-
VIDEO
Në punë, do të përballeni me sfida të vogla...çfarë kanë rezervuar yjet për sot
Sot mund të përjetoni emocione të forta në dashuri, prandaj tregohuni të sinqertë dhe të hapur me partnerin. Në punë, do të keni mundësi të shfaqni aftësitë tuaja dhe të fitoni respektin e të tjerëve.
-
VIDEO
Kaosi në Kuvend nga opozita, Xhaferri: Përsëritje e seancës, presidenti të mos dekretojë ministrat
Deputeti i PD Besart Xhaferri, teksa komentoi seancën e sotme në Kuvend, ku programi qeverisës ‘Rama 4’ dhe kabineti i ri u votuan me 82 vota pro, tha se ajo ishte e mbushur me shkelje të Kushtetutës dhe rregullores parlamentare.
Ai deklaroi se opozita iu drejtua presidentit të Republikës me një shkresë zyrtare që të mos dekretojë ministrat e rinj dhe të mos miratojë seancën. Xhaferri shtoi se opozita nuk do të qëndrojë në heshtje përballë këtyre shkeljeve.
‘Vendimet që janë marr sot kanë dal edhe publikisht që patjetër që kanë qenë të maturuara, dhe ne i jemi drejtuar presidentit të Republikës me një shkresë edhe pse ai është një zgjatim i Edi Ramës që të mos dekretojë ministrat dhe mos të miratojë seancën e sotme dhe në këtë mënyrë ne mund të kërkojmë përsëritjen e seancës. Është edhe diçka, që fjalimin e kryeministrit nuk duhet që ta ndërpres asnjë deputet as nga mazhoranca dhe as nga opozita dhe fjala e tij u ndërpre nga një ministre që është ‘Diella’. Këta e quajnë atë si ministre, nëse ajo s’është ministre atëherë kjo është shkelje e Kushtetutës. Opozita do të kundërshtonte sepse pati shkelje të rregullores, sot duhet të ishte një seancë maratonë dhe nuk ndodhi. Jo për 5 minuta të kalosh seancën më të rëndësishme’, tha ai.
-
VIDEO
Kaosi në Kuvend/ Nënkryetarja e Kuvendit: Opozita sjellje të pahijshme, programi do prezantohet! Baçi: Rama kërkoi konflikt! Xhunga: Berisha bën teatër në Parlament
Analisti Agim Baçi tha se Rama kërkoi konflikt me opozitën gjatë seancës në Kuvend. Ai theksoi se qytetarët duhet që të njiheshin me programin qeverisës. Shemsi Prençi, u shpreh se Rama kërcënoi opozitën dhe mori rolin e kryetarit të Kuvendit.
-
VIDEO
Kompensimi i PRONAVE, ja procedura e sqaruar! Si do vijojë LEGALIZIMI, detajet
-
VIDEO
Lefter Maliqi: Ilir Meta kontrollon ushqimin në burg, po mbahet politikisht nën arrest
Sipas ish-deputetit, ndaj ish-Presidentit ushtrohen kontrolle të tepërta, duke mos i lejuar shumë gjëra, përfshi këtu edhe takimin me fëmijët.
-
VIDEO
SHPËRTHEN Meçe: PD e fundosur nga Berisha 'NON GRATA' dhe KLLOUNI Balliu, s'janë alternativë
-
VIDEO
Kaosi në Kuvend/ Ina Zhupa për Report Tv: S’kishim skenar për të prishur seancën, ishim kundër shfaqjes së ‘Diellës’! Begaj të mos dekretojë ministrat
Zhupa i kërkoi presidentit Begaj që të mos dekretojë ministrat. Ajo theksoi se opozita nuk do të bojkotojë seancat plenare. Një koment e pati edhe për zgjedhjet e parakohshme për 6 bashki në vend.
-
VIDEO
Emisioni i plotë- Pa Gjurmë/ ‘Nuk e doja, më dhunoi 30 vite’/ Përplasja LIVE, burri: Të mbajta nga halli!
Një histori tronditëse dhune dhe ndarjeje familjare vjen në studion e “Pa Gjurme”. Suada Rami, një nënë 57-vjeçare, rrëfen përjetimet e saj të dhimbshme gjatë 30 viteve martesë me një burrë që ajo e akuzon për dhunë. Pas divorcit, ajo përballet me sfidën më të madhe, humbjen e kujdestarisë së djalit të saj të sëmurë. Në studio reagon edhe ish-bashkëshorti, Syrja Ramaj, i cili e mohon çdo akuzë dhe e quan Suadën një nënë të dhunshme. Ndërkohë, djali i tyre shpreh hapur refuzimin për të ëmën: “Fshihem kur e shoh në rrugë, dua të jetoj me babain.”
-
VIDEO
Qeveria ‘Rama 4’ premton pensione minimale 200 euro, eksperti Gjokutaj në Report TV: Sfiduese, por mund të arrihet deri në fund të mandatit
Eksperti Eduart Gjokutaj ka deklaruar se rritja e pensioneve minimale, është një sfidë e arritshme për qeverinë, por sipas tij ka disa sfida siç është deklarimi i pagave reale dhe fiskalizimi i ekonomisë.
-
VIDEO
E PLOTË/ 'Shtypi i Ditës' 18 shtator 2025! Programi i qverisë 'Rama 4'! Rritje pagash e pensionesh
Emisioni ‘Shtypi i Ditës dhe Ju’, 18 shtator 2025, solli një pasqyrë të plotë të ngjarjeve të ditës. Në program u lexuan gazetat e mëngjesit dhe u kujtuan faqet e para të shtypit të vitit 1993, duke sjellë rubrikën ‘Na ishte njëherë’. Në studio pati lidhje me qytetarë përmes telefonatave, parashikimin e motit, horoskopin dhe raportimet e drejtpërdrejta për trafikun në Tiranë. Tema e ditës ishte programi i qeverisë ‘Rama 4’, ku u diskutua rritja e pagave, pensioneve dhe ndryshimet e pritshme në taksa, me të ftuar eksperten e ekonomisë Teuta Nunaj Kortoçi.
-
VIDEO
Burani me spinaq dhe oriz nga zonja Albana
Burani me spinaq dhe oriz
Përbërësit:
- 1 kg spinaq i freskët
- 1 qepë mesatare
- 1 filxhan kafeje oriz (rreth 100 gr)
- 4-5 lugë gjelle vaj ulliri
- 1-2 gota ujë ose lëng perimesh
- Lëng limoni (sipas shijes)
- Kripë, piper i zi
- Opsionale: 1 thelpi hudhër, majdanoz ose kopër të grirë për në fund
Përgatitja:
Lajmë mirë spinaqin, heqim kërcellet e forta dhe e lëmë të kullojë. Në tenxhere ngrohim vajin, skuqim qepën të grirë imët (dhe hudhrën nëse e përdorim) derisa të zbutet, pa e djegur. Shtojmë orizin e larë, e trazojmë 1–2 minuta dhe më pas shtojmë spinaqin me pak kripë. Sapo të ulë pak vëllimin hedhim 1–2 gota ujë ose lëng perimesh, e mbulojmë dhe e lëmë të ziejë në zjarr mesatar për rreth 20 minuta. Në fund shtojmë piper sipas shijes, pak lëng limoni dhe majdanoz/kopër sipër. E lëmë të pushojë 5 minuta para se t'a shërbejmë.
-
VIDEO
Sallatë vjeshtore me rrush / Shije dhe vlera nga zonja Albana
Sallatë vjeshtore me rrush
Përbërësit:
- 2 kastraveca
- 1 bistak rrush
- 1 qepë e kuqe
- 1 dorë ullinj
- 100 gr djathë i bardhë
- 1 lugë majdanoz i freskët
- 1/4 lugë çaji rigon i thatë
- 2 lugë vaj ulliri
- 1 lugë uthull vere të kuqe
- Kripë, piper sipas shijes
Përgatitja:
Presim kastravecin dhe qepën e kuqe në fetëza të holla, presim djathin në kubikë dhe përgjysmojmë kokrrat e rrushit. I vendosim përbërësit në një tas / sallatiere, ku shtojmë vaj ulliri, pak uthull, rigon të thatë, nenexhik të njomë, kripë dhe piper.