• VIDEO

    E PLOTË/ Shtypi i Ditës 7 Janar - Nis shpërndarja e bonuseve, kush do të përfitojë?

  • VIDEO

    Speci vs Portokalli: Lufta për Virozat /Rezultati SHOKON… dëgjoje deri në fund!

    A mendoni se portokalli është burimi më i pasur i vitaminës C? Po sikur t’ju themi se një perime e përditshme mund të përmbajë edhe më shumë? Sa mirë i njohim realisht ushqimet që konsumojmë dhe vlerat e tyre ushqyese? A është gjithmonë fruti ai që fiton, apo ndonjëherë perimet e kalojnë? Kush ka më shumë vitaminë C: speci apo portokalli? Sa i rëndësishëm është fakti i konsumimit të frutave dhe perimeve sipas sezonit të tyre? Kush rekomandohet për virozat, speci apo portokalli? Me nutricionistin Altin Joka, zbulojmë dhe thyejmë disa mite të zakonshme mbi ushqimin dhe shëndetin.

    Joka në emisionin “Rreze Dielli” u shpreh se të shumtë janë ata që besojnë se në kohë virozash, konsumimi i specit të kuq në vend të portokallit është më i mirë sepse ka nivele më të larta të vitaminës C. Nutricionisti shpjegoi se gripi është infeksion viral dhe lidhet me sistemin tonë imunitar, ndaj nuk varet vetëm nga një vitaminë. Ai e vuri theksin tek konsumimi i agrumeve në përgjithësi. “Në dimër duhen konsumuar agrumet, sepse përmbajnë substanca që rrisin nivelin e qarkullimit të gjakut, ulin ndjesinë e të ftohtit, pra rregullojnë temperaturën e trupit. Në dimër ne kemi nivele të ulta të acidit gastrit, agrumet mbrojnë mukozën e zorrëve dhe stimulojnë enzimat”, tha Joka. Nutricionisti shpjegoi gjithashtu se aroma e agrumeve aktivizon nervin vagus, ul nivelin e kortizolit dhe rrjedhimisht edhe nivelin e stresit. “Agrumet rrisin përthithjen e hekurit më tepër sesa speci, i cili krijon fryrje. Ato ulin dëmtimet e ADN-së. Speci është i mirë të konsumohet në verë, por rrit fryrjen dhe shton nivelin e stresit fiziologjik kur e krahasojmë me agrumet”, përfundoi Joka. 

  • VIDEO

    Krem perimesh me bukë të thekur nga zonja Albana

    Krem perimesh me bukë të thekur

    Përbërësit:

    • 250 gr bizele
    • 20 gr gjalpë
    • 1 lugë gjelle miell
    • 1 filxhan krem qumështi
    • 1 qepë
    • 1 degë selino
    • 1 karrotë
    • Kripë, piper
    • Bukë e thekur

    Përgatitja:

    Grijmë imët qepën, selinon dhe karrotën dhe i kaurdisim me pak gjalpë. Shtojmë miellin, bizelet dhe rreth 2 litra ujë. Rregullojmë shijen me kripë dhe i lëmë perimet të ziejnë për 40 minuta. Më pas masën e kalojmë në mikser, e rikthejmë në zjarr dhe shtojmë kremin e qumështit. E shërbejmë kremin me feta buke të thekur.

  • VIDEO

    PENSIONET/ Qytetarët e shqetësuar për bonusin, eksperti shpjegon: Ja kufizimet për çdo kategori

     

    Kujtim Hoxha, i ftuar në emisionin 'Shtypi i Ditës dhe Ju' me gazetarin Andi Kapxhiu, sqaroi shqetësimet e qytetarëve lidhur me bonusin e pensionistëve. Ai shpjegoi kriteret dhe kufizimet e kompensimit për çdo kategori, duke iu përgjigjur rasteve konkrete të pensionistëve që nuk kanë përfituar bonus, si edhe pyetjeve nëse bonusin e marrin apo jo zyrtarë të lartë dhe ish-deputetë.

  • VIDEO

    Sufle me perime tringjyrëshe nga zonja Albana

    Sufle me perime tringjyrëshe

    Përbërësit:

    • 500 gr bizele
    • 500 gr karrota
    • 1 lulelakër e vogël
    • 180 gr miell
    • 100 gr gjalpë
    • 100 gr djathë parmixhano
    • 6 vezë
    • 1¼ litër qumësht
    • Arrë moskat
    • Kripë sipas dëshirës

    Përgatitja:

    Lani perimet dhe ziejini secilën veçmas në ujë lehtësisht të kripur. Pritini në copa, shtoni pak gjalpë në secilën dhe lërini në zjarr derisa të thahen plotësisht nga uji. Kalojini më pas në mulli ose blender për t’i bërë pure. Shkrini veçmas pjesën tjetër të gjalpit (mbani mënjanë një copë të vogël), shtoni miellin dhe menjëherë pak qumësht të ngrohtë. Përzieni mirë që të mos krijohen kokrriza dhe shtoni gradualisht pjesën tjetër të qumështit, derisa të formohet një beshamel shumë i trashë. Ziejeni për 1 minutë duke e përzier vazhdimisht dhe hiqeni nga zjarri. Shtoni kripën, arrën moskat dhe djathin. Ndajeni beshamelin në tre pjesë. Në pjesën e parë përzieni purenë e karrotës, në të dytën purenë e bizeleve dhe në të tretën purenë e lulelakrës. Në secilin përzierje shtoni 2 të verdha veze dhe 2 të bardha veze të rrahura fort në shkumë. Lyeni me gjalpë një formë me anë të larta dhe hidhni fillimisht përzierjen me karrota, më pas atë me bizele dhe në fund përzierjen me lulelakër. Piqeni suflenë në banjomari, në furrë mesatare për 1 orë. Gjatë pjekjes kujdesuni që uji i banjomarisë të mos vlojë. Nxirreni nga furra, lëreni disa minuta në formë dhe çlirojeni me shumë kujdes.

  • VIDEO

    Omletë me perime të stinës, super recetë në 5 minuta nga zonja Albana

    Omletë me perime të stinës

    Përbërësit:

    • 300 gr speca të ëmbël
    • 150 gr patate
    • 150 gr patëllxhanë
    • 150 gr domate
    • 1 qepë
    • 4 vezë
    • 4 lugë gjelle vaj
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Presim imët qepën dhe e kaurdisim me pak vaj ulliri, shtojmë specat, domatet dhe patëllxhanët të pastruar dhe të prerë në kubikë. I lëmë në zjarr mesatar, duke i përzier herë pas here, për rreth 15 minuta. Ndërkohë, ziejmë patatet e qëruara në ujë pak të kripur dhe më pas i presim në copëza. Shtojmë patatet te perimet, kripë, piper dhe nëse është e nevojshme shtojmë pak lëng perimesh. Kur perimet të jenë gati, shtojmë vezët, i përziejmë mirë dhe i shërbejmë menjëherë të ngrohta.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 7 janar 2026

  • VIDEO

    Emisioni i plotë' Repolitix | Alarm kombëtar nga reshjet, HEC-et hapin portat/ Qindra familje në ankth, miliona € dëme

     

    Avokati Rezart Kthupi deklaroi se Durrësi përmbytet nga shiu për shkak të mungesës së kanalizimeve dhe abuzimeve me ndërtimet. Ai tha se duhet që të ndërtohet një sistem funksional kanalizimesh që të mundësojë shkarkimin e ujit dhe të shmangë rrezikun për përmbytje.

  • VIDEO

    A mund të shmangeshin përmbytjet? ALARMI i Inxhinierit hidroteknik: Fajin e ka korrupsioni!

  • VIDEO

    'Trump kundër narkoshteteve' Eksperti zbulon: A rrezikon të ndërhyjë edhe në Shqipëri?

  • VIDEO

    'Reshjet do vijojnë edhe gjatë natës', Vengu: Ushtria në terren! U ndërpre energjia në disa zona

  • VIDEO

    'SPAK i kapur nga Berisha!' Avokati Beqiri: 21 Janari u harrua, prokurorët shantazhohen

    Idajet Beqiri tha se ndaj prokurorëve të SPAK, ushtrohet presion nga kreu i PD Sali Berisha. Sipas tij, për këtë arsye, SPAK zgjedh të merret me dosje pa peshë, ndërsa çështje të rënda si 21 Janari mbeten në sirtarë dhe zvarriten.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv