Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 28 Janar 2026 – Receta / Ankthi jo vetëm psikologjik, lidhja me mungesat ushqyese

28 Janar, 15:37 | Përditesimi: 28 Janar, 15:37

Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pispili me perime dhe djathë / Djathë furre me perime / Penne me pana dhe proshutë.

Shumë gjendje që i quajmë ankth, lodhje mendore, nervozizëm apo mjegull mendore, i konsiderojmë pothuajse gjithmonë si probleme thjesht psikologjike. Por a mund të jenë këto shenja edhe një thirrje biokimike e trupit, një sinjal për mungesa ushqyese që prekin trurin dhe organizmin tonë? Cilat janë shenjat mendore që mund të fshehin mungesa të caktuara ushqyese, si ankthi i pashpjegueshëm, lodhja mendore, apatia, nervozizmi, shpërthimet emocionale apo problemet me gjumin? Cilët janë ushqyesit dhe elementët kyç për funksionimin e trurit dhe për shëndetin tonë mendor? A ka raste kur trajtimi i ankthit me ilaçe nuk jep rezultat, sepse shkaku i vërtetë qëndron te mungesat ushqyese? Sa i rrezikshëm është vetë-diagnostikimi me “jam në depresion”, kur në realitet problemi mund të jetë mungesa e hekurit, zinkut, vitaminës D, B12 apo magnezit? Shpesh njerëzit përpiqen të maskojnë simptomat duke shtuar kafenë për lodhjen dhe apatinë, sheqerin për energji të shpejtë apo qetësuesit për ankthin. Cili është gabimi më i shpeshtë që bëjmë në këto raste? Dhe cilat grupe janë më të rrezikuara nga mungesat ushqyese që ndikojnë shëndetin mendor – gratë, adoleshentët, të moshuarit apo personat që ndjekin dieta të caktuara? Cilat analiza bazë rekomandohen për një person që përjeton ankth të vazhdueshëm dhe lodhje mendore? Përgjigjet e këtyre pyetjeve, dhe shumë të tjerave, i diskutojmë në "Rreze Dielli" me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike.

MC/Shqiptarja.com