• VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 9 janar 2026

     

    Titujt e gazetave për sot, nga Shqipëria nën ujë një 54 vjeçar humb jetën te shteti që kishim e shteti që humbëm e deri tek Armand Duka "mbreti" që mbush thasët me para.

  • VIDEO

    Pispili me spinaq dhe qepë të njoma / Super SHIJE nga zonja Albana

    Pispili me spinaq dhe qepë të njoma

    Përbërësit:

    • 500 gr spinaq
    • 3 qepë të njoma
    • 200 gr djathë i bardhë
    • 100 ml vaj ulliri
    • 1 gotë miell misri
    • 1 gotë qumësht
    • 2 kokrra vezë
    • Kripë, piper
    • Majdanoz, kopër

    Përgatitja:

    Pasi e lajmë spinaqin, e grijmë dhe e shtypim me dorë, më pas e shtrydhim sa t’i dalë uji i tepërt dhe e vendosim në një tas. Shtojmë vezët, qepën, djathin, gjysmën e qumështit, vajin, kripën, piperin, majdanozin dhe koprën. I trazojmë mirë dhe në fund shtojmë tre lugë gjelle miell misri. Shtojmë pak vaj ulliri në fund dhe e shtrojmë pispilinë në tavë të lyer me vaj dhe të pudrosur mirë me miell misri. E shtrijmë me lugë dhe sipër masës hedhim përsëri miell misri dhe qumësht për ta njomur sipërfaqen. E spërkasim me vaj ulliri dhe e pjekim në 220 gradë për 30 minuta.

  • VIDEO

    Supë krem pule nga zonja Albana, receta më e rekomanduar e sezonit

    Supë krem pule

    Përbërësit:

    • 300 gr mish pule
    • 1 qepë mesatare
    • 1 lgj miell
    • 2 thelpinj hudhër
    • 1 lgj gjalpë
    • 1 limon
    • Arrë moskat
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Ziejmë mishin e pulës në një tenxhere me ujë të bollshëm. Kaurdisim një qepë të grirë imët, shtojmë më pas copëzat e mishit të pulës së bashku me buljonin. Sapo të marrë valë shtojmë miellin e tretur në pak qumësht. Rregullojmë shijen me kripë, piper, arrë moskat dhe e lemë derisa të marrë formën e një kremi. E servirim supën të ngrohtë me majdanoz dhe lëkurë limoni të grirë.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë Frontline| ‘Belinda i dha dorëheqjen Ramës në tavolinë’, ja lëvizja e Kryeministrit për imunitetin

     

    Nën autorësinë dhe moderimin e gazetares Marsela Karapanço, politika dhe ngjarja më e rëndësishme e momentit, nuk do të jetë thjesht një opsion më shumë, por beteja e së vërtetës pa kompromis, e pyetjeve të drejtpërdrejta, e kërkesës se “llogarisë” ndaj atyre që janë deleguar të përfaqësojnë qytetarët, politikanëve. Por jo vetëm!Çdo të enjte ora 21:00

  • VIDEO

    Emisioni i plotë Pa Gjurme-La fëmijët dhe u zhduk me të dashurin/Prek djali: Mami dëgjoje këtë video, është për ty

  • VIDEO

    Shqipëria 3 ditë nën ujë/ SHPËRTHEN eksperti: Pse hesht shteti? l Studio Live

  • VIDEO

    Durrësi në protestë/ SHPËRTHEN Kuçana: Ku ikën 19 mln eurot e hidrovoreve? Çështja në SPAK

    Durrësi përfshihet nga protesta pas përmbytjeve, ndërsa në Studio Live me Ermal Qorin, Ilirjana Kuçana ngre akuza të forta për menaxhimin e fondeve publike. Ajo kërkon llogari për 19 milionë eurot e destinuara për hidrovoret, duke pyetur publikisht se ku kanë përfunduar këto para. Çështja ka mbërritur në SPAK, ndërsa debati fokusohet te përgjegjësitë institucionale, transparenca dhe pasojat për qytetarët e prekur nga përmbytjet.

  • VIDEO

    Spartak Ngjela për Report Tv: S’mund të ketë qeveri teknike në Shqipëri, PD-PS nuk kanë barazi të deputetëve në Kuvend

    Ngjela tha se PD nuk ka vota që të marrë pushtetin. Ai shtoi se PD duhet që të ndryshojë lidershipin pasi Berisha e drejton partinë që nga viti 1992. 

  • VIDEO

    Bota Report| Përplasja e Trump-Macron/ Bimo zbulon skenarët: Sa kushton Groenlanda? Shifra marramendëse

     

    'Bota Report' është emisioni më i ri informativ që vjen çdo të hënë dhe të enjte, nga ora 15:30 deri në 16:00. Nën moderimin e gazetarit Denis Minga 'Bota Report' synon të sjellë tek publiku lajmin më të rëndësishëm të ditës. Gjithashtu një ekspert i zhvillimeve ndërkombëtare do të jetë i pranishëm çdo emision për të analizuar temat dhe sfidat globale. A rrezikon bota një luftë të tretë botërore? Cili do të jetë fati i luftës Rusi-Ukrainë dhe pasojat për Europën? Cfarë do të ndodhë me konfliktin në Lindjen e Mesme?

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 8 Janar 2026 – Receta / Pozicionet e gabuara të gjumit / Fashion blogger & Trendet e modës 2026

    Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me mish dhe oriz / Penne all’Arrabbiata - Makarona pikante me domate / Qofte me thjerrëza dhe perime.

    Gjumi është një nga proceset më të rëndësishme për rikuperimin e trupit, por shpesh pa e kuptuar e dëmtojmë veten përmes pozicioneve të gabuara të gjumit. Të flesh anash, me jastëk shumë të lartë apo barkas janë zakone shumë të përhapura, por a e dimë se çfarë ndikimi kanë ato në shtyllën kurrizore, qafën dhe muskujt? Sot në "Rreze Dielli" flasim me fizioterapisten Majlinda Koca, për të kuptuar se çfarë ndodh me trupin gjatë gjumit, cilat janë pozicionet problematike dhe si mund t’i korrigjojmë ato për një gjumë më të shëndetshëm. Këshillat profesionale mund të bëjnë diferencën mes një zgjimi me dhimbje dhe një mëngjesi me energji dhe mirëqenie!

    Fjona Muça, vajza shqiptare që po ndërton historinë e saj mes pasionit dhe suksesit në Londër. Prej 5 vitesh jeton dhe vepron atje, ku ka përfunduar studimet për financë–kontabilitet, por paralelisht ka zhvilluar edhe një pasion që sot është shndërruar në profesion. Dashuria për modën, për t’u kuruar dhe për t’u veshur bukur, e çoi drejt krijimit të një blogu, i cili shumë shpejt i hapi dyert e bashkëpunimeve me disa prej brendeve të njohura të modës. Fjona u bë e njohur në rrjetet sociale pas një postimi të veçantë – xhaketa e gjyshes së saj, që u kthye në virale dhe shënoi pikën e kthesës në rrugëtimin e saj. Sot me Fjonen do të flasim për këtë histori frymëzuese, për botën e modës në Londër, si dhe për trendet e modës për vitin 2026: çfarë do të jetë në modë dhe çfarë duhet t’i heqim përfundimisht nga garderoba jonë.

  • VIDEO

    Dëmet në bujqësi/ Fermerët e pësojnë nga moti i keq, Pilku: Situatë komplekse

  • VIDEO

    Përmbytjet/ Pilku: Bujqësia do rikonstruktim, dëme të mëdha nga ndërtimet pa kriter

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv