-
VIDEO
Ushtaraku Habilaj për Report Tv: Nga 280 avionë e anije luftarake, 1200 tanke e 2,2 mln armë, tani s’kemi as mitraloz kundërajror! U shkatëruan pas 90-ës
Inxhinier ushtarak Memush Habilaj rrëfen për “Studio Live” industrinë ushtarake të para viteve 90-të, shkatërrimin që solli tranzicioni politik, deri tek goditja që iu dha në trazirat e vitit 1997 me hapjen e depove të ushtrisë. Vlerëson investimin e qeverisë për të rilindur këtë industri me prodhime ‘Made in Albania’ dhe tregon shifrat e ‘lavdisë’ së ushtrisë shqiptare. Lufta Rusi-Ukrainë? Habilaj: Europa të mos flejë mbi dafina!
-
VIDEO
Nura për ‘Studio Live’: Berisha duhet të zbatojë statutin e PD-së pas humbjes! Në moment kyç për integrimin, po kritikon Shqipërinë në Bruksel
Gazetari Artur Nura u shpreh sot në ‘Studio Live’ se nëse vota e kandidatëve apo partive është prekur dhe do konkludojë nga rinumërimi, kjo duhet të shoqërohet edhe me procedim penal e ligjor.
Ai kritikoi sjelljen e kreut të PD-së, Sali Berisha, me baltosjen që po i bën Shqipërisë në Bruksel për interesat e tij, në kohën kur vendi ndodhet në momente kyçe për integrimin, teksa theksoi se duhet të zbatojë statutin që ka votuar vetë dhe të largohet nga drejtimi pas humbjes së zgjedhjeve më 11 maj.
Megjithatë sipas Nurës, Berisha doli më i fituar nga zgjedhjet dhe jo vetëm Rama, pasi mori vulën e partisë, konsolidoi pozitën si kryeopozitar me 50 deputetë në parlament dhe kontrollon partinë me besnikët e tij.
-
VIDEO
‘I mori lekët kur djali ishte në gjumë’/Vjehrra:Nusja iku, e ëma e fshehu dhe s’jep adresë
Një gjyshe në kërkim të nipërve të saj të mitur, me të cilët nuk është takuar prej 6 muajsh… është kjo historia që do të vijë pasditen e sotme e rrëfyer nga Shpresa Llukaj, 56-vjeçarja nga Puka.Historia e 56 vjecares e ka zanafillën që në vitin 2022 kur nusja largohet nga shtëpia me dy fëmijët, duke u ndarë nga bashkëshorti Besard Kadria. Fillimisht çifti jetonte në Tiranë dhe shkonin mirë me njëri tjetrin. Kur dukej se çdo gjë ishte bë rregull, mes tyre lindën mosmarrëveshjet dhe për shkak të tyre ata u ndanë fizikisht. Nusja me dy djemtë shkuan në Pukë dhe qëndronin me famlijen e nënës, ndërsa babai ruante kontakte të rregullta me ta Ishte muaji dhjetor i vitit 2024 kur nëna dhe djemtë e mitur largohen pa dhënë asnjë informacion.Babai ka bërë një kallëzim në polici për fëmijët, por deri më tani asgjë konkrete…Sot në studio Shpresa kërkon me ngulm një kontakt me nipërit e saj, pasi prej 6 muajsh nuk ka mundur as ti shohë dhe as t’u dëgjojë zërin, ndërsa malli e merr çdo ditë e më tepër.
-
VIDEO
Lufta/ Eksperti i Sigurisë për Report Tv: Negociatat me Rusinë proces i vështirë, nuk arrihen pa Trump! Ukraina po bën rezistencë
Për ekspertin e sigurisë, Xhavit Shala, palët po përpiqen që t’i japin zgjidhje luftës në Ukrainë. Sipas tij, negociatat me Rusinë janë një proces i vështirë. Sipas ekspertit Rusia ka bërë kërkesa maksimaliste ndërkohë nga ana tjëtër Ukraina po bën rezistencë.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 6 Qershor 2025 – Receta/ Kujdesi ndaj lëkurës/ Ndihma e parë, këshilla
Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me mish të grirë dhe Revani me kos e arra. E ftuar në këndin e gatimit amvisa Valbona Lavdari, përgatiti Tavën e kosit tradicionale.
Vera është këtu dhe bashkë me të, rrezet e diellit që aq shumë i duam, por që mund të jenë edhe armiku i padukshëm i lëkurës sonë. Të gjithë nxitojmë të blejmë kremra kundër diellit me SPF, por sa të sigurt jemi se po zgjedhim produktin e duhur? A kemi lexuar ndonjëherë me kujdes etiketën? Fatkeqësisht, shumë nga ne bëjmë gabime të zakonshme që mund të kenë pasoja afatgjata për shëndetin. Cilat janë gabimet më të shpeshta që njerëzit bëjnë kur përdorin krem kundër diellit? Cilët janë përbërësit që duhet të na bëjnë të themi “jo” menjëherë? Si të zgjidhim një krem vërtet të sigurt dhe efektiv, dhe pse disa produkte që premtojnë mbrojtje, në të vërtetë mund të dëmtojnë lëkurën? Diskutojmë në studion e "Rreze Dielli" me mjeken dermatologe Brunilda Bardhi. Mos lejoni që një gabim i vogël të kthehet në një problem të madh për lëkurën tuaj!
Kur ndodh një urgjencë, çdo sekondë ka rëndësi, dhe ajo që dimë ose nuk dimë mund të bëjë diferencën mes jetës dhe vdekjes. Shumë prej nesh mendojnë se ndihma e parë është diçka që do ta mësojmë “kur të na duhet”. Por kur të ndodhë vërtet, paniku, pasiguria dhe gabimet e zakonshme mund të përkeqësojnë situatën. Në studion e "Rreze Dielli" me Oltion Biba nga Kryqi i Kuq Shqiptar, tregojmë gabimet më të shpeshta që bëjmë në shtëpi gjatë një emergjence, udhëzimet bazë për të dhënë ndihmë të parë edhe kur nuk jeni profesionist shëndetësor. Si të veprojmë menjëherë në rast frakture, djegie, humbjeje ndjenje apo një arresti kardiak… Ndihma e parë shpëton jetë!
-
VIDEO
Kur dikush pëson Arrest kardiak: Ja si të veprosh / Ndihma e PARË shpëton jetë
Kur ndodh një urgjencë, çdo sekondë ka rëndësi, dhe ajo që dimë ose nuk dimë mund të bëjë diferencën mes jetës dhe vdekjes. Shumë prej nesh mendojnë se ndihma e parë është diçka që do ta mësojmë “kur të na duhet”. Por kur të ndodhë vërtet, paniku, pasiguria dhe gabimet e zakonshme mund të përkeqësojnë situatën. Në studion e "Rreze Dielli" me Oltion Biba nga Kryqi i Kuq Shqiptar, tregojmë gabimet më të shpeshta që bëjmë në shtëpi gjatë një emergjence, udhëzimet bazë për të dhënë ndihmë të parë edhe kur nuk jeni profesionist shëndetësor. Si të veprojmë menjëherë në rast frakture, djegie, humbjeje ndjenje apo një arresti kardiak… Ndihma e parë shpëton jetë!
-
VIDEO
Brunilda Bardhi sjell në Tiranë liderët botërorë të dermatologjisë/ Shkenca e bukurisë bëhet bashkë
Tirana mirëpret liderët botërorë të dermatologjisë, shkenca e bukurisë në zemër të Shqipërisë! Më 14-15 qershor, Shoqata ADCAD e Dermatologjisë Kozmetike & Estetike Shqiptare, themeluar dhe drejtuar prej Dr.Brunilda Bardhi do të mirëpresë në Tiranë 14 dermatologë, trajnerë dhe akademikë nga e gjithë bota, në një event që e kthen Shqipërinë në epiqendër të zhvillimeve më të fundit të kësaj fushe.
-
VIDEO
Alarm: Gabimet që bëjmë çdo ditë pa kuptuar /Jo çdo krem dielli ju mbron, ja ç'duhet të dini!
Vera është këtu dhe bashkë me të, rrezet e diellit që aq shumë i duam, por që mund të jenë edhe armiku i padukshëm i lëkurës sonë. Të gjithë nxitojmë të blejmë kremra kundër diellit me SPF, por sa të sigurt jemi se po zgjedhim produktin e duhur? A kemi lexuar ndonjëherë me kujdes etiketën? Fatkeqësisht, shumë nga ne bëjmë gabime të zakonshme që mund të kenë pasoja afatgjata për shëndetin. Cilat janë gabimet më të shpeshta që njerëzit bëjnë kur përdorin krem kundër diellit? Cilët janë përbërësit që duhet të na bëjnë të themi “jo” menjëherë? Si të zgjidhim një krem vërtet të sigurt dhe efektiv, dhe pse disa produkte që premtojnë mbrojtje, në të vërtetë mund të dëmtojnë lëkurën? Diskutojmë në studion e "Rreze Dielli" me mjeken dermatologe Brunilda Bardhi. Mos lejoni që një gabim i vogël të kthehet në një problem të madh për lëkurën tuaj!
-
VIDEO
Revani me kos dhe arra nga zonja Albana
Revani me kos dhe arra
Përbërësit:
- 4 vezë
- 1 filxhan çaji sheqer
- 1 filxhan kos
- 1/2 filxhan vaj luledielli
- 1 lugë çaji sodë buke
- 2 filxhanë çaji miell
- 1 filxhan miell misri
- 1 filxhan arra të grira
- 1 bustinë vanilje ose lëkurë limoni të grirë
Për shurupin:
- 2 gota sheqer
- 2 gota ujë
- Lëngu i gjysmë limoni
Përgatitja:
Rrahim vezët me sheqerin derisa të zbardhen dhe të bëhen krem. Shtojmë kosin me sodën e shuar, vajin dhe i përziejmë mirë. Shtojmë miellin, vaniljen, arrat e grira dhe i përziejmë lehtë me spatul. Hedhim masën në një tavë të lyer me gjalpë dhe të pudrosur me miell. E pjekim në 180°C për 30-35 minuta, derisa të marrë një ngjyrë të artë sipër. Pasi të jetë pjekur, e lëmë10 minuta të ftohet pak dhe hedhim sipër shurupin e ftohtë. E lëmë të pushojë për 1 orë që të përthithë mirë lëngun dhe më pas e kemi gati për servirje.
-
VIDEO
Byrek me mish të grirë nga zonja Albana / Shije dhe aroma ndjellëse!
Byrek me mish të grirë
Përbërësit për petët:
- 700 gr miell i bardhë
- 1 lugë çaji kripë
- 2-3 lugë vaj
- 400 ml ujë i vakët
Mbushja me mish:
- 500 gr mish i grirë
- 2 qepë të mëdha
- 3-4 lgj vaj ulliri
- 1 domate e grirë ose pak salcë
- Kripë, piper i zi
- Pak trumzë ose rigon
- 100 gr gjalpë i tretur ose vaj për petët
Përgatitja:
Kaurdisim qepët në vaj derisa të zbuten. Shtojmë mishin dhe e gatuajmë derisa të marrë ngjyrë. Rregullojmë shijen me kripë, piper, erëza dhe e lëmë të ftohet pak. Ndërkohë përgatisim brumin e petëve. Përziejmë miellin me kripë, vaj dhe ujë derisa të formohet një brumë i butë. E lëmë të pushojë 30 minuta, më pas e ndajmë në 10-12 toptha. Hapim çdo topth në petë të holla me okllai. Lyejmë tavën me vaj/gjalpë. Vendosim 4-5 petë të holla duke i lyer secilën me gjalpë. Shtojmë mbushjen me mish, vendosim 4-5 petë sipër spërkatur me gjalpë. Lyejmë edhe sipërfaqen e byrekut me pak gjalpë të tretur dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në 200°C për 40-45 minuta derisa të marrë ngjyrë të artë.
-
VIDEO
Skandali/ Vjedhje votash brenda partisë? Pritet FURTUNË politike | Frontline
Kandidatja e qarkut Durrës, Ilirjana Kuçana, e cila e humbi mandatin që pretendon se iu vodh me devijim vote, u rrëfye sot në “Frontline”, ku tha se do i shkojë deri në fund luftës për transparencë brenda garës në PD.
-
VIDEO
Tavë kosi nga Valbona Lavdari /Ja sa lehtë e përgatisni recetën e traditës plot shije
Tavë kosi
Përbërësit:
- 1 kg mish qingji
- 80 gr gjalpë
- 1 lugë gjelle miell
- 1 lugë çaji kripë
- 1/2 lugë çaji piper i zi
- 4 kokrra vezë
- 1 litër kos
- 2-3 thelpinj hudhër (opsionale)
- Pak vaj ulliri
Përgatitja:
Shpëlajmë mishin dhe e thajmë mirë me letër kuzhine. E lyejmë me pak kripë, piper dhe vaj ulliri dhe e vendosim në furrë të parangrohur në 200°C për rreth 45 minuta, derisa të skuqet dhe të zbutet mirë. Ndërkohë në një tenxhere, shkrijmë gjalpin dhe kaurdisim miellin në zjarr mesatar derisa të marrë ngjyrë të artë. E lëmë të ftohet pak dhe më pas rrahim vezët me pak kripë, shtojmë kosin dhe pak hudhër të shtypur. E përziejmë masën e kosit me miellin e skuqur ngadalë që të mos bëhet me kokrriza. Nxjerrim mishin nga furra, hedhim mbi të masën me kos duke e përhapur njëtrajtshëm. E vendosim tavën e kosit në furrë për 40-45 minuta në 180°C derisa të formohet një kore e artë.