-
VIDEO
Spahiu: Nëse Berisha nuk largohet, opozita dhe partitë e reja kurrë nuk do bashkohen!
Juristi Kreshnik Spahiu tha sot se Partia Demokratike i ‘pret’ zërat kundër që kur janë filiza dhe nuk i lë që të rriten.
-
VIDEO
Kthupi: Situatë absurde, Berisha refuzoi votimin elektronik, tani ankohet për vjedhje! Baçi: PD-ja gaboi! Deda: Me këtë Kod e kanë të vështirë
‘Frontline’ në Report Tv analizoi sot situatën paszgjedhore dhe politike, ku ankimimet kanë kaluar në një fazë të re si nga kandidatët ashtu edhe nga PD-ADSHM, me rrëzime në disa raste dhe në krahun tjetër nisma e KAS për rinumërim të të gjitha kutive të qarkut të Tiranës. Si e komentojnë situatën politike Agim Baçi, Rezart Kthupi dhe Reldar Deda, ku gaboi PD-ja?
-
VIDEO
Spahiu: Qindra komisionerë të PD-PS Tiranë do arrestohen nga SPAK nëse kanë falsifikuar, sipas Nenit 326 të Kodit Penal
Procesi i rinumërimit të të gjitha kutive të qarkut të Tiranës për zgjedhjet e 11 majit pas nismës së dy anëtarëve të KAS-it mund të sjellë edhe arrestimin e qindra komisionerëve apo numëruesve të patrtive të mëdha politike.
-
VIDEO
Kuçana për Report Tv: Lufta ime për dinjitet dhe jo për mandat, kam prova për devijimin e votës brenda PD-së! Kodi duhet ndryshuar, votimi të jetë elektronik
Kandidatja e qarkut Durrës, Ilirjana Kuçana, e cila e humbi mandatin që pretendon se iu vodh për të favorizuar kandidatin ish-prokuror të shkarkuar nga vettingu, Arjan Ndoja, u rrëfye sot në “Frontline”, ku tha se do i shkojë deri në fund luftës për transparencë brenda gars në PD
-
VIDEO
Spahiu për Report Tv: Partitë Europiane duhet të përjashtojnë PD, nëse i ka vjedhur votat deputetëve të saj!
Juristi Kreshnik Spahiu analizon situatën e PD-së në paradoks pas ankimimeve të kandidatëve dhe pretendimeve për vjedhje votash brenda partisë, por edhe faktit se 2400 komisionerë të saj në Tiranë jo vetëm nuk e ruajtën votën, por edhe e deformuan. Rreziku penal që rrezikojnë dhe kriza morale me të cilën përballet Berisha nëse zbulohet nga hapja e kutive se kandidatëve të tij i janë vjedhur votat nga vetë partia
-
VIDEO
Beqiri për Report Tv: Berisha e nxiu Shqipërinë në Bruksel si agjent serb, PD alternativë e vdekur! Merkoçi: U futën në lista humbës si Këlliçi
Avokati Idajet Beqiri komentoi sot në ‘Studio Live’ fjalimet që mbajti kreu i PD-së në Asamblenë e Parlamentin Evropian dhe PPE-të, ku foli për narkoshtet dhe vjedhje votash.Pse në PD nuk ka asnjë emër që mund t'i dalë kundër Berishës dhe pse mbetet parti e familjes: "Erdhi me ndihmën e serbëve në pushtet dhe po ikën si serb!' Merkoçi: Në PD i thonë të gjithë 'amin' Berishës, asnjë kundër tij
-
VIDEO
‘Fermerët janë ambientuar me aplikimin online’, Mbyllet skema kombëtare për bujqësinë, Ardita Kuçi: 69 mijë aplikime, më e kërkuara nafta
Skema Kombëtare për Bujqësinë 2025 është mbyllur me 69,719 aplikime nga fermerët, me mbështetjen për naftën që rezulton masa më e kërkuar. Drejtoresha e AZHBR-së, Ardita Kuçi, tha se fermerët janë tashmë të ambientuar me aplikimet online dhe se trendi mbetet i qëndrueshëm nga viti në vit.
-
VIDEO
Mërtiri për Report Tv: Berisha shtiret për farsën elektorale, s’ka prova! Rama rrëzohet vetëm nëse ai ikën nga PD-ja! Logu: Pati manipulime
'Studio Live' analizon situatën politike brenda dhe jashtë opozitës, qëllimet e PD-së dhe kreut të saj, tensionet në Kuvend ditën e sotme dhe akuzat mes palëve. Analisti Ergys Mërtiri shprehet se Berisha krijon "tensione artificiale" dhe "stuhi me gotën bosh" për të tërhequr vëmendjen dhe për të shtypur zërat kundër që ka në parti. Juristi Besart Logu thotë se PD ka prova
-
VIDEO
Shqipëria ‘kampione’ drejt integrimit/ Gjipali për Report Tv: Raporti e nxjerr Shqipërinë si kryesuese të reformave në Ballkanin Perëndimor për integrimin
Raporti i miratuar nga Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian e vlerëson Shqipërinë si vendin kryesues në Ballkanin Perëndimor për reformat drejt integrimit europian. Eksperti Gledis Gjipali thekson se ky vlerësim reflekton progresin e Shqipërisë dhe përfshin zhvillimet e fundit politike në vend.
-
VIDEO
Pa Gjurme-‘Zbulova tutorin e vajzës, do e falja nëse do e linte të lirë’/Babai:E gjeta vendin, por…
Ishte vajza e madhe e familjes Maloku. Kishte dy ditë që kishte dalë nga spitali pas një ndërhyrje kirurgjikale. Ishte ende një adoleshente asokohe, një 17-vjecare. Ajo pati fatin e shumë prej vajzave të cilat rezultojnë të humbura edhe sot, për fatin e të cilave nuk dihet ende asgjë.Ajo sot rezulton ende e humbur, por në mungesën e saj është bashkuar edhe ndarja nga jeta e nënës vëllait dhe motrës. Babai i mbetur me një mbesë është ai që kërkon të coj deri në fund amanetin e bashkëshortes. Nëna e Artës u nda nga kjo jetë më dhembjen e humbjes së vajzës së madhe, ndërsa në fund i la të shoqit amanetin, te gjendet vajza.Ai sot është në kërkim të Arta Malokut. 17-vjecarja e humbur shumë vite më parë u zhduk menjëherë, sapo doli nga shtëpia e saj. I ati ishte me shërbim atë kohë kur u kthye dhe gjeti në shtëpi një grumbull njerëzish të mbledhur, ndërsa i pohojnë se Artën e kishin rrëmbyer. Mëngjesin në vigjilje të Vitit të Ri ai niset në kërkim të Artës. Bie në gjurmë se ajo mund të ishte në Fier dhe se ishin dy persona që kishin marrë pjesë në rrëmbimin e saj. I ati thotë se ka shkuar në adresën e dy personave të Edmond Comit dhe Sokol Fazllias.Pasi ka hyrë në një lokal në Fier në prani të disa personave të armatosur, poshtë banakut ka mundur të identifikojë veshjet e të bijës, por sipas tij, rrëmbyesit e nxorën nga një anë tjetër e vendit ku ata ndoheshin, kur Alushi nuk mundi dot ta gjente rrugën që morën autorët. Përvec rrebeshit të shiut atë ditë ai nuk dalloi asnjë gjurmë. Vajza ishte zhdukur sakaq. Kur Arta sot duhet të ishte 48 vjece babai është i vetmi person i familjes që ka mbetur me kokën nga dera.
-
VIDEO
Flamingot folezojnë për herë të parë në Shqipëri, Xhemal Xherri: Më shumë se 280 fole në Lagunën e Nartës, numri më i madh në Ballkan
Menaxheri i projektit për mbrojtjen e shpendëve të egër tha se janë më shumë se 280 fole ku janë vendosur flamingot në Lagunën e Nartës. Xherri tha se me ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, për shkak të zhurmave ata edhe mund të largohen.
-
VIDEO
Qeveria miraton strategjinë 2025-2030/ Do të jepet pension i 13 për të moshuarit!
Qeveria ka miratuar një plan të ri për reformimin e skemës së pensioneve, ku parashikohet dhënia e pensionit të 13-të për të moshuarit, indeksim i diferencuar sipas të ardhurave dhe rritje e moshës së daljes në pension. Plani synon përmirësimin e kushteve për pensionistët deri në vitin 2030, duke përfshirë gjithashtu dyfishimin e përfituesve të pensionit social dhe nënshkrimin e marrëveshjes me Greqinë.