-
VIDEO
Arben Meçaj:'Gjiri i Lalzit' ka PRONARË faktikë Berishën e Metën, pronari i firmës 'Lura' u kërcënua (23 korrik 2024)
-
VIDEO
Rrezik Vorio-Epiriot në Himarë? Sherr për paktin Rama-Berisha për zgjedhjet (25 korrik 2024)
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 29 korrik 2024
-
VIDEO
Deputeti Lavdrim Krashi shpjegon ndryshimet: E rëndësishme të mos biem në vetëkënaqësi! Jemi afër zgjedhjeve, duhet rinovuar ekipi
Lavdrim Krashi tregoi më shumë nga Kongresi i Partisë Socialiste sot në Pallatin e Koncerteve ku u bënë me dije disa ndryshime në kabinetin qeveritar.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 27 korrik 2024
-
VIDEO
Kaskadori Di Jashari, Gaz Muça dhe djemtë e Rrugës Bardhyl! Esencë-Report Tv
I ftuar në studio, Di Jashari, Kaskadori i parë shqiptar. Rrëfime për jetën e tij, ditët e para dhe të fundit me Gaz Muçën, djemtë e Rrugës Bardhyl, fakte dhe dëshmi për skenat e vështira nëpër filma, hallet dhe vështirësitë e pafundme të aktorëve shqiptarë, dhe si u bë Di Jashari kaskadori i parë i filmit shqiptar duke rrezikuar jetën me qindra herë!
-
VIDEO
Edhe Shabani si Lapaj: Do e ankimojmë Kodin e ri Zgjedhor në Kushtetuese! PD dhe PS na imponojnë mungesën e demokracisë në partitë e tyre
Kreu i Nisma Thurje, Endri Shabani komentoi në Studio Live paktin PD-PS për kodin e ri zgjedhor, ku ndër të tjera 2/3 e listës është e hapur dhe 1/3 e mbyllur. Shabani ashtu si Lapaj thotë se do e dërgojë si çështje në Gjykatën Kushtetuese.
'Do e ankimojmë në Gjykatë Kushtetuese, është në kundërshtim me frymën e kushtetutës. Nuk mund të lejojmë PD dhe PS të na imponojnë mungesën e demokracisë së partive të tyre. Me ç’të drejtë e imponojnë tek Nisma thurje, na detyrojnë edhe ne të dalim me lista të mbyllura. Nuk ka bazë logjike për ta mbështetur. Do shikoni në 2025, që partitë e mëdha do bëhen parti shumë të vogla.'
Sa i përket të vjetërve në politik, Shabani thekson se tashmë nuk nevojiten më prova sa i përket bashkëpunimit Rama-Meta-Berisha.
-
VIDEO
Kodi i ri zgjedhor/ Lapaj: Edhe një herë u riprovua që janë bashkë! I kanë ndarë listat në patricë dhe plebenj! Do e çojmë në Gjykatë Kushtetuese
Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj foli në Studio Live duke komentuar për Arbër Hitajn marrëveshjen për kodin e ri zgjedhor. Sipas Lapaj u pa edhe një herë se dy partitë kryesore janë bashkë duke mbajtur peng Shqipërinë.
'Edhe një herë u riprovua që janë bashkë, bashkë e kanë mbajtur peng Shqipërinë. nga bashkimi i madh fitojnë të gjithë. PS fiton pushtetin kurse këta fitojnë leje ndërtimi. Favore më shumë këta që nuk janë në pushtet. Listat nuk janë hapur. Qytetarët falë këmbënguljes, edhe procesit që u çua në GJK, madje nga gjithë lufta e bërë ka çuar që të hapet mundësia për votën e diasporës. Listat nuk janë të hapura me këtë sistem. Nuk do jenë as aq sa thonë ata. Mund të jenë edhe 140 deputetë nga listat e mbyllura. Nga 12 që ka Vlora, mbyllen 4, po të jap, PS merr 4, Shqipëria bëhet merr 4 dhe PD merr 4.'
-
VIDEO
'Te cila PD-je? Mos na merr për budallenj?', Burimi dhe Logu përplasen në 'Studio Live': Krijo shoqatë si puna e Shabanit
Genc Burimi dhe Besart Logu debatuan në 'Studio Live' lidhur me marrëveshjen për Kodin e ri Zgjedhor.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 26 Korrik 2024 – Receta/ Horoskopi i muajit Gusht/ Befason prestigjatori me ‘magjitë’ e tij…
Zonja Albana solli katër sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Qeshqek me pulë / Omletë Italiane / Çorbë me kumbulla të thara/ Fërgesë me mëlçi.
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në Rreze Dielli, Jorgo Pulla tregon si do të jetë muaji Gusht sipas astrologjisë, shenjat më me fat dhe ndikimi planetar tek secili zodiak. Sipas Jorgo Pullës pritet që kjo verë të jetë e nxehtë si në temperatura dhe në gjërat që pritet të ndodhin për 12 shenjat e zodiakut. Përgjatë këtij muaji vëmendja dhe kujdesi më i madh do të shkojë tek të gjithë ata që planifikojnë të lidhin kontrata të rëndësishme. “Mos pranoni marrëveshje nën tavolinë” thekson Pulla, pasi do kemi lajme të mëdha dhe shumë zhvillime, sfida dhe të papritura përgjatë muajit Gusht. “Mendo, shiko, vendos’ është moto e këtij muaji të nxehtë, ku kemi dhe dy ndikime të forta planetare, Hënën e re dhe Mërkurin në retrogradë. Gjithashtu duhet thënë se muaji Gusht do të jetë paksa i vështirë për disa shenja të zodiakut dhe në fushën e dashurisë.
Edmond Murraj është prestigjatori dhe iluzionisti i njohur që ka korrur sukses prej vitesh me “magjitë” e tij. Murraj jeton në Londër aktualisht, ka 30 vite si prestigjator ku ka bërë më shumë se 1400 shfaqje. Fillimisht ka qenë student në Akademinë e Arteve në Tiranë dhe në vitin ‘91 është larguar për në Greqi në kërkim të një jete më të mirë, ku ushtroi profesionin e prestigjatorit me shumë vështirësi dhe ku fitoi gjithashtu dhe profesionin e kuzhinierit, të cilin e ushtron në një nga restorantet e Londrës. Nëpërmjet një lidhje skype nga Anglia për studion e “Rreze Dielli” prestigjatori Edmond Murraj na befason me ‘magjitë’ e tij duke realizuar disa numra shpejtësie.
-
VIDEO
136 milionë Euro granti i BE për rehabilitimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit! Firmoset marrëveshja Shqipëri - BE - BERZH
Një marrëveshje që siguron 136 milionë Euro grante të BE-së për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit u nënshkrua sot, në Shtëpinë e Evropës, në Tiranë, nga Ministri i Financave Ervin Mete, Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato dhe Shefja e BERZH-it në Shqipëri Ekatarina Solovova.
-
VIDEO
Horoskopi i muajit Gusht/ Alarm nga Jorgo Pulla: Sfida e të papritura, vëmendje e madhe në…
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në Rreze Dielli, Jorgo Pulla tregon si do të jetë muaji Gusht sipas astrologjisë, shenjat më me fat dhe ndikimi planetar tek secili zodiak. Sipas Jorgo Pullës pritet që kjo verë të jetë e nxehtë si në temperatura dhe në gjërat që pritet të ndodhin për 12 shenjat e zodiakut. Përgjatë këtij muaji vëmendja dhe kujdesi më i madh do të shkojë tek të gjithë ata që planifikojnë të lidhin kontrata të rëndësishme. “Mos pranoni marrëveshje nën tavolinë” thekson Pulla, pasi do kemi lajme të mëdha dhe shumë zhvillime, sfida dhe të papritura përgjatë muajit Gusht. “Mendo, shiko, vendos’ është moto e këtij muaji të nxehtë, ku kemi dhe dy ndikime të forta planetare, Hënën e re dhe Mërkurin në retrogradë. Gjithashtu duhet thënë se muaji Gusht do të jetë paksa i vështirë për disa shenja të zodiakut dhe në fushën e dashurisë.