• VIDEO

    Qofte me gjizë, pak përbërës por shumë shije nga zonja Albana

    Qofte me gjizë

    Përbërësit:

    • 500 gr gjizë
    • 2 vezë
    • 2-3 qepë të njoma
    • 3 lugë supe miell
    • 1 majë luge sodë
    • 3 lugë supe vaj ulliri
    • 1 tufë majdanoz
    • 1 tufë nenexhik
    • 1 tufë mendër
    • 3 thelpinj hudhër
    • Kripë, piper i zi
    • Arrë moskat
    • Vaj për skuqje

    Përgatitja:

    Në një tas përziejmë gjizën, vezët, piperin, arrën moskatin, majdanozin, mendrën, qepët e grira imët, vajin e ullirit, hudhrat, sodën dhe miellin. I punojmë me dorë derisa të lidhen mirë dhe të bëhet një masë e qëndrueshme. Rregullojmë shijen me kripë dhe i lemë të pushojnë 20–30 minuta që të marrin aromë. Në një pjatë përziejmë miell me pak peksimadhe. Formojmë qofte të sheshta me dorë, i kalojmë në miell nga të dyja anët dhe i vendosim në pjatë. Në tiganin me vaj të nxehtë skuqim qoftet derisa të marrin ngjyrë të kuqërremtë. I vendosim mbi letër kuzhine për të thithur vajin e tepërt dhe më pas i shërbejmë duke i spërkatur me majdanoz të grirë.

  • VIDEO

    Polenta me salçiçe dhe presh nga zonja Albana

    Polenta me salçiçe dhe presh

    Përbërësit:

    • 500 gr polenta
    • 3 litra ujë
    • 5 presh
    • 4 salçiçe
    • 400 gr domate
    • 1 lugë çaji koncentrat domateje
    • Kripë, piper dhe vaj ulliri sipas dëshirës

    Përgatitja:

    Në një tigan kaurdisim preshin e prerë në rrathë me pak ujë derisa të zbuten. Shtojmë vaj ulliri dhe salçiçet e prera ose të grira, duke i skuqur mirë derisa të marrin ngjyrë të artë. Shtojmë domatet dhe koncentratin, rregullojmë shijen me kripë e piper dhe e lëmë të ziejë ngadalë që salca të trashët dhe të marrë shije. Ndërkohë, në një tenxhere tjetër ziejmë ujin me pak kripë. Kur të vlojë shtojmë polentën gradualisht duke e përzier fort me tel ose lugë druri për të mos krijuar kokrriza. E gatuajmë për disa minuta derisa të bëhet kremoze. E servirim në një pjatancë së bashku me salcën me presh.

  • VIDEO

    Djathë nape nga zonja Albana

    Djathë nape

    Përbërësit:

    • 400 gr kos të trashë
    • 1 lugë e vogël kripë
    • 3 litra qumësht
    • 2 vezë
    • 1/2 lugë kafeje piper
    • (Opsionale: erëza të tjera si trumzë, rigon, spec i kuq)

    Përgatitja:

    Në një enë qelqi hedhim qumështin, vendosim tek gryka një napë dhe hedhim dy vezë duke e shtrydhur napën mirë te kavanozi i qelqit. Shtojmë kosin me erëzat dhe kripën duke i përzier mirë. Kavanozin e ziejmë në një tenxhere të mbushur me ujë dhe ku poshtë kemi vendosur një pecetë pambuku. E lëmë të ziejë për 45 minuta. E kullojmë në një sitë duke i vendosur një peshë derisa të kullojë hirra.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 10 nëntor 2025

    Titujt e gazetave për sot, nga  PD nis bojkotin te Kryemadhi flet për përgjimet e SPAK ndaj Ballukut e deri tek çfarë dëshmoi bojkoti masiv i zgjedhjeve të pjesshme vendore.

  • VIDEO

    EMISIONI I PLOTË DOSJA K - 'Gjaku që sfidoi prangat', Bub Matoshi rrëfen arratisjen e 33 malësorëve nga Nikaj-Mërturi

     

    Arratisja e 33 malësorëve që tronditi diktaturën në gusht të vitit 1948. Dëshmia rrëqethëse e Bub Matoshit për masakrat e komunistëve në Nikaj-Mërtur dhe hakmarrjen ndaj familjeve të të arratisurve që mbetën në Shqipëri.

  • VIDEO

    Nëse pini 3 ose më shumë pije alkolike në ditë, ja ç'rrezikoni sipas studimit l Klinika 24

     

    Një studim i ri zbulon se konsumi i përditshëm i tre ose më shumë pijeve alkoolike mund të dëmtojë seriozisht trurin, zemrën dhe mëlçinë. Mjekët paralajmërojnë se efektet janë të grumbulluara dhe ndikojnë edhe tek kujtesa e gjumi. Zbuloni çfarë ndodh në trupin tuaj kur alkooli kthehet në zakon të përditshëm.

  • VIDEO

    The Best Of Report Tv | Momentet më të spikatura të javës në Report Tv, 8 Nëntor 2025

     

    Zbuloni më të mirën e javës në The Best Of Report TV! Intervista ekskluzive, debate që ndezën studion dhe kronika nga redaksia, të gjitha në një program të vetëm.

  • VIDEO

    SPECIALE/ Dashuria për peizazhin, historia e piktorit që gjeti veten në ngjyrat e natyrës

    Pavarësisht sfidave të shumta në jetë, Artan Kaja e ka pasur gjithmonë pikturën jo vetëm frymëzim, por edhe shkëputje nga realiteti i përditshëm, terapi dhe mik të pandarë.

  • VIDEO

    Fëmija juaj ndryshon papritur sjellje? Ja pse mjekët paralajmërojnë për sindromën PANS l Klinika 24

     

    Në këtë pjesë të ‘Klinika 24’ trajtojmë një temë pak të njohur por shumë të rëndësishme për prindërit, sindromën PANS dhe PANDAS. Neuropediatrja në studio shpjegon simptomat që shpesh ngatërrohen me probleme të tjera të sjelljes dhe rëndësinë e diagnozës së saktë. Zbuloni si të dalloni shenjat dhe çfarë mund të bëni për fëmijën tuaj.

  • VIDEO

    SEKRETET e ftoit dhe shegës për lëkurë të shëndetshme dhe imunitet të fortë këtë vjeshtë

     

    Në këtë pjesë të ‘Klinika 24’, zbulojmë superfrutat e vjeshtës, shegën dhe ftoin. Farmacistja në studio shpjegon vlerat e tyre ushqyese, efektet në shëndet dhe mënyrat e përdorimit në çajra e kozmetikë natyrale. Nga lëngu i shegës që qetëson rrathet e zinj te toniku me fara ftoi kundër rrudhave – receta të thjeshta për trupin dhe lëkurën tuaj.

  • VIDEO

    Keni frikë të flisni me njerëzit? Psikologia zbulon sinjalet e fshehta të ankthit social

     

    Në këtë episod të ‘Klinika 24’ flasim për ankthin social, një gjendje që shpesh neglizhohet, por prek gjithnjë e më shumë njerëz. Psikologia në studio shpjegon se si ta njohim, cilat janë shenjat që e tradhtojnë dhe çfarë ndodh kur turpi bëhet pengesë për jetën e përditshme. Zbuloni moshën kur fillon ankthi, ndikimin e prindërve kritikë dhe teknikat që ndihmojnë për ta lehtësuar.

  • VIDEO

    EMISIONI I PLOTË 'Klinika 24' | Një gotë lëng shege në ditë bën MREKULLI për lëkurën e rrathët e zinj

     

    Këtë javë në ‘Klinika 24’ flasim për ankthin social, si ta njohim, ta kuptojmë dhe ta trajtojmë me ndihmën e psikologes. Farmacistja zbulon sekretet e superfrutave të vjeshtës, shegës dhe ftoit, për shëndet dhe bukuri natyrale. Në fund, me neuropediatren trajtojmë sindromat PANS dhe PANDAS, që shpesh keqkuptohen dhe krijojnë ankth te prindërit.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv