-
VIDEO
Alarm për Ballkanin: Kosova humb paratë e BE, dobësohet kontrolli në veri e rritet frika nga Rusia
Një pasdite intensive informative, ku për tre orë do të ndiqni direkt lajmin e fundit, aktualitetin e thelluar të ditës për ngjarje, fakte dhe histori.
-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË| 'Pa Gjurme' 27 janar - ‘Djalin ma vrau krushku në kishë’/ Nëna: Më puthi atë ditë, se dija që sdo e shikoja më
Në këtë episod të Pa Gjurmë, trajtohet historia e rëndë e humbjes së 48-vjeçarit Alket Voja, i cili ndërroi jetë pas një konflikti në fshatin e tij. Familjarët rrëfejnë dhimbjen, kërcënimet e pretenduara para ngjarjes, periudhën e gjatë të komës dhe betejën ligjore që pasoi. Nëna dhe motra kërkojnë drejtësi, duke ngritur pikëpyetje mbi vendimin e gjykatës dhe mënyrën si u trajtua çështja.Një histori që ngre diskutim mbi drejtësinë, përgjegjësinë dhe pasojat e rënda të dhunës.
-
VIDEO
‘Balluku të dorëhiqej ditën e parë të hetimit’, Barbara Doda: Shqiptarët kanë humbur besimin te opozita, të tregojmë që jemi ndryshe nga Rama
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Mundësia, Barbara Doda thotë se zëvendëskryeministrja Belinda Balluku duhet të kishte dhënë dorëheqjen, që ditën e parë që u mor nën hetim.
Në një intervistë për "Studio Live në Shqipëri" në Report Tv, Doda u shpreh se çështja e saj nuk duhet të kishte shkuar te Gjykata Kushtetuese.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Frontline Interview' 27 janar / Ish-ministri i tij kritikon Ramën: Gjuhë vulgare në Kuvend, përçmoi opozitën për Bordin e Paqes
Nën autorësinë dhe moderimin e gazetares Marsela Karapanço, politika dhe ngjarja më e rëndësishme e momentit, nuk do të jetë thjesht një opsion më shumë, por beteja e së vërtetës pa kompromis, e pyetjeve të drejtpërdrejta, e kërkesës se “llogarisë” ndaj atyre që janë deleguar të përfaqësojnë qytetarët, politikanëve. Por jo vetëm!Çdo të enjte ora 21:00
-
VIDEO
Shkrihet Kadastra e Vlorës! Avokati Ramaj analizon: Është keqmenaxhuar, gjithë këto kohë pa zgjidhje
-
VIDEO
Emisioni i plotë| 'Shtypi i Ditës dhe Ju' 27 Janar - Qytetarët kundër drejtësisë: Procese zgjedhore të papërfunduara
-
VIDEO
Lulelakër me beshamel në furrë nga zonja Albana
Lulelakër me beshamel në furrë
Përbërësit:
- 1 lulelakër e madhe
- 1 qepë mesatare
- 1/4 filxhan gjalpë
- 1/4 filxhan miell
- 1 e 1/2 filxhan qumësht i ngrohtë
- 3/4 filxhan djathë i grirë kaçkavall
- 4 vezë
- 1/2 filxhan krem qumështi
- Pak thërrime buke
- Kripë, piper, arrë moskat
Përgatitja:
Pastrojmë lulelakrën, e ndajmë në copa dhe e ziejmë në ujë me kripë për 7–8 minuta. E kullojmë mirë dhe e lëmë të thahet. Në një tigan, shkrijmë gjysmën e gjalpit dhe kaurdisim lehtë qepën. E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet 10 minuta. Lyejmë një tavë me gjalpë dhe e spërkatim me thërrime buke. Në një tenxhere tjetër shkrijmë pjesën tjetër të gjalpit, shtojmë miellin dhe e përziejmë për 1 minutë. Shtojmë qumështin e ngrohtë pak nga pak duke e rrahur me tel derisa të formohet një beshamel e trashë dhe e lëmuar. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe arrë moskat. E heqim nga zjarri dhe shtojmë djathin. Kur beshameli të jetë ftohur pak, shtojmë vezët dhe kremin e qumështit. Vendosim në tavë lulelakrën, qepën e gatuar dhe beshamelin duke i përzier lehtë. E vendosim tavën në furrë në 180°C për 50 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë.
-
VIDEO
Patëllxhanë pikante me speca nga zonja Albana
Patëllxhanë pikante me speca
Përbërësit:
- 3 patëllxhanë mesatarë
- 5 thelpinj hudhër
- 2 speca të kuq mesatarë
- 1 lugë çaji spec i kuq djegës
- 2 lugë gjelle majdanoz i grirë
- 2 lugë gjelle lëng limoni
- 2 lugë gjelle uthull
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Lajmë patëllxhanët, shpëlajmë lëkurën në disa vende, i mbështjellim një nga një me letër alumini dhe i pjekim në prush ose në sobë, duke i kthyer nga të gjitha anët derisa të piqen mirë. I vendosim menjëherë në ujë të ftohtë, i qërojmë, i shtypim lehtë që të kullojnë ujin e tepërt, më pas i shtypim me pirun. Pjekim hudhrat me lëkurë në furrë për 10 minuta dhe specat për 30 minuta. Qërojmë hudhrat, i bëjmë pure dhe i shtojmë te patëllxhanët. Qërojmë specat, heqim farat, i presim në copa të vogla dhe i shtojmë te masa e patëllxhanit. Shtojmë pak majdanoz të grirë, hedhim vaj ulliri, pak uthull dhe lëng limoni, kripë, piper dhe e servirim sallatën mbi gjethe maruleje.
-
VIDEO
Supë krem me karrota nga zonja Albana
Supë krem me karrota
Përbërësit:
- Karrota
- Gjalpë
- Qepë të ëmbla
- Pak sheqer
- Oriz kokërrmadh
- Trumzë
- Lëng perimesh
- Kripë, piper
Përgatitja:
Mbasi lajmë karrotat dhe i ndajmë në kubikë i kaurdisim bashkë me qepët e grira imët në gjalpë për 10 minuta duke shtuar pak kripë dhe pak sheqer. Më pas shtojmë trumzën, orizin dhe lëngun e perimeve, dhe i lëmë karrotat të ziejnë për rreth 30 minuta. Largojmë trumzën dhe pasi e lemë pak supën të ftohet e kalojmë të frulohet në blender derisa të bëhet kremoze. E rikthejmë në zjarr të ulët, duke rregulluar shijen me pak gjalpë të tretur, kripë e piper. E servirim të ngrohtë spërkatur me majdanoz dhe me pak bukë të thekur.
-
VIDEO
Sa vite burg për parkimin dysh? Eksperti Qibini: Heqja e patentës, gjobë më e lartë...
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 27 janar 2026
Titujt e gazetave për sot, nga Shqipëri-Izrael anatomia e një marrëdhënie te vdekja e padukshme e shoqërisë e deri tek Begaj mesazh drejtësisë!
-
VIDEO
PJESA 2 '5 Pyetjet nga Babaramo' | Balluku mes drejtësisë dhe mbrojtjes politike/ Përplasen ekspertët: Presion e standarde të dyfishta