• VIDEO

    Qeveria miraton strategjinë 2025-2030/ Do të jepet pension i 13 për të moshuarit!

    Qeveria ka miratuar një plan të ri për reformimin e skemës së pensioneve, ku parashikohet dhënia e pensionit të 13-të për të moshuarit, indeksim i diferencuar sipas të ardhurave dhe rritje e moshës së daljes në pension. Plani synon përmirësimin e kushteve për pensionistët deri në vitin 2030, duke përfshirë gjithashtu dyfishimin e përfituesve të pensionit social dhe nënshkrimin e marrëveshjes me Greqinë.

  • VIDEO

    Gulash me mish viçi e perime nga zonja Albana

    Gulash me mish viçi dhe perime

    Përbërësit:

    • 700 gr mish viçi
    • 2 qepë të mëdha
    • 3 thelpinj hudhër
    • 2 karrota
    • 2-3 patate mesatare
    • 1 lugë salcë domatesh
    • 1 lugë miell
    • 500 ml lëng mishi ose ujë
    • 150 ml verë e kuqe (opsionale)
    • 2 degë rozmarinë e freskët
    • 2-3 gjethe dafine
    • Vaj ulliri ose gjalpë
    • Kripë, piper i zi, trumzë

    Përgatitja:

    Në një tenxhere të thellë kaurdisim mishin e prerë në kube të mëdha me vaj ulliri derisa të marrë ngjyrë nga të gjitha anët. E largojmë mishin dhe në të njëjtin yndyrë, kaurdisim qepën dhe hudhrën derisa të zbuten. Shtojmë miellin dhe e përziejmë derisa të marrë ngjyrë të lehtë. Më pas shtojmë salcën e domates dhe verën. E lëmë të vlojë për pak minuta. Shtojmë mishin, lëngun e mishit (ose ujë), karrotat dhe patatet. Hedhim rozmarinën, dafinën dhe trumzën. E mbulojmë dhe e lëmë të ziejë në temperaturë të ulët për 2 orë, derisa mishi të jetë i butë dhe lëngu i trashur. Rregullojmë në fund shijen me kripë e piper dhe e shërbejmë të ngrohtë me bukë të thekur, pure patatesh ose oriz.

  • VIDEO

    Speca të mbushura, receta e gjyshes nga zonja Albana

    Speca të mbushura

    Përbërësit:

    • 5 speca të mëdhenj
    • 400 gr mish i grirë
    • 150 gr oriz
    • 1 qepë e madhe
    • 2-3 lugë gjelle salcë domatesh
    • 3-4 lugë vaj ulliri
    • Kripë, piper i zi, piper i kuq i ëmbël
    • Majdanoz i freskët ose nenexhik

    Përgatitja:

    Lajmë specat dhe presim pjesët fundore si kapak. Heqim farat dhe fijet e brendshme, dhe ruajmë kapakët për t’i vendosur më pas. Në një tigan me vaj kaurdisim qepën derisa të zbutet. Shtojmë mishin e grirë dhe e skuqim derisa të ndryshojë ngjyrë. Më pas shtojmë orizin dhe e përziejmë për pak minuta. Hidhim salcën e domates, erëzat, pak ujë dhe majdanozin ose nenexhikun. E lëmë të ziejë për 5-7 minuta dhe me këtë masë mbushim specat. I radhitim në një tavë të thellë, vendosim kapakët dhe hedhim pak salcë domatesh të tretur me ujë përreth. Mbulojmë tavën me letër alumini dhe e pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për 45–50 minuta.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 5 qershor 2025

     

    Titujt e gazetave për sot, nga Sali je një renegat te PE bën thirrje për dialog e reforma e deri tek do të transformohet edhe ish-vila e diktatorit.

  • VIDEO

    Prapaskenat Shqipëri-Serbi, ç’ndodhi me BILETAT? Detajet e FORMACIONIT, skema e fitores | Repolitix

    “Repolitix” analizon ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2026, Shqipëri-Serbi, të mbrëmjes së 7 qershorit në “Arenën Kombëtare”. A mund të përsëriten tensionet e vitit 2014 në Beograd dhe cilat janë masat e larta të sigurisë. Flasin eksperti Artan Shyti, politikani Ekrem Spahia dhe gazetarët Andi Kapxhiu e Tami Kona

    • VIDEO

      Analiza në ‘Repolitix’/ Kaosi me biletat e Shqipëri-Serbi, skema e re godet tregun e zi! Kapxhiu: Të personalizuara dhe me kartë ID

      Një nga temat e analizuara në panelin e ‘Repolitix’ mbrëmjen e sotme, katër ditë para ndeshjes Shqipëri-Serbi, e vlefshme për Eliminatoret e Botërorit 2026, ishte edhe ajo e kaosit me biletat, si dhe çmimet e kripura të tyre në tregun e zi.

      Gazetari Andi Kapxhiu shpjegoi detajet nga skema e re dhe masat e sigurisë së FSHF-së me procesin e shortimit, aplikimit dhe goditjes së fenomenit të tregut të zi.

    • VIDEO

      Ndeshja Shqipëri-Serbi, Rraklli për Report Tv: Lojtarët dhe tifozët të mos fokusohen te hakmarrja, por te loja dhe 3 pikët! Këshilla ime për Silvinjon

      Report Tv dhe ‘Repolitix’ trajtoi mbrëmjen e sotme parandeshjen, masat, tifozëritë, atë që ndodhi një dekadë më parë në Beograd, formacionin e mundshëm dhe parashikimin. Flet ish-sulmuesi i kombëtares, Altin Rraklli. Çfarë i sugjeron tifozëve shqiptarë dhe pse ngjarjet e vitit 2014 në Beograd duhen hedhur pas krahëve. Objektiv vendi i dytë, loja dhe me rëndësi mbështetja emocionale e tifozëve

      • VIDEO

        Botërori/ Shqipëri-Serbi në Report Tv, ‘deja vu’ një dekadë më pas? Nga dhuna e Beogradit, te rikthimi pa tifozë serbë! Flasin analistët

        “Repolitix” analizon ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2026, Shqipëri-Serbi, të mbrëmjes së 7 qershorit në “Arenën Kombëtare”. A mund të përsëriten tensionet e vitit 2014 në Beograd dhe cilat janë masat e larta të sigurisë. Flasin eksperti Artan Shyti, politikani Ekrem Spahia dhe gazetarët Andi Kapxhiu e Tami Kona

      • VIDEO

        22 vite dashuri pa kushte dhe 45 kg të humbura, historia frymëzuese e Zamirës nga Vora - NJË NGA NE

         

        Pas 2 fakulteteve rikthehet sërish në auditor për të studiuar nutricion. Nga regjimi ushqimor tek palestra dhe historia e dashurisë 22 vjeçare, Zamira i rrëfen të gjitha në “Një nga ne”

      • VIDEO

        Deklarata e Berishës në PPE, Petro Koçi: Flet si zëdhënës i Putinit, qëndrim racist kundër shqiptarëve! PS garante e reformës në drejtësi

        Qëndrim racist ndaj shqiptarëve i ka cilësuar deputeti i PS Petro Koçi deklaratat e kreut të PD Sali Berisha në Bruksel gjatë një samiti në PPE, nga ku e quajti vendin tonë si të vetmin narkoshtet në Europë. Teksa u ndal tek reforma në drejtësi, ai tha se PS ka qenë mbështetëse e reformës dhe e institucioneve SPAK dhe GJKKO.

      • VIDEO

        Petraj për Report Tv: Bandat lindën më 1997 dhe fajtori është Sali Berisha, urrejtësi i Shqipërisë! Softa: Provat tregojnë se Ervis Martinaj është eliminuar

        Shqipëria po vuan prej dekadash problematikën e bandave të rrezikshme kriminale, që kanë ‘mbjellë e korrur’ mijëra viktima në rrethana lufte mes tyre, trafiqesh, hakmarrjeje dhe deri në marrje jetësh të pafajshme.

        Por shkaku kryesor i këtyre situatave ka qenë viti 1997 dhe autori i asaj tragjedie kombëtare ka një emër që është ende gjallë ditët e sotme: Sali Berisha!

        Kjo ishte analiza e avokatit Edmond Petraj në “Studio Live” ditën e sotme, ku u diskutua për rrëfimin e të penduarit Artan Tafani në GJKKO për bandën e Laert Haxhiut në Lushnjë, luftën hakmarrëse të saj me organizatën e Aldo Bares, por edhe për grupet e tjera kriminale.

      • VIDEO

        ‘Portën e gjeta hapur, vëllai ishte zhdukur’/Motra: Dikush e ka nxjerr nga shtëpia, sepse…

        Andi Lekaj, 46-vjeç, banues në zonën Dudas të Shkodrës, u largua nga shtwpia nw datwn 26 shtator 2019, duke humbur çdo kontakt me të afërmit e tij. Me vete ka marrë vetëm kartën e identitetit dhe një aparat celulari, por ai del i fikur që prej ditës kur ai u zhduk. Andi u largua me biçikletën e tij, e cila rezulton e zhdukur bashkë me të. Ai jetonte i vetëm dhe për këtë arsye nuk njoftoi askënd kur u largua. Sipas informacioneve të marra, një ditë para se të zhdukej, Andin e kanë parë në Shirokë, ndërsa ditën që u largua, pra mw 26 shtator, e kanë parë në Oblig, rrugës për në pikën kufitare të Muriqanit. Familjarët kanë bërë menjëherë denoncimin në polici, por Andi Lekaj, sipas sistemit TIMS, nuk rezulton të ketë kaluar kufirin në mënyrë të ligjshme. Dyshimet janë se ai të ketë kaluar kufirin në mënyrë ilegale, duke i shpëtuar policisë. Andi Lekaj, atë ditë kishte veshur një palë xhinse dhe një këmishë të bardhë. Është i gjatë 170 cm, me flokë kaçurrela, te zeza me trup të dobët. Kjo është hera e parë që Andi largohet nga shtëpia në këtë mënyrë, pa lënë asnjë gjurmë.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv