-
VIDEO
Përlotët prestigjatori/ 'Kam mall për atdheun...në Angli punoj kuzhinier’
Edmond Murraj është prestigjatori dhe iluzionisti i njohur që ka korrur sukses prej vitesh me “magjitë” e tij. Murraj jeton në Londër aktualisht, ka 30 vite si prestigjator ku ka bërë më shumë se 1400 shfaqje. Fillimisht ka qenë student në Akademinë e Arteve në Tiranë dhe në vitin ‘91 është larguar për në Greqi në kërkim të një jete më të mirë, ku ushtroi profesionin e prestigjatorit me shumë vështirësi dhe ku fitoi gjithashtu dhe profesionin e kuzhinierit, të cilin e ushtron në një nga restorantet e Londrës. Nëpërmjet një lidhje skype nga Anglia për studion e “Rreze Dielli” prestigjatori Edmond Murraj na befason me ‘magjitë’ e tij duke realizuar disa numra shpejtësie.
-
VIDEO
Fërgesë me mëlçi, receta tradicionale e tavës së dheut nga zonja Albana
Fërgesë me mëlçi
Përbërësit:
- 500 gr mëlçi
- 500 gr gjizë
- 2 qepë
- 2 hudhra
- 1 lugë miell misri
- 1 spec djegës
- 2 domate
- 250 ml ujë
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Presim mëlçinë në copëza dhe e kaurdisim në tigan me vaj ulliri derisa të skuqet. E largojmë nga tigani dhe në atë yndyrë skuqim qepën e grirë, hudhrën dhe specin djegës. Pasi skuqet qepa shtojmë kripë, piper dhe miellin e misrit. Më pas shtojmë domatet e grira, ujin, gjizën dhe mëlçitë e skuqura. E lëmë të gatuhet pak minuta dhe më pas të gjithë masën e vendosim në tavë dheu dhe e pjekim për 40 minuta.
-
VIDEO
Omletë italiane me makarona nga zonja Albana/ Recetë super e shpejtë dhe fantastike në shije
Omletë Italiane
Përbërësit:
- 1 qepë e prerë hollë
- 2 lgj vaj ulliri
- 120 gr proshutë
- 6 kokrra vezë
- 350 gr makarona spirale
- 3 lugë qumësht
- 30 gr djathë parmixhano
- 2 lgj majdanoz
- 1 lgj borzilok të freskët
- 60 gr djathë cedar
- Kripë, piper
Përgatitja:
Në një tigan hedhim vajin dhe qepën, të cilën e zbusim për 1 minutë dhe e lëmë në një pjatë. Në një tas bashkojmë vezët, qumështin, kripën dhe piperin. Kullojmë pastat dhe i shtojmë djathin parmixhano dhe erëzat. Furrën e gradojmë në 180°C dhe e parangrohim 15 minuta përpara. Marrim tavën, e lyejmë, e spërkatim me miell, përziejmë masën dhe e shtrojmë. Sipër hedhim djathin çedar dhe e vendosim të piqet për 30-35 minuta.
-
VIDEO
Qeshqek me pulë, shije dhe aroma tradicionale në këtë gatim shqiptar nga zonja Albana
Qeshqek me pulë
Përbërësit:
- 2 gota grurë
- 5 racione mish pule
- 2 lugë gjelle gjalpë
- 3 lugë gjelle arra
- Kripë, piper
- Arrë moskat
- Bimë aromatike sipas dëshirës
Përgatitja:
Fillimisht pula zihet plotësisht, pastaj gruri shtypet dhe futet të ziejë derisa të bëhet një qull i trashë. I shtojmë kripë sipas dëshirës, lëng pule, arra të shtypura dhe gjalpë. Qeshqekun e hedhim në pjatë dhe sipër i vendosim mishin e pulës me pak arrë moskat. Sipas dëshirës shtojmë pak limon dhe majdanoz apo kopër të freskët.
-
VIDEO
Çorbë me kumbulla të thara dhe oriz / Shije befasuese nga zonja Albana
Çorbë me kumbulla të thara
Përbërësit:
- 2 filxhanë kafeje oriz
- 1 dorë kumbulla të thara
- 2 duar të brendshme të grira
- 1 lugë gjalpë
- Kripë, piper
Përgatitja:
Kumbullat e thara i pastrojmë nga bërthamat, i presim dhe i regjim në ujë të vakët. Ndërkohë orizin e pastruar e lajmë dhe e vendosim të ziejë në zjarr të ngadaltë. Të brendshmet e bagëtive të imëta i përvëlojmë dhe më pas i presim në kubikë të vegjël dhe i hedhim tek orizi. Shtojmë edhe kumbullat e thara dhe e lëmë çorbën të gatuhet. Në fund shtojmë gjalpë dhe piper sipas dëshirës.
-
VIDEO
'Nëse hyj në listë me Berishën dhe Ramën do votoj çdo gjë që duan ata', Duka del kundër marrëveshjes: Hap prapa
Kreu i PAA-së Agron Duka ka dalë kundër marrëveshjes PS-PD për Kodin e ri Zgjedhor. Sipas tij me marrëveshjen për listat e dpeutetëve kemi shkuar prapa, pasi tashmë kemi deputetë të emëruar.
-
VIDEO
Pazari Berisha-Rama antikushtetues/ Spahiu: Lista e mbyllur quhet emërim, Lista e hapur zgjedhje
Sipas Kreshnik Spahiut pakti PS PD, për Kodin e ri Zgjedhor është antikushtetues dhe shton se Presidenti nuk do ta kaloj. Më tej shton se me këtë pakt, Rama po i kthen reston Berishës për paktin e 2008-s.
-
VIDEO
Spahiu ironizon PD: Ëndrra e studentëve të dhjetorit, s’ishte me Fredi Belerin në Europë
Juristi Kreshnik Spahiu u shpreh me ironi për Fredi Belerin, që nga hidraulik tashmë shkoi në Parlamentin Europian dhe do përfaqësojë Shqipërinë.
-
VIDEO
Zgjedhjet në Himarë/ Duka: Të dy kandidatët janë mall importi! Shërbimi grek i pranishëm? Suli ironizon: Kanë ardhur dhe pushtuesit turk
Të ftuarit në Frontline debatuan për zgjedhjet e pjesshme në Himarë, që pritet të mbahen më 4 gusht, ku u theksua ndërhyrja e Shqipërisë dhe Greqisë në zgjedhjet lokale.
-
VIDEO
Spahiu: PD vasale Athinës / Imagjinoni partitë greke të kandidojnë një shqiptar në Çamëri
Juristi Kreshnik Spahiu komentoi zgjedhjet e pjesshme në Himarë më 4 gusht.
-
VIDEO
Zgjedhorja’, Bejko në Report Tv: Pazar, Berisha do të mbrohet nga drejtësia! Mërtiri: Ia dha zgjedhjet Ramës në tavolinë, kërkon të mbijetojë si lideri i opozitës
Ish-deputeti Roland Bejko e quan pazar Reformën Zgjedhore, ndryshime të cilat pritet të miratohen nesër në Kuvend, duke thënë se është seria e dytë e ‘filmit’ të 2008 dhe një vijim i pazarit Rama-Berisha. I ftuar në Report Tv në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Bejko thotë se ky Pazar i duhej Berishës që mbrojë veten nga drejtësia dhe kështu i dhuroi Ramës mandatin e katërt.
-
VIDEO
Kodi i ri zgjedhor/ Deputeti i PS: Do ketë garë, më pëlqen! Nëse një deputet punon 4 vite nuk ka pse të ketë frikë
Deputeti i Partisë Socialiste, Denis Deliu foli për Studio Live në lidhje Skype nga Parlamenti ku shpjegoi dakordësinë mes PS dhe PD për kodin e ri zgjedhor.
'Ne patëm një seancë të gjatë tek Ligjet dje. U diskutua dakordësia mes PS dhe PD, quajmë si arritje votën e diasporës. I japim mundësi emigrantëve shqiptarë, kanë të drejtë të votojnë për udhëheqjen e vendit.ne vendosëm që 1/3 e listës të jetë e mbyllur. Mendimet ishin të ndryshme. Idealja, për mua do ishte e gjithë lista e hapur. Na takon kur shumica vendos dhe palët bien dakord, si pjesë PS kam konkurruar dhe kam ardhur në parlament. E besoj këtë garë, më pëlqen. Ka sens, kuvendit dhe parlamentit i duhen njerëz me eksperiencë, që nuk e kanë kohën e mjaftueshme të punojnë në terren.'