• VIDEO

    GJK vendos për pagat e gjyqtarëve/ Avokati Kara për Report TV: Kërkesë e pavend, unë do isha skuqur nga turpi! Juristja Balliu: T'u rritet njësoj si deputetëve!

    Debati për rritjen e pagave të gjyqtarëve ishte në qendër të diskutimit në emisionin Studio Live në Report TV, ku dy ekspertë të drejtësisë, Romeo Kara dhe Alesia Balliu u pozicionuan në kahe të kundërta.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| “U martua me grekun dhe u zhduk” / Babai mes lotësh: E rrita jetimë, si më harroi?

  • VIDEO

    Porosi nga Dubai/ Trondit gazetarja: Vrasja e Jani Aliajt nga grupi famëkeq, ja sa kushtoi!

     

    Nën autorësinë dhe moderimin e gazetares Marsela Karapanço, politika dhe ngjarja më e rëndësishme e momentit, nuk do të jetë thjesht një opsion më shumë, por beteja e së vërtetës pa kompromis, e pyetjeve të drejtpërdrejta, e kërkesës se “llogarisë” ndaj atyre që janë deleguar të përfaqësojnë qytetarët, politikanëve. Por jo vetëm!Çdo të enjte ora 21:00

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 20 Janar 2026 – Receta / Bullizmi në shkolla / ‘Bëje vetë’, Aromat në shtëpi & Hekurosja

    Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Petanik me djathë, kos dhe vezë / Brumçe jeshile me spinaq në kos me hudhër / Smoothie me panxhar dhe mollë.

    Bullizmi në shkollë është një plagë e heshtur që prek shumë nxënës, shpesh pa u vënë re dhe pa u folur mjaftueshëm. Por sot, zëri i tyre po bëhet më i fortë. Nxënësit e shollës "Ali Demi" kanë ndërmarrë nismën “Fuqia e fjalës”, një projekt që synon të thyejë heshtjen dhe të inkurajojë raportimin e rasteve të bullizmit përmes dialogut dhe mbështetjes. Në qendër të këtij projekti është “Kutia e fjalës”, një hapësirë ku nxënësit ndajnë histori reale bullizmi dhe përvoja personale, duke marrë përgjigje, mirëkuptim dhe zgjidhje. Përmes rrëfimeve të tyre, ata tregojnë se fjala ka forcë: të lëndojë, por edhe të shërojë. Ajsli Elezi, Gledis Hoxha dhe Amelia Merizaj, nxënës të angazhuar në këtë nismë, ndajnë mendimet dhe përvojat e tyre, duke dhënë një mesazh të qartë: bullizmi nuk duhet pranuar dhe askush nuk duhet të ndihet vetëm. Zëri i nxënësve sot është hapi i parë drejt një shkolle më të sigurt dhe më të drejtë për të gjithë.

    Një shtëpi që mban aromë të mirë nuk është vetëm çështje produktesh parfumimi, por edhe e zakoneve të përditshme. Shpesh, pa e kuptuar, bëjmë gabime të vogla që lejojnë aromat e pakëndshme të grumbullohen dhe të prishin ndjesinë e pastërtisë në ambientin ku jetojmë. Nga ajrosja e pamjaftueshme deri te neglizhimi i disa detajeve të vogla, këto zakone ndikojnë më shumë sesa mendojmë. Në "Rreze Dielli" zbulojmë 12 mënyra praktike për ta mbajtur shtëpinë gjithmonë me aromë të këndshme, si edhe gabimet më të shpeshta që bëjmë çdo ditë dhe që na pengojnë të kemi një ambient të freskët dhe mikpritës. Një shtëpi që nuhat bukur është një shtëpi ku ndihemi më mirë!

    Ndodh shpesh që pllaka e hekurit të ndotet nga pjesë të ndryshme të rrobave të cilat ngjiten në hekur, prandaj proçesi i pastrimit të tij është shumë delikat dhe i rëndësishëm. Nuk është gjithmonë e thjeshtë, pasi në të mbeten njolla sidomos kur përdorni në mënyrë të vazhdueshme avullin. Me një hekur të pastër rrobat tuaja do të mbeten të reja për një kohë më të gjatë. Që ta mbani hekurin tuaj si të ishte i ri, Niki me Lauretën në “Bëje vetë”, tregojnë si të pastrojmë hekurin në pak minuta me përbërës kuzhine që të gjithë i kemi në shtëpi - një metodë tepër praktike, pa kosto dhe 100% efikase. Gjithashtu amvisa Laureta Saliaj, na tregon se si mund të hekurosim në mënyrën e duhur këmishat dhe për më tepër pa u munduar shumë.

  • VIDEO

    Fjalori i ri i shqipes me 40 mijë fjalë të reja! Toska: Ja çfarë ndryshon dhe pse priten debate

     

    Fjalori i ri i gjuhës shqipe po hap debat të fortë publik. Studiuesja Toska zbulon se janë shtuar rreth 40 mijë fjalë të reja, janë hequr terma të vjetër dhe fjalët e huaja tashmë shkruhen siç shqiptohen. Nga mungesa e disa termave, te pasaktësitë dhe thirrja për sugjerime, Fjalori i Madh pritet të sjellë diskutime të gjera në muajt në vijim.

  • VIDEO

    Si të hekurosni këmishat në 5 minuta si profesionistë / Truku që s’e dinit

    Hekurosja për shumë amvisa është një nga punët më të lodhshme dhe të bezdisshme, por ka gjithmonë këshilla dhe truke, të cilat duhet t’i keni parasysh për ta bërë këtë proces më të lehtë. Këmishat janë një nga veshjet më të vështira për t’u hekurosur. Gjithashtu edhe një nga ato veshje që nuk lejojnë hapësirë për zhubrosje, të paktën nga ana stilistike, pasi i gjithë lezeti mbi to qëndron kur janë të pastra dhe të hekurosura. Për të bërë më të thjeshtë përditshmërinë tonë, ose ditët kur zgjedhim të veshim një këmishë, amvisa Laureta Saliaj, na tregon në “Rreze Dielli”, se si mund të hekurosim në mënyrën e duhur këmishat dhe për më tepër pa u munduar shumë.

  • VIDEO

    Kujt i intereson arratisja e Altin Ndocit? SHOKON eksperti: Mund ti jetë kërkuar të vazhdojë vrasjet

     

    Arratisja e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, vazhdon të ngrejë pikëpyetje të forta mbi nivelin e sigurisë në institucionet e vuajtjes së dënimit dhe procedurat e shoqërimit të të burgosurve. Për këto pikëpyetje u diskutua sot në 'Sot Live në Shqipëri' në Report TV.

  • VIDEO

    Super pastrim | Ja si ta bëni HEKURIN e rrobave si të ri në 5 minuta

    Ndodh shpesh që pllaka e hekurit të ndotet nga pjesë të ndryshme të rrobave të cilat ngjiten në hekur, prandaj proçesi i pastrimit të tij është shumë delikat dhe i rëndësishëm. Nuk është gjithmonë e thjeshtë, pasi në të mbeten njolla sidomos kur përdorni në mënyrë të vazhdueshme avullin. Me një hekur të pastër rrobat tuaja do të mbeten të reja për një kohë më të gjatë. Që ta mbani hekurin tuaj si të ishte i ri, Niki me Lauretën në “Bëje vetë”, tregojnë si të pastrojmë hekurin në pak minuta me përbërës kuzhine që të gjithë i kemi në shtëpi - një metodë tepër praktike, pa kosto dhe 100% efikase.

  • VIDEO

    Ju mban shtëpia erë të rëndë? Ja gabimet që po bëni çdo ditë

    Një shtëpi që mban aromë të mirë nuk është vetëm çështje produktesh parfumimi, por edhe e zakoneve të përditshme. Shpesh, pa e kuptuar, bëjmë gabime të vogla që lejojnë aromat e pakëndshme të grumbullohen dhe të prishin ndjesinë e pastërtisë në ambientin ku jetojmë. Nga ajrosja e pamjaftueshme deri te neglizhimi i disa detajeve të vogla, këto zakone ndikojnë më shumë sesa mendojmë. Në "Rreze Dielli" zbulojmë 12 mënyra praktike për ta mbajtur shtëpinë gjithmonë me aromë të këndshme, si edhe gabimet më të shpeshta që bëjmë çdo ditë dhe që na pengojnë të kemi një ambient të freskët dhe mikpritës. Një shtëpi që nuhat bukur është një shtëpi ku ndihemi më mirë!

  • VIDEO

    ‘Mjaft më!’, nxënësit tregojnë histori reale bullizmi në shkollë

    Bullizmi në shkollë është një plagë e heshtur që prek shumë nxënës, shpesh pa u vënë re dhe pa u folur mjaftueshëm. Por sot, zëri i tyre po bëhet më i fortë. Nxënësit e shollës "Ali Demi" kanë ndërmarrë nismën “Fuqia e fjalës”, një projekt që synon të thyejë heshtjen dhe të inkurajojë raportimin e rasteve të bullizmit përmes dialogut dhe mbështetjes. Në qendër të këtij projekti është “Kutia e fjalës”, një hapësirë ku nxënësit ndajnë histori reale bullizmi dhe përvoja personale, duke marrë përgjigje, mirëkuptim dhe zgjidhje. Përmes rrëfimeve të tyre, ata tregojnë se fjala ka forcë: të lëndojë, por edhe të shërojë. Ajsli Elezi, Gledis Hoxha dhe Amelia Merizaj, nxënës të angazhuar në këtë nismë, ndajnë mendimet dhe përvojat e tyre, duke dhënë një mesazh të qartë: bullizmi nuk duhet pranuar dhe askush nuk duhet të ndihet vetëm. Zëri i nxënësve sot është hapi i parë drejt një shkolle më të sigurt dhe më të drejtë për të gjithë. 

  • VIDEO

    Emisioni i plotë| 'Shtypi i Ditës dhe Ju' 20 Janar - Qytetarët lumë akuzash Berishës: I vetmi që përgjaku 21 janarin

     

    Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.

  • VIDEO

    Petanik me djathë, kos dhe vezë nga zonja Albana

    Petanik me djathë, kos dhe vezë

    Përbërësit:

    • 2 pako petë të pjekura
    • 600 gr djathë
    • 3 kokrra vezë
    • 700 ml kos
    • 1 majë luge sodë buke
    • 150 gr gjalpë
    • 2 filxhanë kafeje vaj
    • Arrë moskat
    • Kripë, piper i zi

    Përgatitja:

    Përgatisim në fillim lëngun me të cilin do spërkaten petët. Tresim gjalpin në një tigan të madh, shtojmë vajin, hedhim kosin, vezët e rrahura, djathin e copëtuar, pak piper të zi, pak sodë dhe i përziejmë, duke ngrohur pak lëngun. E provojmë për kripë dhe hedhim aq sa duhet. Lyejmë tepsinë dhe i rendisim petët një e nga një, duke i spërkatur nga pak me lëngun e përgatitur. Petët nuk i njomim shumë, sepse na qulloset petaniku, por pak kujdes me anët e petëve që të mos na mbeten të thata. Petën e sipërme e spërkasim me vaj dhe pastaj e lagim me qumësht, aq sa të jetë njomur e gjithë sipërfaqja. E lëmë 5 minuta të pushojë. E pjekim në furrë të parangrohur, në temperaturë 185 gradë për rreth 45-50 minuta. Pasi e heqim nga furra, e mbulojmë me pecetë dhe e lëmë të ftohet pak.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv