdhosi flamurin!

    Ilir Yzeiri thotë se Ervin Salianji s’ka bërë asnjë veprim që të tregojë bashkëpunim me PS, por vetëm ka shprehur një ligjërim ndryshe brenda opozitës. Ai shprehet se Berisha i qëndron parimit se kushdo që e kundërshton, duhet larguar. Sipas publicistit, protesta e 22 marsit nuk ishte aspak produktive, madje vuri një rekord të turpshëm.

  • VIDEO

    Alarmante! Sëmundja e glutenit s’po kursen as fëmijët / Ja ç'duhet të dini

    Sëmundja celiake është një çrregullim autoimun kompleks që prek një numër gjithnjë e më të madh njerëzish në mbarë botën, shpesh pa u diagnostikuar për një kohë të gjatë. Ajo shfaqet kur sistemi imunitar reagon në mënyrë të gabuar ndaj glutenit, një proteinë që gjendet kryesisht në grurë, elb dhe thekër duke shkaktuar inflamacion dhe dëmtim të zorrës së hollë. Ky dëmtim, nëse përsëritet vazhdimisht, mund të çojë në probleme serioze me përthithjen e lëndëve ushqyese, duke ndikuar drejtpërdrejt në shëndetin e përgjithshëm të organizmit. Megjithatë, shpesh lind konfuzioni midis sëmundjes celiake dhe një intolerance të thjeshtë ndaj glutenit. Ndërsa simptomat mund të duken të ngjashme, mekanizmat dhe pasojat në organizëm janë të ndryshme dhe kërkojnë qasje të ndryshme në diagnostikim dhe trajtim. Për më tepër, ndikimi i kësaj sëmundjeje nuk kufizohet vetëm në traktin tretës, por mund të prekë edhe organe të tjera dhe sisteme të trupit. Në këtë diskutim në “Rreze Dielli” do të trajtojmë në mënyrë të detajuar çfarë është sëmundja celiake, si dallohet ajo nga intoleranca ndaj glutenit, çfarë dëmesh shkakton në zorrën e hollë dhe si diagnostikohet saktë. Gjithashtu, do të ndalemi te burimet e “fshehura” të glutenit në ushqime, lista e produkteve që e përmbajnë atë, si dhe rëndësia e një diete të kujdesshme pa gluten. Në bashkëpunim me nutricionistin Altin Joka, do të shqyrtojmë simptomat kryesore, faktorët e rrezikut dhe mënyrat më efektive për menaxhimin e kësaj gjendjeje.

  • VIDEO

    Spastrimi i mbështetësve të Salianjit nga PD, ish-kandidati për deputet: Partia nuk është e Nokës, revolta jonë do shkojë deri në Tiranë

    Demokratët e Durrësit janë të revoltuar pas vendimit të PD për përjashtimin e dy anëtarëve të Këshillit Bashkiak Durrës, Arlind Boshku dhe Dritan Burgija, vendim i cili erdhi fill pas mbështetjes që treguan ndaj Ervin Salianjit.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë 'Shtypi i Ditës' 25 Mars| Si po ndikon lufta te pensionistët? Analiza e ekspertit në studio

    • VIDEO

      Byrek me patate dhe kunguj nga zonja Albana

      Byrek me patate dhe kunguj të njomë

      Përbërësit:

      • 7 petë byreku
      • 100 ml qumësht
      • 1 vezë
      • 3 lgj vaj ulliri
      • 350 gr patate
      • 250 gr kunguj të njomë
      • 100 gr djathë
      • Kripë, piper
      • Pak gjalpë

      Përgatitja:

      Rrahim vezën me qumështin dhe pak kripë. Përgatisim mbushjen: patatet dhe kungujt i grijmë në rende dhe i kavardisim për disa minuta në tigan me pak gjalpë. Shtojmë kripën, piperin dhe djathin. Në një tigan të lyer me gjalpë shtrojmë petën e parë. E spërkasim me përzierjen vezë-qumësht. Vendosim 2 petë të rrudhosura dhe i lagim lehtë. Shtrojmë mbushjen, e mbulojmë me petët e tjera dhe i spërkasim sërish. E pjekim byrekun në tigan me kapak të mbyllur ose në furrë derisa të marrë ngjyrë të artë nga të dyja anët.

       

    • VIDEO

      Makarona me piper dhe djathë kremoz nga zonja Albana

      Makarona me piper dhe djathë

      Përbërësit:

      • 400 gr makarona (Spaghettoni Ola)
      • 200 gr djathë kaçkavall
      • 5 kokrra piper të zi

      Përgatitja:

      Vendosni në zjarr një tenxhere me ujë për të zier pastën. Ndërkohë grini djathin dhe kalojeni pothuajse të gjithë në një tas, duke lënë pak mënjanë për ta servirur të freskët në fund. Kur uji të vlojë, shtoni kripën dhe hidhni makaronat. Ndërkohë shtypni kokrrat e piperit me një mjet të rëndë (ose përdorni mulli, por duke e lënë të hapur që të ketë edhe copa më të mëdha). Hidhni piperin në një tigan të gjerë dhe thekeni ngadalë në zjarr të ulët, duke e përzier me lugë druri. Shtoni 1 garuzhde nga uji i nxehtë ku ziejnë makaronat dhe kavërdiseni në zjarr të ulët. Kullojini makaronat 2–3 minuta para kohës së treguar në paketim dhe transferojini në tigan, duke ruajtur ujin e zierjes. Përfundoni gatimin në tigan, duke i “gatuar si rizoto”: shtoni ujë të nxehtë sipas nevojës dhe përzieni vazhdimisht. Prisni që lëngu në fund të tiganit të shterojë përpara se të shtoni ujë tjetër. Ndërkohë përgatisni kremin e djathit: hidhni një garuzhdë ujë të nxehtë nga zierja e makaronave në tasin me djathin e grirë, pastaj përzieni fuqishëm derisa të arrini një masë kremoze. Kremi duhet të ketë temperaturë të ngjashme me atë të makaronave, prandaj përdorim ujë nga ai i zierjes. Kur spaghettonët të jenë gati, fikni zjarrin dhe shtoni kremin e djathit duke e përzier vazhdimisht. Shërbejeni pastën duke e spërkatur me pak djathë të grirë dhe piper të zi të sapobluar sipër.

    • VIDEO

      'Pensionistët të ndihmohen!' Eksperti Hoxha sugjeron masa konkrete: Do rritet inflacioni

    • VIDEO

      Kunguj të skuqur krokant nga zonja Albana

      Kunguj të skuqur krokant

      Përbërësit:

      • 2–3 kunguj të njomë
      • Kripë
      • Miell
      • Vaj për skuqje
      • Ujë shumë i ftohtë

      Përgatitja:

      Presim kungujt në feta ose shirita, sipas dëshirës. I kriposim dhe i lëmë për 30 minuta që të lëshojnë ujin. I thajmë lehtë dhe i kalojmë në miell. Ngrohim vajin në tigan të thellë. Zhysim shpejt kungujt në ujë shumë të ftohtë dhe i vendosim menjëherë në vaj. I skuqim derisa të marrin ngjyrë artë dhe krokante.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv