-
VIDEO
“Sali vrasësi dogji të gjallë 300 vetë…” Trondit avokati Beqiri/ Haklaj largohet LIVE nga emisioni
Gjatë intervistës së të hënës, Beqiri vuri në dyshim legjitimitetin moral të Berishës për të udhëhequr protesta kundër korrupsionit, duke e paraqitur atë si pjesë të problemit dhe jo zgjidhjes.
-
VIDEO
‘SPAK të hetojë Rrugën e Kombit’, Beqiri për Report TV: Berisha u ka vjedhur shqiptarëve 500 milionë euro
Avokati Idajet Beqiri i bëri thirrje SPAK-ut të hënën që të hetojë Rrugën e Kombit ndërsa hodhi akuza kundër Sali Berishës për vjedhjen e 500 milionë eurove nga ky projekt.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| Kush është vajza që endet në Londër? / Flet Bukurie Veizi: Më thonë që është Bleona ime!
Shumë emigrantë kanë denoncuar një video ku shfaqet një vajzë shqiptare që endet në rrugët e Londrës, për të cilën dyshohet se mund të jetë Bleona Mata. Vajza në video duket në një gjendje të rënduar dhe kërkon para, por ende nuk ka asnjë konfirmim nëse bëhet fjalë për vogëlushen që u zhduk në fshatin Zapod të Kukësit, më 22 maj të vitit 2010.Nëna e saj, Bukurie Veizi, në një lidhje direkte, tregoi se e ka parë videon, por sipas saj nuk përputhet me tiparet e vajzës së saj. Ajo shpreh shpresën për një ribashkim sa më të shpejtë me të bijën. Çdo person që ka informacion për Bleona Matën, mund të kontaktojë redaksinë e “Pa Gjurmë” në numrin: 069 99 55 698.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 23 Mars 2026 – Receta/ Rreziku modern: Mikroplastika në trupin tonë, si të mbrohemi
Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Hashure me fruta të thata / Supë me oriz dhe mish të grirë.
Në ditët e sotme, një nga rreziqet më të padukshme, por njëkohësisht më të përhapura për shëndetin tonë janë mikroplastikat. Këto grimca të imëta plastike, të padukshme për syrin e lirë, kanë depërtuar tashmë në ajrin që thithim, në ujin që pimë dhe në ushqimet që konsumojmë çdo ditë. Studimet e fundit tregojnë se mikroplastikat mund të grumbullohen në trupin e njeriut, duke ngritur shqetësime serioze për ndikimin e tyre në tru, sistemin hormonal dhe shëndetin e përgjithshëm. Specialisti i bimëve mjekësore, Yll Merja, ngre alarmin në "Rreze Dielli", për rrezikun që vjen nga mikroplastikat, duke shpjeguar burimet kryesore të tyre dhe mënyrat se si ato futen në organizmin tonë. Ai thekson rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe të ndërmarrjes së hapave konkretë për të reduktuar ekspozimin, si dhe sugjeron metoda natyrale për të ndihmuar në pastrimin e trupit dhe mbështetjen e funksioneve të trurit. Në një botë gjithnjë e më të ndotur nga plastika, të kuptuarit e këtij fenomeni dhe marrja e masave parandaluese nuk është më zgjedhje, por domosdoshmëri për të mbrojtur shëndetin tonë dhe të brezave të ardhshëm.
-
VIDEO
Protesta e PD/ Ish-kandidati demokrat: U sulmuan pikat kyçe, hapja e partisë e nevojshme! Rexhaj: E njëjta gjë, skena të turpshme
Et’hem Aga komentoi dhe zgjedhjet brenda partisë duke thënë se ka konkurrencë dhe janë të pandikuara. Sa i përket “çështjes Salianji” dhe përjashtimit të tij nga partia, Aga thotë se kjo është sqaruar më së miri nga vetë Sali Berisha.
-
VIDEO
Mënyra më e mirë për përgatitjen e çajit / Një çaj detoks për trupin nga Ylli Merja
Përgatitja e çajit në mënyrën e duhur është thelbësore për të përfituar maksimalisht nga vlerat e tij shëndetësore dhe shija e veçantë. Një ndër rekomandimet më të njohura është çaji detoks për trupin nga Ylli Merja, i cili ndihmon në pastrimin e organizmit dhe rritjen e mirëqenies së përgjithshme.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Shtypi i ditës' 23 Mars | 'Protestat natën si skuth!' Qytetarët: Saliu ka çeren e Hitlerit
-
VIDEO
E frikshme: Po hamë plastikë çdo ditë /Ja si të PASTROSH TRUPIN dhe të mbrohesh
Në ditët e sotme, një nga rreziqet më të padukshme, por njëkohësisht më të përhapura për shëndetin tonë janë mikroplastikat. Këto grimca të imëta plastike, të padukshme për syrin e lirë, kanë depërtuar tashmë në ajrin që thithim, në ujin që pimë dhe në ushqimet që konsumojmë çdo ditë. Studimet e fundit tregojnë se mikroplastikat mund të grumbullohen në trupin e njeriut, duke ngritur shqetësime serioze për ndikimin e tyre në tru, sistemin hormonal dhe shëndetin e përgjithshëm. Specialisti i bimëve mjekësore, Yll Merja, ngre alarmin në "Rreze Dielli", për rrezikun që vjen nga mikroplastikat, duke shpjeguar burimet kryesore të tyre dhe mënyrat se si ato futen në organizmin tonë. Ai thekson rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe të ndërmarrjes së hapave konkretë për të reduktuar ekspozimin, si dhe sugjeron metoda natyrale për të ndihmuar në pastrimin e trupit dhe mbështetjen e funksioneve të trurit. Në një botë gjithnjë e më të ndotur nga plastika, të kuptuarit e këtij fenomeni dhe marrja e masave parandaluese nuk është më zgjedhje, por domosdoshmëri për të mbrojtur shëndetin tonë dhe të brezave të ardhshëm.
-
VIDEO
Hashure me fruta të thata nga zonja Albana
Hashure me fruta të thata
Përbërësit:
- 250 gr grurë
- 2 litra ujë
- 100 gr sheqer
- 1 majë luge kripë
- 2 lugë gjelle niseshte
- 2 lugë gjelle arra
- 1 lugë gjelle lajthi
- 1 lugë gjelle bajame
- 1–2 lugë gjelle rrush i thatë
- 3–4 fiq të thatë
- 2 lugë çaji kanellë
- 1 lugë kafe karafil
- 1/2 shegë
Përgatitja:
Lajmë grurin dhe e vendosim të ziejë në ujë derisa kokrrat të zbuten mirë dhe të shpërthejnë. Pasi gruri të jetë zier, shtojmë sheqerin, pak kripë, rrushin e thatë që e kemi zbutur më parë në ujë, fiqtë e thatë të prerë hollë, karafilin, lajthitë, bajamet dhe arrat e thërrmuara. E lëmë masën të trashet dhe shtojmë edhe niseshtenë e tretur me pak ujë. Kur të marrë trashësinë e duhur, e heqim nga zjarri. Në fund e zbukurojmë sipër me fruta të thata, kokrra shege dhe kanellë. E lëmë të ftohet në frigorifer dhe e shërbejmë të ftohtë.
-
VIDEO
Supë me oriz dhe mish të grirë nga zonja Albana
Supë me oriz dhe mish të grirë
Përbërësit:
- 200 gr mish i grirë
- 1 filxhan oriz
- 1.2 litër ujë ose lëng mishi
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 kokërr vezë
- 200 ml kos i trashë
- 1 lgj miell
- Lëngu i 1 limoni
- Kripë, piper i kuq
- Pak gjalpë të tretur
- Majdanoz për servirje
Përgatitja:
Lemë orizin në ujë për disa orë dhe më pas e ziejmë njëkohësisht me mishin e grirë. E lemë derisa kokrrat e orizit të zbuten plotësisht. Në një tas rrahim vezën me kosin dhe lëngun e limonit. Shtojmë miellin, marrim pak nga lëngu i nxehtë i supës dhe e shtojmë gradualisht në tas (për ta temperuar që të mos pritet). Heqim supën nga zjarri. Shtojmë përzierjen ngadalë duke e trazuar vazhdimisht. E lëmë vetëm një minutë të ngrohet lehtë dhe e shërbejmë me pak gjalpë të tretur me piper të kuq dhe majdanoz të freskët.
-
VIDEO
Protesta e dhunshme e PD/ Lisandër Hoxha: Nuk ka dhunë e as huliganizëm, është vetëm një irritim i qytetarëve ndaj qeverisë
Lisandër Hoxha, anëtar i Këshillit Kombëtar i PD i ftuar në ‘Shtypi i Ditës dhe Ju’ tha në studio se protesta e PD është një reagim qytetar ndaj qeverisë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 23 mars 2026
Titujt e gazetave për sot, nga PD proteston duke bërë 3 orë xhiro me molotovë dhe flamurin gjerman te një opozitë me tumor e deri tek të "vërtetosh" që merr frymë.