• VIDEO

    Qofte me mish dhe oriz në salcë domateje nga zonja Albana

    Qofte me mish dhe oriz në salcë domateje me qepë

    Përbërësit:

    Për qoftet:

    • 700 gr mish i grirë
    • 1 qepë e madhe
    • 1 vezë
    • ½ filxhan oriz
    • 1 lugë gjelle vaj ulliri
    • 2 lgj majdanoz i grirë
    • Kripë, piper

    Për salcën:

    • 4 lgj vaj ulliri
    • 700 gr qepë të vogla
    • 400 gr domate të vogla
    • 50 ml verë e kuqe
    • 50 ml uthull
    • 1 lgj salcë domateje
    • 2 gjethe dafine
    • 2 shkopinj kanelle
    • 1 litër lëng perimesh
    • Rozmarinë e freskët

    Përgatitja:

    Fillimisht përgatisim brumin e qofteve. Përziejmë mishin e grirë me qepën e grirë imët, vezën, orizin, majdanozin, kripën, piperin dhe vajin e ullirit. Formojmë qoftet në toptha të vegjël dhe i lëmë të pushojnë. Ndërkohë në një tenxhere të thellë ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim mirë qepët e vogla derisa të marrin ngjyrë. I shuajmë më pas me pak verë dhe uthull dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë salcën, domatet, rozmarinën, gjethet e dafinës, shkopinjtë e kanellës dhe lëngun e perimeve. E lëmë salcën të ziejë ngadalë për rreth 10 minuta. Më pas shtojmë qoftet në salcën që zien. Vendosim kapakun dhe e lëmë gatimin në zjarr të ulët për rreth 40 minuta, derisa salca të trashet dhe qoftet të piqen plotësisht.

  • VIDEO

    Rritja e pagave dhe pensioneve/ Ekspertja e ekonomisë bën analizën: Është shqetësuese kur nuk ka kontroll nga shteti! Ka abuzime në çmime

    Për të bërë një analizë të përgjithshëm të programit që pritet të vihet në zbatim nga qeveria Rama përgjatë këtij 4-vjeçari, e ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Shtypi i Ditës dhe Ju’ me drejtues Andi Kapxhiun, ishte Teuta Nunaj Kortoçi, eksperte ekonomie.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 18 shtator 2025

     

    Titujt e gazetave për sot, nga qeveria premton rritje pagash e pensionesh te mbijnë 15 parti në parlament e deri tek ja si zgjidhet kriza në Bashkinë e Tiranës.

  • VIDEO

    'Na ishte njëherë'! Gazetat e 18 shtatorit të vitit 1993, mafia vret një prift në...

  • VIDEO

    Beqarët do të kenë mundësi për takime të reja... | Horoskopi sot 18 shtator

    Në vendin e punës, kreativiteti juaj do të vlerësohet dhe do të shfaqen mundësi të reja. Shëndeti është stabil, por është mirë të mbani nën kontroll nivelet e stresit.

  • VIDEO

    Pasuesi i Altin Dumanit/ Kthupi: Duhet të jetë prokuror që ka hetuar dosje sensitive! Gara për kreun e ri të SPAK mes Kondilit dhe Xholit

    Juristi Rezart Kthupi, komentoi garën për drejtuesin e ri të SPAK, pasi Altin Dumanit i mbaron mandati në dhjetor të këtij viti.

    Ai tha se drejtuesi i ri duhet që të jetë prokuror që ka hetuar dosje sensitive, ndërsa përmendi edhe dy nga emrat që janë më të favorizuar sipas tij për të marr drejtimin e SPAK.

    ‘Kërkohet që të jetë një prokuror që ka hetuar dosje sensitive, dhe ke prodhuar produkt nga këto dosje është nja kriteret kryesore që duhet që të vlerësohet puna e një prokurori. Dumani ka marr pjesë në dosje jo detyrimisht ka hetuar. Nuk di të them me emër kush mund spikat, unë them se do të jetë mashkull, Edvin Kondili dhe Adnan Xholi mendoj se mes këtyre të dyve do të jetë pasuesi i tij. Faktet provuan që para 3 vitesh politika tentoi të të ndikonte në zgjedhje dhe mund të ndikojë këtë herë’, tha ai.

  • VIDEO

    Dosja ‘Veliaj’/ Karanxha: Duhet të hetohej në gjendje të lirë! Kthupi: Nëse çështja shkon në Kushtetuese, ai fiton! Çaça: Pranimi i ankimit të tij, anulon zgjedhjet

    Avokati Idajet Beqiri, sqaroi se nëse Veliaj do të dorëhiqej atëherë avokati i Veliajt mund të argumentonte se nuk kishte më mundësi që të prish provat. Avokati Përparim Çaça, tha se për Veliajn duhet që të ishte ndjekur një masë më e butë sigurie në mënyrë që kryebashkiaku të ushtronte detyrën e tij.

  • VIDEO

    Projektligji për gjini ‘gjithëpërfshirëse’, Robert Aliaj: Ndryshime që kërkohen nga njerëz me formim woke-ist! Leskaj: Biologjia nuk ndryshohet

    I ftuar në “Studio Live” me Ermal Qorin në Report Tv, artisti Robert Aliaj Dragot e sheh këtë projektligj dhe synimin e tij, mënyrë për të imponuar ndryshime shoqërore me forcë, të cilat shoqëria ende nuk është gati t’i përqafojë.

  • VIDEO

    ‘Baza e Porto Romanos e rëndësishme për NATO-n’/ Eksperti i sigurisë në ‘Report Tv’: Mund të bëhet pikë kyçe për Mesdheun

    Eksperti i sigurisë Faik Basha ka deklaruar se një bazë ushtarake në ‘Porto Romano’, është shumë e rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin.

    Basha i ftuar në Report Tv, në emisionin ‘Studio Live’ të moderuar nga Ermal Qori, tha se i vetmi vend që mund të sjellë probleme në Europë është Serbia, për shkak të lidhjeve të kësaj të fundit me Rusinë dhe Kinën.

    “Për Ballkanin dhe Europën, nëse ka një vend që ka treguar marrëdhënie të shkëlqyera me Rusinë edhe Kinën, është Serbia. Pra i vetmi vend që mund të sjellë problematika, është Serbia. Shqipëria është afër gjeografikisht afër Serbisë, ka edhe raportin me Kosovën, dhe fakti që jemi anëtarë të NATO, do të thotë që është një pikë e favorshme për të pasur një bazë.

    NATO ka dy baza në Greqi, disa në Itali dhe vazhdon pastaj në pjesën e Francës, vazhdojnë deri në Spanjë.

    Edhe Kroacia ka disa baza, por jo të kësaj natyre që do të ndërtohet në Porto Romano. Kështu që një bazë në këtë rajon, është shumë e rëndësishme për koordinimin. Mund të vendosen elementë që mund të koordinohen me bazën që ndodhet në Rumani.

    Mund të përdoret për sistemin e mbrojtës kundërajrore, mund të përdoret për emergjencat civile, mund të përdoret për furnizimin e anijeve dhe mjeteve lundruese të NATO. Pra është një bazë që i vjen në ndihmë. Duke pasur një bazë të NATO në Porto Romano, do të thotë që mund të ketë lëvizje më të shpejtë, ka reagim më të shpejtë dhe ka koordinim më të gjitha bazat e Mesdheut. Kështu që është pikë kyçe, e domosdoshme dhe prandaj përgjigja ka qenë pohuese”, tha Faik Basha në Report Tv.

  • VIDEO

    Ekskluzive/ NATO për Report Tv: Porto Romano shqyrtohet nga ekspertët! Përgëzojmë Shqipërinë për investimet në infrastrukturë të përshtatshme

    Ekskluzivisht për Report Tv, një zëdhënës i lartë i Aleancës së Euroatlantikut i tha gazetarit Ermal Qori se: “Lidhur me Porto Romanon, ne përgëzojmë investimet e Shqipërisë në infrastrukturë të përshtatshme."

    • VIDEO

      Çfarë ndodh nëse shkarkohet Veliaj? Avokati Hoxha: Do të ishte hera e parë nga viti 1994, procesi do ishte jokushtetues

      Avokati Arbër Hoxha thotë se nëse kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, shkarkohet nga detyra me vendim të Këshillit të Ministrave, do të ishte një proces jokushtetues dhe do t’i shkelej e drejta e tij e prezumimit të pafajësisë.

      I ftuar në Report Tv, në emisionin Studio Live, avokati Hoxha theksoi se një proces i tillë, nëse ndodh siç kërkoi Kryeministri Edi Rama, do të ishte hera e parë që ndodh që prej vitit 1994.

      Sipas tij, motivi për shkarkimin e tij që pritet të përdoret është mosparaqitja në detyrë për 3 muaj ( në rastin Veliaj është mbi 6 muaj), por avokati theksoi se edhe në këtë rast ka ndodhur jo për neglizhencë, por për shkak se Veliaj ka masë sigurie arrest në burg nga GJKKO për hetimet e SPAK.

      “Kryetari i bashkisë nuk është paraqitur në detyrë për shkaqe që nuk lidhen nga vullneti i tij. Në rastin konkret është me masë sigurimi arrest në burg, kërkesa e rrëzuar disa herë me pretendimin për t’u kthyer pranë vendit të punës, në këto kushtet kërkesa e Kryeministrit dhe një vendimmarrje shumë e pritshme e anëtarëve të Këshillit të Ministrave është në kushtet e antikushtetueshmërisë. Unë besoj që nga Veliaj dhe mbrojtësit e tij është mëse e pritshme që kjo lloj vendimmarrje mund të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese”.

      Avokati theksoi gjithashtu se nëse ankimohet nga Veliaj vendimi i Këshillit të Ministrave, atëherë do të ngecë edhe procesin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, deri sa të ketë një vendimmarrje përfundimtare nga Gjykata Kushtetuese.

      “Kjo është e hera e parë që ndodhë nga viti 1994 që do shkarkohet një kryetar bashkie për mosparaqitje në punë. Gjykata Kushtetuese, në raste të ngjashme, zgjat gjykimi nga 4-7 muaj. Por besoj se në rastin konkret mund të shprehet edhe për 2 apo 3 muaj, por patjetër që do të marrë kohën e saj”.

      Edhe pse ky proces, nëse ndodh, mund të jetë politik, për avokatin Hoxha është i paligjshëm pasi Erion Velajt i prezumohet e drejta e pafajësisë.

      “Është një proces që mund të jetë poltik, por aspak kushtetues dhe në kundërshtim me kushtetutën. Shkelet një nga parimet themelore të prezumimit të pafajësisë, gjithashtu nuk ka asnjë përfitim politik”

    • VIDEO

      Këshilltarët socialistë të Bashkisë Tiranë mblidhen në selinë e PS, do diskutohet për shkarkimin e Veliajt?

      Më 10 shtator SPAK njoftoi se e dërgoi dosjen 'Veliaj' në gjykatë. Ndërsa më 11 shtator, në Asamblenë e PS, Kryeministri Edi Rama u kërkoi kryebashkiakëve socialistë që të nisin procedurat për shkarkimin e Veliajt dhe të shpallen zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Tiranës.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv