Zonja Albana solli katër sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Qeshqek me pulë / Omletë Italiane / Çorbë me kumbulla të thara/ Fërgesë me mëlçi.
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në Rreze Dielli, Jorgo Pulla tregon si do të jetë muaji Gusht sipas astrologjisë, shenjat më me fat dhe ndikimi planetar tek secili zodiak. Sipas Jorgo Pullës pritet që kjo verë të jetë e nxehtë si në temperatura dhe në gjërat që pritet të ndodhin për 12 shenjat e zodiakut. Përgjatë këtij muaji vëmendja dhe kujdesi më i madh do të shkojë tek të gjithë ata që planifikojnë të lidhin kontrata të rëndësishme. “Mos pranoni marrëveshje nën tavolinë” thekson Pulla, pasi do kemi lajme të mëdha dhe shumë zhvillime, sfida dhe të papritura përgjatë muajit Gusht. “Mendo, shiko, vendos’ është moto e këtij muaji të nxehtë, ku kemi dhe dy ndikime të forta planetare, Hënën e re dhe Mërkurin në retrogradë. Gjithashtu duhet thënë se muaji Gusht do të jetë paksa i vështirë për disa shenja të zodiakut dhe në fushën e dashurisë.
Edmond Murraj është prestigjatori dhe iluzionisti i njohur që ka korrur sukses prej vitesh me “magjitë” e tij. Murraj jeton në Londër aktualisht, ka 30 vite si prestigjator ku ka bërë më shumë se 1400 shfaqje. Fillimisht ka qenë student në Akademinë e Arteve në Tiranë dhe në vitin ‘91 është larguar për në Greqi në kërkim të një jete më të mirë, ku ushtroi profesionin e prestigjatorit me shumë vështirësi dhe ku fitoi gjithashtu dhe profesionin e kuzhinierit, të cilin e ushtron në një nga restorantet e Londrës. Nëpërmjet një lidhje skype nga Anglia për studion e “Rreze Dielli” prestigjatori Edmond Murraj na befason me ‘magjitë’ e tij duke realizuar disa numra shpejtësie.