-
VIDEO
Zbardhet skema e vra*jes në Rinas: Autorët bën stërvitje para atentatit, armët i morën në Nikël!
-
VIDEO
Berisha nuk u paraqit në SPAK për 21 janarin, Halit Valteri për Report Tv: Duhet të bëhet shoqërimi i tij! Ngjarja të hetohet njësoj si Gërdeci
I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, ai tha se 21 janari do të duhet që të zbardhet nga SPAK, pasi është cilësuar si një krim shtetëror nga Strasburgu.
-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-‘Vëllai më vdiq, i mohoi punën e paratë’/Përplasja me ndërtuesin: Dua lekët sërish!
Një konflikt i ashpër pronësie ndez studion e “Pa Gjurmë”. Pas vdekjes së vëllait, familja Hoxha përballet me një betejë të gjatë ligjore: ndërtuesi i banesës kërkon pagesë të dyfishtë dhe kërcënon me nxjerrjen e tyre nga shtëpia ku jetojnë prej një dekade. Në studio vijnë Olti dhe Xhoana Hoxha, të cilët rrëfejnë përplasjet e vazhdueshme me ndërtuesin dhe pretendimet se apartamenti është fituar me klering nga i ndjeri. Olti tregon se ndërtuesi mohoi madje ta kishte njohur vëllain, ndërsa sot kërkon sërish pagesën e banesës. Avokati Agron Hitaj sqaron historikun e pronës, kontratat e ndryshuara pranë OSHEE-së dhe pretendimet se ndërtuesi po tenton të përfitojë në mënyrë të paligjshme. Përballja në studio tensionohet, kur ndërtuesi Arben Çuko deklaron se banesën ua kishte dhënë për bamirësi dhe se çifti nuk ka paguar asnjë lek. Mes akuzave, dokumenteve dhe përplasjeve ligjore, çifti Hoxha kërkon vetëm drejtësi për pronën që thonë se u takon me të drejtë. Na ndiqni me Pa Gjurme çdo ditë ora 16:00, me gazetaren Odeta Dume
-
VIDEO
'Berisha mostër, kërrmë ...', Spartak Braho godet: E gjithë familja Berisha brenda për Gërdecin
Braho tha se SPAK është i detyruar që ta hetojë 21 janarin, pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut se duhet hetuar pasi 21 janari është krim shtetëror.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 14 Nëntor 2025 – Receta tradite/ Me këngëtaren popullore Paro Ziflaj
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Lakër me oriz në furrë / Qofte me spinaq dhe patate/ Fërgesë e shpejtë me salcë speci dhe gjizë.
E njohur si “Kapedania e polifonisë labe”, Paro Ziflaj është pa dyshim një nga zërat më të bukur të polifonisë shqiptare. Me një ngjyrë vokale shpërthyese, të fortë por njëkohësisht të ëmbël, zëri i saj depërton drejt në shpirtin e publikut dhe derdhet plot emocion në qetësinë e tij. Një zë margaritar që ka rritur breza të tërë dhe që sot e kësaj dite ende kumbon. Paro Ziflaj numëron mbi 50 vite në skenë, një këngëtare që vazhdon edhe sot të dhurojë emocione pafund. Të rrallë janë artistët që arrijnë ta ruajnë zërin gjatë gjithë jetës së tyre, dhe kjo, siç thotë vetë Paroja, mund të jetë një bekim nga Zoti, sepse “jeta e saj është një këngë”. “Do të këndoj sa të kem frymë,” shprehet ajo në studion e Rreze Dielli, ku ndan emocionet e një jete mbi skenë, plot pesë dekada. Përveç pasionit për këngën popullore, ajo ndan edhe dashurinë e veçantë për gatimin, duke na sjellë një nga recetat e saj të preferuara të vendlindjes: oriz me mëlçi pule.
-
VIDEO
Berisha nuk shkoi në SPAK për 21 Janarin/ Mahmutaj për Report TV: S'do pyetet si person në dijeni, e di që e pret komunikimi i akuzës! Do dënohet për këtë krim
Mahmutaj thotë se Berisha e di se në SPAK e pret komunikimi i akuzës për krimin shtetëror të 21 janarit. Sipas tij, SPAK nuk ka nevojë për asnjë deklarim pasi kamerat kanë kapur gjithçka për vrasjet e 4 protestuesve.
-
VIDEO
Tavë orizi me mëlçi pule sipas traditës së jugut nga këngëtarja Paro Ziflaj
Tavë orizi me mëlçi pule
Përbërësit:
- 500 gr mëlçi pule
- 1 filxhan oriz
- 1 qepë mesatare
- 2-3 lgj vaj ulliri
- Kripë, piper, rigon
- Bimë aromatike
Përgatitja:
Kaurdisim qepën mirë, më pas shtojmë mëlçitë e shpëlara dhe kulluara mirë dhe vijojmë me kaurdisjen. Hedhim orizin, erëzat dhe i lëmë të kaurdisen pak minuta, më pas shtojmë një gotë ujë të ngrohtë. E kalojmë gatimin në tavë në furrë në 180 gradë Celsius derisa të piqet mirë.
-
VIDEO
‘Do këndoj sa të kem frymë’, Paro Ziflaj emocionon me rrëfimin e saj
E njohur si “Kapedania e polifonisë labe”, Paro Ziflaj është pa dyshim një nga zërat më të bukur të polifonisë shqiptare. Me një ngjyrë vokale shpërthyese, të fortë por njëkohësisht të ëmbël, zëri i saj depërton drejt në shpirtin e publikut dhe derdhet plot emocion në qetësinë e tij. Një zë margaritar që ka rritur breza të tërë dhe që sot e kësaj dite ende kumbon. Paro Ziflaj numëron mbi 50 vite në skenë, një këngëtare që vazhdon edhe sot të dhurojë emocione pafund. Të rrallë janë artistët që arrijnë ta ruajnë zërin gjatë gjithë jetës së tyre, dhe kjo, siç thotë vetë Paroja, mund të jetë një bekim nga Zoti, sepse “jeta e saj është një këngë”. “Do të këndoj sa të kem frymë,” shprehet ajo në studion e Rreze Dielli, ku ndan emocionet e një jete mbi skenë, plot pesë dekada. Përveç pasionit për këngën popullore, ajo ndan edhe dashurinë e veçantë për gatimin, duke na sjellë një nga recetat e saj të preferuara të vendlindjes: oriz me mëlçi pule.
-
VIDEO
Emisioni i plotë/ Shtypi i Ditës 14 Nëntor - SPAK thërret Berishën për 21 Janarin, zemërim i madh: Burg!
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
Lakër me oriz dhe beshamel në furrë, super recetë plot shije nga zonja Albana
Lakër me oriz në furrë
Përbërësit:
- 1 lakër mesatare
- 2 qepë
- 2 thelpinj hudhër
- 2 lgj vaj ulliri
- 250 gr oriz
- 250 gr domate të pjekura
- 500 gr beshamel
- 250 gr djathë i grirë
- 20 gr gjalpë
- Kripë, piper sipas shijes
Përgatitja:
Kaurdisim qepën, shtojmë lakrën derisa të ulet volumi. Më pas shtojmë domatet pure dhe orizin. E trazojmë mirë, rregullojmë shijen me erëza dhe e shtrojmë gatimin në një tavë. E nivelojmë mirë dhe sipër e mbulojmë me beshamelin e përgatitur me pak gjalpë, miell, qumësht dhe vezë. Bëjmë një spërkatje të mirë me djathë në fund dhe e vendosim tavën në furrë në 200 gradë Celsius për 30 minuta.
-
VIDEO
Qofte me spinaq dhe patate nga zonja Albana
Qofte me spinaq dhe patate
Përbërësit:
- 180 gr spinaq i freskët
- 350 gr patate të ziera
- 2 lgj vaj ulliri
- 1 vezë + 1 e verdhë
- 50 gr djathë i grirë
- 150 gr bukë e thërrmuar
- Kripë, piper
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Ziejmë spinaqin në ujë me kripë për rreth 3 minuta, e kullojmë mirë dhe e shtypim që të hiqet uji i tepërt. Ziejmë patatet me gjithë lëkurë për 25–30 minuta, më pas i qërojmë dhe i shtypim si pure. Në një tas përziejmë patatet me spinaqin, vezët, djathin parmixhano, kripë e piper. Nëse masa del shumë e butë, shtojmë pak bukë të thërrmuar ose djathë të grirë. Formojmë qofte me dorë, i kalojmë në bukë të thërrmuar dhe i skuqim në vaj të nxehtë derisa të marrin ngjyrë të artë. I vendosim në letër kuzhine dhe më pas i shërbejmë të ngrohta.
-
VIDEO
Fërgesë e shpejtë me salcë speci dhe gjizë nga zonja Albana
Fërgesë e shpejtë me salcë speci dhe gjizë
Përbërësit:
- 400 gr salcë speci
- 1 qepë
- 1 vezë
- 200 gr gjizë ose njomëz
- 2 lgj vaj ulliri
- Bimë aromatike
- Kripë, piper
Përgatitja:
Kaurdisim qepën me pak vaj ulliri dhe 1 filxhan ujë. Shtojmë fërgesën, gjizën dhe e lëmë për 5 minuta të zihet. Shtojmë bimë aromatike dhe një vezë në mes. E vendosim në një tavë balte ku e kemi ngrohur pak më parë dhe e pjekim për 20 minuta në 200 gradë.