• VIDEO

    Konflikte në pallate: Nga ashensori tek pastërtia dhe përplasjet mes komshinjve / Kush mban përgjegjësi?

    Bashkëjetesa në pallat është një nga sfidat më të ndjeshme të jetesës urbane sot, veçanërisht në një qytet të madh si Tirana, ku dhjetëra familje ndajnë të njëjtën hapësirë të përbashkët çdo ditë. Nga pastërtia e shkallëve te funksionimi i ashensorit, nga pagesat e përbashkëta te mirëmbajtja e ambienteve, çdo detaj ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetesës dhe në marrëdhëniet mes fqinjëve. Shpeshherë, mungesa e komunikimit dhe e përgjegjësisë së përbashkët kthehet në burim konfliktesh: debate për pagesat mujore, pakënaqësi për mirëmbajtjen, probleme me administrimin e fondeve apo me respektimin e rregullave të bashkëjetesës. Në këtë realitet, roli i administratorit të pallatit bëhet thelbësor. Ai nuk është thjesht mbledhësi i kuotave, por ndërmjetësi mes banorëve, organizatori i komunitetit dhe garantuesi i funksionimit normal të hapësirave të përbashkëta. Por sa funksionon realisht ky rol? A janë të ndërgjegjësuar banorët për detyrimet dhe të drejtat e tyre? Dhe si mund të përmirësohet bashkëjetesa në një komunitet ku përgjegjësia është e përbashkët. Në lidhje me këtë problematikë flasim në "Rreze Dielli" me Isidor Koti, administrator pallati.

  • VIDEO

    Ankohen banorët: Nuk kemi ku të parkojmë, luftë ‘bidonash’ / Çfarë po ndodh në komunitet?

    Një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet sot komuniteti urban në Tirana janë hapësirat e përbashkëta. Kryeqyteti, më shumë se çdo qytet tjetër në vend, e ndien peshën e mbipopullimit dhe mungesës së infrastrukturës së mjaftueshme për të përballuar fluksin e automjeteve dhe rritjen e vazhdueshme të ndërtimeve. Si pasojë, ajo që duhet të ishte një hapësirë në shërbim të komunitetit, është kthyer shpesh në burim konfliktesh dhe përplasjesh mes fqinjësh. Mungesa e vendeve të parkimit ka sjellë një fenomen shqetësues: debate të ashpra që në jo pak raste kanë degraduar deri në ngjarje tragjike. Një vend parkimi është kthyer në shkak grindjesh, tensioni dhe armiqësish mes banorëve që ndajnë të njëjtën lagje apo të njëjtin pallat. Me kamerën tonë kemi ndjekur nga afër situatën në disa prej zonave më problematike të kryeqytetit. Në Astir, çdo rrugë është e zënë në të dyja krahët, automjetet parkohen mbi trotuare dhe mbi vijat e bardha, duke e kthyer lëvizjen e këmbësorëve në sfidë të përditshme. E njëjta panoramë përsëritet edhe në zonën e Laprakës dhe në lagjet pranë 21 Dhjetori, ku hapësirat publike janë “privatizuar” me shishe plastike, bidona apo struktura hekuri të improvizuara për të rezervuar vende parkimi. Zëri i komunitetit shpesh mbetet i padëgjuar, ndërsa lagjet po shndërrohen në territore të ndara simbolikisht me pengesa të vendosura nga vetë banorët. Por a ka një zgjidhje për këtë situatë? A mund të rikthehet bashkëjetesa dhe respekti për hapësirën e përbashkët? Për të diskutuar mbi këtë problematikë, por dhe mbi bashkëjetesën në pallat, pastërtinë, funksionimin e ashensorit, pagesat dhe mirëmbajtjen, si edhe rolin e administratorëve në menaxhimin e konflikteve dhe organizimin e komunitetit, flasim në "Rreze Dielli" me Isidor Koti, administrator pallati.

  • VIDEO

    Patate me salcë qumështi dhe kaçkavall në furrë nga zonja Albana

    Patate me salcë qumështi dhe kaçkavall në furrë

    Përbërësit:

    • 5–6 patate mesatare
    • 750 ml qumësht
    • 70 gr gjalpë
    • 1 qepë
    • 3 karrota
    • 1–2 thelpinj hudhër
    • 100 gr djathë kaçkavall
    • Vaj ulliri
    • Kripë dhe piper
    • Arrë moskat

    Përgatitja:

    Qëroni patatet dhe pritini në feta ose forma sipas dëshirës. Vendosini në një tavë, shtoni vaj ulliri, kripë dhe piper, përziejini mirë dhe futini në furrë të parangrohur në 200°C për rreth 20–30 minuta, derisa të zbuten lehtë. Ndërkohë përgatisni salcën: në një tenxhere shkrini gjalpin, shtoni qepën dhe hudhrën dhe kavërdisini derisa të zbuten. Shtoni karrotat dhe vazhdoni gatimin për disa minuta. Hidhni qumështin, rregulloni shijen me kripë, piper dhe pak arrë moskat. Lëreni të marrë një valë të lehtë duke e përzier herë pas here. Nxirrni patatet nga furra, shtoni sipër salcën e përgatitur dhe përziejini lehtë që të shpërndahet njëtrajtshëm. Në fund, spërkatni kaçkavallin e grirë mbi sipërfaqe dhe futeni sërish tavën në furrë në 200°C për rreth 30 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë dhe të piqet mirë.                                                                                                         

  • VIDEO

    Genti Kame në kuzhinë / Gatuan pastën më speciale, recetën e preferuar të vajzës

    Aktori Genti Kame gatuan në ‘Rreze Dielli’, një nga recetat e preferuara të familjes së tij

    Pasta me domate, verë dhe karkaleca

    Përbërësit:

    • 250–300 gr makarona
    • 300 gr karkaleca
    • 2–3 lugë gjelle vaj ulliri
    • 3 thelpinj hudhër
    • 200–250 gr domate qershi
    • 80 ml verë e bardhë
    • 1 majë spec djegës (opsionale)
    • Kripë dhe piper i zi
    • Majdanoz i freskët i grirë
    • Djathë parmixhano për servirje

    Përgatitja:

    Zieni makaronat në ujë me kripë sipas kohës në paketim. Ruani ½ filxhan ujë nga zierja. Në një tigan të madh, ngrohni vajin e ullirit dhe shtoni hudhrën. Skuqeni lehtë derisa të lëshojë aromë (jo të digjet). Shtoni karkalecat, kripë dhe piper. Gatuajini 2–3 minuta derisa të marrin ngjyrë rozë. Hiqini përkohësisht në një pjatë. Në të njëjtin tigan shtoni domatet dhe specin djegës. Gatuajini 4–5 minuta derisa të zbuten. Shtoni verën e bardhë dhe lëreni të avullojë alkooli për 2–3 minuta. Ktheni karkalecat në tigan, shtoni pak ujë nga makaronat dhe përziejeni salcën. Shtoni makaronat e kulluara dhe përziejini mirë që të lidhen me salcën. Në fund shtoni majdanoz dhe disa pika lëng limon për freski.

  • VIDEO

    'Kurti po driblon me stil Osmanin!' Diplomati zbulon kandidatët për President: S'ka zgjedhje të reja

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 27 shkurt 2026

    Titujt e gazetave për sot, nga 7 lëvizjet e Edi Ramës në qeveri te Balluku ikën,Balluku vjen e deri tek eurodeputetët thonë se korrupsioni rrezikon integrimin.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Fronltine' |Prapaskenat! Balluku kërcënon Ramën, si e shkarkoi Spiropalin! Belinda drejt arrestit?

    Mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report TV, u diskutua për ndryshimet e fundit në Qeveri. Gjatë fjalës së tij, Alibeaj tha se mendonte se të gjitha këto lëvizje kryeministri Rama i kishte bërë më qëllim që të mos i hiqet imuniteti Belinda Ballukut, duke bërë një smbrapsje të vogël taktike përballë presionit nga drejtësia, publiku dhe ndërkombëtarët. Po ashtu, Alibeaj tha se shkarkimi i Spiropalit nga posti i ministres së Jashtme besohet të ketë ardhur për shkak të përplasjeve që ajo dyshohet të ketë pasur me Ballukun.

  • VIDEO

    'Balluku-Spiropali, luftë brenda PS'/ Alibeaj zbulon konfliktin: Influenca e Belindës doli e fortë

     

    Nën autorësinë dhe moderimin e gazetares Marsela Karapanço, politika dhe ngjarja më e rëndësishme e momentit, nuk do të jetë thjesht një opsion më shumë, por beteja e së vërtetës pa kompromis, e pyetjeve të drejtpërdrejta, e kërkesës se “llogarisë” ndaj atyre që janë deleguar të përfaqësojnë qytetarët, politikanëve. Por jo vetëm!Çdo të enjte ora 21:00

  • VIDEO

    Ndryshimet në Qeveri, Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Elisa Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

    Spahiu tha se Spiropali ishte investimi më i fortë politik në PS pas kryeministrit Edi Rama, teksa shtoi se ajo ishte e pakonsumuar dhe mbi të nuk rëndonin akuza për korrupsion.

  • VIDEO

    Lajm i mirë/ Rritje pensioni në prill! Eksperti zbërthen skemën: Rriten dhe pagat! Kush përfiton?

     

    Një pasdite intensive informative, ku për tre orë do të ndiqni direkt lajmin e fundit, aktualitetin e thelluar të ditës për ngjarje, fakte dhe histori.

  • VIDEO

    Rama është trembur nga Balluku”/ Habit Ngjela: Amerikanët në SPAK/ “Berisha bën krim, jemi në NATO”

     

    Një pasdite intensive informative, ku për tre orë do të ndiqni direkt lajmin e fundit, aktualitetin e thelluar të ditës për ngjarje, fakte dhe histori.

  • VIDEO

    Plas grushti në Rrjoll! Burrnesha denoncon policët: Godasin fëmijët/ Zbulon bashkëpunëtorin e Ulajt

     

    Një pasdite intensive informative, ku për tre orë do të ndiqni direkt lajmin e fundit, aktualitetin e thelluar të ditës për ngjarje, fakte dhe histori.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv