-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 24 Mars 2026 – Receta / Ndotja e ajrit në Shqipëri alarmante, shëndeti në rrezik
Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pogaçe me panxhar dhe djathë / Miell misri me mozarela dhe kërpudha.
Diskutimi i sotëm sjell në vëmendje një prej çështjeve më shqetësuese për shëndetin publik dhe mjedisin në vend: ndotjen e ajrit në Shqipëri, e cila sipas të dhënave më të fundit, ka arritur nivele alarmante, katër herë mbi normën e lejuar. Pasojat e kësaj situate janë të rënda dhe shpesh të parikuperueshme për shëndetin e qytetarëve. Në pjesët më të ndotura të Tiranës si Unaza, Materniteti i Ri, Ali Demi, Rruga e Elbasanit dhe Komuna e Parisit, ndotja e ajrit përbën rrezik të përditshëm për mijëra banorë. Shqipëria, sipas të dhënave rajonale, renditet e para për numrin e vdekjeve në raport me popullsinë prej ekspozimit ndaj ozonit (O₃), një tregues i qartë se ky problem ka kaluar përmasat lokale. Në këtë diskutim në studion e “Rreze Dielli” do të trajtojmë pasojat shëndetësore të ndotjes së ajrit me mjeken pneumologe Klodeta Grosha, e cila do të na ndihmojë të kuptojmë ndikimin konkret në sistemin respirator dhe sëmundjet kronike që po rriten tek qytetarët, si dhe me ambientalistin Besmir Agalliu, që na sjell në fokus shkaqet kryesore të kësaj ndotjeje dhe masat që duhen marrë urgjentisht nga institucionet. Në thelb të debatit qëndron një pyetje thelbësore: A po e vrasim ngadalë veten duke thithur ajrin e qyteteve tona?
-
VIDEO
'Izraeli u formua me motra shqiptare si ju,' tensione live Jazenxhi-Gani: Irani të ka blerë, turp...
Lufta në Lindjen e Mesme ishte në fokus të diskutimit në emisionin “Sot Live në Shqipëri”, ku historiani Olsi Jazexhi dhe aktivistja nga Izraeli, Jeta Gani, dhanë qëndrimet e tyre për konfliktin. Aktivistja nga Izraeli e cilësoi situatën si shumë të rëndësishme për Izraelin, duke theksuar se qytetarët mbështesin shtetin edhe jashtë frontit.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Shtypi i ditës' 24 Mars | 'PD-ja BUNKER!' Qytetarët për protestat e opozitës: Vetëm molotov
-
VIDEO
Po ‘HELMOHEMI’ çdo ditë? Ekspertët japin ALARMIN: Ali Demi, Komuna e Parisit…në rrezik!
Diskutimi i sotëm sjell në vëmendje një prej çështjeve më shqetësuese për shëndetin publik dhe mjedisin në vend: ndotjen e ajrit në Shqipëri, e cila sipas të dhënave më të fundit, ka arritur nivele alarmante, katër herë mbi normën e lejuar. Pasojat e kësaj situate janë të rënda dhe shpesh të parikuperueshme për shëndetin e qytetarëve. Në pjesët më të ndotura të Tiranës si Unaza, Materniteti i Ri, Ali Demi, Rruga e Elbasanit dhe Komuna e Parisit, ndotja e ajrit përbën rrezik të përditshëm për mijëra banorë. Shqipëria, sipas të dhënave rajonale, renditet e para për numrin e vdekjeve në raport me popullsinë prej ekspozimit ndaj ozonit (O₃), një tregues i qartë se ky problem ka kaluar përmasat lokale. Në këtë diskutim në studion e “Rreze Dielli” do të trajtojmë pasojat shëndetësore të ndotjes së ajrit me mjeken pneumologe Klodeta Grosha, e cila do të na ndihmojë të kuptojmë ndikimin konkret në sistemin respirator dhe sëmundjet kronike që po rriten tek qytetarët, si dhe me ambientalistin Besmir Agalliu, që na sjell në fokus shkaqet kryesore të kësaj ndotjeje dhe masat që duhen marrë urgjentisht nga institucionet. Në thelb të debatit qëndron një pyetje thelbësore: A po e vrasim ngadalë veten duke thithur ajrin e qyteteve tona?
-
VIDEO
Miell misri me mozarela dhe kërpudha nga zonja Albana
Miell misri me mozarela dhe kërpudha
Përbërësit:
- 200 gr miell misri
- 700 ml ujë
- 1 lugë e vogël kripë
- 40–50 gr gjalpë
- 150–200 gr djathë mozarela
Për kërpudhat:
- 200 gr kërpudha
- 20–30 gr gjalpë
- 1 thelpi hudhër (opsionale)
- Pak kripë, piper
- Majdanoz i freskët
Përgatitja:
Vini ujin me kripën në zjarr derisa të nisë të vlojë. Shtoni miellin e misrit ngadalë, duke e përzier vazhdimisht që të mos bëhen kokrriza. Ulni zjarrin dhe vazhdoni ta trazoni për 8–10 minuta, derisa masa të trashet dhe të bëhet kremoze. Shtoni gjalpin dhe përziejeni derisa të shkrihet plotësisht. Në fund hidhni mozarelën e prerë në copa të vogla ose të grirë. Përziejeni edhe 1–2 minuta, derisa djathi të shkrihet dhe të lidhet me masën. Ndërkohë kërpudhat e prera në feta kaurdisini në gjalpë të aromatizuar me pak hudhër. Rregulloni shijen me kripë, piper dhe në fund pak majdanoz. Shërbeni polentën me djathë duke vendosur sipër kërpudhat e tiganisura me gjalpë.
-
VIDEO
Pogaçe me panxhar dhe djathë nga zonja Albana
Pogaçe me panxhar dhe djathë
Përbërësit:
- 1 panxhar mesatar
- 1 gotë çaji qumësht
- 1 gotë çaji vaj
- 100 gr gjalpë
- 1 pako maja e thatë /1 lç maja e butë
- 1 lugë gjelle sheqer
- 1 lugë çaji kripë
- 5 – 5½ gota miell
- 150–200 gr djathë
Përgatitja:
Panxhari qërohet, lahet, pritet në 5–6 copa dhe zihet plotësisht. Vendoset në robot kuzhine dhe bluhet vetëm panxhari, pa ujë. Në një enë përzihen: qumështi i vakët, sheqeri dhe majaja. Lihet 4–5 minuta derisa të aktivizohet. Shtohet pureja e panxharit, vaji, mielli dhe kripa. Në fund shtohet gjalpi i butë dhe punohet derisa brumi të bëhet i njëtrajtshëm dhe elastik. Brumi mbulohet dhe lihet 45–50 minuta në ambient të ngrohtë. Më pas brumi ndahet në toptha. Hapet secili pak, në mes vendoset djathi dhe mbyllet duke i dhënë formë pogaçeje. Piqet në furrë të parangrohur në 180°C, pa ventilator në raftin e poshtëm për 25–30 minuta.
-
VIDEO
Pensionistët me të ardhurat shtesë në buxhet/ Ekspertja Nunaj analizon sa mund të fitojnë nga TVSH
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 24 mars 2026
Titujt e gazetave për sot, nga skandal seksual në KLP te matematika e turpit me kreun e BKH e deri tek çfarë solli politikisht protesta e 22 marsit?
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 24 mars 1992/ PD arrin fitore historike në zgjedhjet e 22 marsit duke marrë 2/3 e deputetëve në Kuvend, socialistët pranojnë humbjen dhe zotohen për opozitë konstruktive.
Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.
Më 24 mars të vitit 1992 në shtypin e shkruar pasqyroheshin rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura dy ditë më parë më 22 mars. Ato ishin zgjedhjet e para në histori që fitoi Partia Demokratike e krijuar më pak se një vit e gjysmë më parë. Në RD(Rilindjen Demokratike) organin e PD-së shkruhej : “Madhështia e fitores” dhe “Fitoi populli, fitoi Shqipëria”. Po ashtu botoheshin reagimet e drejtuesve të PD-së pasi kjo parti morri 2/3 e deputetëve në Kuvend. Ndërsa Partia Socialiste pranon humbjen dhe zotohet për të qënë një opozitë konstruktive. Në ZP(Zërin e Popullit) organin e Partisë Socialiste shkruhej : “ Populli verdiktin e dha:PD përballë provës historike për të përmbushur premtimet që dha”
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Bota Report'| 'Lufta do gjak që të provohet!' Trondit eksperti: SHBA në presion financiar, Irani nuk është humbës
'Bota Report' është emisioni më i ri informativ që vjen çdo të hënë dhe të enjte, nga ora 15:30 deri në 16:00. Nën moderimin e gazetarit Denis Minga 'Bota Report' synon të sjellë tek publiku lajmin më të rëndësishëm të ditës. Gjithashtu një ekspert i zhvillimeve ndërkombëtare do të jetë i pranishëm çdo emision për të analizuar temat dhe sfidat globale. A rrezikon bota një luftë të tretë botërore? Cili do të jetë fati i luftës Rusi-Ukrainë dhe pasojat për Europën? Cfarë do të ndodhë me konfliktin në Lindjen e Mesme?
-
VIDEO
Polici i Shqiponjave futet LIVE në emision: Çfarë tha Xhelal Mziu kur i hoqa flamurin nga këmbët?
Mehmetaj lidhur me veprimin e tij që rrëmbeu vëmendjen e shumë shqiptarëve, tha se do ta ‘shpëtonte’ flamurin kombëtar në çdo situatë, edhe nëse do të ishte protestues dhe jo polic.
-
VIDEO
Lidhjet e fshehta të Saliut me SPAK-un, HABIT ish-truproja i Nanos: Sokol Olldashi do merrte PD-në
Ish-truproja i Fatos Nanos, Viktor Agolli kërkoi që drejtësia të bëjë punën e saj, duke ngarkuar me përgjegjësi penale deputetët e PD-së për organizimin e dhunës gjatë protestave.