• VIDEO

    "Pazare brenda PS për të turpëruar Ballukun!" Kara: Ja kush e pagoi median austriake

     

    Për avokatin Romeo Kara, rasti Balluku tregon se duhet t’i jepet më shumë rëndësi fenomenit sesa njeriut. Në optikën e tij, fokusi duhet të jetë te lufta ndaj korrupsionit, pavarësisht ngjyrimit politik. Ndërsa gazetari Ardit Rada thotë se SPAK po godet vetëm nga ana e qeverisë, kurse kjo e fundit ka të drejtë për të propozuar ndryshimet ligjore.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë "Pa Gjurmë" | 'Vajza nuk telefonon, i dashuri e kontrollon’/Nëna:U zhduk në Milano dhe po e shfrytëzojnë

     

    Një histori që zgjat prej më shumë se një dekade. Një nënë nga Berati kërkon vajzën e saj, e cila u largua me të dashurin dhe humbi çdo kontakt me familjen. Sot, pas 11 vitesh, Merita Hoxha rrëfen mes lotësh se nuk ka asnjë informacion për të bijën dhe kërkon vetëm një gjë, t’ia dëgjojë zërin. E reja rezulton e zhdukur nga Milano, ndërsa familja ngre dyshime se ajo mund të jetë nën presion dhe e frikësuar për të komunikuar. Pjesa e Dyte Një nënë 31-vjeçare, shtatzënë dhe me dy fëmijë të mitur, rrëfen jetën e saj mes sëmundjes së bashkëshortit, borxheve dhe kushteve ekstreme të varfërisë. Greta Dragoti tregon se familja jeton vetëm me ndihmë ekonomike, ndërsa fëmijët shpesh shkojnë në shkollë pa ushqim.Mes dhimbjes dhe lotëve, ajo kërkon mbështetje për të përballuar jetën dhe për të siguruar minimumin për fëmijët e saj. Një apel i drejtpërdrejtë edhe ndaj institucioneve lokale për ndihmë urgjente. Një histori që prek ndërgjegjen dhe kërkon solidaritet.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Bota Report' | SHBA gati të sulmojë Iranin? Ish-ambasadori zbulon bisedimet: Trump iu kërkoi shkëmbim zjarri...

     

    'Bota Report' është emisioni më i ri informativ që vjen çdo të hënë dhe të enjte, nga ora 15:30 deri në 16:00. Nën moderimin e gazetarit Denis Minga 'Bota Report' synon të sjellë tek publiku lajmin më të rëndësishëm të ditës. Gjithashtu një ekspert i zhvillimeve ndërkombëtare do të jetë i pranishëm çdo emision për të analizuar temat dhe sfidat globale. A rrezikon bota një luftë të tretë botërore? Cili do të jetë fati i luftës Rusi-Ukrainë dhe pasojat për Europën? Cfarë do të ndodhë me konfliktin në Lindjen e Mesme?

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 26 Shkurt 2026 – Receta / Historike: Kreshma dhe Ramazani bashkë pas 163 vitesh

    Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Petka me pulë, domate dhe djathë të bardhë / Supë kremoze me kërpudha.

    Pas 163 vitesh, dy nga periudhat më të rëndësishme të kalendarit fetar: Ramazani për besimtarët myslimanë dhe Kreshma për besimtarët e krishterë, nisin në të njëjtën kohë, duke sjellë një moment të rrallë reflektimi dhe bashkimi shpirtëror. Ky përkim i veçantë nuk është vetëm një rastësi kalendarike, por një ftesë për të ndarë mesazhe që tejkalojnë kufijtë fetarë: përkushtimin, sakrificën, faljen dhe dashurinë ndaj Zotit dhe njëri-tjetrit. Ramazani dhe Kreshma janë muaj agjërimi, vetëpërmbajtjeje dhe thellimi në raportin personal me Zotin. Përmes agjërimit, lutjes dhe veprave të mira, mijëra besimtarë në mbarë botën përjetojnë momente të forta shpirtërore, duke kërkuar pastrim të brendshëm dhe ripërtëritje të besimit. Është një kohë kur njeriu ndalet, reflekton dhe rikthehet tek thelbi: mirënjohja, përulësia dhe solidariteti. Në këtë bisedë në "Rreze Dielli" do të flasim për domethënien e kësaj periudhe të shenjtë, për ritualet që praktikohen dhe për mesazhet që ato përcjellin në jetën e përditshme. Do të ndajmë emocione dhe këndvështrime mbi mënyrën se si agjërimi na afron më shumë me Zotin dhe me njëri-tjetrin, së bashku me të ftuarat: Gjystina Golloshi, Pastore dhe avokate; Migena Kurushi, besimtare myslimane dhe terapiste zhvillimi; si dhe Prena Frroku, besimtare katolike.

  • VIDEO

    ‘Sa herë duhet ta them që është lumi shkaku’, DEBATE në studio mes inxhinierit dhe përfaqësuesit të ARRSH për shembjen e rrugës Librazhd-Pogradec: Na nxirrni provat që keni bërë matje

    Inxhinieri Nazarko thotë që fakti se shembja ndodhi pasi nisjes së punimeve të Korridorit VIII tregon se ARRSH dhe autoritetet kompentente nuk kanë bërë përllogaritjet e nevojshme, duke injoruar rrethanat që paralajmëronin shembjen e mundshme të rrugës Librazhd-Pogradec.

  • VIDEO

    HISTORIKE! Ramazani dhe Kreshma bashkë pas 163 vitesh / Çfarë do të thotë kjo?

    Pas 163 vitesh, dy nga periudhat më të rëndësishme të kalendarit fetar: Ramazani për besimtarët myslimanë dhe Kreshma për besimtarët e krishterë, nisin në të njëjtën kohë, duke sjellë një moment të rrallë reflektimi dhe bashkimi shpirtëror. Ky përkim i veçantë nuk është vetëm një rastësi kalendarike, por një ftesë për të ndarë mesazhe që tejkalojnë kufijtë fetarë: përkushtimin, sakrificën, faljen dhe dashurinë ndaj Zotit dhe njëri-tjetrit. Ramazani dhe Kreshma janë muaj agjërimi, vetëpërmbajtjeje dhe thellimi në raportin personal me Zotin. Përmes agjërimit, lutjes dhe veprave të mira, mijëra besimtarë në mbarë botën përjetojnë momente të forta shpirtërore, duke kërkuar pastrim të brendshëm dhe ripërtëritje të besimit. Është një kohë kur njeriu ndalet, reflekton dhe rikthehet tek thelbi: mirënjohja, përulësia dhe solidariteti. Në këtë bisedë në "Rreze Dielli" do të flasim për domethënien e kësaj periudhe të shenjtë, për ritualet që praktikohen dhe për mesazhet që ato përcjellin në jetën e përditshme. Do të ndajmë emocione dhe këndvështrime mbi mënyrën se si agjërimi na afron më shumë me Zotin dhe me njëri-tjetrin, së bashku me të ftuarat: Gjystina Golloshi, Pastore dhe avokate; Migena Kurushi, besimtare myslimane dhe terapiste zhvillimi; si dhe Prena Frroku, besimtare katolike.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Shtypi i Ditës dhe Ju' 26 Shkurt| 'Berisha të japë llogari!' Qytetari: Hajdut, rrinte pas Enverit

  • VIDEO

    Petka me pulë, domate dhe djathë të bardhë nga zonja Albana

    Petka me pulë, domate dhe djathë të bardhë

    Përbërësit:

    • 220 gr petka
    • 2 lugë gjelle vaj ulliri
    • 500 gr kofsha pule
    • 1 qepë e grirë imët
    • 4–5 thelpinj hudhër
    • 1 lugë çaji rigon i thatë
    • 240 gr salcë domatesh pure
    • 1 degë rozmarine
    • 1–1.2 litër ujë
    • Djathë i bardhë i thërrmuar
    • Kripë, piper i zi, rigon
    • Pak spec djegës i grimcuar

    Përgatitja:

    Rregulloni pulën me kripë dhe piper nga të dyja anët. Nxehni vajin e ullirit në një tenxhere të madhe në zjarr mesatar-të lartë. Shtoni pulën dhe skuqeni 4–5 minuta nga secila anë derisa të marrë ngjyrë të artë. Hiqeni në një pjatë. Ulni pak zjarrin dhe shtoni qepën. Gatuajeni derisa të zbutet dhe të marrë ngjyrë të artë. Shtoni hudhrën dhe përziejeni rreth 30 sekonda derisa të lëshojë aromë. Ktheni pulën në tenxhere dhe shtoni salcën e domates, ½ gotë ujë, rigonin, specin djegës, kripë dhe piper. Përziejini dhe lërini të ziejnë rreth 10 minuta. Shtoni rozmarinën, pak djathë feta sipas dëshirës dhe makaronat e thata. Hidhni 4–5 gota ujë dhe lëreni të vlojë. Ulni zjarrin në mesatar dhe gatuajeni pa kapak rreth 7 minuta, duke e përzier herë pas here. Provoni dhe rregulloni shijen me kripën. Mbulojeni tenxheren, fikeni zjarrin dhe lëreni të pushojë 7–8 minuta që petkat të zbuten, më pas servireni të ngrohtë.

  • VIDEO

    Supë me kërpudha plot shije nga zonja Albana

    Supë me kërpudha

    Përbërësit:

    • 400 gr kërpudha të freskëta
    • 1 qepë mesatare
    • 2 thelpinj hudhër
    • 30 gr gjalpë
    • 2 lugë gjelle vaj ulliri
    • 700 ml lëng pule ose perimesh
    • 150 ml pana kuzhine
    • 1 lugë miell (opsional për trashje)
    • Kripë, piper i zi
    • Majdanoz i freskët

    Përgatitja:

    Në tenxhere shkrini gjalpin me vajin dhe kavardisni qepën e grirë derisa të zbutet. Shtoni hudhrën dhe kërpudhat e prera. Gatuajini derisa të lëshojnë lëngun dhe të marrin aromë. Nëse e dëshironi më kremoze, shtoni miellin dhe përziejeni për 1 minutë. Hidhni lëngun e pulës ose të perimeve dhe zieni 15 minuta. Bluajeni supën me blender dore deri sa të bëhet krem. Shtoni panën, rregulloni shijen me kripë e piper dhe lëreni të marrë një valë të lehtë. Shërbejeni të ngrohtë me pak majdanoz të freskët.

  • VIDEO

    A do i dorëzojë PS-ja drejtësisë Ballukun? Gazetarja Myslimaj zbardh skenarët e mbledhjes së grupit

     

    Në pritje të një qëndrimi nga mazhoranca për “çështjen Balluku” Kryeministri Edi Rama mbledh sot në orën 11:00 në Pallatin e Brigadave ministrat dhe deputetët. Mbledhja nis me fjalën e kryeministrit, për të vijuar me raportimet e 10 ministrave për diskasteret që ata drejtojnë, punët dhe projektet në zbatim. Analiza e gazetares Raziela Myslimaj në studio.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 26 shkurt 2026

    Titujt e gazetave për sot, nga sot vendimi i PS-së për Ballukun te rrugët dhe kryeministri e deri tek ambasadorja punësoi "spiunin" rus në Ambasadën shqiptare në Berlin.

  • VIDEO

    PJESA 2 'Repolitix'| Irena Gjoka, shokon avokati: Dënimi u falsifikua nga qarqe greke pranë Fredi Belerit,në lojë Berisha

    I ftuar në emisionin “Repolitix” me gazetarin Denis Minga në Report Tv, avokati Arbër Hoxha u shpreh i bindur se dënimi në Greqi ndaj gjyqtares Gjoka është falsifikuar nga qarqe greke, të vëna në lëvizje nga Sali Berisha dhe njerëz pranë tij me lidhje të fuqishme në vendin fqinj. Ky i fundit, sipas analistit Ilir Demalia, mund të jetë eurodeputeti Fredi Beleri.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv