Super gatim i shpejtë / Pulë me speca në tigan nga zonja Albana

4 Korrik, 11:44

Pulë me speca në tigan

Përbërësit:

  • 1 pulë
  • 4 speca jeshil
  • 2 speca të kuq
  • 100 gr djathë
  • 100 ml qumësht
  • Pak verë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Kaurdisim pjesët e pulës që i kemi prerë të vogla. E shuajmë me pak verë, shtojmë specat e prerë në shirita. Më pas djathin e thërmuar e hollojmë me qumësht, e shtojmë tek mishi i pulës duke rregulluar shijen me erëza.