• VIDEO

    Gjyqtarja Irena Gjoka e dënuar për falsifikim vize në Greqi? Meçe nxjerr dokumentet: Figuron e padënuar, vendimi nuk është ekzekutuar

    Meçe theksoi se në vitin 2024, Gjoka ka marrë dëshminë e saj të penaliteteve dhe nuk figuron e dënuar, sepse vendimi nuk është ekzekutuar, edhe pse në dokumentacion përmendet.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' |‘Pas meje u martove 100 herë, mos më kërko asgjë’/Gruaja-ish burrit: Vajza është e të dyve

    Në këtë episod të ‘Pa Gjurmë’ trajtohet historia e një nëne që, pas viteve bashkëjetese të shoqëruara nga dhunë dhe konflikte të vazhdueshme, mbeti e vetme në përpjekjen për të rritur dhe mbrojtur vajzën e mitur. Ajo rrëfen ndarjen, vështirësitë ekonomike, mungesën e mbështetjes prindërore nga ana e ish-bashkëshortit, si edhe kërkesën për përgjegjësi ligjore ndaj fëmijës. Historia sjell përballjen mes ish-çiftit dhe debatin mbi detyrimet që prindërit kanë ndaj fëmijëve, pavarësisht ndarjes.Një rast që ngre pikëpyetje të forta mbi dhunën në familje, prindërimin dhe pasojat që konfliktet e të rriturve lënë tek fëmijët.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 23 Janar 2026 – Receta / Menuja e Ivanka Trump/ E vërteta për bukën: a po na dëmton realisht?

    Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Krepa me tërshërë dhe panxhar / Sallatë e ftohtë me patate dhe mish pule / Mish viçi me limon dhe kos.

    Vetëm një ditë më parë, Shefi i kuzhinës nga "Bajo Resort" Henri Fejzulla, pati nderin të gatuajë për Ivanka Trump dhe një grup arkitektësh, në një përvojë kulinare të kuruar me kujdes. Menuja e përzgjedhur u ndërtua mbi kombinimin e shijeve të rafinuara dhe produkteve cilësore, duke reflektuar stilin profesional dhe vizionin gastronomik të shefit. Por si u vlerësua kjo përvojë kulinare nga të ftuarit? Si u prit dhe u vlerësua menuja e përzgjedhur nga Ivanka Trump? Cilat elemente të shijeve dhe prezantimit lanë më shumë përshtypje, dhe çfarë reagimesh u dhanë pas përfundimit të darkës? Flasim në "Rreze Dielli" me Shefin e kuzhinës Henri Fejzulla, i cili na tregon disa detaje interesante.

    Buka ka qenë për shekuj me radhë një nga ushqimet bazë në tryezën tonë, por sot ajo është kthyer edhe në një nga ushqimet më të diskutuara dhe më kontradiktore. Disa e konsiderojnë të domosdoshme për energjinë e përditshme, ndërsa të tjerë e fajësojnë për shtimin në peshë, fryrjen e barkut dhe probleme të ndryshme shëndetësore. A po na dëmton realisht buka që konsumojmë sot? Sa bukë duhet të hamë dhe cilat lloje janë më të shëndetshme? A ka lidhje buka me disa sëmundje kronike dhe pse tek shumë njerëz shkakton fryrje apo shtim në peshë? Për t’u ndalur te këto pyetje dhe për të ndarë fakte të bazuara në mjekësinë holistike dhe ushqyerjen e ndërgjegjshme, flasim në "Rreze Dielli" me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, i cili do të na ndihmojë të kuptojmë të vërtetën për bukën dhe ndikimin e saj në shëndetin tonë.

  • VIDEO

    'Trump shkeli rezolutën e Kombeve të Bashkuara', Kote: Bordi i Paqes synon OKB paralele

     

    Formati që sjell te ju në kohë reale, informacionet e minutës së fundit. Analiza, intervista dhe lidhje direkte nga çdo skaj i Shqipërisë.

  • VIDEO

    Berisha thirrje Ramës: Qëndro në zyrë/ Çfarë pritet nga protesta? Daci: Saliu se merr dot pushtetin

     

    Formati që sjell te ju në kohë reale, informacionet e minutës së fundit. Analiza, intervista dhe lidhje direkte nga çdo skaj i Shqipërisë.

  • VIDEO

    E vërteta TRONDITËSE për bukën: Si na shkatërron shëndetin pa e kuptuar / Ja ç’duhet të bëni!

    Buka ka qenë për shekuj me radhë një nga ushqimet bazë në tryezën tonë, por sot ajo është kthyer edhe në një nga ushqimet më të diskutuara dhe më kontradiktore. Disa e konsiderojnë të domosdoshme për energjinë e përditshme, ndërsa të tjerë e fajësojnë për shtimin në peshë, fryrjen e barkut dhe probleme të ndryshme shëndetësore. A po na dëmton realisht buka që konsumojmë sot? Sa bukë duhet të hamë dhe cilat lloje janë më të shëndetshme? A ka lidhje buka me disa sëmundje kronike dhe pse tek shumë njerëz shkakton fryrje apo shtim në peshë? Për t’u ndalur te këto pyetje dhe për të ndarë fakte të bazuara në mjekësinë holistike dhe ushqyerjen e ndërgjegjshme, flasim në "Rreze Dielli" me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, i cili do të na ndihmojë të kuptojmë të vërtetën për bukën dhe ndikimin e saj në shëndetin tonë.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë| 'Shtypi i Ditës dhe Ju' 23 Janar - Qytetarët Berishës: Vrasësi i 21 janarit, mos e nxirrni në TV

     

    Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.

  • VIDEO

    Prapaskenat e darkës së famshme / Flet shefi shqiptar që gatoi për Ivanka Trump

    Vetëm një ditë më parë, Shefi i kuzhinës nga "Bajo Resort" Henri Fejzulla, pati nderin të gatuajë për Ivanka Trump dhe një grup arkitektësh, në një përvojë kulinare të kuruar me kujdes. Menuja e përzgjedhur u ndërtua mbi kombinimin e shijeve të rafinuara dhe produkteve cilësore, duke reflektuar stilin profesional dhe vizionin gastronomik të shefit. Por si u vlerësua kjo përvojë kulinare nga të ftuarit? Si u prit dhe u vlerësua menuja e përzgjedhur nga Ivanka Trump? Cilat elemente të shijeve dhe prezantimit lanë më shumë përshtypje, dhe çfarë reagimesh u dhanë pas përfundimit të darkës?  Flasim në "Rreze Dielli" me Shefin e kuzhinës Henri Fejzulla, i cili na tregon disa detaje interesante.

  • VIDEO

    Krepa me tërshërë dhe panxhar nga zonja Albana

    Krepa me tërshërë dhe panxhar

    Përbërësit:

    • 100 gr tërshërë e bluar
    • 1 panxhar i vogël, i zier ose i pjekur
    • 2 vezë
    • 200 ml qumësht
    • 1 lugë gjelle vaj ulliri
    • 1 majë luge kripë
    • ½ lugë çaji pluhur pjekës (opsionale)
    • Mbushje sipas dëshirës

    Përgatitja:

    Vendosim panxharin e zier në blender dhe e bluajmë derisa të bëhet pure e butë. Shtojmë vezët, qumështin dhe vajin e ullirit, dhe e përziejmë sërish. Më pas shtojmë miellin e tërshërës, kripën dhe pluhurin pjekës. E përziejmë derisa të formohet një masë e njëtrajtshme. E lëmë brumin të pushojë 10 minuta që tërshëra të zbutet. Ndërkohë ngrohim një tigan jo-ngjitës dhe e lyejmë lehtë me vaj. Hedhim një garuzhde brumë dhe pjekim krepën nga të dyja anët, rreth 1 minutë për anë. E mbushim sipas dëshirës, të kripur ose të ëmbël.

  • VIDEO

    Mish viçi me limon dhe kos nga zonja Albana

    Mish viçi me limon dhe kos

    Përbërësit:

    • 700 gr mish viçi
    • 1 lugë gjelle miell (ose niseshte)
    • 200 ml kos i trashë
    • 1 vezë e plotë + 1 e verdhë veze
    • 3 lugë gjelle lëng limoni
    • 2 lugë gjelle vaj ulliri
    • 1 lugë gjelle gjalpë
    • 2 thelpinj hudhër
    • 50–70 ml lëng pule
    • Kripë, piper i zi i freskët
    • Kopër ose majdanoz

    Përgatitja:

    Pastroni mishin, thajeni me letër kuzhine dhe spërkateni lehtë me kripë dhe piper më pas kalojeni shpejt në miell. Në një tigan të gjerë, ngrohni vajin e ullirit dhe gjalpin. Kaurdisni mishin derisa të marrë ngjyrë të artë nga të dyja anët dhe lëreni në zjerje. Hiqeni përkohësisht mënjanë. Në të njëjtin tigan, shtoni hudhrën dhe skuqeni vetëm disa sekonda. Në një tas përzieni mirë kosin, vezët, lëngun e limonit dhe lëngun e pulës. Ulni zjarrin në minimum dhe shtoni ngadalë përzierjen e kosit në tigan, duke e trazuar vazhdimisht që të mos pritet. Shtoni mishin përsëri në tigan dhe lëreni të gatuhet 5–7 minuta derisa salca të trashet dhe të bëhet kremoze. Rregulloni kripën, piperin dhe shtoni kopër ose majdanoz të freskët. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të pushojë 2 minuta para servirjes.

  • VIDEO

    Sallatë e ftohtë me patate dhe mish pule nga zonja Albana

    Sallatë e ftohtë me patate dhe mish pule

    Përbërësit:

    • 3 patate mesatare
    • 250 gr fileto pule
    • 2 lugë vaj ulliri
    • 1 kastravec
    • 1 qepë e njomë
    • 1 dorë majdanoz i freskët
    • 1 dorë koper
    • Kripë dhe piper i zi

    Salca marinuese jeshile:

    • 1 dorë spinaq ose rukola
    • 1 thelpi hudhër (opsionale)
    • 3 lugë vaj ulliri
    • 2 lugë kos i trashë
    • Lëngu i ½ limoni
    • Pak kripë

    Përgatitja:

    Ziejmë patatet me lëkurë, i lëmë të ftohen dhe më pas i presim në kubikë të rregullt. Ndërkohë kemi vendosur dhe fileton e pulës me pak vaj, kripë dhe piper të piqet. Pasi ftohet pak e presim në copëza. Në një tas të madh bashkojmë patatet, pulën, kastravecin, qepën e njomë të grirë imët. Përgatisim dresingun (salcën marinuese) duke i kaluar të gjithë përbërësit në blender derisa të bëhet një krem homogjen. E hedhim salcën mbi sallatë duke e përzier lehtë. Në fund shtojmë majdanozin dhe koperin për freski.

  • VIDEO

    'Shqipëria të mendohej 2 herë', Sotiri: Vendet e vogla do paguajnë për SHBA-në, goditje masive...

     

    Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv