Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë' | "Kam ikur nga shtëpia,po më detyrojnë’/Përballja e fqinjëve:Na shqetëson dhe na denoncon”

13 Mars, 18:18 | Përditesimi: 13 Mars, 18:18

 

73-vjeçarja Xhevahire Arapi nga Durrës denoncon komshiun e katit të parë për ndërtim pa leje në hapësirën e përbashkët të pallatit. Ajo pretendon se gjatë kohës që familja e saj jetonte në Itali, komshiu ka ndërtuar një objekt dhe një banjo në oborrin e përbashkët të pallatit, duke zënë një hapësirë që duhet të përdoret nga të gjithë banorët. Sipas saj, objekti ndodhet shumë pranë dritares së shtëpisë dhe kjo e bën të ndihet e pasigurt, pasi mund të krijojë rrezik edhe për hyrje të hajdutëve. E moshuara thotë se është ankuar disa herë në institucione, por deri tani nuk ka marrë një zgjidhje. Në studion e Pa Gjurmë ajo kërkon ndërhyrjen e institucioneve për të verifikuar rastin dhe për të zgjidhur konfliktin që sipas saj vazhdon prej vitesh.

A.M/Shqiptarja.com