-
VIDEO
Spahiu flet për takimet me Albin Kurtin në Prishtinë dhe debatet e forta mbi rolin e SHBA-së në Kosovë
Juristi Kreshnik Spahiu, ka folur edhe lidhur me raportet që ka pasur me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
‘Me Albin Kurtin jam takuar në Prishtinë. Ishte edhe ajo periudha atëherë që unë sapo kisha krijuar Aleancën Kuq e Zi. Sot nuk kam me kontakt me të. Unë politikanët i mbështes kur janë në opozitë dhe i kritikojë kur janë në pushtet. Po mendoj Kurti është politikani më egoist, ai ka ndërprerë komunikimin jo vetëm me mua, por edhe me politikën në Shkup, në Tiranë dhe me opozitën e Kosovës, ai thotë jam vetëm unë. Si mund të jesh për bashkim dhe nuk flet me askënd’, tha ai.
-
VIDEO
Emisioni i plotë Frontline Interview-INTERVISTË EKSKLUZIVE/ Kreshnik Spahiu 35 vite kundër të gjithëve, Nanos, Metës, Berishës dhe Ramës
I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv, juristi Kreshnik Spahiu kujtoi edhe si është njohur me disa liderët politikë. I pyetur se nëse do të merrte nga liderët e partive politike një ftesë për t'u bërë pjesë e politikës sërisht, Spahiu tha jo.
-
VIDEO
Emisioni i plotë/ Pa Gjurmë- Gjendet 57-vjeçarja në Itali/ Mbërrin në studio: Mbeta në rrugë, më vodhën dhe…
Një rrëfim prekës i Marjeta Alimuçës, 57-vjeçares që u humb në Itali duke kërkuar të birin e saj. Pas muajsh kërkimesh dhe përpjekjesh, ajo u gjet falë ndihmës së emigrantëve shqiptarë dhe u rikthye pranë familjes. Në këtë episod, Marjeta dhe i biri i saj ndajnë momentet e vështira dhe rikthimin e shpresës. Një histori e fuqishme për dashurinë, humbjen dhe forcën e familjes.
-
VIDEO
Petulla me qepë dhe djathë, pa kosto fare dhe super shije nga zonja Albana
Petulla me qepë dhe djathë
Përbërësit:
- 4–5 qepë mesatare
- 150 gr djathë i bardhë
- 2 vezë
- 4–5 lugë gjelle miell
- Kripë, piper
- Vaj ulliri për skuqje
Përgatitja:
Hedhim qepët në një tas. Shtojmë kripë, piper dhe i përziejmë derisa të lëshojnë pak lëng. Shtojmë vezët dhe miellin gradualisht derisa masa të lidhet. Në fund shtojmë djathin feta. Në një tigan të madh, nxehim vaj ulliri në zjarr mesatar. Marrim masën me lugë dhe e vendosim në tigan, duke e shtypur pak që të bëhet si petull. I skuqim nga të dyja anët derisa të marrin ngjyrë të artë dhe të bëhen krokante. I vendosim mbi letër kuzhine që të përthithet vaji i tepërt.
Këshilla nga Albana: Shtojmë pak nenexhik të freskët ose majdanoz në brumë për aromë. I servirim petullat të ngrohta me një sallatë të freskët dhe limon.
-
VIDEO
Trileçe nga zonja Albana / Ja sa lehtë e përgatisni vetë në shtëpi
Trileçe
Përbërësit:
Për pandispanjën:
- 7 vezë (temperaturë ambienti)
- 7 lugë sheqer
- 10 lugë miell
- 1 lugë kafe sodë buke
- 1 bustinë vanilje
Për shurupin me qumësht:
- 600 ml qumësht
- 500 ml pana ëmbëlsire
- 400 gr qumësht të kondensuar
- 400 gr karamel
Përgatitja:
Fillimisht përgatisim pandispanjën. Në një tas të madh rrahim vezët me mikser së bashku me sheqerin derisa të bëhet një krem i plotë dhe i dendur. Shtojmë sodën e bukës dhe vaniljen. Shtojmë miellin të situr pak nga pak, duke e përzier lehtë me spatul që masa të mos ulet. Lyejmë një tavë me vaj, shtrojmë letër furre në fund dhe hedhim masën e pandispanjës. E vendosim në furrë të parangrohur në 170 °C për 45 minuta. Përgatisim paraprakisht 400 gr karamel dhe shtrojmë një shtresë në fund të tavës ku do bëhet montimi i trileçes. Pasi pandispanja të jetë pjekur, e lëmë të ftohet pak, pastaj e kthejmë në anën tjetër mbi karamel. E shpojmë butësisht me pirun. Përziejmë tre llojet e qumështit dhe i hidhim ngadalë mbi pandispanjë sa është ende e vakët. E lëmë 10 minuta që të përthithet dhe më pas e vendosim në frigorifer për rreth 5 orë.
Këshilla nga Albana: Për një shije më intensive, mund të shtoni pak lëkurë portokalli të grirë në masën e pandispanjës ose një majë kripë në karamel.
-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË| 'Shtypi i Ditës' 17 shtator 2025! Rama takohet me Rutte, sot diskutohet shkarkimi i Veliajt
-
VIDEO
Hapja e 4 kapitujve të tjerë me BE, Prroni për Report TV: E mundur që dhe grupkapitulli i fundit të hapet brenda vitit! Sinjal pozitiv, por s'do të thotë shumë
Në një intervistë për Report TV, Prroni theksoi se hapja e kapitujve është një sinjal i mirë për vendin, por kjo nuk do të thotë shumë. Sipas tij, pjesa më e vështirë është plotësimi i kritereve për përmbylljen e tyre.
-
VIDEO
Gazetat 17 shtator 1993! Koha kur PD ishte një forcë serioze për të ndryshuar Shqipërinë ...
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 17 shtator 2025
Titujt e gazetave për sot, nga Berisha kundër anëtarësimit të Shqipërisë në BE te PS forcon pushtetin në Kuvend e deri tek Putin i tregon 'muskujt' Europës.
-
VIDEO
Mos hezitoni të shprehni ndjenjat tuaja...çfarë kanë parashikuar yjet për sot
Në punë, kreativiteti juaj do të vlerësohet, ndaj mos kini frikë të shpalosni idetë tuaja. Mos neglizhoni aktivitetin fizik, pasi do të ndikojë pozitivisht në energjinë tuaj.
-
VIDEO
Reforma territoriale/ Deputeti Redi Muçi: Mjet që Rama të fuqizojë pushtetin! PS-PD kërkojnë sistem dypartiak
Në mandatin e katërt qeverisës, kryeministri Edi Rama kërkon të ribëjë një nga reformat më të rëndësishme të qeverisjes vendore, reformën territoriale.
Lidhur me këtë deputeti i ‘Lëvizjes Bashkë’ Redi Muçi, tha se kryeministri Rama po e bënë këtë për të fuqëzuar pushtetin e tij.
‘Sa herë Rama ndërmerr reforma administrative territoriale e bënë në funksion të fuqëzimit të pushtetit të tij për t’ja lehtësuar edhe marrjen e një numri më të madh deputetësh. Ai ka bërë kalkulimet e veta politike edhe kjo reformë këtë qëllim ka për mua. Nëse PD i shkon nga pas Ramës kjo tregon se duan që ta kthejnë vendin në një sistem dy partiak, ku Partia Demokratike do të ketë gjithmonë rolin e opozitës dhe Partia Socialiste atë të mazhorancës’, tha ai.
-
VIDEO
11 komisionet parlamentare/ Sefa: Opozita ka marrë 4 me rëndësi! Muça: Votat i ka mazhoranca! Gjoni: PD e mban Ramën në pushtet
Deputet i ‘Lëvizjes Bashkë’ Redi Muçi, tha se parlamenti po tenton që të polarizohet në dy parti PD dhe PS. Ai tha se mazhoranca duhet që të ulet në tryezë diskutimi me opozitën lidhur me ndryshimin e numrit të komisioneve.