• VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 14 nëntor 2025

    Titujt e gazetave për sot, nga Shqipëri-Itali firmosin 16 marrëveshje te PD sulmon ambasadorin e BE në Tiranë e deri tek SPAK merr nën hetim ish-kreun e "Burgjeve".

  • VIDEO

    Emisioni i plotë Frontline| 21 janari/ ‘O në SPAK o majë Ballkonit’, skenarët që presin Berishën! Edhe Saimir Tahiri dëshmoi …

     

    SPAK i ka dërguar më 7 nëntor ish-kryeministrit Sali Berisha fletëthirrje për tu paraqitur SPAK për krimin shtetëror të 21 janarit, ndërsa Berisha mohoi të jetë informuar për thirrjen në Prokurori. Lidhur me ketë analisti Mentor Kikia, i ftuar në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv tha se nëse Berisha nuk shkon në SPAK e pret ballkoni, duke iu referuar vitit 2023 kur Berisha qëndroi në ballkonin e banesës ku mbante fjalime, pasi ishte në masës 'arrest shtëpie' për hetimin e kompleksit 'Partizani'. Kikia theksoi se ngjarja e 21 janari është një ngjarje e rëndë, ndërsa theksoi se duhet që të zbardhet nga drejtësia.

  • VIDEO

    'Nëse nuk shkon në SPAK Berishën e pret ballkoni', Kikia: Erdhi dita, 21 Janari do zbardhet

  • VIDEO

    Spahiu: PD u pagoi 7 milion euro për lobim amerikanëve, por la komisionerët pa ujë në 11 maj

    Juristi Kreshnik Spahiu, u ndal edhe tek zgjedhjet e 11 majit, ku tha se PD pagoi 7 milion euro për lobim amerikanve. Ai theksoi se sa herë Berisha humb në zgjedhje e thellon edhe më shumë humbjen.

    ‘Një grevë urie mund të sjell ndryshim por kur e bënë populli dhe jo i zoti i punës. Unë them se nuk do të shkojnë drejt grevës. Berisha është një politikan i mençur dhe i zgjuar. Ai ka aftësi të larta në politikë, por ne e gjykojmë si lider dhe jo si politikan. Këtu ndryshon analiza sepse nuk mjafton që të jesh një politikane e mençur. Historia njeh politikan të mençur, një nga dështimet më të mëdha që ka pasur Berisha është se nuk po arrinë që të bëhet dot lider i opozitës. Berisha është duke e thelluar humbjen. Berisha nuk është 30 vjeç që ka luksin që të lërë beteja bosh, çdo betejë që kalon është humbje për Berishën dhe jo Ramën. Berisha është duke u munduar që të krijoi një opozitë të paqenë. PD paguan lekë për të marrë një konsulent nga jashtë dhe la komisionerët pa ujë në 11 maj’, tha ai.

  • VIDEO

    Spahiu: PD nuk protestoi 6 muaj për zgjedhjet, por u kujtua kur SPAK mori Berishën për 21 janarin

    Në një lidhje skype për emisonin ‘Frontline’ në Report Tv mbrëmjen e sotme, tha se PD nuk protestoi për zgjedhje për të cilat pretendoi se u vodhën, por proteston tani kur SPAK do të marrë në pyetje  Berishën për 21 janarin.

  • VIDEO

    Rritje pensionesh çdo muaj! Eksperti sqaron sa do përfitojnë pensionistët në fshat dhe qytet

  • VIDEO

    16 marrëveshje me Italinë/ Ja çfarë përfitojnë shqiptarët? Ç’po ndodh me pensionet?

    Gjatë intervistës, zëvendëspresidenti i Diasporës në Itali, Dritan Trimçev, veçoi marrëvshjen për pensionet, të arritur mes 2 vendeve më 6 shkurt 2024 në Romë dhe të aktivizuar nga 1 korriku i këtij viti. Trimçev i bëri thirrje shtetit shqiptar të ndërhyjë, pasi për shumë shqiptarë në Itali po vonohet përfitimi i pensionit për shkak të ngecjes së procesit në disa hallka.

  • VIDEO

    Nevil Dede për Report TV: Shqipëria po e bën Sylvinhon me një CV shumë të pasur, sot na duhet Bajrami në fushë

    Në Report TV, me gazetarët Ernest Koçi dhe Ermal Qori, trajneri Nevil Dede komentoi sfidën mes Andorrës dhe Shqipërisë.

    "Nuk e besoj se mund të gabojmë, kemi kaluar sfida shumë të vështira. Andorra është një ekip modest. Sot nuk është momenti për eksperimente, trajneri do u besojë futbollistëve që kanë më shumë përvojë dhe garanci.

    Sylvinho mund të hedhë sot në fushë Bajramin, ka cilësi dhe zgjidh situatat. Gjykoj që është diçka e duhur, pasi Bajrami sot na duhet. Kam besim se do jetë një vendim i mirë.

    Është bërë një punë e mirë nga Federata, asgjë nuk është rastësi. Unë kam optimizëm edhe për play-off, por le të kalojmë njëherë Andorrën. Ky ekip (Andorra) do mundohet të na nervozojë, të fitojnë sekonda dhe të na vendosin në presion mental. Kemi një qëllim shumë herë më të madh sot, realisht po shkruhet historia.

  • VIDEO

    Pensionistët nuk do marrin më bonus? Arlind Qori e thotë hapur. Zbulon kërcënimin me jetë!

    Për kreun e partisë ‘Lëvizja Bashkë’ Arlind Qori, rritja është shumë e ulët. Ai tha se kjo është tallje me pensionistët, ndërsa theksoi se në vitin 2026 nuk do të ketë bonus për pensionistët.

  • VIDEO

    EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-‘Tentoi të vr*ste babain, ilaçet e shkatërruan mendërisht’/Nëna rrëfen dhimbjen e të birit

     

    Në këtë episod të Pa Gjurmë, vjen një histori e jashtëzakonshme dhe prekëse e Amarildos, një i ri me aftësi ndryshe, i cili ka kaluar nga izolimi tek pasioni i madh për teknologjinë. Në studio rrëfen nëna e tij, Florika Memishi, e cila tregon sfidat e viteve të para, momentet kur kuptuan se diçka nuk shkonte me të birin dhe gabimet mjekësore që e përkeqësuan gjendjen e Amarildos për muaj me radhë. Ajo flet për luftën, sakrificat dhe përpjekjet e pandalshme për t’i dhënë djalit të saj një jetë dinjitoze. Një histori frymëzuese për të gjithë prindërit që përballen me sfida të ngjashme dhe një thirrje e fuqishme për pranim, dashuri dhe mbështetje.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Shtypi i Ditës dhe Ju' 13 Nëntor - Nga Kuqezinjtë drejt Botërorit te Berisha i frikësuar për veten

    'Shtypi i Ditës dhe Ju' 13 Nëntor sjell ngjarjet më të rëndësishme të politikës, sportit dhe aktualitetit. Analiza të thelluara

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 13 Nëntor 2025 – Receta/ Rrëfehet Jeta Toçila Dedja/ 14 vjeçarja mahnit me zërin

    Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Patëllxhanë me domate dhe erëza të freskëta / Tavë me pure dhe qepë të furrës.

    Në këtë bisedë të veçantë në "Rreze Dielli", psikologia Jeta Toçila Dedja ndan me ne rrugëtimin e saj profesional dhe përvojën e jetës në Kanada, ku jeton dhe punon prej disa vitesh së bashku me bashkëshortin, ish-deputetin Taulant Dedja. Ajo rrëfen sfidat dhe bukuritë e integrimit në një vend të ri, si dhe mënyrën se si pasioni për psikologjinë e ka ndihmuar të ruajë lidhjet me njerëzit dhe kulturën shqiptare. Biseda ndalet gjithashtu te Panairi i Librit, një ngjarje që Jeta e sheh si një festë të mendimit dhe krijimtarisë shqiptare. Me rastin e këtij eventi, ajo prezanton librin e saj më të ri për fëmijë “Kush s’ka putra, ka pupla”, një përmbledhje tregimesh të ngrohta e plot humor që marrin frymëzim nga fenomenet e përditshme. Nëpërmjet tyre, autorja synon t’u përcjellë të vegjëlve mesazhe të rëndësishme për mirëkuptimin, dashurinë dhe guximin për të qenë vetvetja.

    Në studion e "Rreze Dielli" njihemi me Joana Saliaj, një vajzë 14-vjeçare me zë të veçantë dhe pasion të jashtëzakonshëm për muzikën popullore. E lindur dhe rritur në Greqi, Joana këndon me ndjeshmëri e krenari këngë popullore në katër gjuhë të ndryshme, duke treguar se dashuria për artin nuk njeh kufij. Ajo flet për hapat e parë në muzikë, mbështetjen që merr nga familja dhe emocionet që përjeton sa herë ngjitet në skenë. Me pjekurinë dhe ëmbëlsinë e moshës së saj, Joana ndan dëshirën e madhe për të ardhur në Shqipëri, për të kënduar para publikut shqiptar dhe për të prekur më afër rrënjët e veta. Një vajzë e re, por me shpirt artisti që premton shumë për të ardhmen!

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv