-
VIDEO
Bota Report| Zohran Mamdani u zgjodh kryetar i ri i Bashkisë së New Yorkut, ish-ambasadori Bino: Fitorja e tij bëri bujë në të gjithë botën
Roland Bino, tha se Mamdan nuk ka mundësi që të zgjidhet president i SHBA, pasi një nga kriteret është që duhet të ketë lindur në Amerikë.
-
VIDEO
Tavë me mish dhe qepë të njoma nga zonja Albana
Tavë me mish dhe qepë të njoma
Përbërësit:
- 800 gr mish keci/qengji/viçi/pule
- 2 thelpinj hudhër
- 1 kg qepë
- 1 lgj salcë e koncentruar
- 1 filxhan kafeje oriz
- 5-6 gjethe fiku
- Pak vaj ulliri
- Bimë aromatike
- Kripë dhe piper të zi
Përgatitja:
Në një tenxhere të thellë kaurdisim copat e mishit, shtojmë kripë dhe piper të zi dhe e lëmë të ziejë për 30-40 minuta. Pastrojmë qepët dhe i presim. Ngrohim vajin në tenxhere, e aromatiozjmë me 2 thelpinj hudhra dhe shtojmë qepët, i kaurdisim ato derisa të ulet volumi. Shtojmë 1 lugë gjelle salcë dhe vazhdojmë kaurdisjen duke shtuar bimët aromatike dhe 2 gjethe fiku të prera imët. Më pas shtojme orizin, pak kripë e piper të zi dhe hedhim pak lëng mishi për të zierë orizi dhe qepët. Marrim një tavë dheu, vendosim poshtë gjethet e fikut dhe sipër gatimin. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në 200 gradë për 30 minuta afersisht.
-
VIDEO
Japrakë me gjethe lakre të egër nga zonja Albana / Provoje, shije që nuk dështon!
Japrakë me gjethe lakre të egër
Përbërësit:
- Gjethe lakre të egër
- 1 lugë çaji kripë
- 1 lugë gjelle lëng limoni
- 2 qepë mesatare
- 500 gr mish i grirë
- 50 ml salcë domate
- 1 lugë çaji spec i kuq
- 1 filxhan çaji jo plot me oriz
- 1 lugë çaji nenexhik i thatë
- Kripë, piper i zi
- Vaj ulliri sipas dëshirës
Përgatitja:
Zgjedhim gjethet më të mëdha dhe më të plota të lakrës, i vendosim në ujë të nxehtë me pak kripë dhe lëng limoni për 5–6 minuta, derisa të zbuten. Më pas i kullojmë dhe i lëmë të ftohen. Në një tigan me vaj ulliri kaurdisim qepët e grira imët derisa të zbuten. Shtojmë mishin e grirë dhe vazhdojmë kaurdisjen derisa të marrë ngjyrë. Shtojmë orizin, salcën e domates, specin e kuq, kripën, piperin dhe nenexhikun. I përziejmë mirë për disa minuta derisa përbërësit të lidhen mes tyre. Marrim një gjethe lakre, vendosim një lugë nga mbushja në mes, palosim anët dhe e rrotullojmë në formë roleje. Vazhdojmë kështu me të gjitha gjethet. Në fundin e tenxheres vendosim disa gjethe lakre për të mos u ngjitur japrakët. Vendosim të gjithë japrakët rresht, ngushtë njëri pranë tjetrit. Në fund shtojmë ujë të nxehtë derisa të mbulohen pak dhe vendosim një pjatë sipër që të mos hapen gjatë zierjes. I lëmë japrakët të gatuhen në zjarr të ulët për 40–50 minuta.
-
VIDEO
Kek me mollë për 5 minuta nga zonja Albana / Super shije!
Kek me mollë
Përbërësit:
- 3 vezë
- 100 gr sheqer
- 150 ml qumësht
- 100 gr miell
- 6 mollë
- 2 lugë të vogla pluhur pjekjeje
- 1 lugë e vogël kanellë
Përgatitja:
Pasi i kemi larë mirë mollët, i qërojmë dhe i presim shumë hollë. I spërkatim me pak lëng limoni që të mos nxihen. Në një enë rrahim vezët me sheqerin derisa të bëhen kremoze. Shtojmë qumështin, miellin, pluhurin për pjekje dhe kanellën. E përziejmë mirë derisa të krijohet një masë homogjene dhe pa kokrra. Hedhim fetat e mollës në brumë dhe i përziejmë që të mbulohen mirë me të. E kalojmë brumin në një formë të veshur me letër pjekjeje dhe e vendosim në furrë në 180°C për 45 minuta. Pasi të përfundojë pjekja, e lëmë në furrë të fikur për 10 minuta që të qetësohet.
-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË| SHTYPI I DITËS- 6 Nëntor - Nga ligji për barazinë gjinore tek privatizimi me 1 euro i pronës
-
VIDEO
'Përfitoni pronën me vetëm 1 euro' Domi shpjegon Paketën e Maleve, ja kush mund të aplikojë
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 6 nëntor 2025
Titujt e gazetave për sot, nga përgjimet e Ballukut te Berisha paralajmëron protesta e deri tek reforma në drejtësi në Shqipëri e ngjashme me abuzimet në Rumani.
-
VIDEO
A do na e kontrollojë Berisha edhe shpirtin? Ja çfarë shkruanin gazetat 31 vite më parë
-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË |Repolitix- ‘SPAK frikë nga Balluku’, tronditëse! Çfarë po fsheh prokuroria? Ekspertët: Duhet të ishte në burg
Janë zbardhur sot pjesë nga dosja për shkeljet me procedurën e tenderit të Llogarasë me fond limit 190 mln euro, ku u zbuluan bisedat mes zv.kryeministres Belinda Balluku me ish-kreun e ARRSH, Evis Berberi.
-
VIDEO
Trump do sulmojë Venezuelën?Alarm i kuq! Paralajmëron eksperti: Lufta bërthamore është…
-
VIDEO
Zbulohet skenari “Djallëzor” i Kurtit! “Konjufca sa për sy e faqe”. Plan për të marrë pushtetin
-
VIDEO
Provat e SPAK për Ballukun, Romeo Kara për Report Tv: Hetimet do të zgjasin! Asnjë tender i pastër në Shqipëri, këmbanë alarmi
Juristi Kara ai tha se në Shqipëri asnjë tender nuk është i pastër. Sipas tij, kjo është një kambanë alarmi.