• VIDEO

    Berisha HUMBËS, një GJYSH që duhet të dorëhiqet! Balliu: Noka e Balliu, shkatërrim i opozitës

  • VIDEO

    “Nuk janë aty për Fahriun”/ Balliu: Opozita nuk përfaqëson shqiptarët! Janë patericë e pushtetit

    Avokatja Alesia Balliu e konsideruar si dështim total nga opozita seancën e djeshme plenare, ku do të diskutohej për programin e qeverisë në 4 vitet e ardhshme.

    Sipas saj, opozita shqiptare nuk përfaqëson shqiptarët, por vetëm interesat e saj.

    “Është një tragjedi e madje se ku ka arritur politika shqiptare. Në ditën kur shqiptarët do të dëgjonin programin qeverisës, këta deputetë bëjnë një shfaqe tallëse.

    Këtu dështimin e ka total opozita, një opozitë e cila nuk ndryshon! Një opozitë që nuk përfaqëson shqiptarët, por sheh vetëm interesin personal! Ndërsa lidershpipi i saj kalon nga dështimi në dështim, pa asnjë pikë analize”, tha Balliu.

    Po ashtu ajo hodhi akuza ndaj deputetëve demokratë, për të cilët tha se janë inekzistentë në Parlament.

    “Atë mandat e kanë marrë për t’i shërbyer qytetarëve, jo për t’i shërbyer Fahriut dhe zhurmës që bën ai në Parlament. Duhet trajtuar me seriozitet parlamenti, sepse sot ato të drejtë kanë vetëm fjalë dhe këtë fjalë po ua mohon lidershipi i tyre. Sot ato deputetë janë inekszistentë, aty ekziston vetëm kreu i grupit parlamentar? Keni dëgjuar ndonjë deputet tjetër?”.

    Ndërsa më tej avokatja ka deklaruar se me veprimet e kryera, opozita po tregon se është patericë e pushteti.

    “Çfarë do t’i ofrosh t’i publikut në Parlament? Ato këtë zhurmën e bëjnë me qëllim, që të mos bëjnë  analizë. Ato nuk kanë fuqi. Aty shohim sot që vetëm Gaz Bardhin që flet, dhe pjesa tjetër është inekzistente. Me sa kam parë unë edhe Shqipëria, sa po vjen, kjo parti vetëm po tkurret. Sepse këta po i privojnë opozitarizmin në Kuvend shqiptarëve. Këta nuk janë aty për të treguar problemet reale të shqiptarëve, por për të penguar. Këto janë patericë e pushtetit, nuk janë përballë pushtetit", tha Balliu në Report TV.

    A.D/Shqiptarja.com

  • VIDEO

    “Ta mbyllë me politikën dhe të shijojë pensionin”/ Balliu në Report TV: Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD! Koha e tij ka mbaruar

    Alesia Balliu ka deklaruar se lidershipi aktual i PD-së, nuk e sjell këtë të fundit në pushtet dhe se Partia Demokratike po kalon nga humbja në humbje.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë/ Pa Gjurme - ‘Rashë në burg, nuses ia morën fëmijët’/ Vjehrra: Ajo ishte e paaftë, na ndau përjetë

     

    Në këtë episod të ‘Pa Gjurme’ ndjekim historinë prekëse të një burri që rrëfen momentet më të vështira të jetës së tij, se si ra në burg dhe si nusja i mori fëmijët, duke i ndarë përgjithmonë nga familja. Vjehrra dhe vjehrri ndajnë me ne dhimbjen dhe akuzat e tyre, duke treguar se sipas tyre nusja ishte e paaftë dhe shkaktoi përçarjen mes tyre dhe nipërve. Një histori që flet për dhimbje, padrejtësi dhe një familje të shkatërruar. Ndiqni rrëfimin e plotë nën moderimin e Odeta Dumës dhe bëhuni pjesë e kësaj ngjarjeje tronditëse që prek zemrat!

  • VIDEO

    Mendon se je i zakonshëm, ndërkohë je unik! ‘Një nga ne’ rikthehet çdo të shtunë në orën 13:00 në ekranin e Report TV

    Të gjithë kanë një ditë të tyren, në dukje të zakonshme. Mund të jesh mjek, inxhinier, zanatçi, shtëpiake apo në kërkim të një pune, por çdo mëngjes i ri të përball me sfida të reja, ndjesi e emocione që në mbrëmje të bëjnë të reflektosh për atë që le pas e për të nesërmen e panjohur që të pret. Gjithçka përjeton ditë pas dite është tregues i historisë personale të njeriut në fshat e në qytet që në tërësi formëson shoqërinë shqiptare.

  • VIDEO

    Largimi i medias nga Kuvendi/ Kreu i Këshillit shqiptar të Medias: E bëjnë për të eleminuar budallenjtë e rinj që të flasin! Po i kufizojnë qytetarit të drejtën e informimit

    Koloreto Cukali thekson se Parlamenti është indtitucioni më publik i një shteti dhe se të zgjedhurit nuk mund të pretendojnë për privatësi gjatë orarit të punës.

    • VIDEO

      'Shpellat pasuri kombëtare', çfarë shkruhej në gazetat e 19 shtatorit të vitit 1993

      Na ishte njëherë! Kthehemi pas në kohë, në faqen e parë të gazetave të 19 shtatorit 1993. Nga shpellat të shpallura pasuri kombëtare, tek debatet politike e kronikat e ditës, ja ç’ndodhte atëherë në faqet e para.

    • VIDEO

      E PLOTË/ 'Shtypi i Ditës' 19 shtator 2025! Nga Qeveria betohet te Begaj te faqet e gazetave 1993

    • VIDEO

      Byrek me koçkulla nga zonja Albana

      Byrek me koçkulla

      Përbërësit:

      • 1 pako petë
      • 300 gr koçkulla
      • 1 qepë
      • 1 Iç nenexhik
      • 100 gr djathë i bardhë
      • 4 lgj vaj ulliri
      • Kripë, piper i zi

      Përgatitja:

      Fillimisht vendosim koçkullat të ziejnë në ujë me kripë dhe pak vaj ulliri. Më pas kaurdisim qepën e grirë imët, shtojmë pak kripë për zbutjen e qepës dhe nenexhik për aromë. Pasi qepa është bërë transparente shtojmë koçkullat dhe djathë të bardhë. Hapim petët të cilat i spërkasim shtresa-shtresa me lëng dhë koçkulla. E vendosim byrekun të piqet në furrë ne temperaturën 180 gradë Celsius.

    • VIDEO

      Revani me niseshte, ja sekreti i shijes perfekte nga zonja Albana

      Revani me niseshte

      Përbërësit:

      • 500 gr niseshte
      • 2 gota sheqer
      • 100 ml vaj ulliri
      • 1 litër ujë
      • 1 të verdhë veze
      • 1 lgj kos

      Përgatitja:

      Në një tenxhere vendosim niseshten dhe sheqerin, i përziejmë dhe më pas shtojmë 1 litër ujë të vakët dhe vajin e ullirit gradualisht. E përziejmë derisa masa të jetë e duhur. E vendosim në një tavë duke e niveluar në fund me dorë. Me kosin dhe të verdhën e vezës lyejmë sipërfaqen e revanisë dhe e vendosim të piqet në furrë.

    • VIDEO

      Kaosi në Kuvend, Nura: Nëse PD nuk ndryshon strategji, e destinuar të qëndrojë në opozitë! Berisha t’i hapë rrugë të rinjve

      Në 'Shtypin e Ditës dhe Ju' përmes një lidhje të drejtëpërdrejtë ishte gazetari Artur Nura. Ai foli veçanërisht për kaosin që bëri opozita në seancën parlamentare një ditë më parë.

    • VIDEO

      Gjelle me patate dhe karrota nga zonja Albana

      Gjellë me patate dhe karrota

      Përbërësit:

      • 5-6 patate mesatare
      • 3-4 karrota
      • 1 qepë e madhe
      • 2 thelpinj hudhër (opsionale)
      • 1 gjethe dafine
      • 3-4 lugë gjelle vaj ulliri
      • 1 lugë gjelle koncentrat domateje
      • Ujë ose lëng perimesh/ mishi (rreth 1 litër)
      • Pak majdanoz i freskët për sipër
      • Kripë, piper i zi

      Përgatitja:

      Qërojmë patatet dhe karrotat, i presim në kubikë mesatare. Qepën e grijmë imët dhe hudhrat i shtypim. Në një tenxhere nxehim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën dhe hudhrën për 2-3 minuta. Shtojmë koncentratin e domates ose domatet e grira dhe vijojmë me kaurdisjen. Më pas hedhim patatet dhe karrotat. I përziejmë mirë që të marrin shije, shtojmë gjethe dafine, kripë e piper. E mbulojmë me ujë ose lëng perimesh/mishi dhe e lëmë gjellën të gatuhet në zjarr mesatar derisa patatet dhe karrotat të zbuten (rreth 25-30 minuta). Në fund heqim gjethen e dafinës dhe shtojmë majdanozin e freskët për aromë.

      Këshilla nga Albana: Mund të hedhësh pak selino ose bizele në fund për ngjyrë dhe shije. Për një shije më të pasur, përdor lëng kockash ose lëng pule në vend të ujit.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv