-
VIDEO
Pa Gjurme-‘E ke në Michigan, është shëndoshë e mirë’/Shokohet i vëllai nga dëshmitari: Më trego pse…
Nga fshati Fin i Vaut të Dejës, Frani sapo kishte mbaruar 8-vjeçaren, qëndronte asokohe në shtëpi për t’u ardhur në ndihmë prindërve në punët e përditshme. Ishte viti 2004 kur një prej vëllezërve, i cili jetonte në Itali, Ndreca vendos ta marri me vete të vëllanë Franin në Pavia. Frani punësohet në një fabrikë të përpunimit të lëndëve drusore dhe punon aty për afro tre vite. Kontaktet me familjen i kishte të rregullta. Ajo që e pengonte qëndrimit e tij gjatë në shtetin italian ishte mospajisja me dokumenta. Në gusht të vitit 2006 Frani dhe Ndreca kthehen në Shqipëri, për të bërë dasmën e këtij të fundit. Pasi bënë dasmën Ndreca dhe bashkëshortja e tij rikthehen në Itali, ndërsa Frani jo. Ai vendos të nisej në Volos të Greqisë, në fund të shtatorit ku qëndroi për afro 3 muaj. Afrimi i festave të fundvitit bën që Frani të kthehet në Shkodër për të festuar me familjen. Askush nuk i dinte planet e ardhshme të 38-vjecarit, derisa ai i pati pohuar kunatës së tij se:Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
-
VIDEO
Reforma Zgjedhore, Alibeaj: Deputet do zgjidhet lëpirësi i kryetarit! Çfarë halli ka Berisha që do t’i fshehë kandidatët?
Një pazar mes Ramës e Berishës e quan deputeti opozitar Enkelejd Alibeaj draftin e ri për ndryshimet zgjedhore që pritet të miratohet nesër në Kuvend. Alibeaj, i ftuar në Report Tv thotë se deputet do zgjidhet lëpirësi i kryetarit të partisë.
Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Alibeaj thotë se hallin e Ramës e kupton përse i fsheh deputetë, se gjysmat i ka me dosje në SPAK. E ndërsa për Berishën thotë se duket se ka të njëjtin hall.
-
VIDEO
Dakordësia për kodin e ri zgjedhor/ Alibeaj: Pazar mes Berishës dhe Ramës! Propozimet në Komision erdhën nga Bylykbashi
Enkelejd Alibeaj e cilësoi si një pazar dakordësinë për një kod të ri zgjedhor për 2025, ku 1/3 e listave për deputet është e mbyllur. Alibeaj tha se ishte propozimi i Bylykbashit dhe Berishës për të bërë një marrëveshje të tillë si në 2008.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 25 Korrik 2024 – Receta/ Tregu i punës pas studimeve/ Problemet në sy, okulisti këshillon...
Zonja Albana solli tre receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kofsha pule me ullinj dhe salcë domate / Pure me patate e vezë / Kasata si dikur.
Në "Rreze Dielli" u diskutua sot tema e tregut të punës pas përfundimit të studimeve, shkaqet dhe pasojat që vijnë nga pakësimi i të rinjve në arsim, qasja e bizneseve për burimet njerëzore dhe masat që duhen marrë për të mbushur nevojat e tregut. Në studio ishin studentet e sapodiplomuara të Universitetit Mesdhetar, të cilat folën për arsyet pse i kanë zgjedhur drejtimet e caktuara universitare dhe mundësinë që ky universitet iu jep për të hyrë në tregun e punës. Adela Luka dhe Fatmira Malindi thanë se për të siguruar një vend pune pas studimeve, duhet orientuar me kohë vetja në drejtimet e caktuara, për të cilat ka nevojë tregu i punës në vend dhe më gjerë në rajon. Pedagogia e Universitetit Mesdhetar, Eriola Hoxha u shpreh se mundësitë që ky universitet ofron janë në përputhje me tregun e punës. "Arritja më e madhe e një pedagogu është kur studentin e bën më te mirë se vetja" - u shpreh ajo.
Problemet që shkakton gripi i syrit në shikim, shenjat që s'duhen neglizhuar dhe masat që duhen marrë ishte tema e sotme në "Rreze Dielli" me mjekun okulist, Rubin Topi. Po ashtu, mjeku u ndal edhe tek trendi i sotëm i vendosjes së qerpikëve fallco nga vajzat e gratë. Ai u shpreh se qerpikët fallco mund të sjellin infeksione të rënda në sy për shkak të përbërësve të dëmshëm që ngjitëset e tyre përmbajnë. Okulisti apeloi vajzat dhe gratë të zgjedhin profesionistët. Kujdes tjetër sipas okulistit duhet patur edhe nga përdorimi i lenteve në sy, që nga pakujdesia mund të dëmtojnë shikimin. Uji i pishinave gjithashtu shkakton probleme me sytë, ndaj menjëherë pas daljes nga uji duhet shpëlarë trupi.
-
VIDEO
Mjeku: Mos i neglizhoni këto shenja në sy, mund të verboheni

Zgjedhja e studimeve sipas tregut të punës/ Historia e dy studenteve të Mesdhetarit
Në "Rreze Dielli" u diskutua sot tema e tregut të punës pas përfundimit të studimeve, shkaqet dhe pasojat që vijnë nga pakësimi i të rinjve në arsim, qasja e bizneseve për burimet njerëzore dhe masat që duhen marrë për të mbushur nevojat e tregut. Në studio ishin studentet e sapodiplomuara të Universitetit Mesdhetar, të cilat folën për arsyet pse i kanë zgjedhur drejtimet e caktuara universitare dhe mundësinë që ky universitet iu jep për të hyrë në tregun e punës. Adela Luka dhe Fatmira Malindi thanë se për të siguruar një vend pune pas studimeve, duhet orientuar me kohë vetja në drejtimet e caktuara, për të cilat ka nevojë tregu i punës në vend dhe më gjerë në rajon. Pedagogia e Universitetit Mesdhetar, Eriola Hoxha u shpreh se mundësitë që ky universitet ofron janë në përputhje me tregun e punës. "Arritja më e madhe e një pedagogu është kur studentin e bën më te mirë se vetja" - u shpreh ajo.
-
VIDEO
Kofsha pule me ullinj dhe salcë domate, super gatim i shijshëm nga zonja Albana
Kofsha pule me ullinj dhe salcë domate
Përbërësit:
- 4 kofsha pule
- 1 qepë mesatare
- 2 thelpinj hudhër
- 1/4 filxhan verë të bardhë
- 1/4 filxhan lëngë pule /ujë
- 1/3 filxhan salcë domatesh
- 1 lgj pastë domatesh
- 1 lgj borzilok të freskët
- 1 tufëz majdanoz
- 2 lgj ullinj të zi
- Kërpudha të freskëta
- Kripë, piper i zi
- Vaj ulliri
Përgatitja:
Në një tenxhere të ngrohtë hedhim vajin e ullirit dhe skuqim kofshat e pulës derisa të marrin ngjyrë në të gjitha anët. Shtojmë më pas qepën dhe hudhrën dhe vijojmë kaurdisjen. E shuajmë me pak verë dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë salcën dhe pastën e domates, borzilokun dhe kërpudhat. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi, vendosim kapakun dhe e lëmë të gatuhet për rreth 1 orë në temperaturë të ulët. Në minutat e fundit shtojmë ullinjtë dhe majdanozin.
-
VIDEO
Pure me patate e vezë / Sekreti si të realizoni purenë perfekte nga zonja Albana
Pure me patate e vezë
Përbërësit:
- 1 kg patate
- 100 gr gjalpë
- 1/2 gotë ajkë të thartë
- 4 të verdha vezësh
- 100 gr kaçkavall
- Kripë
Përgatitja:
Patatet e qëruara i ziejmë me pak kripë, i kullojmë mirë dhe më pas i shtypim duke shtuar gjalpin, vezët e rrahura, 3/4 e djathit kaçkavall, ajkën dhe kripën. E përziejmë mirë dhe e vendosim në enë të lyer me yndyrë ku do t'a shërbejmë. Hedhim sipër pjesën e mbetur të djathit, disa copëza gjalpi dhe e vendosim në furrë të nxehtë për t'u pjekur 15 minuta, derisa të shkrihet djathi. E shërbejmë të nxehtë si garniturë me mish sipas dëshirës.
-
VIDEO
Kasata si dikur.../ Ja receta origjinale nga zonja Albana
Kasata si dikur
Përbërësit:
- 500 ml qumësht
- 2 të verdha veze
- 150 gr sheqer
- 2-3 lgj puding ose niseshte
- Kakao/Reçel sipas dëshirës
Përgatitja:
Ngrohim qumështin, me një pjesë të vogël të tij tresim pudingun. Shtojmë vezët dhe sheqerin. E lëmë masën sa të lidhet dhe të bëhet e duhur. E kalojmë në formë dhe e vendosim në ngrirje në frigorifer. Kasatës mund t'i shtojmë dhe pak kakao apo reçel sipas dëshirës.
-
VIDEO
Pakti Rama-Berisha për Zgjedhoren, "Shpërthejnë' telefonuesit: Anti-shqiptarë, të pashpirt
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 25 korrik 2024
-
VIDEO
1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg
Avokati Indrit Sefa i ftuar në ‘Repolitix’ në Report Tv ka ironizuar ndryshimet zgjedhore të dakordësuara mes PD dhe PS, ku 1/3 e listës së deputetëve duhet të jetë e mbyllur. Sipas Sefës, qytetarët e Tiranës me ndryshimet reja do kenë mundësi që të zgjedhin vetëm 3 deputetë nga PD dhe rreth 12 deputetë do i zgjedhë kryetari.