-
VIDEO
Pjesa 1 'Repolitix'/ Masakra e 21 janarit, ish-prokurori nga vendngjarja: Garda qëlloi 117 gëzhoja drejt turmës! Protestuesit s'kishin armë
Në një analizë dhe rrëfim kronologjik të hapave hetimorë që ndoqi për zbardhjen e rrethanave të 4 vrasjeve, ish-prokurori Ervin Karanxha u rikthye në vendin e ngjarjes pas 15 vitesh për të ilustruar në mënyre demostrative për emisionin “Repolitix” zbulimet e tij të para mbi çështjen.
-
VIDEO
Kosova mes Gazës dhe krizës politike/ Arifi: Mosbesim ndaj Kurtit, rinumërimi zbuloi vjedhje votash
Formati që sjell te ju në kohë reale, informacionet e minutës së fundit. Analiza, intervista dhe lidhje direkte nga çdo skaj i Shqipërisë.
-
VIDEO
‘Pashë me sytë e mi dy nga vrasjet’, Fatos Klosi për masakrën e 21 janarit: Urdhri nga Sali Berisha, u qëllua nga njerëz të besuar kur protestuesit po largoheshin
Në një intervistë për 'Sot Live në Shqipëri', Ish keu i SHISH Fatos Klosi u shpreh se gjithçka në 21 janar ishte e planifikuar dhe se askush nuk guxonte të jepte urdhër për të shtënë, përveç Berishës.
-
VIDEO
Tavë me spinaq dhe djathë nga zonja Albana
Tavë me spinaq dhe djathë
Përbërësit:
- 500 gr spinaq i freskët
- 1 qepë e kuqe
- 2 thelpinj hudhër
- 3 vezë
- 120 ml qumësht
- 150 gr miell
- 300 gr djathë mozzarella
- 100 gr djathë i verdhë i butë
- Kripë & piper
- Vaj ulliri sipas shijes
- Koper / Majdanoz sipas dëshirës
Përgatitja:
Në një tigan, kaurdisim qepën e kuqe të prerë hollë me hudhrën në vaj ulliri, derisa të zbuten. Shtojmë spinaqin e larë dhe të prerë, rregullojmë shijen me kripë dhe piper. E gatuajmë rreth 10 minuta derisa të ulet volumi dhe të zbutet. Ndërkohë në një tas rrahim vezët me qumështin, shtojmë miellin, kripën dhe piperin, duke e përzier derisa masa të jetë homogjene. Shtojmë spinaqin e ftohur, djathin mozzarella të prerë dhe majdanozin. E përziejmë mirë dhe hedhim masën në një tavë të lyer me vaj. Sipër shtojmë djathin e verdhë të grirë dhe pak majdanoz. E pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për 30 minuta, derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë.
-
VIDEO
Supë pule me oriz dhe limon nga zonja Albana
Supë pule me oriz dhe limon
Përbërësit:
- 1 pulë (e plotë ose në copa)
- 2 karrota
- 1 qepë
- 2 degë selino
- 200 gr oriz
- 2 vezë
- 1 lugë gjelle miell misri
- 1–2 gjethe dafine
- Lëngu i 2 limonëve
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Ziejmë pulën me qepën, karrotat, selinon dhe gjethet e dafinës derisa të zbutet mirë. Heqim pulën, e pastrojmë nga kockat dhe e presim në copa të vogla. Në lëngun e supës shtojmë orizin dhe e ziejmë derisa të jetë gati. Rrahim vezët me lëngun e limonit dhe miellin e misrit. Marrim pak lëng të nxehtë nga supa dhe e shtojmë ngadalë te përzierja e vezëve (për ta temperuar). E hedhim përzierjen në tenxhere, pa e zier më fort, vetëm e ngrohim, derisa supa të trashet lehtë. Shtojmë pulën, rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe fikim sobën.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Shtypi i Ditës dhe Ju' 21 Janar! Nga 15 vite pas MASAKRËS së 21 janarit te paqartësitë e pensioneve
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
Mish me patate dhe speca nga zonja Albana
Mish me patate dhe speca
Përbërësit:
- 700 gr mish viçi
- 2 qepë mesatare
- 2 karrota
- 3 speca
- 200 gr domate qershi
- 500 gr patate të vogla
- 2 gjethe dafine
- 700 ml ujë i nxehtë
- 4 thelpinj hudhër
- 3 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 lugë gjelle gjalpë
- 2 lugë gjelle majdanoz i grirë
- Kripë, piper, rigon
Përgatitja:
Presim mishin në kubikë të vegjël, e pudrosim me pak miell dhe e kaurdisim në tigan të thellë me vaj ulliri dhe gjalpë derisa të marrë ngjyrë. Shtojmë qepën e grirë dhe vazhdojmë kaurdisjen derisa të zbutet. Më pas shtojmë perimet e tjera. Hedhim ujin e nxehtë, kripën, piperin, hudhrën, dafinën dhe trumzën ose rigonin. E mbulojmë me kapak dhe e lëmë të ziejë në zjarr mesatar për 40–45 minuta, derisa mishi të zbutet. Në fund shtojmë majdanozin e grirë dhe e servirim të ngrohtë.
-
VIDEO
Bonusi 'ndez' pakënaqësinë e pensionistëve! Eksperti Hoxha u përgjigjet qytetarëve, llogari në studio
Kujtim Hoxha ekspert i çështjeve të pensioneve, ishte i ftuar në emisionin 'Shtypi i Ditës dhe Ju', ku në një bisedë me gazetarin Andi Kapxhiu sqaroi paqartësitë e shumta të qytetarëve lidhur me vitet e kooperativës, pensionet e pjesshme dhe përfitimin e bonusit të pensionit.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 21 janar 2026
Titujt e gazetave për sot, nga 21 janari pas Strasburgut dhe Gjykatës së Lartë te protesta që vrau protestën e deri tek Salianji vë në lëvizje zgjedhjet në PD.
-
VIDEO
Pjesa 2| 'Repolitix' 20 janar | Polemika në drejtësi: Irena Gjoka, presionet nga Greqia dhe pakënaqësitë e gjyqtarëve
Ish- deputeti i PS Petro Koçi komentoi edhe polemikat Këshilli i Lartë Gjyqësor-Prokurori për gjyqtaren Irena Gjokën, e cila rezulton e dënuar në Greqi për falsifikim vize.Koçi theksoi se dënimi në Greqi nuk lidhet me vendimet që ajo ka marrë si gjyqtare.
-
VIDEO
PJESA 1 l 'Repolitix' 20 janar l Letra e Trump trazon Tiranën - Paqe apo përplasje me BE-në? DEBAT i fortë: Shqipëria në udhëkryq!
Shqipëria do të jetë në listën e vendeve që do të jenë pjesëmarrëse në Bordin e Paqes për Gazën pas ftesës që presidenti i SHBA Donald Trump i bëri kryeministrit Edi Rama, ndërsa ky bord do të veprojë si qeveri tranzitore në Rripin e Gazës pas përfundimit të konfliktit.
-
VIDEO
Vrasja e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos! Gazetarja Rista për Report Tv: Dyshohet se urdhri u dha nga një grup kriminal shqiptar
Gazetarja Katerina Rista u shpreh se prej 6 muajsh, disa persona kanë tentuar ta vrasin Jani Aliajn në burg dhe se ngjarja nuk u parandalua nga autoritetet. Sipas Ristës, nuk përjashtohet mundësia që urdhri për ekzekutimin e Aliajt të jetë dhënë nga një grup kriminal shqiptar.