-
VIDEO
Të dielën votohet në 5 bashki, nesër heshtje zgjedhore! KQZ nis me shpërndarjen e materialeve zgjedhore, Policia do ruajë 473 QV
Në zgjedhje shkojnë Vlora, Berati, Tepelena, Cërriku e Mati. Policia e Shtetit i bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast që synon të tjetërsojë votën e tyre.
-
VIDEO
Dhallanik me shtresa, super receta e traditës nga zonja Albana
Dhallanik me shtresa
Përbërësit:
- 500 gr miell gruri
- 1 litër dhallë
- 2 filxhanë kafeje yndyrë
- 100 gr djathë i thërrmuar
- 1 vezë
- 1 copë gjalpë i ngrirë
- 1 lugë çaji sodë
- 1 lugë kafeje kripë
- 1 lugë kafeje sheqer
- Pak piper i zi
Përgatitja:
Në një enë hedhim vezën, dhallën, vajin, kripën dhe sheqerin. I rrahim mirë me telin e ëmbëlsirave. Shtojmë përbërësit e thatë: miellin, sodën dhe piperin, duke i përzier derisa të bëhet një brumë i butë dhe homogjen. Lyejmë me gjalpë një tepsi dhe hedhim tre garuzhde brumë, e hapim mirë në të gjithë sipërfaqen e tepsisë dhe e vendosim për t'u pjekur në furrë të parangrohur për 5 minuta. E nxjerrim nga furra, e lyejmë përsipër me copën e gjalpit të ngrirë dhe hedhim përsëri tre garuzhde brumë. E vendosim sërish në furrë për 5 minuta, por rezistencën e poshtme të furrës duhet ta shuajmë (kështu do të piqet vetëm shtresa e sipërme). Veprojmë përsëri me të njëjtën mënyrë, sa të mbarohet i gjithë brumi. Në përfundim, e heqim nga furra dhe e lyejmë me gjalpë. E lëmë pak që të vaket dhe e presim për ta shërbyer me pak djathë të bardhë sipas dëshirës.
-
VIDEO
Musaka me patate dhe presh nga zonja Albana
Musaka me patate dhe presh
Përbërësit:
- 1 kg patate
- 300 gr presh
- 2 qepë mesatare
- 500 gr mish i grirë
- 1 lugë gjelle salcë domate
- 70 gr djathë i grirë
- 500 ml qumësht
- 2 kokrra vezë
- 100 ml vaj
- 1 lugë gjelle gjalpë
- 2 lugë gjelle miell
- Kripë, piper i zi
- Arrë moskat
- Rigon dhe majdanoz (sipas dëshirës)
Përgatitja:
Në një tigan skuqim preshin dhe qepën e grirë me vaj derisa të zbutet. Shtojmë mishin e grirë, kripën, piperin dhe e përziejmë derisa të marrë shije. Shtojmë salcën e domates dhe rigonin, hedhim pak ujë të ngrohtë dhe e lëmë të ziejë për rreth 5 minuta. Në fund shtojmë majdanozin dhe provojmë shijen. Qërojmë dhe presim patatet në rrathë. Shtrijmë gjysmën në tavë duke i spërkatur me kripë. Mbi to shtojmë mishin me qepë e presh të përgatitur dhe e shpërndajmë mirë. Hedhim pak ujë të nxehtë që të mbulohen vetëm patatet. Vendosim shtresën tjetër me patate sipër, e lyejmë me pak kripë dhe vaj dhe e vendosim musakanë në furrë në 250°C për 30 minuta. Ndërkohë përgatisim beshamelin: shkrijmë gjalpin dhe kaurdisim miellin derisa të skuqet pak. Shtojmë qumështin e ftohtë gradualisht duke e trazuar që të mos bëhen kokrra. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe pak arrë moskat. E heqim nga zjarri dhe shtojmë vezët e rrahura me pak qumësht. E shpërndajmë beshamelin mbi patatet e pjekura, hedhim sipër djathin e grirë dhe e vendosim sërish në furrë për 15 minuta të tjera.
-
VIDEO
Emisioni i plotë| 'Shtypi i Ditës dhe Ju' 7 Nëntor - Nga skema e re e pensioneve tek keqinterpretimet e shoqërojnë atë
-
VIDEO
Rritje reale apo iluzion? Ekspertja zbërthen indeksimin e pensoneve: Skema e vjetruar, të ndryshohet
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 7 nëntor 2025
Titujt e gazetave për sot, nga socialistët shmangin llogaridhënien e Ballukut te legjenda e pensioneve dhe pushtetarët e velur e deri tek 16 miliardë afera.
-
VIDEO
Pjesa e 2| Frontline- ‘Burrë dhe Grua’, përplasje në studio: Ligji do na veshë djalin me fustan!
-
VIDEO
PJESA 1 Frontline| ‘400 mijë euro’, kush ra në përgjimim e SPAK? Zbulohen shifrat marramendëse të fushatës
Ish- kandidati për deputet në 11 maj Aulon Kalaja, tha se ai vetë në fushatë ka shpenzuar 6 milionë lekë, faturë të cilën e ka deklaruar edhe në KQZ. Ai tha se shifrat që kanë deklaruar partitë politike për shpenzime në fushatë janë të pavërteta.
-
VIDEO
Falen gjobat e mbartura! Eksperti: Ja cilat kategori përfitojnë
-
VIDEO
Frikë nga Rusia? Shqipëria do prodhojë armë/ Gjenerali Prenga: Pse i shkatërruan fabrikat e Enverit
-
VIDEO
Me gështenja në Kuvend, veprimi i pazakontë i deputetes socialiste: Nuk e prisja reagimin...
-
VIDEO
Emisioni i plotë Pa Gjurme- Pas 3 vitesh ndarje, përplasja grua-burrë/E vogla prek me letrën: Babi e rrahu mamin!
Një histori që prek çdo prind! Pas 3 vitesh ndarje, përplasja mes ish-bashkëshortëve rikthehet në “Pa Gjurmë”. Nëna tregon dhunën që ka përjetuar, ndërsa vajza e vogël i shkruan babait një letër që trondit studion. “Babi e rrahu mamin, s’dua ta takoj.” Një rrëfim i dhimbshëm për pasojat e ndarjeve dhe plagët që mbeten tek fëmijët. Na ndiqni PA GJURMË me moderatoren Odeta Dume, çdo pasdite ora 16:00 në Report TV, me histori që kërkojnë drejtësi dhe të vërtetën.