• VIDEO

    Pse duhet ta konsumosh HITHRËN sot? Zbulimet e Ylli Merjas dhe recetat më të forta natyrale

    Hithra, e njohur prej shekujsh në traditën popullore shqiptare, renditet ndër bimët me fuqinë më të madhe shëruese falë përbërjes së saj të pasur me vitamina, minerale dhe substanca bioaktive. Kjo bimë që rritet natyrshëm në shumë zona të vendit konsiderohet si një “thesar natyror” për organizmin e njeriut, duke kontribuar në përmirësimin e një sërë gjendjesh shëndetësore. Koha më e mirë për mbledhjen e gjetheve dhe rrënjës së saj luan një rol thelbësor në ruajtjen e vlerave kuruese, ndërsa mënyrat e përdorimit ndryshojnë sipas problematikës që synojmë të trajtojmë. Specialisti i njohur i bimëve mjekësore, Ylli Merja, e cilëson hithrën si një “perandoreshë të bimëve mjekësore”, duke e theksuar këtë epitet me analizën e përbërësve kimikë që i japin asaj efektet e fuqishme anti-inflamatore, pastruese dhe rigjeneruese. Në "Rreze Dielli", Merja tregon sëmundjet dhe shqetësimet ku hithra ka treguar ndihmesë të rëndësishme, si dhe disa receta praktike natyrale me gjethet dhe rrënjën e saj, të përdorura tradicionalisht në trajtimin e problemeve të ndryshme shëndetësore.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë| 'Shtypi i Ditës dhe Ju' 15 Nëntor – Nga protesta e PD te kualifikimi i kombëtares

  • VIDEO

    Sallatë me patate të ziera nga zonja Albana

    Sallatë me patate të ziera

    Përbërësit:

    • 4-5 patate mesatare
    • 1 qepë e kuqe
    • 2-3 lugë gjelle vaj ulliri
    • 1 lugë gjelle uthull molle ose limon
    • Kripë dhe piper i zi sipas shijes
    • (Opsionale: kastravec turshi ose spec i kuq, vezë e zier, ullinj, majdanoz)

    Përgatitja:

    Ziejmë patatet me gjithë lëkurë në ujë me kripë derisa të jenë të buta, por jo të shpërbëra (rreth 25–30 minuta). I lëmë të ftohen pak, më pas heqim lëkurën dhe i presim në kubikë ose feta. Shtojmë qepën e prerë hollë dhe e përziejmë lehtë. Në një tas të vogël përziejmë vajin me uthullën (ose limonin), kripën dhe piperin. Hedhim përzierjen mbi patatet dhe e trazojmë me kujdes që të mos shtypen. Në fund shtojmë majdanozin e grirë, vezët e ziera ose përbërës të tjerë sipas shijes.

  • VIDEO

    Kebap me kërpudha nga zonja Albana / Nuk do i ndaheni kësaj recete!

    Kebap me kërpudha

    Përbërësit:

    • 500 gr kërpudha mesatare
    • 600–700 gr mish i grirë
    • 1 qepë mesatare
    • 3-4 thelpinj hudhër
    • 1 lugë çaji kripë
    • 1 lugë çaji piper i zi
    • 1 lugë çaji kumin
    • 1 lugë çaji rigon
    • 1 lugë çaji spec i kuq pluhur
    • 1 lugë çaji spec i kuq i grirë
    • 1 lugë çaji salcë speci
    • 1 lugë gjelle gjalpë

    Përgatitja:

    Vendosim mishin e grirë në një enë. Shtojmë qepën, hudhrën e grirë imët, salcën e specit, kripën dhe të gjitha erëzat. E përziejmë mirë derisa të lidhet mirë masa. Formojmë toptha sa madhësia e një arre dhe i vendosim mënjanë. Pastrojmë kërpudhat duke i qëruar lehtë (pa i larë që mos të bëhen të lëngshme në gatim). Në një tavë vendosim një kërpudhë, një qofte, duke i alternuar njëra pas tjetrës. Nëse mbetet hapësirë në mes, e mbushim me domate të vogla. Shtojmë sipër copa të vogla gjalpi të shpërndara dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur në 220°C, me nxehtësi sipër e poshtë, pa mbulesë. E pjekim për 45–50 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë sipër.

  • VIDEO

    Kulaç me sodë nga zonja Albana / Ja sekreti për super shije!

    Kulaç me sodë

    Përbërësit:

    • 500 gr miell gruri
    • 1 lugë çaji sodë buke
    • 1 lugë çaji kripë
    • 1 gotë kos (ose qumësht i thartuar)
    • 2–3 lugë gjelle vaj ulliri ose gjalpë i shkrirë

    Përgatitja:

    Në një tas të madh përziejmë miellin me kripën dhe sodën. Shtojmë kosin ose qumështin e thartuar dhe vajin. E përziejmë me dorë derisa të formohet një brumë i butë, jo ngjitës. Nëse është shumë i thatë, shtojmë pak kos ose ujë të vakët. E lëmë të pushojë për 10 minuta. Hedhim pak miell mbi tavolinë, formojmë kulaçin dhe e vendosim në tavë të lyer lehtë me vaj. E pjekim në furrë në 200°C për 25–30 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë sipër.

    Këshilla nga Albana: Nëse do shije më të fortë, shto pak hirrë ose pak lëng limoni në kos. Mund ta pjekësh edhe në tigan të mbyllur me kapak, në zjarr të ulët, nga të dyja anët.

  • VIDEO

    Agolli kërkon kontroll mjekësor për shëndetin e Berishës! Gazetat 31 vite më parë

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 17 nëntor 2025

    Titujt e gazetave për sot, nga opozita çdo të hënë në protestë para Kryeministrisë te kjo që po ndodh me 21 janarin e deri tek Shqipëria lufton por Anglia është tjetër nivel.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë VERI JUG| Pyjet me gështenja në Kurbin! Malësorët e Selitës tregojnë si eksportojnë 16 ton në vit

     

    Veri Jug ju çon në pyjet me gështenja të Kurbinit, në fshatin Selitë, 700 metra mbi nivelin e detit, aty ku fermerët arrijnë të mbledhin, të shesin dhe të eksportojnë deri në 16 ton gështenja në vit. Drane Kola dhe Fran Kola, dy personazhet e reportazhit, rrëfejnë sekretet e bashkëjetesës së malësorëve kurbinas me pemën e gështenjës. Ndiqni reportazhin ‘Pyjet me gështenja në Kurbin’, të dielën, premierë, ora 13:30, nën moderimin e reporterit Agim Pipa.

  • VIDEO

    EMISIONI I PLOTË Dosja K- Bute Dedndreaj,arratisja legjendare nga kampi internimit të Beratit për të shpëtur foshnjen

    Një nënë me foshnjen e saj 7 muajshe, ishte arratisur një natë të errët nga kampi I internimit në berat, dhe pasi kishte kaluar rrethimin me tela me gjemba kishte nisur një kalvar të gjatë për tu kthyer në malësi në Nikaj Mërtuar. Teksa shihte foshnjat që vdisnin çdo ditë në internim të sëmurë e të kequshqyer, dhe të varrosur buzë lumit Osum, I cili ua merrte eshtrat sa herë fryhej prej stuhive, ajo ishte betuar se do ta çonte gjallë a vdekur foshnjen e saj 7 muajshe në vendlindje. Të paktën të kishte një varr ku ta qante…. Por si do ta bënte e vetme gjithë atë rrugë në këmbë nga berait në Nikaj mërtur, si do tu shpëtonte kontrolleve ajo e arratisur nga kampi I internimit, si do të ushqeheshin për 18 ditë me rradhë në atë shtegtim të paimagjinueshëm?

  • VIDEO

    The Best Of Report Tv | Momentet më të spikatura të javës në Report Tv, 15 Nëntor 2025

     

    Zbuloni më të mirën e javës në The Best Of Report TV! Intervista ekskluzive, debate që ndezën studion dhe kronika nga redaksia, të gjitha në një program të vetëm.

  • VIDEO

    Të ushqyerit nën stres dhe fiksimi për ushqyerje supershëndetshme? Zbuloni arsyet e vërteta pas tyre

     

    Emisioni mjekësor “Klinika 24”, me autore dhe moderatore Doreada Mio, rikthehet këtë sezon të 15-të çdo të shtunë ora 14:00 në Report Tv me një mision të qartë: të informojë, të këshillojë dhe mbi të gjitha, të frymëzojë për një jetë më të shëndetshme. Ky format i dedikuar shëndetit dhe mirëqenies sjell çdo javë rubrika të veçanta.

  • VIDEO

    Si ushqehen të rinjtë shqiptarë? Dr Erand Llanaj paralajmëron: Kujdes me pijet energjike...

     

    Emisioni mjekësor “Klinika 24”, me autore dhe moderatore Doreada Mio, rikthehet këtë sezon të 15-të çdo të shtunë ora 14:00 në Report Tv me një mision të qartë: të informojë, të këshillojë dhe mbi të gjitha, të frymëzojë për një jetë më të shëndetshme. Ky format i dedikuar shëndetit dhe mirëqenies sjell çdo javë rubrika të veçanta.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv