-
VIDEO
Qofte orizi në salcë me vezë dhe limon nga zonja Albana
Qofte orizi në salcë me vezë dhe limon
Përbërësit:
- 500 gr mish i grirë
- 80 gr oriz i rrumbullakët
- 1 qepë e vogël
- 1 vezë
- 2 lgj vaj ulliri
- 2 lgj kopër e freskët
- Kripë, piper i zi
Për lëngun:
- 1.5–2 litra ujë ose lëng mishi
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
- 2 vezë
- Lëngu i 2 limonëve
- Kripë, piper
Përgatitja:
Në një enë përzieni mishin e grirë, orizin e larë, qepën, vezën, vajin e ullirit, koprën, kripën dhe piperin. Punojeni masën mirë derisa të bëhet homogjene. Lagni duart dhe formoni qofte të rrumbullakëta, sa madhësia e një arre. Në një tenxhere të gjerë vini ujin ose lëngun e mishit të vlojë. Shtoni pak kripë dhe vaj ulliri. Hidhni me kujdes qoftet dhe ziejini në zjarr mesatar për rreth 35–40 minuta, pa i trazuar fort. Rrihni vezët në një tas derisa të zbardhen. Shtoni gradualisht lëngun e limonit. Merrni pak nga lëngu i nxehtë i tenxheres dhe shtojeni ngadalë te vezët duke e përzier vazhdimisht (për të mos u mpiksur). Hiqeni tenxheren nga zjarri. Hidhni salcën ngadalë, duke tundur lehtë tenxheren (jo duke e përzier me lugë). Kthejeni në zjarr shumë të ulët për 1–2 minuta.
-
VIDEO
Sallatë me panxhar, portokall, djathë dhe qepë nga zonja Albana
Sallatë me panxhar, portokall, djathë dhe qepë
Përbërësit:
- 2–3 pa nxharë mesatarë
- 2 portokalle
- 150 gr djathë i bardhë
- 1 qepë
- 3–4 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 lgj uthull balsamike ose lëng limoni
- Kripë, piper i zi
- Arra ose fara sipas dëshirës
Përgatitja:
Qëroni panxharin dhe priteni në feta ose kubikë mesatarë. Qëroni portokallet dhe ndajini në feta. Prisni qepën në feta shumë të holla; nëse është e fortë, lëreni 5 minuta në ujë të ftohtë. Në një tas të madh kombinoni panxharin, portokallin dhe qepën. Shtoni vajin e ullirit, uthullën (ose limonin), kripën dhe piperin. Përziejini lehtë. Thërrmoni sipër djathin dhe, nëse dëshironi, shtoni arra ose fara. Shërbejeni menjëherë ose lëreni 10–15 minuta që shijet të harmonizohen.
-
VIDEO
Deputeti Muçi: Duam zgjedhje të parakohshme, qeveria e përfshirë në skandale! Kurrë s'do ketë bashkëpunim me Berishën
Deputeti Redi Muçi thotë se qeveria nuk ka marrë masa për të parandaluar apo zvogëluar pasojat nga fatkeqësitë natyrore. Për Report TV, Muçi u shpreh se "Lëvizja Bashkë" kërkon zgjedhje të parakohshme, pas skandaleve të shumta që kanë përfshirë qeverinë. Muçi theksoi se nuk do të ketë bashkëpunim me Sali Berishën.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 12 janar 2026
Titujt e gazetave për sot, nga Rama thotë se kemi drejtësi të pavarur por ende jo të paanshme e as cilësore te Salianji mesazh Berishës të hap krahun e deri tek populli si alibi dështimi!
-
VIDEO
Emisioni i plotë | Veri- Jug në zemër të Myzeqesë, inspekton procesin e mbjelljes së grurit në Çermë
Çerma ndodhet në zemër të Myzeqesë dhe kamera e Veri-Jugut është ndalur në arat e mbjella me grurë të fermerit Astrit Vrapi. Për shkak të reshjeve të vjeshtës, në disa ara mbjellja e grurit është vonuar, ndërsa fermeri Vrapi vijon hedhjen e farës në parcela të ndryshme të fshatit. Kryetari i fshatit, Sefe Vrapi, shprehet se bujqit dhe fermerët nuk kanë asnjë mbështetje nga ana e shtetit, ndërsa gruri i importuar sfidon prodhimin vendas. Edhe vitin e kaluar, një pjesë e grurit mbeti stok në magazinat e fermerëve myzeqarë.
-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË 'DOSJA K' | Xhafer Sadiku: “Armiq” që në djep, shkolla mjet terrori kundër nesh!
Si u përdor arsimi gjatë diktaturës, si mjet terrori, ndaj fëmijëve të kundërshtarëve të regjimit komunist? Çfarë direktivash ndiqeshin në shkolla kundër tyre, dhuna fizike e psikologjike dhe pamundësia për tu shkolluar për shkak të biografisë. Rrëfimi personal i historianit Xhafer Sadiku dhe historia e tij familjare nën cilësimin diskriminues ‘kulak”.
Familjet që e kundërshtuan komunizmin e të tjerat që regjimi i shpalli armiq të pushtetit u privuan për gjysëm shekulli në Shqipëri, nga çdo e drejtë njerëzore. Të ishte fëmijë i një familje të tillë ishte një barrë e rëndë e shpesh e padurueshme. E vetmja degë ku mund të kapeshe ishte ngushëllimi i të vërtetës, se pjesa dërrmuese e këtyre familjeve qenë flamurtarë të patriotizmës e punët më të vlerata të historisë mbanin pikëirhst emrin e tyre. Por kjo histori e ndritur ishte njëkohëisht edhe arsyeja e luftës që ju bëhej. Dhe kjo luftë isht e egër dhe e pakompromis, ajo nuk kursente as fëmijët në djepa, e as pleqtë në ditë te fundit të jetës.
Xhafer Sadiku, historian dhe autor i një varg librash me vlerë të veçantë për historiografinë, është po ashtu një fëmijë që vjen nga familje patriotike që vuajti mbi supe, një histori të gjatë e të vështirë terrori, pa pasur asnjë faj.
Ai ka studuar në arkiva prej afro 3 dekadash çdo fenomen të diktaturës në Shqipëri, dhe e ka zbërthyer në detaje gjithë formulën diabolike të funksionimit të kësja diktature për gjysëm shekulli. Në thelb të kësja formule ai vendos ndryshimi rrënjësor që regjimi komunist i bëri shoqërisë shqiptare. Përmes një rrëfimi vetjak ndërthurur me një analizë historike, historiani Xhafer Sadiku do të na zbërthej në këtë episod të dosjes K, një nga plagët e rënda të diktaturës përdorimin e shkollës si një armë terrori mbi fëmijët e familjeve kundërshtare e përmes saj, krijimin e një shoqërie të indoktrinuar e të devijuar nga thelbi i saj.
“Dosja K”, një cikël dokumentarësh historikë, me autore gazetaren Admirina Peçi, sjell premierë çdo të shtunë në ora 21:00 në Report tv, historitë e panjohura të persekutimit gjatë periudhës së regjimit komunist në Shqipëri.Intervista, dëshmi, dokumente historike, ngjarje të panjohura që zbardhen dekada më vonë, personazhe të rrallë të kësaj periudhe, që frymëzojnë sot me qëndresën e tyre, me dashurinë dhe sakrificat, në emër të lirisë dhe dinjitetit njerëzor.
-
VIDEO
The Best Of Report Tv, intervistat dhe debatet që ndezën javën, 10 Janar 2026
Zbuloni më të mirën e javës në The Best Of Report TV! Intervista ekskluzive, debate që ndezën studion dhe kronika nga redaksia, të gjitha në një program të vetëm.
-
VIDEO
EMISONI I PLOTË 'Klinika 24'/ Pasojat e çrregullimeve hormonale dhe pozicionet më të mira të gjumit!
Hormonet janë dirigjentët e heshtur të trupit tonë. Çfarë ndodh kur ato dalin jashtë ekuilibrit? Në këtë episod, mjeku endokrinolog shpjegon sinjalet që trupi na dërgon – nga lodhja e papritur, tek ndryshimet në peshë, humor dhe cilësinë e gjumit. Mjeku i sporteve na tregon pozicionin optimal të gjumit, përfitimet që sjell dhe si çdo pozicion mund të ndikojë në shëndetin tonë. Një rrëfim personal nga një prind na fton të reflektojmë mbi pyetjen: A mësohet prindërimi? Një kombinim njohurish mjekësore dhe reflektimesh personale që nuk duhet humbur.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Një nga Ne'/ Nga zyra tek joga, Deni Sanxhaku merr vendimin që i ndryshoi jetën: Jam e lumtur!
Personazhi i sotëm në "Një nga ne" është Deni Sanxhaku, instruktore e mirëqenies dhe fuqizimit personal. Deni ka punuar për vite me radhë në shoqërinë civile dhe në ambasada, por tre vite më parë mori një vendim të guximshëm: të linte punën e zyrës për t’iu përkushtuar jogës.Sot, ajo do të na tregojë për rutinën e saj të veçantë, për ndryshimin që i solli qetësi dhe lumturi.
-
VIDEO
E PLOTË/ Shtypi i Ditës 10 Janar - Qytetarët të pakënaqur me bonusin mujor: Mirë, na i bëjnë
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 10 janar 2026
Titujt e gazetave për sot, nga pse opozita e Berishës është e nxehur me qytetarët te akuza të rënda nga arratia e deri tek ja "shushunjat" e mjekësisë falas në QSUT.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 10 janar 2026
Titujt e gazetave për sot, nga pse opozita e Berishës është e nxehur me qytetarët te akuza të rënda nga arratia e deri tek ja "shushunjat" e mjekësisë falas në QSUT.