-
VIDEO
'150 milionë euro dëm bujqësor', Përmbytjet shkatërrojnë fermerët, katastrofë natyrore
Formati që sjell te ju në kohë reale, informacionet e minutës së fundit. Analiza, intervista dhe lidhje direkte nga çdo skaj i Shqipërisë.
-
VIDEO
Situatë kritike në Novoselë/ Shakaj: 13 familje të vakuuara e 50 hektarë toke të përmbytura
Formati që sjell te ju në kohë reale, informacionet e minutës së fundit. Analiza, intervista dhe lidhje direkte nga çdo skaj i Shqipërisë.
-
VIDEO
Bllokohet Qafë-Plloça! Inxhinieri i REVOLTUAR: Projekt i ndërtuar për fushatë, licensa fiktive
Në studion e 'Sot Live në Shqipëri' i ftuar ishte Romeo Nazarko, i cili në një intervistë me gazetarin Nertil Agalliu komentoi situatën kritike të aksit Qafë-Plloçë. Ai foli për dëmet e shkaktuara nga reshjet e fundit, duke analizuar arsyet e shkatërrimit dhe nevojën për masa urgjente për rikonstruksion dhe siguri të rrugës.
-
VIDEO
Njihuni me shqiptaren që u bë virale në Londër me xhaketën e gjyshes
Fjona Muça, vajza shqiptare që po ndërton historinë e saj mes pasionit dhe suksesit në Londër. Prej 5 vitesh jeton dhe vepron atje, ku ka përfunduar studimet për financë–kontabilitet, por paralelisht ka zhvilluar edhe një pasion që sot është shndërruar në profesion. Dashuria për modën, për t’u kuruar dhe për t’u veshur bukur, e çoi drejt krijimit të një blogu, i cili shumë shpejt i hapi dyert e bashkëpunimeve me disa prej brendeve të njohura të modës. Fjona u bë e njohur në rrjetet sociale pas një postimi të veçantë – xhaketa e gjyshes së saj, që u kthye në virale dhe shënoi pikën e kthesës në rrugëtimin e saj. Sot me Fjonen do të flasim për këtë histori frymëzuese, për botën e modës në Londër, si dhe për trendet e modës për vitin 2026: çfarë do të jetë në modë dhe çfarë duhet t’i heqim përfundimisht nga garderoba jonë.
-
VIDEO
Shqipëria nën pushtimin e shiut dhe dëborës/ Gjoni tregon se kur pritet të qetësohet situata
Vendi ynë edhe këtë të enjte është përfshirë nga reshjet e shiut. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv tha se kjo situatë ka krijuar rritjen e prurjeve në lumenjtë Mat, Shkumbin, Erzen, Ishëm dhe Seman.
-
VIDEO
Ndryshimet klimatike godasin botën/ Eksperti paralajmëron: emergjencë nga reshjet, ja si shmangen...
Në studion e 'Shtypi i Ditës dhe Ju', i ftuar ishte Klodian Skrame, inxhinier gjeolog, i cili analizoi shkaqet e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dherave. Ai theksoi ndikimin e ndryshimeve klimatike, mungesën e menaxhimit të territorit dhe nevojën për masa emergjente, duke shpjeguar se si parashikimi i reshjeve dhe ndërhyrjet e duhura mund të reduktojnë ndjeshëm dëmet.
-
VIDEO
E PLOTË/ Shtypi i Ditës 8 Janar - Shqipëria nën pushimin e ujit, qyetetarët: Tokat e zaptuara nga...
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
Pozicioni ideal i gjumit | Po FLE gabim çdo natë? Ja çfarë po i bën trupit pa e kuptuar
Gjumi është një nga proceset më të rëndësishme për rikuperimin e trupit, por shpesh pa e kuptuar e dëmtojmë veten përmes pozicioneve të gabuara të tij. Të flesh anash, me jastëk shumë të lartë apo barkas janë zakone shumë të përhapura, por a e dimë se çfarë ndikimi kanë ato në shtyllën kurrizore, qafën dhe muskujt? Sot në "Rreze Dielli" flasim me fizioterapisten Majlinda Koca, për të kuptuar se çfarë ndodh me trupin gjatë gjumit, cilat janë pozicionet problematike dhe si mund t’i korrigjojmë ato për një gjumë më të shëndetshëm. Këshillat profesionale mund të bëjnë diferencën mes një zgjimi me dhimbje dhe një mëngjesi me energji dhe mirëqenie!
-
VIDEO
Byrek me mish dhe oriz, mrekulli për shijen nga zonja Albana
Byrek me mish dhe oriz
Përbërësit:
- 2 gota miell
- 1 lç kripë
- 1/2 lç sheqer
- 1/2 lk uthull
- Ujë sa të marrë
- Mbushja:
- 1 kg mish
- 2 filxhanë oriz
- Vaj ulliri ose gjalpë
- Kripë, piper
- Rigon ose nenexhik
Përgatitja:
Hapim petët dhe i shtrojmë në tavë, duke lënë anët jashtë. Vendosim mishin e zier dhe të copëtuar rreth e rrotull anëve të tavës. Në qendër hedhim orizin gjysmë të zier. Shtojmë erëza, vaj/gjalpë dhe pak lëng mishi. Palosim anët e petëve duke e lënë qendrën të pambuluar, dhe e pjekim byrekun ngadalë derisa mishi të zbutet dhe orizi të gatuhet plotësisht.
-
VIDEO
Makarona pikante me domate (Penne all’arrabbiata) nga zonja Albana
Penne all’Arrabbiata - Makarona pikante me domate
Përbërësit:
- 400 gr makarona penne
- 1 lugë gjelle kripë (për ujin e pastës)
- 4 lugë gjelle vaj ulliri ekstra i virgjër
- 3 thelpinj hudhër të grirë imët
- 1 spec djegës i kuq
- ½ lugë çaji spec djegës i tharë
- 800 gr domate të konservuara
- ½ lugë çaji sheqer
- Kripë, piper i zi
- Djathë parmixhano
- Majdanoz i freskët
Përgatitja:
Ngrohni vajin e ullirit në një tenxhere të madhe në zjarr mesatar. Shtoni hudhrën dhe kaurdiseni për rreth 10 sekonda. Shtoni specin djegës të freskët dhe specin djegës të tharë; gatuani rreth 1 minutë, derisa hudhra të marrë një ngjyrë të artë të lehtë. Shtoni domatet e konservuara, pak sheqer nëse është e nevojshme, kripë dhe piper. Lëreni salcën të ziejë në zjarr të ulët për rreth 15 minuta. Ndërkohë, zieni makaronat në ujë të bollshëm me 1 lugë gjelle kripë. Pak para se ta kulloni, ruani 1 gotë nga uji i zierjes. Kulloni makaronat dhe shtojini direkt në salcë. Shtoni rreth ½ gotë nga uji i makaronave dhe përziejeni mirë derisa të vishen plotësisht me salcë. Nëse është e nevojshme, shtoni edhe pak ujë tjetër për ta bërë më kremoze. Shërbejeni menjëherë, të nxehtë, me djathë parmixhan dhe majdanoz sipas dëshirës.
-
VIDEO
Thjerrëza me presh më të mira sesa mishi / Super qoftet virale nga zonja Albana
Qofte me thjerrëza dhe perime
Përbërësit:
- 200 gr thjerrëza të kuqe
- 1 presh
- 1 qepë
- 1 patate
- 1 karrotë
- 3 thelpinj hudhër
- 3-4 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 grusht majdanoz i grirë
- 2 lugë gjelle lëng limoni
- 2 lugë çaji kripë
- 1 lugë çaji spec djegës
- 1 lugë çaji kumin
- 50 gr thërrime buke
- 2 lugë çaji pluhur pjekës
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Shpëlajini mirë thjerrëzat në ujë të rrjedhshëm dhe lërini në ujë të ftohtë për 20 minuta. Më pas ziejini derisa të zbuten, kullojini dhe lërini të ftohen. Grini imët preshin, qepën, karrotën, pataten dhe hudhrën. Kaurdisini lehtë në vaj ulliri derisa të zbuten dhe të marrin aromë. Në një enë të madhe bashkoni thjerrëzat e ziera, perimet e kaurdisura, majdanozin, lëngun e limonit, kripën, erëzat, thërrimet e bukës dhe pluhurin pjekës. Përziejini mirë derisa të formohet një masë homogjene. Formoni qofte me dorë dhe skuqini në vaj të nxehur derisa të marrin ngjyrë të artë nga të dyja anët.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 8 janar 2026
Titujt e gazetave për sot, nga uji nga qielli e përmbytja nga korrupsioni te reforma në drejtësi po përdoret për gjueti shtrigash e deri tek pse opozita kërkon gjithmonë qeveri teknike?