• VIDEO

    Blushi për Report Tv: Në zgjedhjet lokale do garojmë me siglën tonë, në Kavajë na u vodhën votat e kandidatëve! Nuk i djegim më mandatet

    Tedi Blushi në ‘Studio Live’ flet për vijimësinë e koalicionit me PD, pse do kandidojnë me siglën e PL në zgjedhjet lokale, kush ua vodhi votat në Kavajë dhe pse pretendojnë farsën elektorale. Dështimi i PL për të bërë Ilir Metën deputet, autokritika për rezultatin e dobët, përgjigja për akuzat e Kryemadhit mbi pasurinë dhe gjendjen shëndetësore të kryetarit Meta në qeli

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 4 Qershor 2025 – Receta/ Mashtrimi me etiketat ushqimore/ Java Italiane e Kulturës

    Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Jufka dibre me pulë / Byrek me djathë dhe proshutë / Supë me kunguj të njomë.

    A e ke pyetur ndonjëherë veten çfarë po ha realisht? Etiketat ushqimore mund të duken të pafajshme, por pas tyre fshihen manipulime, përbërës të dëmshëm, dhe truke marketingu që na bëjnë të besojmë se një produkt është i shëndetshëm… kur në fakt nuk është. Etiketa thotë ‘pa sheqer’, ‘pa konservant’, ‘pa gluten’, ‘bio’ apo ‘organike’... por a është vërtetë? Cilat janë mashtrimet më të zakonshme në etiketat ushqimore, cilët janë përbërësit që duhet t’i shmangësh? Si të lexosh etiketat si një ekspert? Të vërteta që industria ushqimore nuk do që ti të dish! Disktojmë mbi këtë tematikë tepër të ndjeshme dhe të rëndësishme për shëndetin tonë me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike.

    Java e Kulturës Italiane (1–8 qershor 2025) është një ngjarje kulturore që promovon trashëgiminë artistike, historike, gjuhësore dhe gastronomike të Italisë në Shqipëri. Një javë kushtuar artit, muzikës, gjuhës dhe shijes italiane! Një ngjarje e përvitshme që thellon lidhjet kulturore dhe historike mes dy vendeve. Kjo javë vijon të sjellë një kalendar të pasur aktivitetesh për publikun shqiptar, në Tiranë dhe qytete të tjera. Në të gjitha aktivitetet hyrja është e lirë për artdashësit, të cilëve do u ofrohen ekspozita arti, muzikë klasike, koncerte, mbrëmje letrare, shfaqje teatrore, filma dhe shumë aktivitete të tjera. Për të mësuar më shumë mbi kalendarin e aktiviteteve, flasim në studion e “Rreze Dielli” me Alessandro Ruggera, Drejtor i Institutit Italian të Kulturës.

  • VIDEO

    Hapja e 4 kutive në Vlorë rrëzon alibinë, gjenden fletët e votimit të papërdorura! PD nuk bindet, do verifikohen 233 QV-të

    Pretendimi i Partisë Demokratike se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura në 11 maj, u rrëzua sot në KQZ. Pasi u hapën 4 kuti të Vlorës, fletët u gjendën brenda. Komisionerët gabimisht kishin shkruar zero fletë të papërdorura në procesverbal. Mirëpo, PD përdori dy anëtarët e saj në KAS për ta zgjeruar hetimin, në 233 qendra votimi, hetim i cili do të bëhet në magazinat e KQZ.

  • VIDEO

    Java Italiane e Kulturës | Art, muzikë dhe shije italiane! Ja aktivitetet nga Tirana në Sarandë

    Java e Kulturës Italiane (1–8 qershor 2025) është një ngjarje kulturore që promovon trashëgiminë artistike, historike, gjuhësore dhe gastronomike të Italisë në Shqipëri. Një javë kushtuar artit, muzikës, gjuhës dhe shijes italiane! Një ngjarje e përvitshme që thellon lidhjet kulturore dhe historike mes dy vendeve. Kjo javë vijon të sjellë një kalendar të pasur aktivitetesh për publikun shqiptar, në Tiranë dhe qytete të tjera. Në të gjitha aktivitetet hyrja është e lirë për artdashësit, të cilëve do u ofrohen ekspozita arti, muzikë klasike, koncerte, mbrëmje letrare, shfaqje teatrore, filma dhe shumë aktivitete të tjera. Për të mësuar më shumë mbi kalendarin e aktiviteteve, flasim në studion e “Rreze Dielli” me Alessandro Ruggera, Drejtor i Institutit Italian të Kulturës.

  • VIDEO

    Kote për Report TV: Kushtet alla ruse nënkuptojnë kapitullim të Ukrainës, nuk ka paqe të drejtë! Ja gabimi që bëri Trump

    Në një intervistë për Report TV, diplomati theksoi se me ngjarjet e fundit, nuk mund të flitet për paqe të drejtë e të qëndrueshme në Ukrainë. Sipas tij, kushtet e vendosura nga Rusia nënkuptojnë kapitullim të Ukrainës.

  • VIDEO

    Kosova 4 muaj pa parlament/ Dini për Report TV: Albin Kurti është i papërgjegjshëm dhe shkaktar i situatës! Do dështojnë edhe në zgjedhjen e presidentit

    Kriza institucionale në Kosovë, me një Kuvend të bllokuar për katër muaj, është pasojë e kokëfortësisë dhe inateve personale të udhëheqësve politikë, ku sipas analistit Visar Dini Kurti nxit dhe më tepër mungesën e bashkëpunimit politik. Nga ana tjetër situata e ngërçit rrezikon edhe zgjedhjet lokale të vjeshtës dhe zgjedhjen e presidentit të ri, duke thelluar më tej paralizën politike në vend. 

  • VIDEO

    Po helmohemi | Ja si ndodh mashtrimi me etiketat ushqimore

    A e ke pyetur ndonjëherë veten çfarë po ha realisht? Etiketat ushqimore mund të duken të pafajshme, por pas tyre fshihen manipulime, përbërës të dëmshëm, dhe truke marketingu që na bëjnë të besojmë se një produkt është i shëndetshëm… kur në fakt nuk është. Etiketa thotë ‘pa sheqer’, ‘pa konservant’, ‘pa gluten’, ‘bio’ apo ‘organike’... por a është vërtetë? Cilat janë mashtrimet më të zakonshme në etiketat ushqimore, cilët janë përbërësit që duhet t’i shmangësh? Si të lexosh etiketat si një ekspert? Të vërteta që industria ushqimore nuk do që ti të dish! Disktojmë mbi këtë tematikë tepër të ndjeshme dhe të rëndësishme për shëndetin tonë me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike.

  • VIDEO

    Jufka dibre me mish pule nga zonja Albana

    Jufka dibre me mish pule

    Përbërësit:

    • 1 pulë fshati
    • 500 gr jufka të freskëta
    • 1 qepë mesatare
    • 1-2 thelpinj hudhër
    • 2-3 lugë gjelle gjalpë / vaj ulliri
    • 1 litër lëng pule
    • 1 lugë gjelle salcë domateje (opsionale)
    • Pak rigon ose trumzë
    • Kripë, piper i zi

    Përgatitja:

    Në një tenxhere të madhe ziejmë pulën me kripë, një qepë të prerë dhe nëse dëshirojmë dhe një degë selinoje ose karotë. Pasi të jetë zier, kullojmë lëngun dhe ndajmë pulën në copa, të cilat i fërgojmë lehtë me gjalpë e hudhër për më shumë shije. Në një tepsi të madhe, hapim jufkat. Hedhim gjalpë të shkrirë sipër dhe i përziejmë që të lyhen mirë. Shtojmë racionet e pulës, hedhim lëngun e mishit dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 25-30 minuta, derisa të thahen lehtë, jufkat të jenë gatuar dhe sipërfaqja të ketë marrë ngjyrë të artë.

  • VIDEO

    Byrek me petë të ziera me djathë dhe proshutë nga zonja Albana

    Byrek me petë të ziera me djathë dhe proshutë

    Përbërësit:

    Për petët:

    • 5 vezë
    • 1 lugë çaji kripë
    • 3-4 lugë gjelle ujë
    • 500-600 gr miell

    Për zierjen e petëve:

    • 2 litra ujë
    • 1 lugë gjelle kripë
    • 1 lugë gjelle vaj

    Për mbushjen:

    • 300 gr djathë i bardhë i thërrmuar
    • 150 gr proshutë
    • 1 tufë majdanoz
    • 150-200 gr gjalpë i shkrirë

    Përgatitja:

    Në një tas të madh, rrahim vezët me kripë, shtojmë ujin dhe miellin gradualisht. Zëmë një brumë të fortë dhe e punojmë mirë për 10 minuta. E ndajmë në 10 toptha të vegjël dhe i mbulojmë me një pecetë për 15 minuta. Hapim secilin topth në petë të holla (afërsisht sa diametri i tepsisë). Dy petë nuk i ziejmë, pasi do i përdorim si bazë dhe si mbulesë. Në një tenxhere të madhe, vlojmë ujin me kripë e vaj. Vendosim një e nga një petët për 30 sekonda, pastaj i vendosim menjëherë në ujë të ftohtë dhe i kullojmë me kujdes. Lyejmë tepsinë me gjalpë, vendosim petën e pazier, dhe më pas shtrojmë petët e ziera (4-5 shtresa) duke i lyer me gjalpë. Shpërndajmë përzierjen me djathë dhe majdanoz dhe vendosim disa shtresa petësh të ziera spërkatur me gjalpë. Sipër vendosim petën e fundit të pazier dhe e lyejmë mirë me gjalpë. E vendosim byrekun të piqet në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 35–45 minuta, derisa të marrë një ngjyrë të artë dhe krokante sipër.

  • VIDEO

    Supë me kunguj të njomë nga zonja Albana

    Supë me kunguj të njomë

    Përbërësit:

    • 2 kunguj mesatarë
    • 1 patate
    • 1 qepë e vogël
    • 1 thelpi hudhër
    • 2 lgj vaj ulliri ose gjalpë
    • 750 ml ujë ose lëng perimesh
    • 1 lgj majdanoz ose koper
    • 1 lgj pana gatimi ose kos
    • Kripë dhe piper

    Përgatitja:

    Pastrojmë kungujt dhe i presim në rondele. Qepën, hudhrën dhe pataten i qërojmë dhe i presim trashë. Në një tenxhere ngrohim vajin ose gjalpin dhe kaurdisim qepën me hudhrën për 2-3 minuta. Shtojmë kungujt dhe patatet, i përziejmë pak që të marrin aromë. Shtojmë lëngun e perimeve (ose ujë), kripë dhe piper. E lëmë supën të ziejë për 20 minuta, derisa perimet të zbuten mirë. Pasi të ftohen pak, kalojmë supën në blender derisa të bëhet kremoze. E kalojmë përsëri në zjarr për 2-3 minuta dhe shtojmë pak pana ose kos nëse dëshirojmë. E shërbejmë të ngrohtë me majdanoz ose koper sipër, pak vaj ulliri ose pak lëng limoni.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 4 qershor 2025

    Titujt e gazetave për sot, nga  Ilir Alimehmeti doktori i ri i Partisë Demokratike te shqiptarët mbushën Finlandën me drogë e SPAK godet 4 "kokat" e deri tek një hall i madh prindëror.

  • VIDEO

    Prapaskenat/ Ja fuqia e tretë që rrezikon botën! 2 sulmet e Ukrainës që befasuan Rusinë | Repolitix

     

    Analiza për zhvillimet e fundit të luftës në Ukrainë-Rusi u bë sot edhe në studion e ‘Repolitix’, me të ftuarit e moderatorit Denis Minga. Denis Deliu, deputet i PS, ish-komando në misionet ndërkombëtare, Artur Meçollari, ish-komandat i Flotës Detare, Arjan Galdini, kryetari i LRE dhe Endri Tafani, analist, dhanë mendimet e tyre mbi situatën më të fundit gjeo-politike

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv