-
VIDEO
Buxheti 2026/ Tabaku për Report TV: Nuk i shërben qytetarëve dhe ekonomisë! Skema e pensioneve të rikonceptohet
Tabaku shprehu kritika për buxhetin e vitit 2026, duke thënë se nuk është në shërbim të qytetarëve dhe ekonomisë. Theksoi se skema e pensioneve duhet të rikonceptohet me një shtyllë të tretë dhe fond special për rritje mujore. U ndal edhe te indeksimi i pagave në administratën publike dhe paqen fiskale.
-
VIDEO
Kosovë/ Memli Krasniqi dha dorëheqjen si kryetar i PDK-së, gazetari: Vendimi nuk ka qenë i papritur, pasuesi i tij mund të jetë Bedri Hamza
Shkodran Hoti ishte i ftuar sot në 'Sot Live në Shqipëri'. Ai theksoi se Hamza është një figurë me peshë të madhe në politikë, teksa shtoi se nëse ai do të jetë në krye të PDK do të jetë një njeri i cili do të çojë më tej punën që Krasniqi ka bërë gjatë këtyre katër viteve.
-
VIDEO
S’do ta besoni zërin e saj! 14-vjeçarja këndon këngë popullore në 4 gjuhë
Në studion e "Rreze Dielli" njihemi me Joana Saliaj, një vajzë 14-vjeçare me zë të veçantë dhe pasion të jashtëzakonshëm për muzikën popullore. E lindur dhe rritur në Greqi, Joana këndon me ndjeshmëri e krenari këngë popullore në katër gjuhë të ndryshme, duke treguar se dashuria për artin nuk njeh kufij. Ajo flet për hapat e parë në muzikë, mbështetjen që merr nga familja dhe emocionet që përjeton sa herë ngjitet në skenë. Me pjekurinë dhe ëmbëlsinë e moshës së saj, Joana ndan dëshirën e madhe për të ardhur në Shqipëri, për të kënduar para publikut shqiptar dhe për të prekur më afër rrënjët e veta. Një vajzë e re, por me shpirt artisti që premton shumë për të ardhmen!
-
VIDEO
Dashuria e tyre bëri bujë/ Flet për herë të parë Jeta Toçila, jeta me ish-deputetin Taulant Dedja
Në këtë bisedë të veçantë në "Rreze Dielli", psikologia Jeta Toçila Dedja ndan me ne rrugëtimin e saj profesional dhe përvojën e jetës në Kanada, ku jeton dhe punon prej disa vitesh së bashku me bashkëshortin, ish-deputetin Taulant Dedja. Ajo rrëfen sfidat dhe bukuritë e integrimit në një vend të ri, si dhe mënyrën se si pasioni për psikologjinë e ka ndihmuar të ruajë lidhjet me njerëzit dhe kulturën shqiptare. Biseda ndalet gjithashtu te Panairi i Librit, një ngjarje që Jeta e sheh si një festë të mendimit dhe krijimtarisë shqiptare. Me rastin e këtij eventi, ajo prezanton librin e saj më të ri për fëmijë “Kush s’ka putra, ka pupla”, një përmbledhje tregimesh të ngrohta e plot humor që marrin frymëzim nga fenomenet e përditshme. Nëpërmjet tyre, autorja synon t’u përcjellë të vegjëlve mesazhe të rëndësishme për mirëkuptimin, dashurinë dhe guximin për të qenë vetvetja.
-
VIDEO
Patëllxhanë me domate e erëza të freskëta nga zonja Albana
Patëllxhanë me domate dhe erëza të freskëta
Përbërësit:
- 5-6 patëllxhanë të gjatë dhe të hollë
- 4 thelpinj hudhër
- 3 lugë vaj ulliri
- 4 domate mesatare
- Kripë dhe piper i zi i porsabluar
- Erëza të freskëta: mendër, borzilok, majdanoz sipas dëshirës
Përgatitja:
Qërojmë dhe presim patëllxhanët në feta të holla për së gjati. I vendosim me pak kripë që të nxjerrin lëngun për 20–30 minuta. Më pas i shpëlajmë dhe thajmë mirë me letër kuzhine. Në një tigan të madh, ngrohim vajin e ullirit dhe shtojmë hudhrën derisa të marrë aromë (pa e djegur). Vendosim patëllxhanët dhe i skuqim lehtë nga të dyja anët derisa të zbuten. Shtojmë domatet e prera në kubikë, kripën dhe piperin, dhe i lëmë të gatuhen ngadalë për disa minuta derisa salca të trashet. Në fund shtojmë erëzat e freskëta të copëtuara duke i përzier butësisht.
-
VIDEO
Tavë me pure dhe qepë të furrës nga zonja Albana
Tavë me pure dhe qepë të furrës
Përbërësit:
- 1.5 kg patate
- 6 qepë të mëdha të prera në feta
- 125 ml ujë
- 30 ml verë e bardhë
- 120 gr gjalpë
- 250 ml qumësht
- 5-6 vezë
- 100 gr djathë parmixhan
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Ziejmë patatet (me lëkurë) për rreth 30 minuta, derisa të zbuten. Më pas i qërojmë dhe shtypim si për pure. Në tigan shkrijmë 30 gr gjalpë, shtojmë qepët dhe verën, i mbulojmë me kapak dhe i lëmë të zbuten për rreth 35 minuta në zjarr të ulët, derisa të bëhen si reçel. Nxehim qumështin, e përziejmë me purenë e patateve, shtojmë vezët, gjysmën e djathit, pak kripë e piper dhe i përziejmë mirë. Në një tavë të lyer me gjalpë vendosim gjysmën e puresë, sipër shtojmë qepët e gatuara dhe mbi to vendosim pjesën tjetër të puresë. E spërkatim sipërfaqen me djathin e mbetur dhe disa copëza gjalpi dhe e pjekim në furrë në 180°C për 30 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë sipër.
-
VIDEO
Internacionalja e rinisë socialiste kërkon lirimin e Fatos Nanos! Gazetat 31 vite më parë
31 vite më parë, faqet e para të gazetave u mbushën me thirrjen e Internacionales së Rinisë Socialiste për lirimin e Fatos Nanos. Ngjarja shënoi një moment të rëndësishëm politik në fillimet e tranzicionit demokratik në Shqipëri. Gazetat 31 vite më parë.
-
VIDEO
Sonte Andorra-Shqipëri/ Sfida vendimtare për play-off! Gazetari Memo zbulon SKEMËN për Botëror
Këtë të enjte në orën 20:45 Shqipëria e futbollit mund të shkruajë historinë, pasi për herë të parë kuqezinjtë me Sylvinhon në krye kanë shansin të sigurojnë një vend në play-off e Botërorit 2026.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 13 nëntor 2025
Titujt e gazetave për sot, nga PD që i rikthehet protestave, te themelimi i Ushtrisë Çlirimtare të Demokratëve, e deri te ndeshja Shqipëri–Andorra për historinë.
-
VIDEO
PJESA 2 Repolitix | Rama, Veliaj dhe Balluku: Drejtësia që po trondit qeverinë
Analisti Plator Nesturi, u ndal edhe tek deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili teksa komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të lënë Erion Veliajn në detyrë si kryebashkiak të kryeqytetit, i kërkoi GJK t'i japë mundësinë Veliajt të bëjë detyrën.Ai tha se kjo deklaratë vjen pasi Tirana është në ngërç dhe ka nevojë për kryetarin.
-
VIDEO
Rama i kërkoi GJK t'i japë mundësinë Veliajt të bëjë detyrën, Nesturi: Tirana është në ngërç, ka nevojë për kryetarin
Analisti Plator Nesturi, u ndal edhe tek deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili teksa komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të lënë Erion Veliajn në detyrë si kryebashkiak të kryeqytetit, i kërkoi GJK t'i japë mundësinë Veliajt të bëjë detyrën.
Ai tha se kjo deklaratë vjen pasi Tirana është në ngërç dhe ka nevojë për kryetarin.
‘Rama e bëri atë deklaratë jo për tu kundërvënë drejtësisë por sepse këtu është krijuar një ngërç, që është çështja e të drejtës ligjore dhe çështja për menaxhimin e qytetit. Kjo u lidh edhe me çështjen e zgjedhjeve dhe në këtë kuadër një kryeministër mbanë qëndrimet e veta sepse po mbron atë vendim politik që mori, por çështja e GJK është më e madhe se ajo që ngre vet kreu i qeverisë’, tha ai.
-
VIDEO
PJESA 1 Repolitix| Berisha kundër Brukselit, BE me Ramën! Debati: Integrimi, proces me dhimbje!
Më 17 nëntor Shqipëria do të çelë grup-kapitullin e fundit të Integrimit me Bashkimin Evropian, “Bujqësia dhe Kohezioni”.
Lidhur me këtë deputeti i Partisë Socialiste, Erion Malaj, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, tha se Bashkimi Europian vlerëson reformat që janë bërë vitet e fundit, ndër to edhe lufta kundër korrupsionit.
Malaj theksoi se qeveria do të vijoi punën deri në arritjen e objektivit final, që është futja e vendit në BE.