-
VIDEO
Spahiu: Arrestimi Beqes provoi që SPAK NUK ËSHTË BANDË KRIMINALE E Ramës
Juristi Kreshnik Spahiu theksoi në Frontline për Marsela Karapançon se arrestimi i sotëm i Ilir Beqajt provoi se SPAK nuk kontrollohet nga Edi Rama dhe nuk është bandë kriminale.
-
VIDEO
'Çfarë dreqin hajdutësh kemi ne?', Pano Soko: Beqaj e dinte që po hetohet dhe vijonte bënte fatura fiktive
Ekonomisti Pano Soko në Frontline komentoi arrestimin e ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj mëngjesin e sotëm. Soko bën habi se si Beqaj që ishte në hetim vijonte e bënte fatura fiktive.
-
VIDEO
Spahiu: Kur arrestohen të majtë thonë ka prova, kur arrestohen të djathtë thonë: i burgosur politik
Juristi Kreshnik Spahiu komentoi qasjet e socialsitëve dhe demokratëve ndaj arrestimeve të SPAK. Spahiu thotë në Frontline, se nëse Beqaj do ishte me PD, kjo forcë politike do manifestonte tek shtëpia e tij për të bërë thirrje ta lironte, duke quajtur drejtësinë si të korruptuar. Por kjo qasje nuk është tek socialistët, që të paktën në publik mbështesin drejtësinë dhe nuk bëjnë presion.
-
VIDEO
Arrestimi i Beqjas, deputeti i PS-së Lavdrim Krashi: Lajm i mirë për qytetarët! SPAK është i pavarur
Deputeti i PS-së Lavdrim Krashi e konsideron një lajm të mirë arrestimin e Ilir Beqaj ditën e sotme pasi po goditet korrupsioni. Në 'Frontline', ai shton se veprimtaria e drejtësisë tani është një lajm i keq për zyrtarët e korruptuar.
-
VIDEO
Beqaj në pranga/ Gazetarja Keti Banushi: Përdorte telefonin e shoferit për të folur me Kurtulajn! Softa: Tregon se drejtësia funksionon
Detaje të reja nga arrestimi i Ilir Beqajt u diskutuan në 'Studio Live' me gazetaren Keti Banushi dhe ekspertin Fatjon Softa.
-
VIDEO
Pa Gjurme-Zhdukja e këngëtarit Renato Hamza/Dyshimet mbi vr*sjen, flet nëna:Trupi është varr pa emër (04.07.2024)
Këngëtari Renato Hamza ose i njohur ndryshe si Reni i Elbasanit rezulton i zhdukur që prej 29 qershorit të vitit 2014. Dyshimet e para të familjes ishin se e rrëmbeu ish-e dashura e tij. Lajmi asokohe u bë publik edhe në media. Familjarët e tij bënë denoncimin në Polici duke akuzuar se gjithçka ndodhi për hakmarrje nga ish-e dashura.
-
VIDEO
Byrek sfoliat me spinaq nga zonja Albana/ Tepër i shijshëm, përgatitet në çast
Petë sfoliat me spinaq në furrë
Përbërësit:
- 1 petë sfoliat
- 1 qepë
- 250 gr spinaq
- 1 tufë koper
- 2 kokrra vezë
- 100 gr djathë i bardhë
- 100 gr djathë kaçkavall
- 150 ml qumësht
- 1 lgj miell
- Vaj ulliri
- Arrë moskat
- Kripë, piper
Përgatitja:
Petën e sfoliatës e hapim në një tavë. Kaurdisim fillimisht në pak vaj ulliri qepën e grirë imët, më pas shtojmë spinaqin dhe sapo të ulet volumi hedhim pak kripë dhe miellin dhe e përziejmë me lugë druri. Shtojmë qumështin dhe erëzat, e trazojmë mirë dhe e largojmë nga zjarri. E lemë të ftohet pak dhe më pas shtojmë vezët, djathin dhe koperën. Këtë masë e shtrojmë mbi petën sfoljat, e mbulojmë sipërfaqen me djathë të grirë dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë për 25 minuta.
-
VIDEO
Tavë me kunguj dhe oriz / Një gatim plot shije dhe pa shumë kosto nga zonja Albana
Tavë me kunguj dhe oriz
Përbërësit:
- 1 qepë të thatë
- 3-4 bishta qepësh të njoma
- 2 tufë kopër
- 1 tufë majdanoz
- 1 e 1½ fç oriz
- 1 fç ujë
- 2 fç qumësht
- 2-3 vezë
- 2 lgj gjalpë
- 2 lgj vaj ulliri
- Kripë, piper, arrë moskat
- Djathë kaçkavall të grirë
Përgatitja:
Fillimisht kaurdisim me pak vaj ulliri vaj dhe gjalpë qepën e thatë për 2-3 minuta. Më pas shtojmë dhe bishtat e qepëve të njoma, kungujt të prerë në feta dhe vazhdojmë kaurdisjen. Gjatë kaurdisjes shtojmë kripë, piper, erëzat dhe orizin e zier më parë. Të gjithë gatimin e vendosim në një tavë. Rrahim vezët së bashku me qumështin e ngrohtë, 1 gotë ujë, kripë, piper, arrë moskat dhe e shtojmë në tavë. Në fund e spërkasim me djathë kaçkavall dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30-40 minuta.
-
VIDEO
Super gatim i shpejtë / Pulë me speca në tigan nga zonja Albana
Pulë me speca në tigan
Përbërësit:
- 1 pulë
- 4 speca jeshil
- 2 speca të kuq
- 100 gr djathë
- 100 ml qumësht
- Pak verë
- Kripë, piper
Përgatitja:
Kaurdisim pjesët e pulës që i kemi prerë të vogla. E shuajmë me pak verë, shtojmë specat e prerë në shirita. Më pas djathin e thërmuar e hollojmë me qumësht, e shtojmë tek mishi i pulës duke rregulluar shijen me erëza.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 4 korrik 2024
Titujt kryesorë të gazetave nga Tirana gjen bomberin, skandali per censusin deri te lamtumira e fundit e Kadaresë.
-
VIDEO
Plas në PD, Bardhi do kandidat tjetër për kryeministër,i përgjigjet Argita Malltezi.Debate në studio
Në 'Repolitix' u debatua lidhur me të ardhmen e Partisë Demokratike pas deklaratës së Gazment Bardhit për një kandidat për kryeministër nga diaspora, me Plator Nesturi, Luan Baçin, Leonard Karaj dhe Redi Varakun.
-
VIDEO
E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie
Në Repolitix u debatua lidhur me të ardhmen e Partisë Demokratike, me Plator Nesturi, Luan Baçin, Leonard Karaj dhe Redi Varakun.